Kulturë
Xhemaledin Salihu: Polemikë me autorët serbë preshevarë për Preshevën shqiptare
E marte, 27.01.2026, 06:57 PM
POLEMIKË ME AUTORËT SERBË PRESHEVARË PËR PRESHEVËN SHQIPTARE
Në
promovimin e librit të Nehat Hysenit: “Polemika shqiptaro-serbe për Preshevën
mora pjese me nje fjalë rasti: “Libër me tendenca nacionaliste deri në shovenizëm, asutorët serbë Preshevën shqiptare
e sulmojnë në substancën e saj kombëtare”
/Me rastin e botimit të librit: Presheva: Historia dhe fati i saj, të autorëve Tomislav e Svetisllav Petroviq, Jagodinë, 2009/
Shkruan:
Xhemaledin Salihu
Libri i autorëve preshevarë Tomisllav e Svetisllav Petroviq që aktualisht jetojnë në Jagodinë e Smederevska Pallankë, ka këtë përmbajtje : parathënia, hyrja, rezymeja, toponimia, legjendat, kronologjia, fjalori dialektologjik, veshja dhe adetet, jeta shoqërore-argëtuese, Presheva qysh e mban në mend autori dhe shënime mbi autorët.
Lidhur
me Preshevën dhe Mëhallët e saja kanë shkruar shumë autorë : J. Trifunoski, T.
Vukanoviq, J. Haxhi-Vasileviq, I. Kelmendi. Autorët e monografisë kur shkruajnë
për Mëhallët e Preshevës mbështeten
vetëm në J. Trifunoskin, I cili jo realisht, subjektivisht dhe jo
objektivisht shkruan për Mëhallët e Preshevës
dhe për demografinë e Serbisë së Jugut dhe Maqedonisë së Veriut, çka e
kontestojnë shumë autorë shqiptarë, por edhe autori serb T. Vukanoviq.
Në
librin e tyre Presheva, sipas autorëve mëhalla më e vjetër në Preshevë është
mëhalla e Rekës/lumit-autori/, e cila sipas tyre më herët është quajtur
Dezheva, pastaj mëhalla Xhami-Atik
/xhamia e vjetër-autori/, mëhalla Xhami-Xhedit, mëhalla Pazhik, mëhalla e Zallit, që në Preshevë askush nuk e mban në mend dhe
këtë askush nuk e vërtetoi nga biseda me disa pleqë preshevarë. Kjo qëllimisht
bëhet për t’ia humbur vjetërsinë dhe autoktoninë e mëhallave shqiptare.
Në bisedat që i zhvillova me disa pleq të njohur të Preshevës erdha në përfundim se Mëhallët më të vjetra të Preshevës janë: MËHALLA E DOGANËVE, e cila shtrihet në të djathtë të lumit dhe i përket fisit Kelmend, MËHALLA E KUKLARËVE, e cila shtrihet në anën e majtë të lumit dhe i përket kryesisht fisit Thaç dhe MËHALLA E SHEH-HALILËVE DHE E ALI-METËVE, që shtrihen në anën e majtë të lumit dhe i përkasin fisit Sop. Këto dy mëhalla janë të një gjaku. Poashtu biseda me ta më vërtetoi se kam të drejtë që Preshevën e vendosa të themeluar mbi këto katër mëhallë.
/Bisedë
me Haxhi Isa Latifi, i Mëhallës së Kuklarëve, më 24.04.2009
Bisedë
me Rexhep Kadri Salihu, i Mëhallës së Ali-Metëve, më 25.04.2009
Bisedë
me Musa Kadriu i Mëhallës së Kuklarëve, më 28.04.2009
Bisedë
me Muharrem Jashari, kasap i vjetër, më 09.08.2009
Bisedë
me plakën Hysnije Halitin e familjes së Haxhi Abaz Halitit, e lindur më 1915,
në shtëpinë e Bakush Halitit më 06.08.2010
Bisedë
me Bejtulla Osmanin e Mëhallës së Alimetëve, mësimdhënës i matematikës, më
30.08.2010 dhe
Bisedë
me Lutfije Jusufi-Kamberi e Mëhallës së Sheh-Halilëve në Preshevë, më 7
qershor
të vitit 2014/
Autorët,
kur shkruajnë për popullatën dhe strukturën nacionale të saj japin shënime të
rrejshme që nuk përputhen as me statistikat që i japin disa autorë serbë mbi
Preshevën. Pra, ata insistojnë se në Preshevë kishte më shumë se 30% popullatë
serbe.
Për
ta vërtetuar të kundërtën, se në Preshevë asnjëherë nuk pati më shumë se 25.9%
popullatë serbe, po i japin disa shënime nga autorë serbë, autorë bullgarë si
dhe nga shënime statistikore të institucioneve serbe:
Kazaja
e Preshevës më 1878 përfshinte 134 fshatra me 39.545 banorë,
nga
të cilët shumica ishin shqiptarë myslimanë, kurse të tjerët sllavë. Në këtë kohë Kazaja e Preshevës
përfshinte edhe Nahijen e Bujanovcit dhe të Tërgovishtës.
Vasil
Kënçovi, studiues bullgar shkruan se sipas Salnames të Vilajetit të Kosovës të
vitit 1311 kazaja e Preshevës kishte 15.932 muhamedanë apo siç i quan ai
muhamedanë-arnautë banorë të pastër dhe 26.047 bullgarë dhe askund nuk përmend
popullatë serbe. Kështu shkruajnë edhe disa autorë, të cilët përmendim vetëm
populate bullgare dhe shqiptare.
Po
i japim edhe disa shënime mbi përmbajtjen e popullatën sipas
statistikave
serbe:
Më
1953, komuna e Preshevës prej 24.507 banorëve kishte: 15.452 shqi
ptarë
/63%/ ; 6.368 serbë/25.9%/ dhe 2.787 të tjerë/11.l%/
Më
1961, komuna e Preshevës prej 26.733 banorëve kishte : 18.229
shqiptarë
/68.2%/ ; 6.741 serbë /25.2%/ dhe 1.763 të tjerë /.
Më
1981, komuna e Preshevës prej 33.948 banorëve kishte : 28.967
shqiptarë
/85.3%/ ; 4.198 serbë /12.3%/ dhe 783 të
tjerë /2.4%/.
/Hivzi
Islami, E vërteta mbi Shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Dituria, nr.
1, Prishtinë, 1971, f. 65-92
Kncov,
Vasil, Izbrani proizvedenia, tom 2,
Sofia, Nauka i iskustvo, 1970, f.518/
Autorët
e librit shkruajnë jo objektivisht dhe jo saktë kur bëhet fjalë për popullatën
turke
ose e shtojnë atë në dëm të popullatës shqiptare. Kështu ata pos që fa
miljen
Esadi e trajtojnë popullatë turke, e
shtojnë popullatën turke me familje
shqiptare
: Familja Qerimi / Qerim, Ilmi, Qani, Sami dhe Nuredin/ asnjëherë
nuk
janë deklaruar si familje turke dhe tashti jetojnë dhe veprojnë si familje
shqiptare
në Preshevë. Po ashtu edhe familja Hyseni /Musa, Haki dhe Zeqirja/,
pastaj
familja Shabani/Jakup dhe Jahja/
ishin familje shqiptare, të
Mëhallës së
Golomehëve,
të fisit Kelmend, sikur që ishin edhe familja Shabani/Zijush, Isuf,
Ymer/,
janë të deklaruar familje shqiptare, pastaj familja Mustafa/ Muharrem dhe
Nuredin/, si dhe familjet shqiptare: Ibrahimi /Kadri, Ahmet dhe Xhafer/ e Ali
Aliu, që jetojne, punojnë dhe flasin shqip në Preshevë.
Autorët
me këto shënime që i japin për popullatën e Preshevës deshën ta
ndërrojnë pasqyrën reale të popullatës së saj dhe ta
bëjnë turqizimin e Preshevës.
Autorët
e librit shkruajnë vetëm për familjet serbe në këtë pjesë të qytetit,
duke
mos përmendur asnjë familje shqiptare.
Autorët
serbë të librit “Presheva, historia dhe fati i saj” kur shkruajnë për familjet
shqiptare, shqiptarët i quajnë “shiptari’ duke i dalluar nga shqiptarët e
Shqipërisë që duhet t’i quajnë Albanci.
Autorët
i përziejnë konceptet me qëllim : shiptari i albanci, sikur ata nuk
kanë
një gjuhë, një kulturë, një traditë, një trashëgimi,e tjerë. Madje shkojnë edhe
aq larg sa që shkruajnë se gjatë luftës, ata “albanci” i okupuan shqiptarët
/shiptari/. Kur shkruajnë për marrëdhëniet ndërnacionale në Preshevë nuk
shprehen korrekt, në raste kur duan ta njollosin e ta ofendojnë popullin
shqiptar, atëherë gjejnë llagape të ndryshme fyese : “Shiptarçice” ;
“shiptarke”. Dhe autorët serbë shprehen se kjo është normale. Kjo ibie sikur ne
të shkruajmë në libra historike për serbët: shka, shkije, shkina.
Madje
në libër, autorët përmes një mësimdhënësi shqiptar , i cili e kishte hobin loja
me letra, aq shumë e njollosin dhe e ofendojnë sa që me këte dëshirojnë ta
njollosin arsimin në gjuhën shqipe, se çfarë kuadro kemi shqiptare në mësimdhënie.
Kështu shkruajnë për profesorin e nderuar shqiptar, të
gjuhës
serbe, jo vetëm për mua, por edhe për shumë gjenarata nxënësish shqip
tarë
e serbë, ishte mësimdhënës me taban kombëtar
Marrëdhëniet
ndërnacionale, sipas autorëve serbë prishen, sidomos pas viteve të 70-ta të
shekullit XX, atëherë kur politikanët dhe inteligjenca shqiptare filluan kam
panjën
e mosdurueshmërisë ndaj serbëve. Sipas autorëve u morën qëndrime që
për
çdo serb të punësuar, të punësohen 10 shqiptarë. Qëndrime të tilla sa më
kujtohen
mua, por edhe gjeneratës sime nuk ka pasur. Po filloi punësimi të
përmirësohet
në favor të shqiptarëve. Kështu me këto qëndrime, sipas autorëve
iu
bë me dije popullatës serbe se nuk kanë
pse të mbeten në Preshevë dhe të
planifikojnë
për ardhmërinë e tyre në vende të tjera. Madje, autorët shkruajnë për
rastin
e Svetisllavit, njëri prej autorëve, i cili ishte kuadër preshevar, profesor i
pedagogjisë,
që nuk u favorizua me rastin e zgjedhjes për kryeshef të policisë,
por
u zgjodh një shqiptar, se ishte qëndrim i Partisë dhe e votuan këshillëtarët e
Kuvendit komunal të Preshevës, më vitin 1968 si dhe pse nuk u punësua gruaja e
tij, edhe pse kreu shkollën e lartë për edukatore. Këto ishin arsyet, që
autorët e librit e lëshuan Preshevën dhe shkuan në Jagodinë dhe Smederevska
Pallankë.
Po
në një pjesë të librit e përmendin se Presheva ishte komunë shumë e
pazhvilluar,
ndërsa unë po them se me qëllim e lanë pas dore dhe në varfëri.
