Kerko: a
Agron Tufa: Sot mora një dhuratë luksoze
E hene, 14.04.2025, 06:50 PM
Agron Tufa:
Sot
mora një dhuratë luksoze, mbretërore nga SHBA prej mikut tim, studiuesit Thanas
Gjika - antologjinë me shkrimet publicistike, shënime kritike dhe epistolarin e
zgjedhur të kolosit Faik bej Konica me titull "Për një Shqipëri europiane".
Është një punë heroike e studiuesit dhe përkthyesit të njohur Fotaq Andrea. U
jam pafundësisht mirënjohës bashkautorëve Fotaqit dhe Thanasit për përkujdesjen
në botimin e librit. Janë kontribute thelbësore që mbeten në historinë e
kulturës sonë kombëtare. Libri është format i madh me rreth 900 faqe, i
sponsorizuar nga Federata PanShqiptare "Vatra" dhe donatore të tjerë.
Është
një thesar i padiskutimtë! Aty e kemi të plotë përpjekjen europocentriste dhe
ravagimin e zemrës dhe mendjes së shqetësuar kriticiste të intelektualit
modern, Konicës, dhe thirrjen e tij pasionante për të zhdavaritur mjegullat e
rënda feudale me mbetjet e tyre otomane në shoqërinë shqiptare në agun e
shtetit modern shqiptar, të masakruar e të rrjepur nga kufijtë sakatues. Shkrimet
përfshijnë të plotë periudhën koniciane te revista "Albania". Fotaq
Andrea ka bërë punë të hatashme bletësh e milingonash)), një durim e
këmbëngulje për t'u admiruar. Përndryshe nuk do t'a kishim këtë
"katedrale" të krijuar ndër vite të gjata e në kushte të vështira.
Jam
shumë i prekur nga kjo dhuratë e paçmuar për mua, sidomos në kushtet e
mërgimit. Faleminderit miq dhe mirënjohje e shumëfishtë për ju!