| E diele, 15.03.2026, 06:55 PM |
Respektimi i Kushtetutës – kusht për Stabilitetin e Kosovës
Nga
Milazim Zeqiraj
Kushtetuta
e Ahtisarit i ka të qarta rregullat; vetëm ai që nuk dëshiron t'i zbatojë
mundohet t'i anashkalojë.
Ne kemi obligim t'i zbatojmë ato.
Nuk ka nevojë të lodhet më Gjykata
Kushtetuese me pyetje, sepse nenet janë të qarta, përfshirë edhe nenet 82 dhe
86 për zgjedhjen e të parit të shtetit, për të cilat nene po diskutohet shumë.
Ëshhtë rregull jetësor, nuk kalohet
heshtur nga neni 82 në nenin 86!
Ne vetë
kemi pranuar se Kosova është shtet multietnik, me minoritet serb dhe pakica të
tjera me të drejta të barabarta. Pakica serbe dhe minoritetet kanë të
rezervuara nga 10 ulëse në Kuvend, ndërsa shumica shqiptare 100 ulëse.
Minoriteti serb kurrë nuk mundet ta
bllokoj funksionimin e Kuvendit, bllokimi vjen vetëm nga shumica shqiptare.
Është e
qartë se nuk kemi luftuar për një shtet multietnik, por në fund askush nuk na
ka pyetur. Megjithatë, me Kushtetutë, Kosova është shtet multietnik: rreth 95%
shqiptarë dhe 5% serbë.
Më 12
qershor 1999 e fituam lirinë, ndërsa më 17 shkurt 2008 u bëmë shtet i pavarur
dhe sovran me Kushtetutën dhe simbolet tona, edhe pse ato nuk e paraqesin
plotësisht identitetin tonë kombëtar.
Në
Vjenë u pranuan kjo zgjidhje nga ana jonë. Bjeshka nuk
shtyhet me gjoks. Shteti i Kosovës, i shpallur më 2008 i pavarur dhe sovran, deri diku i përmbushi përpjekjet tona
shekullore dhe amanetin e heronjve tanë. Sot mundësit janë të jetojmë më mirë
se dikur.
Sot
pyetja nuk është pse është kështu, por si të ecim përpara. Si ta bëjmë jetën
tonë më të mirë, duke e ditur se të drejtat e askujt nuk duhet të cenohen. Pa
miratimin e pakicës serbe dhe minoriteteve të tjera, është e vështirë të
zgjidhen situatat e komplikuara.
Pyetja
është: si t'i bindim ata se Republika e Kosovës është një realitet i përfunduar
dhe se Kosova është edhe shteti i tyre.
Edhe
Albin Kurti me organizatën e vet LVV në fillim nuk e pranonte shtetin e Kosovës
me këto simbole dhe këtë Kushtetutë, por sot e pranon, pra respekt.Populli
thotë: "Më mirë vonë se kurrë", sepse vetëm duke respektuar shtetin e
Kosovës dhe njëri-tjetrin kemi arritur deri këtu.
Kur në
vitin 2008 e shpallëm Republikën e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur, me
simbole që nuk e shprehnin plotësisht identitetin tonë, megjithatë i pranuam
dhe thamë: "Hajt, bac, u kry." Mendonim se nuk do të kishte probleme.
Me marrveshje e kompromise kemi ardhur deri këtu me bisedime e kopromise dhe ka
funksionuar shteti ynë. Megjithatë duhet gjetur zgjidhja më e mirë.
Lista
Serbe
Krijimi
i Listës Serbe erdhi si rezultat i marrëveshjeve në Bruksel për funksionimin e
sovranitetit të vendit dhe për integrimin e strukturave në juridiksionin e
Kosovës. Nëse ata sot veprojnë në kundërshtim me ligjet e vendit, duhet të
përgjigjen para gjykatave tona. Askush nuk është mbi ligjin.
Si të
veprojmë?
Politikanët
shqiptarë çdo ditë po e shkelin Kushtetutën dhe rregullat, ndërsa askush nuk
jep llogari. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Mos na shisni
patriotizëm me simbole kombëtare dhe fjalime patriotike. Mos akuzoni shtetet
mike perëndimore, sepse ato janë partnerët tanë në liri dhe sovranitet.
Kushtetuta
është e mirë, por në rrugëtimin tonë kemi vështirësi që shpesh ato po ia
shkaktojmë vetes.
Vazhdon
bllokada në Kuvend
Pse nuk
u zgjodh presidenti apo presidentja e vendit pas takimeve me opozitën? Edhe
opozita duhet të ketë pjesën e saj në pushtet, sepse 49% e qytetarëve i kanë
votuar.
A ëhtë
qëllimi që vendi të mbetet i bllokuar si vitin e kaluar, në një kohë kur stuhitë
e luftërave po kërcënojnë njerëzimin?
Po
duket se si parti fituese nuk po i merrni përgjegjësitë e vendit dhe po krijoni
telashe të mëdha për diçka që nuk është problem i pazgjidhshëm. Zgjedhja e një
personi konsensual ose vazhdimi i mandatit të dytë të zonjës Vjosa Osmani, ose
Z. Konjufca për vazhdimësi institucionale.
Krijo numërat dhe zgjidh presidentin.
Dëshironi
apo jo ti pranoni, përgjegjësit për këtë situatë bie mbi qeverinë dhe
kryeministrin.
Nëse ke
vështirësi, krijoni koalicione. Tregoj problemet hapur, sepse kështu gjenden më
lehtë zgjidhja.
Lërini
akuzat dhe shtrini dorën për bashkëpunim për Kosovën.