E hene, 19.01.2026, 04:04 AM (GMT)

Kerko: a

Eduard M. Dilo: Fjala që na rëndon më shumë - "Më fal"

E diele, 18.01.2026, 06:56 PM


Fjala që na rëndon më shumë: "Më fal"

Nga Eduard M. Dilo

Sa të vështirë e kemi ne, shpesh, të themi fjalën "më fal". Edhe kur kemi bërë gabim, ose e dimë se jemi në gabim, hezitojmë ta pranojmë dhe përpiqemi t'i shmangemi faljes. Edhe kur të tjerët insistojnë se ke gabuar dhe se duhet të kërkosh falje, ti vazhdon të qëndrosh në mendimin tënd, edhe pse i padrejtë.

Në fund, i imponuar nga opinioni apo nga mjedisi, vendos ta kërkosh faljen. Shkon tek ai që ke lënduar, pa e parë drejt e në sy, dhe thua: "Më fal, por edhe ti kishe faj...". Në këtë mënyrë, falja humbet kuptimin e saj. Nuk është më një ndjesë e sinqertë, por një detyrim, një fjalë e thënë për sy e faqe.

Sa keq që ndodh kështu.

Kur gabon dhe je i vetëdijshëm për gabimin, falja duhet të vijë nga ndërgjegjja. Duhet të kërkohet me sinqeritet, sepse vetëm atëherë ndihesh i çliruar shpirtërisht. Falja nuk është dobësi; përkundrazi, është forcë.

Të kërkosh falje është një akt thellësisht shpirtëror. Është çlirim, është paqe e vendosur me veten dhe me tjetrin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx