| E diele, 18.01.2026, 06:56 PM |
Fjala që na rëndon më
shumë: "Më fal"
Nga
Eduard M. Dilo
Sa
të vështirë e kemi ne, shpesh, të themi fjalën "më fal". Edhe kur
kemi bërë gabim, ose e dimë se jemi në gabim, hezitojmë ta pranojmë dhe
përpiqemi t'i shmangemi faljes. Edhe kur të tjerët insistojnë se ke gabuar dhe
se duhet të kërkosh falje, ti vazhdon të qëndrosh në mendimin tënd, edhe pse i
padrejtë.
Në
fund, i imponuar nga opinioni apo nga mjedisi, vendos ta kërkosh faljen. Shkon
tek ai që ke lënduar, pa e parë drejt e në sy, dhe thua: "Më fal, por edhe
ti kishe faj...". Në këtë mënyrë, falja humbet kuptimin e saj. Nuk është
më një ndjesë e sinqertë, por një detyrim, një fjalë e thënë për sy e faqe.
Sa
keq që ndodh kështu.
Kur
gabon dhe je i vetëdijshëm për gabimin, falja duhet të vijë nga ndërgjegjja.
Duhet të kërkohet me sinqeritet, sepse vetëm atëherë ndihesh i çliruar
shpirtërisht. Falja nuk është dobësi; përkundrazi, është forcë.
Të
kërkosh falje është një akt thellësisht shpirtëror. Është çlirim, është paqe e
vendosur me veten dhe me tjetrin.