E hene, 26.01.2026, 11:08 PM (GMT)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Dr. Vjosa Osmani, presidente brilante e pakonkurrencë

E hene, 26.01.2026, 06:57 PM


Presidentja e Republikës të Kosovës, Vjosë Osmani

DR. VJOSË OSMANI, PRESIDENTE BRILANTE E PAKONKURRENCË

Presidentja Vjosa Osmani çiltërisht paraqiti kandidaturën për mandatin e dytë presidencial

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Politikanët e Kosovës kanë pasur mundësinë ta ndryshojnë kapitullin kushtetues të zgjedhjes të Presidentit, nga vota aktuale e deputetëve, me votë të drejtpërdrejtë të popullit. Kishte mundësi ta bënin këtë, duke i bindur ndërkombëtarët se kjo nuk do të cenonte asnjë të drejtë të pakicave, pasi ato nuk kanë pretendime ta realizojnë zgjedhjen e presidentit nga radhët e tyre. Vërtet, Kosova është Republikë Parlamentare, por në Ballkan dhe Evropë ka shembuj të tillë, edhe pse kanë sistem parlamentar, presidenti zgjidhet edhe nga populli dhe jo nga Parlamenti.

Mënyra e zgjedhjes të Presidentit nga deputetët, zakonisht, është pazar i pistë, korruptiv dhe i imponuar nga numrat e deputetëve, të cilët për mos pajtime politike, në çdo kohë mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje. Shembull të freskët kemi Kosovën tonë, opozita e së cilës, pa asnjë arsye objektive kërkon haraç konsensuesi, edhe pse nuk ka asnjë argument bindës, për ta dëshmuar se Presidentja aktuale është e patejkalueshme dhe përmbushë, madje në plotëni, të gjithë katalogun e parametrave, që kërkon vazhdimin e kryepostit shtetëror.

Kushtëzimi i pajtimit të 80 deputetëve, për ta realizuar zgjedhjen e presidentit, nga 120 që ka gjithsejtë Kuvendi, është jo logjik dhe shumë shqetësues, aq më parë, kur kemi të bëjmë me shtete jo fort emancipuese, me mendësi provinciale ballkanike, të dalura nga sistemi komunist dhe shumë të vonuar në shtetësi dhe demokraci të brishtë. Andaj, vetëm zgjedhja e drejtpërdrejtë popullore referendumtare, do të ishte logjike dhe objektive.

Organizimi i zgjedhjeve për presidentin e vendit, është një shpenzim dhe stërmundim për qytetarët. Dhe, megjithatë, kurrë nuk mund të jetë zgjedhje racionale, në raport me një votim gjithëpopullor. Në kushtet e polarizimeve aktuale partiake, është vështirë të realizohet zgjedhja e presidentit pa konsensues ndërpartiak, edhe pse partia fituese ka marrë tej 51 % të votave, që përkthehen në 57 deputetë, plus 10 deputetë të pakicave.

Kosova ka një opozitë problematike. Për tre deputetë, sa kishte një partizë, kërkonte hiç më pak se postin e kryetarit të Kuvendit! Dy parti të tjera e ngritin "pazarin" në marrjen e postit të Presidentit. Përmendem vetëm rastet e dy posteve më të larta shtetërore, pa hyrë në kërkesat e ministrive, zëvendësministrave, drejtorive. Dhe, çfarë i mbetet pozitës me 57 deputetë?!

Opozita e Kosovës e kishte parandjerë humbjen, në përballjen zgjedhore të 9 shkurtit 2025. Si ngushëllim ajo i referohej një palë zgjedhjeve të tjera, në rast të mospajtimit të zgjedhjes të Presidentit, në mars apo prill të vitit 2026. Përgjatë gjithë bllokadës 9 mujore, të opozitës destruktive, për pengimin e zgjedhjeve të institucioneve kuvendore dhe të Qeverisë, është lakuar emri i presidentes Vjosë Osmani. Dhe, gjithherë në kontekstin negativ. Ajo, krahas Kurtit, është etiketuar si "notere e Kurtit", është sulmuar e denigruar, madje me fyerje e sharje kriminale dhe rrugaçerore! Kjo është përsëritur edhe në paraqitjet e saj brilante presidenciale vendore dhe ndërkombëtare.

Shkëlqimi i presidentes, Vjosë Osmani- Sadriu, eklipësoi, errësoi, madje në grup, krerët e subjekteve politike. Rebelimi i saj brenda koalicionit LVV-Guxo  dhe Alternativa llogaritet të këtë qenë parimor. Si duket, ajo nuk u pajtua me sjelljet e pakujdesshme, për të mos thënë shpërfillëse, të Kurtit ndaj SHBA-së. Ndoshta edhe mungesa e konsultimit, për bisedat e Kurtit në Bruksel dhe Ohër? Sidoqoftë, shpërthimi publik, nuk ishte në standardin e fjalorit presidencial.

Megjithatë, kjo kundërshti e hapur dëshmon se para interesit vetjak, është parimi, interesi i Kosovës. Kjo demanton, bindshëm, gojëkëqijtë, gjoja, për karrierizmin e Vjosë Osmanit. Sepse, po të kishte vetëm ndjesinë e karrierizmit, ajo do të heshte dhe rrugën për një mandat të dytë do ta kishte, pothuaj se, të siguruar. Kur qëllimet janë të mira, shton mundësinë e karrierës të suksesshme.

Shkrimtari Gorki porositë se kurrë mos u prish me tjetrin me fund, sepse duhet lënë vend për pajtim një ditë. Albin Kurti, pa mëdyshje, është i zgjuar dhe dinë të heshtë, edhe atëherë kur provokohet me të drejtë apo pa të. Dhe, ashtu ndodhi. Vajtja e njëkohshme me Vjosën në Amerikë, takimet e ndara të bëra me personalitete të larta, deri në kupolën shtetërore, ishin domethënëse.

Në takimin e Vjosë Osmanit me presidentin Trump, ai tha: "A e shihni këtë zonjë të ulur këtu, para meje? Ajo meriton gjithë respektin tonë, sepse punon dhe mbron Adheun e saj". Këto fjalë unike, të thëna, ky vlerësim kulmor për presidenten e Kosovës, Vjosë Osmani, realisht, ishin shprehje e konsideratës edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ngaqë edhe ai të njëjtën gjë po e bënë. Binomi Vjosa-Albini, nismë e vazhdim, kanë qenë dhe mbetën në një linjë, në kundërshtinë e pazarxhinjëve të Kosovës: Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksander Vuçiqit, Grenellit, opozitës destruktive, të bashkuar njësh kundër pozitës kosovare.

Presidentja Vjosë Osmani, mençurisht dhe çiltërisht, paraqiti kandidaturën për mandatin e dytë presidencial. Ajo iu drejtua klasës politike të Kosovës dhe shqiptarëve, në përgjithësi, deputetëve të Kuvendit, në veçanti, për ta votuar ate, sepse kanë përgjegjësinë e drejtpërdrejtë, për rrugëtimin e mbarë të Kosovës. Në mes tjerash, kandidatja për presidente u tha deputetëve "të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtjen të interesave të qytetarëve".

Vjosë Osmani ka një sinqeritet dhe modesti prej malësoreje fisnike, edhe pse është profesoreshë Universiteti. Ajo ka dëshmuar forcë, qëndrueshmëri në rrugëtimin e saj politik. Në një rast ka sfiduar kundërshtarët, duke u shprehur se "nuk do të më largoni kaq lehtë!" Ndërsa tani e thotë më troç: "Më votoni, nëse jo, unë vazhdoj punën tjetër, idetë, nocionet i përballim në zgjedhje, qëndrimet, energjinë, besa edhe shumëçka tjetër".

Presidentja me këtë deklaratë është po aq shantazhuese, sa edhe Albini, kur kërcënoi opozitën në grup: "Ose votoni tani Glauk Konjufcën kryeministër, ose në zgjedhjet e dhjetorit do ta keni Qeverinë Kurti -3, me kryeministër Albin Kurtin". Dhe, kështu po ndodhë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Nga sot përballë dy kandidaturave! Isuf B. Bajrami: Qytetarët shqiptarë janë për një shtet të fortë ligjor dhe demokratik - prandaj nuk duan të përkulen para padrejtësisë së keqqeverisjes Fahri Xharra: Si u "krijuan" serbët në Bosnje dhe Hercegovinë? Adil Fetahu: Pushtimi i Tivarit dhe Ulqinit nga Mali i Zi Kastriot Bimo: Përse Enver Hoxha i flaku eshtrat e Skënderbeut?! Asllan Dibrani (Luani): Shteti Nën Sulm - Kujtesa Historike, Rreziku Aktual dhe Detyrimi Institucional Eduard M. Dilo: Faleminderit – një fjalë e vogël që mungon gjithnjë e më shumë Fahri Xharra: Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit e shekullit VII Pilo Zyba: Morali i marrëdhënieve të dashurisë dhe familja shqiptare sot Kalosh Çeliku: Shteti i tretë shqiptar ende është larg Idriz Zeçiraj: Këndellja e LDK-së e domosdoshme, e menjëhershme! Ilir Çumani: Kombi në tryezën e paqes globale, ndërsa Rama endet në hijen e diplomacisë Nehat Hyseni: Zhdukja e plotë e pranisë së shqiptarëve në Vranjë me rrethinë Fahri Xharra: Osit, Panonët dhe Retët në hapësirën Danub–Alpe–Karpate Fahri Xharra: Shqiptarët katolikë dhe Serbia Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (2) Asllan Dibrani (Luani): Asdren Bytyqi dhe dalja e rrezikshme e një avokati jashtë profesionit: kërcënimi ndaj mendimit të lirë Florim Zeqa: Thirrje delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së Eduard M. Dilo: Fjala që na rëndon më shumë - "Më fal" Sevdail Hyseni: Fantazma në Preshevë

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx