E hene, 29.12.2025, 07:12 AM (GMT)

Mendime

Ismet Hasani: Mendime etike e morale (5)

E diele, 28.12.2025, 06:51 PM


Mendime etike e morale (5)

Nga Ismet M. Hasani, Suedi

*Të fluturosh në ajër (hapësirë) është aftësi, të fluturosh për tokë është kokëboshtësi dhe çmenduri!

*Forca fizike dhe instiktet janë karakteristike dhe të pranishme të të gjitha krijesat - gjallesat e botës, ndërsa forca e mendjës, arsyeja e shëndoshë, janë karakteristike vetëm të qeniet njerëzore.

*Bjerrja e kohës njeriun e bën pertac, pasiv, parazit, jokoheziv dhe jokombatibil me ambientin. Ajo e bën edhe jo mobil, jo atraktiv, madje edhe depresiv.

*Në një vend ku shumica e popullit e bjerrin kohën kot, nuk mund të lindin vepra të mira.

Njeriut i duhet shumë kohë për të folur për kohën!

Njeriu, për dallim nga shtaza, është i paisur me intelekt, përgjegjësi dhe llogaridhënie. Pa llogaridhënie nuk ka ecuri, nuk ka përparim.

Me e quajt njeriun "kafshë - shtazë), ndoshta do të ofendosh shtazën, ngase, ngandonjëherë, atë që bën njeriu, shtaza nuk do e bënte.

Forca ndërgjegjës është aq e madhe (e fortë) sa që të  pafajshmin e liron  nga frika, ndërkaq të fajshmin (fajtorin) e gjykon dhe e dënon rëndë.

* Përparimi kryesor përcaktues i jetës rrjedhimisht barometri i procesit jetësor, për secilin individ, grup shoqëror, popull dhe komb, duhet të jetë: bëmirësia dhe përkushtimi deri në sakrificë dhe vetmohim për tjetrin dhe për të tjerët, pa dallim kush janë dhe çfarë janë.

Të gjitha tjerat mund të jenë irelevante (të parëndësishme), prandaj kërkoni që jeta të kalojë në gëzim e lumturi, duke i gëzuar të gjithë, nga se jeta jonë është e shkurtër, kalon shpejt, ndaj kalone mirë e jo me nderskamca, intriga e keqbërje!

* Jeta e njeriut kalon shpejt (sa qel e mshel sytë), por është edhe e gjatë sa që njeriut, sa  është gjallë i kthehet e mira dhe e keqja, e liga!

Dy determinuesit parësor, dy polet kryesore të cilat përcaktojnë substancën, rëndësinë dhe cilësinë e të jetuarit, janë SHËNDETI dhe SËMUNDJA.

Kur përfundon e para (shëndeti) fillon e dyta (sëmundja) e cila vepron e vepron dhe pastaj PËRFUNDON - përfundon edhe jeta. Njeriu, me besim të plotë në Zotin (Krijuesin) lidhur me jetën dhe vdekjën, i bën dy lutje:

E para, O Zot të lutëm më lë të jetojë aq sa Ti e di se jeta është e dobishme për mua!

E dyta, O Zot, prapë të lutëm, merrma shpirtin, kur Ti e di se vdekja për mua është më e dobishme se jeta.

Kufiri midis shëndetit të mirë dhe shëndetit të lig, është po aq i hollë, sa hapësira midis dy shtresave të lëkurës se qepës.

*

Duke dashur të bëhesh i pazëvendsueshëm, kërkohet të posedosh shumë  kujdes, sepse do të biesh në pus ose theqafje në humbëtirë, bëhesh i heshtur, gati inekzistent dhe i zhdukur.

Nëqoftë se  bjen në "baltën e gjallë", nga e cila, sa më shumë përpiqesh që të dalësh, ajo aq më shumë të terheq poshtë.

Mos e humb arsyen e gjykimit e të veprimit. Po e humbe gjakftohtësinë në mendim e veprim, urtinë e njerzishmërinë, i ke humbur te gjitha.

Vullneti është shtylla kryesore e suksesit dhe jetës.

Për të kryer një veprim ose një punë nevojitet të posedosh: dituri, vullnet dhe kushte të përshtatshme..

Mësohu që të qëndrosh drejtë e dënjësisht në rast furtunash e sfidash.

Përpiqu të gjykosh drejt, përpara ke njeriun (të cilin po e gjykon).

Adaptohu me gjendjen, njerëzit dhe situatën në të cilën gjendësh! Përndryshe do bëhesh: maskara, pizeveng, i gjallë por je si hiri. Mësohu që mos të kesh as pak, as shumë. Mos lejo që të veprosh si somnabull (si në gjumë). Gëzohu edhe kur asgjë nuk gjenë, por në raste të zik-zakeve të jetës, përzhdrejeve, përiqu të mësosh.

Nuk është burrëri, kur duhet të qëndrosh, të ikësh. MOS IK!

*

Të lumtë ata që e duan, predikojnë, e ndjejnë dhe që punojnë për të mirë të vetvetës dhe mirëqenien e të tjerëve (të gjithëve); për etikën dhe për moralin kolektiv, për kauzën, për ardhmërinë gjithëshoqërore e gjithënjerëzore. Për këto do të jenë të shënjtëruar, të shënjtë dhe të përjetshëm, që punojnë palodhëshëm dhe i mbrojnë vlerat dhe vyrtytet e sipërapostrofuara.

*

Jeta e bazuar në përpjekje, punë të ndershme - me dinjitet, në përkushtim dhe sakrificë për të tjerët, është jetesë e drejt dhe e vërtetë.

Toleranca, gjakftohtësia, sjellja racionale dhe justifikuese ndaj iracionalës, meskimës, injorancës dhe mizantropisë, paraqet piedestalin e dritësisë se MENDJES, madhështinë njerëzore, dinjitetin lapidar - emblematik, peshën e personalitetit por edhe eliksirin për ndërshmëri, integritet, drejtëshmëri dhe jetëgjatësi.

V i j o n



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx