Mendime
Nikoleta Kovaçi: Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh
E merkure, 05.11.2025, 06:57 PM
Qeveria vjedh me terminologji ordinerësh…
Nga
Nikoleta Kovaçi
Në
copëzat e sms-ve mes Belinda Ballukut dhe vartësit të saj besnik, që SPAK
shpërndan për mediat nëpërmjet zërave të dytë, kanë dalë në pah dy emërtime: pallosh
dhe kurvë! Me gjasë etiketojnë të njajtin person, që në rastin konkret duket që
asht kryeministri i Shqipnisë!
Tue
pa kontekstin në të cilin janë vendos etiketimet ordinere për kryeministrin, jo
për personin, duhet të shihet pak ma thellë problemi: Vjedhja asht kaq e
domosdoshme sa nji kryeministër që asht "pallosh" dhe "kurvë që
kërcënon" nuk mundet me i ndalue për me realizue planin sipas llogarive të
tyne!
Po
si asht e mundun që nji ministre, femën, flet me nji vartës mashkull, me
etiketime të tilla për kreun e qeverisë? Parimisht asnji komponent nuk asht i
besueshëm që duhet dhe mund të ndodh nji dialog i tillë!
Lehtësisht
dikush që e njeh fjalorin e kryeministrit të Shqipnisë do të thotë: po ja, ai
përdor prej nji jete fjalor të tillë me shërbëtorët, bashkëpunëtorët dhe
konkubinërinë e tij! Por jo: edhe pse ai nuk njeh dhe di fjalor tjetër, nji
femër-grua dhe nënë, nuk mundet me e etiketue kryeministrin ashtu, përveç se
kur ata janë në marrëdhanie pazaresh! Nga vetë natyra, femra e ka të vështirë
artikulimin e një sërë fjalësh të fjalorit, sidomos për gjininë tjetër, edhe në
rreth krejt krejt të ngushtë edhe në momente krizash të vetat!
Po
rasti i Ballukut nuk asht rast krize personale, pasi ajo kishte dhe ka në duar
milionat e eurove që dalin nga xhepat mjeranë të shqiptarëve! Ajo nuk po
etiketon kryeministrin me ato dy terma pse ai e ka lanë pa bukë, pa rrogë, që e
merr rrogën nji herë në 2-3 muj, që s'ka me çka blen ilaçet apo nji kg mish
viçi, por sepse kryeministri në pazar nuk asht kryeministri por ai që dikton
rregullat, që kërcënon, që loz herë "palloshin" në sytë e Belindës, e
herë "kurvën" në planet e Belindës! E në këtë lojë miliona eurosh apo
miliarda lekësh, kryeministri ka fuqi që e detyrojnë Belindën t'a etiketojë me
përcaktime ordinere por që nuk janë pakuptim!
Metodologjia
e Edi Ramës, tue u sjell nëpër institucionin e kryeministrisë si në dhomë të
gjumit, madje edhe kur i ka Belindat nëpër kamë, ka krijue mundësinë që
vartësit të sillen jashtë kryeministrie ashtu: fiks si në dhomë gjumi, pak
rëndësi nëse e ndajnë me një, dy, apo disa... Lekët tona janë vjedh e nda
ashtu, vidhen, ndahen e zhduken po ashtu!









