E premte, 13.02.2026, 05:07 AM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Albin Kurti përjashton shqiptarët e besimit katolik nga qeveria e tij

E enjte, 12.02.2026, 06:56 PM


Albin Kurti përjashton shqiptarët e besimit katolik nga qeveria e tij

Nga Nue Oroshi

Kohëve te fundit në Republikën e Kosovës po ndodhin qudira. Në vend që të ecët përpara me koncepte të politikës perëndimore politikanët e Republikës së Kosovës prapë ja kanë mësyrë lindjes.Fatkeqësia është se në të shumtën e rasteve me apo pa vetëdije po shkojnë hapave të Vaso Çubrilloviçit projektuesi për shfarosjen e shqiptareve. Krimineli Vaso Çubrilloviçi pati thënë se edhe nëse një shqiptarë i besimit katolikë mbetët në Kosovë Serbia e ka luftën e humbur. Për këtë u kujdes shumë mirë Albin Kurti kryeministri i 51 %  të popullit të Kosovës duke përjashtuar shqiptarët katolikë nga Qeverisja e tij edhe pse para zgjedhjëve kishte bërë një koalicion me PSHDK. Madje ai me shumë dëshirë e pranoj në qeverinë e tij zëvendëskryeministër turkun e besimit islam Fikrim Damka e pranoj me shumë dëshirë ministër shkaun ortodoks Nenad Rashiç, Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit – ja dha turkut të besimit islam   Lulzon Jaxhiu, Ministrinë e Sportit – ja besoj romit me besim islam Blerim Gashani, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – ja besoj ashkaliut me besim islam  Elbert Krasniqi, Ministrinë për Zhvillim Rajonal – ja besoj boshnjakut me besim islam Rasim Demiri, Zëvendëskryeministërin e parë dhe Ministrinë e Jashtëme  ja beson shqiptarit me besim islam Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministrën e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – ja beson shqiptarës me besim islam   Donika Gërvallës, Ministrinë e Financave –ja beson shqiptarit me besim islam   Hekuran Muratit, Ministrinë për Familje shqiptarit me besim islam Andin Hotit, Ministrinë e Mbrojtjes – shqiptarit me besim islam   Ejup Maqedoncit, Ministrinë e Punëve të Brendshme –shqiptarit me besim islam   Xhelal Sveçla, Ministrinë e Shëndetësisë –shqiptarit me besim islam Arben Vitia,Ministrinë e Arsimit –do ta udhëheq gjysëm turku e gjysëm shqiptari me besim islam   Hajrullah Çeku i cili dha prova të duhura sa ishte Ministër i Kulturës duke e rëfuzuar Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizrën,Minstere e Kulturës shqiptarën e besimit islam Saranda Bogujevci, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – shqiptarën e besimit islam  Fitore Pacolli,Ministër i Bujqësisë – shqiptarë i besimit islam  Armend Muja , Ministër i Infrastrukturës – gjysëm shqiptar e gjysëm ashkali me besim islam Dimal Basha, Ministre e Tregtisë – përfaqësusja e islamit politik, dhe koodinatorja me politikën e Beogradit-  Mimoza Kusari Lila, e cila zëvënsoj të vetmën shqiptare të besimit katolik në qeverinë Kurti 2 –Rozeta Hajdari. Ministrinë e Ekonomisë – ja besoj shqiptarës me besim islam Artane Rizvanolli. Dhe siç shihet qartë nga emrat e këtij kabineti qeveritar të Kryeministrit te ri të Kosovës Albin Kurti se është një Qeveri më 21 Ministri ku bashkëjetojnë se bashku shqiptari islam me serbin ortodoks, shqiptari islam me turkun islam, shqiptari i besimit islam me boshnjakun e besimit islam, shqiptari i besimit islam me ashkaliun islam , shqiptari i besimit islam me egjiptianin islam.

Këtu në Qeverinë Kurti 3 të gjithë kanë vend pra një Qeveri multi kulti me koncepte lindore e aspak perëndimore,por vetëm shqiptarët e besimit katolik jo. Përmes këtij shkrimi i bëj thirrje PSHDK-së që të heq dorë nga nënçmimi dhe mos të pranojnë poste dytësore e tretësore të ndonjë zëvëndësministri sepse ka kohë që vëllezërit tanë të gjuhës dhe gjakut një pjesë e tyre jo të gjithë janë duke i trajtuar shqiptarët e besimit katolik si qytetarë të rendit të pestë apo të gjashtë. Ky diskriminim nuk është vetëm në qeverisje në Kosovë ku shqiptarët katolikë diskriminohën pafundësisht duke mos i hapur rrugën kuadrove profesionale që të gjejnë punë në Kosovë në pozicione shtetërore por duke i lënë pa punë   me qëllim që ta marrin rrugën e mërgimit. Ky diskriminim bëhet edhe në diplomaci ku as për ilaq nuk e gjenë një ambasador shqiptarë të besimit katolikë nga Kosova në diplomacinë e Kosovës. Ishin tre të tillë dhe u larguan në mënyrën më brutale që të tre për faktin se politika e Kosovës ka kohë që udhëhiqet nga islami politikë siç është edhe kjo qeveri e re e Albin Kurtit me orientim lindor. Eh kjo na qenka toleranca e rreme fetare e shqiptarve që fatkeqësisht nuk po na del e tillë siç është proklamuar.

Por sidoqoftë pas çdo dimri të gjatë gjithmonë vjen pranvera. Shqiptarët e besimit katolik së bashku me vëllëzerit e gjuhës dhe gjakut nga besimi islam por që nuk ishin islam politik i kaluam 500 vjet robëri otomane, 100 vjet robëri sllave por qëndruam heroikisht dhe stoikishtë dhe nuk u dorzuam asnjëherë. Dielli shqiptarë lind në perëndim kurse Qeveria Kurti 3 është qeveri lindore dhe nuk ka të bëj aspak me perëndimin.Nëse deri më 4 mars 2026 nuk zgjidhet një President shqiptar me besim katolik nga Kosova atëherë shihet qarte se politika e Republikës se Kosovës është një politikë e cila është e orientuar nga vija politike Beograd-Stamboll-Moskë e jo në orientimin perëndimor Berlin-Bruksel-Romë-Washington.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lekë Mrijaj: Dikur na zgjonin sirenat, sot na rrezikon heshtja Fahri Xharra: "Albanizimi i Kosovës" – një konstrukt ideologjik serb i shekujve XIX–XX Albert Zholi: Flet Prof. Dr. Lush Susaj - Po vuajmë pasojat e qeverisjeve kaotike me njerëz pa kulturë, pa atdhedashuri, pa shpirt e pa ndjenja kombëtare Argetina Tanushi Aquino: Interpretimi Kulturor i Performancës së Bad Bunny në Super Bowl LX Halftime Show Isuf B. Bajrami: Përshkrimi i Vilajetit të Janinës në Shqipëri Fahri Xharra: Pse nuk kishte albanofobi serbe para shekullit 19-të? Presidentja Vjosa Osmani: Lufta e UÇK-së, e drejtë dhe e pastër Bashkim Saliasi: Psikologjia e zhvillimit të fëmijës Idriz Zeqiraj: 'Bordi i Paqes', shprehje e mirënjohjes dhe miqësisë amerikane Romeo Gurakuqi: Tetëdhjetë vjet nga martirizimi i Etërve të Kombit Idriz Zeqiraj: Opozita bllokuese imponoi zgjedhjet, por e pësoi keqas Isuf B. Bajrami: Vështrim juridik dhe faktik mbi ICC-në, OKB-në dhe Këshillin e Evropës Florim Zeqa: Referendum për kryetar të LDK-së! Ilir Çumani: Diagnoza koniciane e një kombi që refuzon pjekurinë Vladimir Shyti: Politikantët shqiptarë dalin nga hiçi Kristaq Turtulli: Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (4) Kalosh Çeliku: Hajdutët e shtetit “të përbashkët” Idriz Zeqiraj: Shpifjet denigruese ndaj Presidentes Vjosa, normë e opozitës çoroditëse Asllan Dibrani (Luani): Përçarja e kombit po shkatërron gjithçka - Dorëheqja e Naim Tërnavës dhe Bashkësisë Islame te Kosovës është urgjente

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx