Kulturë
Sevdail Hyseni: Gënjeshtra me bisht
E hene, 26.01.2026, 06:11 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Gënjeshtra
me bisht
Gënjeshtra
në shoqëri, vjen shtrëngatë,
Me
këmbë të shkurtra dhe bisht të gjatë.
Ajo
vjen paturpësisht pa u skuqur fare,
Të
shikon ndër sy dhe të rren ashiqare.
Dikush
gënjen për qielli, dikush për tokë,
E
këta rrenacakë s’e vënë gishtin në kokë.
Nuk
e mendojnë aspak se ajo nuk ka nder,
Dhe
një ditë e drejta ua zë bishtin me derë.
Ka
njerëz gënjeshtrën e marrin për krenari,
Harrojnë
se lehtë mund të bien n’prokurori.
Rrena
bën vegshin, po kapakun s’ia vë dot,
Dhe
ik ngarkuar me një thes premtime plot!
Nuk
thuhet kot kush gënjen hunda i zgjatet,
Ashtu
si politikanëve kur u rriten mandatet.
Vetëm
gomarit s’i shkurtohen këmbët aspak,
As
veshët dhe ai shkopi, që i varet nën bark!
(Karikatura marrë nga
interneti)