Me
gjithë kushtet e favorshme gjeografike, të transportit dhe zellin e
madh
të popullatës, këto troje, Presheva u la më e
pazhvilluara dhe më pasivja
në
Serbi. Sa i përket zhvillimit u bë një prerje e dukshme, deri në Vranjë (ku je
tojnë
serbët) u kapërcye në një shkallë krejtësisht tjetër zhvillimi, u krijua
industria,
e cila madje jetonte nga lëndët e para të Preshevës e të Bujanovcit. Kështu në
këto vite, Presheva kishte 5 herë më pak të ardhura nacionale
për
kokë banori se mesatarja e Serbisë. Në vitin 1987 shkalla e investimeve në
komunën e Preshevës kapte vetëm 12,4% të mesatares së Serbisë, ndërsa më vitin
1988 vetëm 6.2%. Në komunën e Preshevës, të gjithë serbët ishin të punësuar,
ndërsa vetëm çdo i 18 shqiptar ishte i
punësuar, ndërsa në Serbi çdo i 4
qytetar. Edhe pse në përbërje të popullatës, serbët bënin vetëm 7%, ata
shfrytëzonin mbi 60% të fondit banesor.
Në organet dhe institucionet republikane ishin të punësuar vetëm serbët. Nga
diferencimi ideo-politik u larguan mbi 100 punonjës arsimorë shqiptarë.
Padrejtësitë e shumta në kulturë, arsim, informim/planprogramet mësimore, e
tjerë/. Nataliteti në 1.000 banorë : në Preshevë ishte 27.5, ndërsa në Serbi
16.7. Shtimi natyral i popullatës ishte:
në Preshevë: 20.5, ndërsa në Serbi 7.5,
Pra,
këto shënime, por edhe tregues të tjerë, të cilët nuk i kemi cekur,
tregojnë
për shkaqet ekonomike të largimit të popullatës serbe nga Presheva
dhe
përfitimet e mëdha duke i shitur pronat e tyre.
Presheva
i takoi Serbisë, prej vitit 1912, me qendra herë në
Leskovc,
e herë në Vranjë, jetonte, vepronte dhe punonte me ligjet e Serbisë,
andaj
edhe bie poshtë konkludimi i autorëve për klimë antiserbe.
Autorët
serbë konstatojnë se shpërgulja e popullatës “turke”/shqiptare-autori/ filloi
që nga Luftërat Ballkanike e deri më 1965. Paralel me këto shpërngulje filloi
edhe kolonizimi i Preshevës me popullatë serbe, të cilës i jipej tokë prej 5
ha. Kolonizimi në Preshevë vazhdoi edhe pas Luftës së Dytë botërore, kur në Preshevë
u sollën shumë kolonista serbë e malazezë, jo vetëm në Cakanovc, një fshat i
Preshevës, por edhe në qytet të Preshevës, me një dokument të gjetur në Arkivin
Historik të Vranjës 12 fasmilje serbe.
Autorët
e përmendur të librit:Presheva, historia dhe fati i saj, në mënyrë taksative
cekin familjet serbe në Preshevë, të ardhura nga vise të tjera dhe vitin e
ardhjes,vetëm për qytetin e Preshevës, duke fillua nga shkolla fillore”Ibrahim
Kelmendi” deri te kisha e Preshevës, pëgjatë rrugëve kryesore 15 Nëntori, Sava
Kovaçevid dhe M.Tito.
Sipas
këtyre autorëve, vendosja e parë masovike e Serbëve filloi më 1912, pas
Luftërave Ballkanike, sidomos pas viteve 1924-26 kemi vendosjen masovike të
familjeve serbe.
Po
cekim me radhë nga Pçinja e Epërme erdhën në Preshevë familjet Jovanoviqët,
Stojkoviqët, Popoviqët nga Shainca, Dejanët dhe Goginët nga Dejanci,
Stankoviqët nga Vladovca, Nikoliqët nga Tërnica e Epërme, Arnautovitët nga
Jabllanica, Borinarët nga Vaganca, Mishinët nga Vërbaca, Dudincët nga Novo
Sela, Miranët nga Vlladovci, etjerë.
Nga
rrethi i Vranjës, Bujanovcit dhe Polanicës: Stoshiqët, Stankoviqët,
Kallanxhijtë nga Sejaca, Vukoviqët nga Mekovci, Jovanoviqët nga Tibuzhda,
Arsiqët nga Zhbevci, Iliqët nga Stanevci, Stojanoviqët nga Gradnja, Ivanoviqët
nga Kërshevica, Marinkoviqët nga Kriva Feja, Miciqët nga Klinovci.
Autorët
e librit popullatën shqiptare e sjellin nga Malësia e Shkodrës, Shqipërisë së
Veriut, çka nuk është e vërtetë, sepse e vërtetojnë shumë autorë shqiptarë
ndryshe, se janë autoktonë, madje edhe këta autorë shkruajnë se ndodhi
shpërngulja e madhe popullatës shqiptare për Turqi.
Poashtu
autorët e librit vërtetojnë se në Preshevë, në shek XIX dhe XX ishin vetem 3
shtëpi autoktone serbe.
Për
të gjitha këto sulme nacionaliste me ngjyrime edhe shoviniste ndaj Preshevës
reagoi autori i këtyre rreshtave Xhemaledin Salihu dhe më vonë edhe Nehat
Hyseni, të cilat polemika me autorët serbë janë zhvilluar në Forum TV B 92 dhe
mund t’i gjeni aty.
Sv.
Petroviqi dhe Radunoviqi e quajne Tomisllav kosmopolit, ndersa kur lexohet ky
tregim i Tomisllavit me poshte shihet se ai nuk ishte kosmopolit, por ishte
shovinist me premise raciste
Në
shkrimet e tij, Mr. Tomisllav Petroviq shkruan se është për vetëqeverisjen
socialiste, se i takon familjes liridashëse të LNÇ, se është idhëtar i
vëllazërimit dhe bashkimit, është për barazi nacionale e sociale të kombeve dhe
kombësive të barabarta, është internacionalist dhe kozmopolit.
Nuk
do të kishte arsye të mos i besojmë, po te mos ishte ky tekst:
KOZMOPOLITIZMI
I Mr. TOMISLLAV PETROVIQIT, në këta rreshta demantohet:
"
Ballistët shqiptarë, gratë shqiptare dhe fëmijët, përfundimisht e kuptuan se
lufta mbaroi. Meqë kishin qenë në anën e okupatorit- pushtuesit, kërkonin
shpëtim duke ikur. Nga oborri im shiheshin gratë, fëmijët , pleqtë dhe të
rriturit tjerë shqiptarë, të cilët kishin bërë krime gjatë luftës, iknin nëpër
vreshta dhe nëpër kodrat mbi Preshevë , duke shpresuar se do t'i shpetonin
burgosjeve dhe dënimeve të merituara.
Gratë,
fëmijët dhe pleqtë nuk ishin fajtorë, por edhe ata frikësoheshin nga hakmarrja.
Të rralëe ishin ata që i shpetonin vdekjes. Syri i mpreftë i luftëtarit me
lehtësi i qëllonte shënjestrat e gjalla-njerëzit e pafajshëm( verejtja ime) dhe
pak kush arriti të kalojë përtej kodrave, për të kërkuar shpëtim.
Unë
gezohesha. Posa i kisha mbushur gjashte vjet dhe tek unë filloi të ngjallet
patriotizmi. Edhe pse pamja ishte tragjike, besoja si fëmijë se hakmarrja është
e drejtë dhe e shenjtë.
Unë
argëtohesha kur shihja viktimat e goditura si rrokulliseshin teposhtëzës, edhe
pse ato ishin gra me fëmijët e tyre të pafajshëm.
Kështu
lindi nga gjaku liria në Preshevë. Këto ishin orët e para të lirisë dhe dita e
parë e jetës në liri."
Kështu
shkruan kozmopoliti dhe internacionalisti Mr. Tomisllav Petroviq në këtë libër.
Ata që e lexojnë, le të gjykojnë vet.









