E enjte, 15.01.2026, 04:02 AM (GMT)

Kerko: gjon keka

Doli nga shtypi libri i ri ''Psikologjia Politike'' i autorit dhe studiuesit Gjon Keka

E premte, 03.10.2025, 05:55 PM


Autori dhe studiuesi shqiptar nga Kosova, Gjon Keka, i njohur me shumë botime në fushën e Historisë, Shkencave Politike dhe Publicistikës, vjen tani me një libër të ri që pak është trajtuar dhe studiuar në vendin tonë. Ky është një libër për çdo dashamirës të Psikologjisë, Filozofisë, Shkencave Politike dhe Sociologjisë.

Me këtë botim, autori tregon qartë synimin e tij për t’iu ofruar lexuesve, studiuesve, profesorëve shqiptarë, si dhe universiteteve dhe kolegjeve, një vepër me interes të madh, e cila deri tani është studiuar pak në hapësirën tonë.

Në këtë libër, secili lexues, studiues apo profesor i fushave të Psikologjisë, Shkencave Politike, Filozofisë dhe Sociologjisë mund të gjejë informacion të vlefshëm, por edhe lexuesi i përgjithshëm mund ta shijojë pa përjashtim.

Veprat individuale të autorëve si Makiaveli, Kanti, Herbarti, Dekarti, Spinoza, Aristoteli, Platoni etj., rekomandohen në këtë libër si një orientim i dobishëm për hyrjen në Psikologjinë Politike, sepse ato përmbajnë idetë bazë dhe më të rëndësishme që kanë ndikim në zhvillimin e kësaj fushe.

Libri i Gjon Kekës synon të jetë i dobishëm për ata që dëshirojnë të fillojnë studimin e Psikologjisë, Shkencave Politike, Filozofisë dhe Sociologjisë, pasi është shkruar në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Megjithatë, kushdo që dëshiron të mësojë më shumë rreth Psikologjisë Politike duhet ta lexojë këtë libër si një udhëzues të dobishëm.

Lexuesit mund ta gjejnë librin e autorit Gjon Keka në ditët në vijim në Librarinë Dukagjini në Prishtinë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Një letërkëmbim i rrallë i vitit 1463 ku përmenden ilirët e Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Beteja e Torviollit e vitit 1444, vendimtare për fatin e Arbërisë dhe Europës Gjon Keka: Ishim në ballë të civilizimit europian, por mbetëm jashtë familjes europiane Gjon Keka: Lidhja e Prizrenit u mashtrua nga sulltani, por mbeti simbol i bashkimit kombëtar Gjon Keka: Gjuha e zemrës dhe mendjes është iliro-arbërore – pse të lutemi në gjuhë të huaj? Gjon Keka: Pse Barleti e shkroi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit në gjuhën latine dhe jo në gjuhën arbërore? Gjon Keka: Vetëm në zemrën e historisë sonë iliro-arbërore ka balsam shërues për të gjitha sëmundjet e kombit tonë Gjon Keka: Çadrat që i shkuli Gjergj Kastrioti u rikthyen sërish në shekullin XXI Gjon Keka: 6 Maji të shpallet ditë feste mbarëkombëtare, si ditë e bekuar e kombit tonë Gjon Keka: Dashuria e pastër për atdheun është tjetër nga pseudopatriotizmi Gjon Keka: Festa e Pashkëve dhe ''Vallja e Skënderbeut" Gjon Keka: Gjergj Kastrioti përfaqësuesi i fundit i iliro-arbërorëve të vërtetë Gjon Keka: Luani arbëror Gjergj Kastrioti nuk pushoi kurrë së luftuari për Arbërinë e tij Gjon Keka: Vetëm arbëreshët kanë mbetë të pastërt si pasardhës të vërtetë të Gjergj Kastriotit Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është simbol i shenjtë kombëtar Gjon Keka: Kontributi i madh i dardano-arbërorëve katolik e protestant në historinë e kombit tonë Gjon Keka: Ne si popull duhet ta falenderojmë për çdo ditë Zotin që na dhuroi Gjergj Kastriotin Gjon Keka: Urime përvjetori i 17 i Pavarësisë Kosovë, atdhe i dashur Gjon Keka: Çfarë është ajo që e bënë Gjergj Kastriotin një njeri e arbëror të madh? Gjon Keka: Gjergj Kastrioti ishte komandant i madh, por edhe një politikan i madh

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx