E hene, 26.01.2026, 10:47 PM (GMT)

Kerko: a

Sevdail Hyseni: Gënjeshtra me bisht

E hene, 26.01.2026, 06:11 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Gënjeshtra me bisht

Gënjeshtra në shoqëri, vjen shtrëngatë,

Me këmbë të shkurtra dhe bisht të gjatë.

Ajo vjen paturpësisht pa u skuqur fare,

Të shikon ndër sy dhe të rren ashiqare.

Dikush gënjen për qielli, dikush për tokë,

E këta rrenacakë s’e vënë gishtin në kokë.

Nuk e mendojnë aspak se ajo nuk ka nder,

Dhe një ditë e drejta ua zë bishtin me derë.

Ka njerëz gënjeshtrën e marrin për krenari,

Harrojnë se lehtë mund të bien n’prokurori.

Rrena bën vegshin, po kapakun s’ia vë dot,

Dhe ik ngarkuar me një thes premtime plot!

Nuk thuhet kot kush gënjen hunda i zgjatet,

Ashtu si politikanëve kur u rriten mandatet.

Vetëm gomarit s’i shkurtohen këmbët aspak,

As veshët dhe ai shkopi, që i varet nën bark!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx