Kulturë
Sef Krasniqi: “Lufta ime për Kosovën” e Rexhep Shahut
E enjte, 12.02.2026, 06:54 PM

''LUFTA IME PËR KOSOVËN'' e Rexhep SHAHUT
Nga
Sef Krasniqi
Një
rrëfim ndryshe, pa zbukurime, pa mite dhe legjenda të trilluara.
Libri
"Lufta ime për Kosovën" i Rexhep Shahut është më shumë se një vepër
letrare; është një dëshmi e drejtpërdrejtë e një periudhe vendimtare për
historinë e çlirimit të Kosovës, për historinë kombëtare. Është një libër që
lind në zjarrin e luftës ku s'ka dragojë që fluturojnë, as zana mali, por
ushtarë - të ardhur nga katër anët e botës - që luftojnë me shpirt për çlirimin
e Kosovës.
Forca
kryesore e librit është besueshmëria, sepse autori flet si dëshmitar dhe si
patriot, si shqiptar (i Kosovës) duke e lënë realitetin të shfaqet pa zbukurime
dhe pa gjykime të imponuara. Shkrimet janë të bëra aty për aty – reportazhe,
shënime, portrete – që ruajnë freskinë dhe sinqeritetin e çastit, që kur i
lexon, edhe pse kanë kaluar më shumë se një çerek shekulli, fiton përshtypjen
që kanë ndodhur dje.
Stili
i Rexhep Shahut është i thjeshtë, i rrjedhshëm dhe kështu ai arrin të përcjellë
dramën, dhimbjen dhe paradokset e luftës. Personazhet paraqiten si individë të
ndryshëm, me karaktere të veçanta, larg skemave artificiale, të zmadhuara për
hir të një patriotizmi të sajuar, as të zvogëluara për mungesë të simpatisë
ndaj ndonjë luftëtari apo grupi.
Libri
ka vlerë të veçantë edhe si burim për studiuesit, sepse sjell detaje dhe
ngjarje të rëndësishme të treguara me përpikshmëri, duke e ndihmuar lexuesin të
kuptojë më thellë kohën dhe rrethanat e luftës.
Në
përfundim, "Lufta ime për Kosovën" është një libër që nuk duhet
anashkaluar. Është një dëshmi e ndershme dhe e domosdoshme, që meriton të
lexohet nga çdo shqiptar kudo që jeton.
Krahasim
Edhe
pse krahasimet shpesh nuk janë të lavdishme, « Lufta ime për Kosovën » e Rexhep
Shahut dhe Iliada e Homerit, ndonëse të ndara nga mijëra vite dhe kontekste të
ndryshme historike, lidhen nga tema e përbashkët e luftës për nder, atdhe dhe
identitet. Derisa Homeri te Iliada e
trajton, luftën në mënyrë epike e mitike, që do të lë vulën te popujt e
Ballkanit, duke u fokusuar te heronjtë, fati dhe lavdia personale, libri i
Rexhep Shahut, « Lufta im për Kosovën », është një dëshmi reale,
autobiografike, jasht shablloneve glorifikuese të heronjve, jasht ideologjive
të ndryshme të luftëtarëve, që pasqyron vuajtjen, sakrificën dhe rezistencën
konkrete të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi!
Siç
e ka parë dhe përjetuar secili të njëjtën ngjarje, betejë apo luftë, ashtu edhe
unë e kam parë librin "Lufta ime për Kosovën" të Rexhep Shahut.
Rexhepi
e bën luftën për Kosovën si kur është mirë, me shëndet, ashtu edhe kur është keq – madje në spital. E
bën luftën për Kosovën ditë e natë, si kur nxeh dielli, ashtu edhe kur bie borë
e shi. Rexhepi është vetë Kosova.
Shkurt
Një
libër me deshmi të përjetuara, të prekura me dorë, me zemër, me shpirt. Dhe,
kjo është deviza më domethënëse e epigramit: « Liria ka emër: çlirimtarë »!









