| E hene, 26.01.2026, 06:53 PM |
MËRGATA E QYQEVE E SHKRIMTARIT NASHO JORGAQI
Nga
Bashkim Saliasi
Autori
Nasho Jorgaqi sjell në vemëndjen e lexuesit, romanin me titull” Mërgata e
qyqeve”, në të cilën trajton temën e emigrantëve shqiptarë, që u larguan pas
luftës së Dytë Botrore në Europë, SHBA, Australi, Belgjikë etje.
Personazhet
kryesor të romanit të vendosur në Qendrën e Emigracionit në Belgjik stërviten
në grupe dhe hidhen si Diversantë në Shqipëri për të rrëzuar systemin komunist,
por dështojnë dhe bien pre e sigurimit të shtetit Shqiptar.
Personazhi
kryesor i romanit, Manush Kelmendi, punonjës i sigurimit shqiptar arrin të
infiltrohet në grupin e këtyre emigrantëve dhe na shfaqet në roman si njeriu i
urtësisë, diturisë, maturisë dhe hipokrizisë për të realizuar qëllimin e tij,
për të cilën shteti e kishte nisur që të bënte atë lloj jete.
Shkrimtari
Jorgaqi, portretizon në mënyrë të përkryer të gjithë personazhet e romanit, në
saj të studimit të tipeve dhe karaktereve dhe nxjerr në pah zgjuarësinë e
popullit tonë edhe pse roli tyre në roman është pozitiv apo negative.
Përshtatja
e Manush Klemendit me jetën e kampit, paraqitja me dinjitet dhe urtësi, janë
tipare që u përkasin njerëzve të arsimuar sikundër ishte ai, por kjo ndjenjë
spikatet edhe te ata persona më pak të arsimuar sikundër është Shpendi.
Në
këtë roman ndërmjet të tjerave autori nxjerr në pah ndjenjën kombtare, ku ne si
popull nuk arrijnë të na joshin me pasurinë dhe arin e tyre para ndershmërisë
dhe ruajtjes së dinjitetit të familjes dhe ndjenjës kombtare.
Kjo
pasqyrohet mjaftë bukur në rastin e personazhit të Shpendit, kur prifti kërkon
që të mohoj flamurin dhe emrin e tij.
Ja
një frabment:
-Do
të pagëzoj e me këtë ti do ndërrosh fenë dhe kombësinë. Do të marrësh një emër
për të qënë. S’do bësh ndonjë gjë të madhe; do të shkelësh flamurin e vendit
tënd, pastaj do të zhvishesh dhe do të futesh në këtë buten me vaj. Pas kësaj,
nuk do të jesh më ai që ishe, do të kesh një tjetër fe dhe tjetër kombësi. Them
të pagëzohesh me emrin Petro. Të pëlqen? ...
Ik
tutje, o djall i zi! S’ka bir nëne të më ndërroj mua kombësinë. Shqiptar kam
qenë dhe shqiptar do të vdes. Por, ti mirë ma bëre, derisa mbeta kësisoj
rrugëve të botës!
Raste
të ngjajshme me personazhin e romanit “Mërgata e qyqeve” jo pak herë u
përsëritën në Greqinë fqinje, ku emigrantët e paformuar ndërruan emrin dhe
kombësinë për të përfituar nga shteti grek.
Nëpër
intervistat që jepen në stacione televizive jo pak raste dëgjojmë se shumë
shqiptar për përfitime ekonomike kanë ndërruar emrin dhe kombësinë, dhe kjo
vihet re te njerëzit e paformuar dhe jo te ata emigrant që kanë formimin e
duhur nuk pranojnë të bëhen pre e këtyre mashtrimeve për përfitime të momentit.
Personazhet
e romanit Adem Bozho dhe Faik Bokërrima arrijnë ta rekrutojnë Manush Klemendin.
Autori romanit Nasho Jorgaqi nëpërmjet figurave letrare personifikon tipet dhe
karakteret e personazheve nëpërmjet sarkazmës, metaforës, dhe satirës arrin dhe
analizon gjendjen shoqërore të tyre.
Adem
Baxha, njëri nga njerëzit më të zgjuar të mërgatës, autori na e paraqet me të
gjitha atributet, pra si njeri i të gjithave. Gërshetimi ngjarjeve dhe
ndërthurja e karaktereve të atyre njerëzve, që u kishte humbur çfarë do lloji
ndjenje njerëzore, Jorgaqi na e sjell shumë bukur në të gjitha faqet e librit.
Alternimi
i tipeve dhe karaktereve të të gjitha llojeve të emigrantëve politik, ku disa
prej tyre kishin lyer duartë me gjak dhe i kishin bërë një mijë të zeza
bashkëkombasve të tyre.
Me
një penë të hollë dhe mjeshtërisht përshkruan tipet dhe karakteret e njerëzve
të gënjyer dhe mashtruar, që janë bërë pjesë e tyre, por me kalimin e kohës e
kuptojnë gabimin e bërë dhe rreshtohen krah Manushit.
Porosia;
“Mos harro se në mesin e tyre ka njerëz të gënjyer e të penduar. Ti do t’u
zgjatësh dorën dhe do t’i kthesh në shtëpi.” …
…
“Përse duhet të trazohesh me politik, kur shumkush e di politikën e mërgatës, e
ka marrë me kohë e me vakt lumi? Ti në kamp ke qëndruar jashtë grupeve
politike, larg grindjeve të tyre dhe nga kjo veç mirë ke pasur”.
Rasti
më i mirë që na sjell autori është Shpendi dhe më vonë pas një njohje të
thelluar me të, del dhe kosovari Hasan Rexha, që e rreshton Manushin në sofrën
e tij bashkë me gjithë pjestarët e familjes. Më vonë Shpendi do të bëhet
dhëndërr i Hasanit. Nasho Jorgaqi na e paraqit në libër Manushin, një njeri të
zgjuar me tipare burrërore, të matur dhe të durueshëm që i kalon kufinjtë
njerëzor, deri aty sa arrin të kapërdijë dhe të përtypi fëlliqësirat që i kanë
bërë këtij kombi, vetëm që të kryej detyrën që i është ngarkuar.
Ai
pranon dhe shfaq ndjenja njerëzore edhe për punëtorët e huaj, por për hir të
misionit që i është ngarkuar, vritet shpirtërisht, por duron.
-Zotni,
ai që mohon një atdhe, e ka të pamundur të gjej një atdhe të dytë, -i thotë
Belgjikasi.
Autori
na përshkruan aq bukur dhe me finesë sedrën e njerëzve të rrëzuar nga karrigja,
që tashmë e kishin të qartë, se kishin kaluar 20 vjet dhe përsëri mbanin
shpresë që ofiqet dhe gradat do t’i rifitonin një ditë. Midis tyre kishte dhe
njerëz të pashkolluar, të gënjyer që nuk arrinin të kuptonin se koha e tyre kishte
perënduar një herë e mirë.
“Zotësia
jote është të qëndrosh në gjysëmhije, Bëje jetën të shpërndarë që askush mos ta
ndërtoj dot biografinë e vërtetë” ….
… ”Mbas zgjedhjes së Manushit sekretar i
këshillit të Partisë së Legalitetit, gjithë veprimtaria e saj ndryshoj. Por
njëkohësisht kriminelët që kishin vrarë e sakatuar nuk kishin besim as te
vetja, filluan ta mbikqyrin Manushin”.
Autori
librit Nasho Jorgaqi sjell në kujtesën e Manushit, porositë e marra në qendrën
e istruksionit.
“Është
detyra jote të ndihmosh dhe të sjellësh në rrugë të drejtë, të gabuarit dhe të
penduarit. Ti je dora e popullit, që ua zgjat atyre kudo qofshin, në çdo pikë
të dheut.”…
Loja
e thurur nga zoti Manush bënë që kriminelët të mburren për bëmat e tyre në
kohën kur hidheshin diversant në Shqipëri.
-
“Kujtoni ju se ne e hëngrëm, por, po të pyesni zotin Kakanalis, ai e di mirë se
nuk na e hodhi dot, dhe se ajo manovër i kushtoi shumë shtrenjtë”, - thoshte me
vete Manushi, por puna ja donte që ti përtypte dhe të krenohej me këtë vepër
makabër që kish bërë ky kriminel që meritonte të varej në litar.
Në
libër personazhi Haxhi Zeka, del me tipare burrërore dhe të besës që edhe pse e
dinte se çfarë e priste nuk e jep vetem para këtyre bastardve, që jo vetëm që e
therën me thika, por dhe e bënë copa-copa dhe e varrosën që mos ti gjendej as
varri.
-“Ç’keni
për të bërë e bëni! -na u kërcënua më në fund Haxhiu.
-Atë
ç’kemi për të bërë, ke për ta parë, - i tha Gjin Zhuri dhe i nguli thikën në
anën e kundërt të zemrës. Pas tij u vërsulëm ne, e sejcili për hesap të vet. Të
më besosh, ia shqyem rrobat dhe ia shkulëm mishin për së gjalli. E coptuam me
thika, i dogjëm flokët me zjarr, ja ngulëm bajonetat në shputat e këmbëve. Nuk
tregohen ato që i kemi punuar atij njeriu. E megjithëatë, sa po dëgjoheshe ti
që s'ishe atje, aq u dëgjua edhe ai. Ai paskësh pasur shtatë shpirtëra. Nuk tha
asnjë herë: oh, xhanëm. Pastaj e bëmë atë që s’ta merr mëndja. Pa i dal xhani,
e prem copa-copa dhe e groposëm, një çik më tutje nga vendi ku kishim
qëndruar”…
Vetëm
duke lexuar këto rreshta e mer mesazhin, se çfarë të këqia i bënë popullit këta
kriminel të luftës së dytë botrore, apo kuislingët që braktisën vendin gjatë
pushtimit të vendit tonë nga Italia fashiste dhe Gjermania naziste.
Me
një penë mjaftë të hollë, Jorgaqi na përshkruan personazhin Dyl Sqolli që për
paranë shet edhe tanë dhe në mërgatë njihet si mashtrues dhe spiun i policisë,
por me saktësi nuk dihet se kujt i shërben. Njerëz si Dyli i shërbejnë kujtdo
që e paguajnë.
“Ti
nuk je një zbatues mekanik…Vepro dhe ndërto variante në përputhje me rrethanat.
Guximi dhe urtësi, guxim dhe mënçuri!” ….
Me
mjaftë mjeshtëri autori ndërton dialogun midis Manushit dhe Hasan Rexhës dhe në
pah nxjerr besën, një virtyt që i takon vetëm shqiptarit, që e ruan në jetë të
jetëve….
Nasho
Jorgaqi në këtë roman nëpërmjet personazheve të Manushit, Shpendit dhe Destanit
përshkruan në mënyrë të shkëlqyer shpirtin e sakrificës, urtësin dhe trimërinë
që rrall kush mund ta ketë.
“Ruaje
veten nga gëzimi i suksesit të aksionit. Padronët e Ramës do të përpiqen të të
godasin. Mendo me gjakftohtësi për detyrat që të presin. Tani rruga drejt
pallatit të është hapur” ….
Personazhi
më negative i romanit është Ramë Draga, ky kriminel, kaluar kriminelit zbulohet
nga vet llumi i asaj shoqërie, ku ai kishte vepruar dhe vepronte, herë si
bashkëpuntor dhe herë duke ua futur edhe njerëzve të tij.
Ishin
po ata njerëz të tij, që i kishin lyer duartë me gjak dhe kishin bërë sa e sa
krime së bashku që e demaskuan Ramën dhe zotin Ihsan Maçi që e mbante vetem si
kryetar të degës.
Të
gjithë personazhet e përshkruara në roman nga Jorgaqi zbërthehen sipas tipeve
dhe karaktereve të tyre. Edhe pse të gjithë kanë qënë dhe janë kriminel dhe nga
ata nuk mund të presësh gjë tjetër vetëm pabesinë, midis tyre ka edhe të
penduar dhe të gënjyer. Kriminelët si Lam Gjidi, Lem Vrapin, Ram Draga, Martin
Laca, Rezbati, Zef Lusha etj, janë njerëz më të paskrupullt që nuk njohin
normat njerëzore.
Një
gjë të bënë përshtypje nga leximi i romanit “Mërgata e qyqeve” sepse autori tregon
rrjedhën e ngjarjeve me një gjuhë të pastër dhe rrjedhshëm sikur ta ketë jetuar
vetë këtë situate në mërgatë.
Tiranë/ 21/01/2026