E hene, 26.01.2026, 10:47 PM (GMT)

Kerko: a

Bashkim Saliasi: Nasho Jorgaqi - 'Mërgata e qyqeve'

E hene, 26.01.2026, 06:53 PM


MËRGATA E QYQEVE E SHKRIMTARIT NASHO JORGAQI

Nga Bashkim Saliasi

Autori Nasho Jorgaqi sjell në vemëndjen e lexuesit, romanin me titull” Mërgata e qyqeve”, në të cilën trajton temën e emigrantëve shqiptarë, që u larguan pas luftës së Dytë Botrore në Europë, SHBA, Australi, Belgjikë etje.

Personazhet kryesor të romanit të vendosur në Qendrën e Emigracionit në Belgjik stërviten në grupe dhe hidhen si Diversantë në Shqipëri për të rrëzuar systemin komunist, por dështojnë dhe bien pre e sigurimit të shtetit Shqiptar.

Personazhi kryesor i romanit, Manush Kelmendi, punonjës i sigurimit shqiptar arrin të infiltrohet në grupin e këtyre emigrantëve dhe na shfaqet në roman si njeriu i urtësisë, diturisë, maturisë dhe hipokrizisë për të realizuar qëllimin e tij, për të cilën shteti e kishte nisur që të bënte atë lloj jete.

Shkrimtari Jorgaqi, portretizon në mënyrë të përkryer të gjithë personazhet e romanit, në saj të studimit të tipeve dhe karaktereve dhe nxjerr në pah zgjuarësinë e popullit tonë edhe pse roli tyre në roman është pozitiv apo negative.

Përshtatja e Manush Klemendit me jetën e kampit, paraqitja me dinjitet dhe urtësi, janë tipare që u përkasin njerëzve të arsimuar sikundër ishte ai, por kjo ndjenjë spikatet edhe te ata persona më pak të arsimuar sikundër është Shpendi.

Në këtë roman ndërmjet të tjerave autori nxjerr në pah ndjenjën kombtare, ku ne si popull nuk arrijnë të na joshin me pasurinë dhe arin e tyre para ndershmërisë dhe ruajtjes së dinjitetit të familjes dhe ndjenjës kombtare.

Kjo pasqyrohet mjaftë bukur në rastin e personazhit të Shpendit, kur prifti kërkon që të mohoj flamurin dhe emrin e tij.

Ja një frabment:

-Do të pagëzoj e me këtë ti do ndërrosh fenë dhe kombësinë. Do të marrësh një emër për të qënë. S’do bësh ndonjë gjë të madhe; do të shkelësh flamurin e vendit tënd, pastaj do të zhvishesh dhe do të futesh në këtë buten me vaj. Pas kësaj, nuk do të jesh më ai që ishe, do të kesh një tjetër fe dhe tjetër kombësi. Them të pagëzohesh me emrin Petro. Të pëlqen? ...

Ik tutje, o djall i zi! S’ka bir nëne të më ndërroj mua kombësinë. Shqiptar kam qenë dhe shqiptar do të vdes. Por, ti mirë ma bëre, derisa mbeta kësisoj rrugëve të botës!

Raste të ngjajshme me personazhin e romanit “Mërgata e qyqeve” jo pak herë u përsëritën në Greqinë fqinje, ku emigrantët e paformuar ndërruan emrin dhe kombësinë për të përfituar nga shteti grek.

Nëpër intervistat që jepen në stacione televizive jo pak raste dëgjojmë se shumë shqiptar për përfitime ekonomike kanë ndërruar emrin dhe kombësinë, dhe kjo vihet re te njerëzit e paformuar dhe jo te ata emigrant që kanë formimin e duhur nuk pranojnë të bëhen pre e këtyre mashtrimeve për përfitime të momentit.

Personazhet e romanit Adem Bozho dhe Faik Bokërrima arrijnë ta rekrutojnë Manush Klemendin. Autori romanit Nasho Jorgaqi nëpërmjet figurave letrare personifikon tipet dhe karakteret e personazheve nëpërmjet sarkazmës, metaforës, dhe satirës arrin dhe analizon gjendjen shoqërore të tyre.

Adem Baxha, njëri nga njerëzit më të zgjuar të mërgatës, autori na e paraqet me të gjitha atributet, pra si njeri i të gjithave. Gërshetimi ngjarjeve dhe ndërthurja e karaktereve të atyre njerëzve, që u kishte humbur çfarë do lloji ndjenje njerëzore, Jorgaqi na e sjell shumë bukur në të gjitha faqet e librit.

Alternimi i tipeve dhe karaktereve të të gjitha llojeve të emigrantëve politik, ku disa prej tyre kishin lyer duartë me gjak dhe i kishin bërë një mijë të zeza bashkëkombasve të tyre.

Me një penë të hollë dhe mjeshtërisht përshkruan tipet dhe karakteret e njerëzve të gënjyer dhe mashtruar, që janë bërë pjesë e tyre, por me kalimin e kohës e kuptojnë gabimin e bërë dhe rreshtohen krah Manushit.

Porosia; “Mos harro se në mesin e tyre ka njerëz të gënjyer e të penduar. Ti do t’u zgjatësh dorën dhe do t’i kthesh në shtëpi.” …

… “Përse duhet të trazohesh me politik, kur shumkush e di politikën e mërgatës, e ka marrë me kohë e me vakt lumi? Ti në kamp ke qëndruar jashtë grupeve politike, larg grindjeve të tyre dhe nga kjo veç mirë ke pasur”.

Rasti më i mirë që na sjell autori është Shpendi dhe më vonë pas një njohje të thelluar me të, del dhe kosovari Hasan Rexha, që e rreshton Manushin në sofrën e tij bashkë me gjithë pjestarët e familjes. Më vonë Shpendi do të bëhet dhëndërr i Hasanit. Nasho Jorgaqi na e paraqit në libër Manushin, një njeri të zgjuar me tipare burrërore, të matur dhe të durueshëm që i kalon kufinjtë njerëzor, deri aty sa arrin të kapërdijë dhe të përtypi fëlliqësirat që i kanë bërë këtij kombi, vetëm që të kryej detyrën që i është ngarkuar.

Ai pranon dhe shfaq ndjenja njerëzore edhe për punëtorët e huaj, por për hir të misionit që i është ngarkuar, vritet shpirtërisht, por duron.

-Zotni, ai që mohon një atdhe, e ka të pamundur të gjej një atdhe të dytë, -i thotë Belgjikasi.

Autori na përshkruan aq bukur dhe me finesë sedrën e njerëzve të rrëzuar nga karrigja, që tashmë e kishin të qartë, se kishin kaluar 20 vjet dhe përsëri mbanin shpresë që ofiqet dhe gradat do t’i rifitonin një ditë. Midis tyre kishte dhe njerëz të pashkolluar, të gënjyer që nuk arrinin të kuptonin se koha e tyre kishte perënduar një herë e mirë.

“Zotësia jote është të qëndrosh në gjysëmhije, Bëje jetën të shpërndarë që askush mos ta ndërtoj dot biografinë e vërtetë” ….

  ”Mbas zgjedhjes së Manushit sekretar i këshillit të Partisë së Legalitetit, gjithë veprimtaria e saj ndryshoj. Por njëkohësisht kriminelët që kishin vrarë e sakatuar nuk kishin besim as te vetja, filluan ta mbikqyrin Manushin”.

Autori librit Nasho Jorgaqi sjell në kujtesën e Manushit, porositë e marra në qendrën e istruksionit.

“Është detyra jote të ndihmosh dhe të sjellësh në rrugë të drejtë, të gabuarit dhe të penduarit. Ti je dora e popullit, që ua zgjat atyre kudo qofshin, në çdo pikë të dheut.”…

Loja e thurur nga zoti Manush bënë që kriminelët të mburren për bëmat e tyre në kohën kur hidheshin diversant në Shqipëri.

- “Kujtoni ju se ne e hëngrëm, por, po të pyesni zotin Kakanalis, ai e di mirë se nuk na e hodhi dot, dhe se ajo manovër i kushtoi shumë shtrenjtë”, - thoshte me vete Manushi, por puna ja donte që ti përtypte dhe të krenohej me këtë vepër makabër që kish bërë ky kriminel që meritonte të varej në litar.

Në libër personazhi Haxhi Zeka, del me tipare burrërore dhe të besës që edhe pse e dinte se çfarë e priste nuk e jep vetem para këtyre bastardve, që jo vetëm që e therën me thika, por dhe e bënë copa-copa dhe e varrosën që mos ti gjendej as varri.

-“Ç’keni për të bërë e bëni! -na u kërcënua më në fund Haxhiu.

-Atë ç’kemi për të bërë, ke për ta parë, - i tha Gjin Zhuri dhe i nguli thikën në anën e kundërt të zemrës. Pas tij u vërsulëm ne, e sejcili për hesap të vet. Të më besosh, ia shqyem rrobat dhe ia shkulëm mishin për së gjalli. E coptuam me thika, i dogjëm flokët me zjarr, ja ngulëm bajonetat në shputat e këmbëve. Nuk tregohen ato që i kemi punuar atij njeriu. E megjithëatë, sa po dëgjoheshe ti që s'ishe atje, aq u dëgjua edhe ai. Ai paskësh pasur shtatë shpirtëra. Nuk tha asnjë herë: oh, xhanëm. Pastaj e bëmë atë që s’ta merr mëndja. Pa i dal xhani, e prem copa-copa dhe e groposëm, një çik më tutje nga vendi ku kishim qëndruar”…

Vetëm duke lexuar këto rreshta e mer mesazhin, se çfarë të këqia i bënë popullit këta kriminel të luftës së dytë botrore, apo kuislingët që braktisën vendin gjatë pushtimit të vendit tonë nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste.

Me një penë mjaftë të hollë, Jorgaqi na përshkruan personazhin Dyl Sqolli që për paranë shet edhe tanë dhe në mërgatë njihet si mashtrues dhe spiun i policisë, por me saktësi nuk dihet se kujt i shërben. Njerëz si Dyli i shërbejnë kujtdo që e paguajnë.

“Ti nuk je një zbatues mekanik…Vepro dhe ndërto variante në përputhje me rrethanat. Guximi dhe urtësi, guxim dhe mënçuri!” ….

Me mjaftë mjeshtëri autori ndërton dialogun midis Manushit dhe Hasan Rexhës dhe në pah nxjerr besën, një virtyt që i takon vetëm shqiptarit, që e ruan në jetë të jetëve….

Nasho Jorgaqi në këtë roman nëpërmjet personazheve të Manushit, Shpendit dhe Destanit përshkruan në mënyrë të shkëlqyer shpirtin e sakrificës, urtësin dhe trimërinë që rrall kush mund ta ketë.

“Ruaje veten nga gëzimi i suksesit të aksionit. Padronët e Ramës do të përpiqen të të godasin. Mendo me gjakftohtësi për detyrat që të presin. Tani rruga drejt pallatit të është hapur” ….

Personazhi më negative i romanit është Ramë Draga, ky kriminel, kaluar kriminelit zbulohet nga vet llumi i asaj shoqërie, ku ai kishte vepruar dhe vepronte, herë si bashkëpuntor dhe herë duke ua futur edhe njerëzve të tij.

Ishin po ata njerëz të tij, që i kishin lyer duartë me gjak dhe kishin bërë sa e sa krime së bashku që e demaskuan Ramën dhe zotin Ihsan Maçi që e mbante vetem si kryetar të degës.

Të gjithë personazhet e përshkruara në roman nga Jorgaqi zbërthehen sipas tipeve dhe karaktereve të tyre. Edhe pse të gjithë kanë qënë dhe janë kriminel dhe nga ata nuk mund të presësh gjë tjetër vetëm pabesinë, midis tyre ka edhe të penduar dhe të gënjyer. Kriminelët si Lam Gjidi, Lem Vrapin, Ram Draga, Martin Laca, Rezbati, Zef Lusha etj, janë njerëz më të paskrupullt që nuk njohin normat njerëzore.

Një gjë të bënë përshtypje nga leximi i romanit “Mërgata e qyqeve” sepse autori tregon rrjedhën e ngjarjeve me një gjuhë të pastër dhe rrjedhshëm sikur ta ketë jetuar vetë këtë situate në mërgatë.

Tiranë/ 21/01/2026



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx