E shtune, 08.11.2025, 11:18 PM (GMT)

Kulturë

Illo Foto: Resmi Osmani - 'Princesha zadrimore Jerina Dushmani'

E shtune, 08.11.2025, 06:53 PM


Përsiatje, për novelën ”Princesha zadrimore Jerina Dushmani” e autorit Resmi Osmani

“Jerina Dushmani“, novela me  19 faqe e  R. Osmanit

Nga Illo Foto

Na është bërë shprehi të shohim  novela , me nga  njëqin e më shumë faqe , sikurse , nuk na besohet se ka  romane me më pak se mbi njëqind  faqe . Rekomandimet   e gjithëhereshme të kritikëve , kanë  qenë ,  që të shkruarit  shkurt  është  elegancë, në të trajtuarit parësor të   prozës së gjatë.

Së pari novelën e lexova në portalin “Fjala e Lirë”.

Novela  , që kemi në analizë  , është vetëm 19 faqe. Ngjarjet , që shtjellohen brenda saj  janë   diku te  shtatë , por të lenë mbresa  sikur  , ke  lexuar nje roman  me  dyqind faqe . Subjekti është  arbëror  . I përket kohës së Skënderbeut  , madje  ,  pjestare të familjes skëndebejane , janë  personazhe të  novelës .

Përpara se të tregoj   përmbajtja e shkurtër , siç  e do  mëyra e trajtimit të një përseiatje , do të  ndalem ne  guhen  e perdorur nga  autori Osmani në prologun e novelës .  Gjuha  e fillimit te    noveles , dhe sa here vihen ne levizje  personazhet , është   e dialektit  gegë  e pastër . Po përmend një fraze : “ A ta ka sjelle hera m’e  pa kund varzën e Lek Dushman  Zadrimorit?Jo bre , as kam uzdaje me  e pa kund . Po pse pvet ? …etj.” Kjo është gjuha , që është  shtjelluar gjithë vepra . Esht një vepër e plotë  historike , që  na sjell    analiza  jetësore ,  trimat  arberore    Kastriotëve në   vitet e largët 1470 .

Unë , si lexus  tosk , e pëlqej dialrktin gegë , që ka përdorur  autori i novelës . Eshtë nje arberishte   e ëmbel.. Dialektet jane pasuri gjuhesore natyrale . Ka dhe nje problem tjetër , jo më pak të rëndesishëm dhe llogjik . Si mund të flasin  personazhet historike   gege , gjuhën standarte ?

Mbasi  autori na njeh  me  banesën familjare të  personit  historik  Lek Dushmani , sundimtar i Zadrimës  dhe Pultit, na thotë se  Jerina, bija e tij   ishte trashëgimtarja e vetme  e  pronave , që qeverriste i ati , nje person i njohur   historik , i kohës skenderbejane  .

Jerina  , ishte beqare , ne lule të  moshës . Bukuria  e  jashzakonshme , me nam, ishte një nga stolitë e saj.

Në një prej ditëve , për festën e Ujit të bekuar , Bab e bijë  u nisën  , në qytetin e Shasit, për  të festuar te  axha ,  Imzot Pal  Dushmani . Gjatë festave , Jerina , nën shoqerinë e xhaxhesës Dava , shëtitën buzë liqenit . Gjat shetitjes , syri ju pa dy burra shqipëtare , që njeri u prezantua  , me emrin  Lek Zaharia . Këmbyen fjalët   e para , por Jerina  ndjeu  se ju trondit zemra  , për këtë trim , që njihej edhe si   familje  fisnike   e lartë . Zemra   e  Jerinës , , po  i çante  kraharorin. Ndodhi ajo , që ndodh shpesh biollogjikisht , Dashuri me shikim të parë .

Ja si na i përshkruan autori këtë moment psikollogjik :   “ Këtu s’kishte kush na shihte , veç liqenit dhe unë u ndjeva mirë, që ai ishte bri meje. Guxoi dhe mori në të vetën dorën time dhe, vështrimi i syve të tij të kaltër si ujët e liqenit, u zhyt në sytë e mi. Ah ç’vështrim! I tillë që zbret thellë në shpirt. E dija, pas një vështrimi të tillë nuk kishte rrena dhe hile, veç ndershmëri e dashuri. Më përcolli dhe më tha se do shiheshim të nesërmen.”

Mbasi u realizuan festimet për ditën e Ujit të Bekuar , Jerina me babanë  u nisën , për në   Zadrimë  . Me një karvan  tjetër  , përkrah tyre , udhëtoi dhe Lek Zaharija

Në dasmën e martesës së Muzak Topisë me Mamica Kastriotin, ku ishin të ftuar Lek Dushmani me të bijën Jerinën si dhe të dy Lekët, Dukagjini dhe Zaharia, të dy princat , shkuan dhe i kërkuan doren e Jerines.

Tata  ju dha përgjigjen   e merituar , që po e shënoj më poshtë :

“ Pas një heshtjeje torturuese, tata u përgjegj:

-“Trima,më nderuat me kërkesën tuaj. Të dy, nga ajka e fisnikërisë arbërore, jeni të denjë për dorën e sime bije dhe miqësinë e principatës së Dushmanëve. Vërtet unë jam i  Ati, por, i takon asaj të vendosë e të  zgjedhë për njerin prej jush, ose për asnjerin! Jerinë, bija ime, të dy princat të kërkojnë për nuse. Tata ma la mua zgjedhjen”.

Natyrisht   Jerina   foli në favor të  të dashurit të zemrës . Problemi ra në  shtratin natyral të  zgjidhjes njerëzore . Mbas këtij takimi të dy Lekët u   shamatuan në  oborr , dhe  përdorën  shpatat . Ndërhyri  Vrana Konti dhe  u vendos  paqja  midis  luftëtarëve .

U lidh kontrata e martesës  dhe pritej me pa durim  dasma , që do të ishte madhështore .Një dasmë princore. Leka ( Zaharija ) me një shpurë të vogël , u nis për  Danje . Banditët i kishin zënë pritë . Nata pa hënë dhe diferencë forcash . Lek Zaharija mbeti i vrarë.

Kjo ishte gjëmë  e madhe  , për  familen e Jerinës , që pritej të bëhej nuse  pas një  odiseje të gjatë  të një dashurie të pastër .Ajo u shpreh gjat funeralit , të njeriut më të dashur , në jetë  : “ Zemra ime e gjorë dhe e pafat.Nuk i duroja dot shikimet e përcjellësve të mortit, më shihnin me mëri, si të isha shkaku i asaj vdekjeje mizore.  Nuk qëndruam për drekën e mortit. Ishte e tepërt. U kthyem në shtëpi.

Jerina vendos të mos martohet por të mbyllet murgeshë në manastir. “Morem në Durrës velierën veneciane, -rrëfen ajo-lundruam në dy dete dhe mbrritëm në Mbretërinë e Sardenjës, në kuvendin e Motrave Karmelitane, ku kam pase qenë  dhe ku  jam edhe sot.”

Motrat Karmelitane u bënë streha fizike dhe shpirtërore  e Jerinës , te nisur , për t’u bere nuse .

Jerina , pati lënë një  testament të madh . Të varroseshe  ne  Danje,  bri  Lekë Zaharise . Në epilog  autori  jep  transportin e  arkemortit te  Jerines  , sipas  amanetit , qe nuk e tret  dheu .

Autori  Osmani  ja ka dalë , që    19 faqe të na japi  një tragjedi , në disa faza  dhe pa asnjë sforcim  artistik .  Jeta   permban në vetvete   shumë   prapësi dhe  tragjedi , të   alterrnuara me  momente gëzimi  . Kulmi i të tëra  gëzimeve   është dashuria ; jo vetëm  dashuria  e çifteve , por  dashuria  si  ligjësi , për boten  dhe për njerzit .    tërë   këtë   materjal  ,  ç’do autor   e manipulon  , simbas  metodës së vet . Mund të trajtohej në një roman historik , siç mund të    mbetej një  novelë , që ja ka  mbritur  qëllimit , për  ndodhitë , që janë    rrokulllisur  , brenda kësaj jete. Mendoj se është shembull konkret si mund të trajtohen subjektet shkurt , që  përbën  vetë   shijen   e lexusve  dhe , që aktualisht  , po kthehet në tendencë  .

Novela  “Jerina Dushmani”,botuar per her ete pare  ne “Fjala e lire “ , dhe tashmë si libër më vete, për nga trajtimi lakonik i  subjektit mbeshtetur nga  niveli i larte artistik , perbejne nje risi ne novelistiken shqiptare  te kohrave  moderne .

Illo Foto – Studjus , NY -  maj  2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx