E enjte, 15.01.2026, 09:43 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Me vitet e vuajtjes së katër dënimive të skalitura në dorë

E enjte, 15.01.2026, 06:55 PM


Me vitet e vuajtjes së katër dënimive të skalitura në dorë

Nga Kastriot Dervishi

Fazli Deli Zenuni, lindur më 6.9.1941 në Çabër, afër Mitrovicës, pasi ishte dënuar nga regjimi jugosllav, kërkoi shpëtimin në Shqipëri, por si gjithë kosovarët e ardhur, u keqtrajtua dhe u dënua 4 herë nga regjimi komunist. Vuajti gati 20 vjet heqje të egër lirie. Erdhi 25 vjeç në Shqipëri në vitin 1966 dhe u largua 50 vjeç në vitin 1991.

Pasi e mbajtën të izoluar në Shijak, e çuan për banim në Rubik. Pasi u njoh me mënxyrën komuniste internacionaliste, kërkoi të arratisej, por një shofer e dorëzoi në Kukës në vitin 1967. Pas lirimit u vendos në kampin e përqendrimit të kosovarëve në Çermë të Lushnjës. U dënua në Lushnje në vitin 1972 dhe u ridënua për agjitacion e propagandë në vitet 1975 kur vuante dënimin në Ballsh e në vitin 1984 në Zejmen. U lirua më 16.10.1990. Pas lirimit u kthye në vendlindjen e tij, i rrënuar dhe i lodhur. Në krahun e tij shkroi vitet e vuajtjes nga regjimin komunist në Shqipëri, si fotografi të fatit të hidhur që e gjeti. I iku rinia kot. Por kjo ishte politikë zyrtare e shtetit internacionalist komunist. Në krah shënoi vitet e këqija të fatit të tij të zi. Po ta njihte të keqen nuk do ta vuante atë.

Shënim: I përmenduri është pjesë e studimit tim për rreth 1000 persona që vuajtën shumë vite heqje lirie gjatë regjimit komunist. Kush ka informacione plotësuese nëse rron ose jo personi në fjalë, ose foto të tij, është i lutur t'i përcjellë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx