Mendime
Kristaq Turtulli: Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama
E enjte, 05.02.2026, 06:54 PM
Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama
Nga
Kristaq Turtulli
Eh
o zoti kryeminister Edi Rama.
Mirë o Kryeministër Edi Rama që më në fund u bë diçka SI (ARRITJE TË MADHE) me godinën madhështore që u dergj në indiferencë të plotë dhe u shkatërrua në 80 e ca vitesh të ndërtuar nga bamirësi i pavdekshëm më o madhi bamirës Ballkanik THOMA TURTULLI me paratë e tij dhe ja dhuroi qytetit të Korçës për shendetin e popullit.
Sa
ka bere familja dhe fisi TURTULLI, o
zoti kryeministër rralle mund te kete bere ndonje familje apo fis ne shekuj, në
vendin tonë të shumë vuajtur; si per në shkencën e albanologjisë me stergjyshin
tim Galantion Turtulli. I cili jetoi dhe
studioi gjuhen
shqipe
ne malin e Shenjte, dhe ai ishte nder te paret qe nxori lashtesine e gjuhes
Shqipe, shume fjale te latinishtes e kane prejardhjen nga shqipja.
Vazhdoj
me stergjyshin tim intelektualin dhe
patriotin e madh Mihal Turtulli dr, prof, Minster ne qeverine e Sulejman
Delvines. Ndër katë rregjentet e qeverisë. Perfaqesues I paqes ne Bruksel.
i
Pavdekshmi, Thoma Turtulli Bamiresi me I
madh i bamirës dhe burrë i shquar ballkanik,, Ai ndertoi me paratë e tij të
fituar me mund dhe djersë: Pra o zoti Kryeministër Thomai ndërtoi dhe I dhuroi
Korces, Biblioteken, Spitalin, Librarine, katedralen, Senatoriumin,
Shtepine
e jetimores Ai i dha Korçës si rrrallë
qytet në Shqipëri, fytyrë Evropiane, prandaj u quajt PARISI I VOGËL. etj.
Gjyshja
ime Dhoksi Turtulli të cilës kur i erdhi në shtëpi natën vonë Themistokli
Germenji; dhe i tha: Mamë e nderuar, me dhimbje të them, mu vra një trim:
Gjyshja ime e drithëruar i tha. O Misto, I ëmbël qoftë dheu për atë trim. që
dha jetën për atdhe.
O
Misto djali, ja ku e ke trimin tjetër , tim bir, vendi i trimit në çetë nuk
duhet të mbetet bosh. Pra gjyshja ime e zevendesoi ne ceten e Themistokli
Germenjit me babane tim që ishte vetëm 15 vjecar. Im atë luftoi krah
Themistokliut të madh.
Gjyshja
ime Dhoksi Turtulli shkoi ne kishen e Shen Gjergjit ne 1920 me kobure ne brez
dhe I tha priftit: Une vij ne emer te grave dhe nenave korcare. Ritet fetare
duhet te behen ne gjuhen Shqipe, ketu I thone Korce, Shqiperi, ndryshe të pret
kjo kobure. Ose
thyej
qafën, ne kemi plot djem të mënçur që e dinë bukur gjuhën e ëmbël shqipre Ne si
familje e ndihmuam Fan Noli kur doli deputet i Korçës me miqesi dhe flori. (
Për këtë e kam pasqyruar në romanin tim Misteret e parisit të vogël
Xhaxhai im Llambi Turtulli është dhe mbetet nje nga
tenorët me te mëdhenj, ai studjoi ne
Bukuresht dhe Milano, dha concerte në Korçë dhe Shqipëri në vitet 30 me Tefta
Tashko Koço, dhe Jorgjije Trujën gjithashtu dhe koncerte në Milajo, La Skalën e
famshme
dhe
Francë Gjermani Amerikë e kudo ne bote .
Por
sec dihet familjen tonë komunizmi pa marrë parasysh rolin e madh patriotik dhe
bamirës, si rrallë të tjerrë, na luftuan me zjarr dhe me hekur per 50 vjet .
Thomait ja shaktëroin varrin monumental e lanë pa varr. Ky mohin dhe injorim
vazhdon e sot e kesaj
dite.
Pronën tonë tokat në kodër të qytetit akoma nuk na i ka dhenë, bashkia e cila
me dashakeqësi, e qëllimish, i ktheu pronat tona nga zonë të verdhë, në zonë të
gjelbër. pa një të drejtë, kur rreth tokave tona bëhen ndërtime. Qëllimet e
nëndheshme dihet
ku
fshihen të mashtruesve dhe mafiozëve që sot janë me shumicë në Shqipërinë tonë
të shumëvuajtur.
Siç
e sheh o Zoti Kryeministër. Familja jonë i dha Korçës krenarinë e dinjitetin
dhe në vitet 1930 e më vonë, Por mediokrët dhe aparaçikët Korçarët gjithçka na
i kanë mohuar me qëllim dhe sot e kesaj dite familja jone nuk ka marre
vëmendjen dhe vendin e merituar,
as
e Nje permendore per kete Bamiresi te pavdekshme do te kishte per nder cdo
qytet ne bote.
Për
mua nuk ka rëndësi mbasi kam afro 30 vjet që jetoj larg. Por mua më shkund e më
thërret zëri i të parëve të mi, TURTULLI, që të vihet në vend nderi dhe
dinjiteti i kësaj familje madhe e të rrallë në historinë Shqiptare.
Ndërkohë
e për fat te keq tek ne vazhdojnë të ngrihen buste dhe permendore per turkoshake,
spiune, renegate, komuniste, ultra komunistë sepse inferioriteti, burokratizmi,
oligarkët e rinj që vetëm po e vjedhin dhe nuk kanë bërë asnjë çezmë apo
shkollë, për
këtë
popull, po ja mer frymën këtij vendi. Sepse kanë alegji apologjike për per madhështinë
e familje te shquara, patriote, Bamirese, Shqiptare, si familja TURTULLI.
Me respekt
Kristaq Turtulli
Ambasador i Kombit
Shkrimtar, Toronto, Kanada
Nese doni te mesoni per
personim tim
Mund te klikoni ne
google









