E marte, 27.01.2026, 10:47 PM (GMT)

Mendime

Ilir Çumani: Paradoksi dhe amnezia politike e Ramës – kur dhuna dënohet vetëm nga karrigia e pushtetit

E marte, 27.01.2026, 06:57 PM


PARADOKSI DHE AMNEZIA POLITIKE E RAMËS - KUR DHUNA DËNOHET VETËM NGA KARRIGIA E PUSHTETIT

Nga Ilir Çumani

Deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Rama, që etiketojnë protestat popullore dhe ato të opozitës si “të dhunshme” për shkak të përdorimit të bombave molotov, nuk janë thjesht një reagim politik i radhës.

Ato përfaqësojnë një paradoks të thellë moral dhe historik, një kontradiktë flagrante mes asaj që Rama dënon sot dhe asaj që ai vetë ka inspiruar, frymëzuar dhe organizuar dhunshëm dhe me gjuhën e urrejtjes kundër institucioneve dhe rendit kushtetues kur ishte në opozitë.

Në një shtet demokratik, protesta është e drejtë kushtetuese. Por po aq kushtetuese është edhe përgjegjësia për fjalën publike, sidomos kur ajo vjen nga maja e pushtetit. Nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin akt, vetëm sepse pozicioni politik ka ndryshuar.

Për ata që sot nxitojnë të dënojnë dhunën nga kolltuku i pushtetit, kujtesa historike është e pashmangshme.

21 Janari 2011 nuk ishte një protestë simbolike apo paqësore. Ishte një nga protestat më të dhunshme kundër institucioneve të shtetit shqiptar: sulme ndaj Kryeministrisë, përplasje fizike me policinë, djegie automjetesh të Policisë së Shtetit, tentativa për të hyrë me forcë në institucionin kryesor të ekzekutivit.

Protesta doli jashtë çdo kontrolli dhe përfundoi në tragjedi: katër qytetarë të pafajshëm u vranë.

Ata nuk ishin politikanë, nuk ishin dhunues, por qytetarë që iu përgjigjën me sinqeritet thirrjes së opozitës së asaj kohe, të udhëhequr nga Edi Rama.

Një opozitë që përdori gjuhën më ekstreme, tensionin më ekstrem dhe mobilizimin emocional, pa asnjë filtër përgjegjësie për pasojat.

Sot, i njëjti person që atëherë fliste për “revolta”, “përmbysje” dhe “drejtësi popullore”, i quan protestuesit e tjerë “të dhunshëm” dhe i stigmatizon publikisht, duke kërkuar delegjitimimin e çdo reagimi qytetar kundër pushtetit të tij autokrat, kleptokrat dhe plaçkitës…

Problemi nuk është vetëm hipokrizia personale. Problemi është institucionalizimi i standardit të dyfishtë: dhuna është e pranueshme kur shërben për të ardhur në pushtet, por e dënueshme kur drejtohet kundër pushtetit tënd.

Molotovi bëhet “akt kriminal” vetëm kur bie mbi qeverinë tënde; kurse dje, djegia e makinave të policisë dhe sulmi ndaj institucioneve quheshin “zemërim popullor”.

Kjo logjikë e deformon thelbin e demokracisë dhe e kthen pushtetin në arbitër moral sipas interesit të momentit.

Nëse historia rishkruhet sipas nevojës politike, atëherë e vërteta humbet dhe bashkë me të edhe besimi publik.

Katër viktimat e 21 Janarit mbeten plagë e hapur e shoqërisë shqiptare. Ato janë kujtesë e çmimit që paguhet kur politika luan me turmat dhe tensionin.

Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi më i rëndë: asokohe, ata qytetarë u trajtuan si mish për top, si instrument presioni politik. Sot, ata përmenden rrallë, ndërsa dhuna dënohet vetëm selektivisht.

Një lider që ka kaluar përmes asaj historie dhe ka një gjurmë domethënëse në atë krim, nuk e ka luksin moral të flasë me gishtin ngritur, pa bërë më parë një reflektim të sinqertë publik, pa kërkuar ndjesë dhe pa pranuar përgjegjësinë politike për atë që ndodhi.

Për socialistët që sot e quajnë protestën “të dhunshme”, pamjet e 21 Janarit 2011 nuk janë propagandë, por fakt historik.

Para se të reagoni me arrogancë nga pushteti, ktheni kokën pas dhe shikoni rrugën që keni ndjekur për të ardhur këtu.

Sepse një demokraci nuk matet me fjalët që thuhen nga pushteti, por me koherencën morale të atyre që e ushtrojnë atë.

Dhe pa kujtesë, pa reflektim dhe pa standarde të barabarta, pushteti nuk është më autoritet – është thjesht forcë.

Tiranë, e hënë - 26 janar, 2026



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Milazim Zeqiraj: LDK pas Rugovës në udhëkryq mes trashëgimisë rugoviane dhe rrugës së re Asllan Dibrani – Luani: Reagim publik kundër shpifjeve, etiketimit ideologjik dhe propagandës antikombëtare të gazetës “Impakt Kalosh Çeliku: Patriotë të vonuar me brekë mbi pantollona Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani, presidente brilante e pakonkurrencë Florim Zeqa: Nga sot përballë dy kandidaturave! Isuf B. Bajrami: Qytetarët shqiptarë janë për një shtet të fortë ligjor dhe demokratik - prandaj nuk duan të përkulen para padrejtësisë së keqqeverisjes Fahri Xharra: Si u "krijuan" serbët në Bosnje dhe Hercegovinë? Adil Fetahu: Pushtimi i Tivarit dhe Ulqinit nga Mali i Zi Kastriot Bimo: Përse Enver Hoxha i flaku eshtrat e Skënderbeut?! Asllan Dibrani (Luani): Shteti Nën Sulm - Kujtesa Historike, Rreziku Aktual dhe Detyrimi Institucional Eduard M. Dilo: Faleminderit – një fjalë e vogël që mungon gjithnjë e më shumë Fahri Xharra: Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit e shekullit VII Pilo Zyba: Morali i marrëdhënieve të dashurisë dhe familja shqiptare sot Kalosh Çeliku: Shteti i tretë shqiptar ende është larg Idriz Zeçiraj: Këndellja e LDK-së e domosdoshme, e menjëhershme! Ilir Çumani: Kombi në tryezën e paqes globale, ndërsa Rama endet në hijen e diplomacisë Nehat Hyseni: Zhdukja e plotë e pranisë së shqiptarëve në Vranjë me rrethinë Fahri Xharra: Osit, Panonët dhe Retët në hapësirën Danub–Alpe–Karpate Fahri Xharra: Shqiptarët katolikë dhe Serbia Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (2)

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx