E merkure, 30.04.2025, 02:39 AM (GMT+1)

Intervista » Entela

Entela Binjaku: Kandidatja Enina Leço - Votoni partitë e reja, në të mirë të progresit shoqëror dhe rritjes së nivelit të jetesës!

E hene, 31.03.2025, 06:58 PM


Kandidatja Enina Leço: Votoni partitë e reja, në të mirë të progresit shoqëror dhe rritjes së nivelit të jetesës!

Nga Entela Binjaku

Më 11 maj 2025 qytetarët e Shqipërisë do t´u drejohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e rinj në parlamentin 2025-2029. Në datën  18 mars 2025  Nisma Shqipëria Bëhet bëri të njohur emrat e kandidatëve për secilin qark që do të garojnë në këto zgjedhje. Më 23 mars u prezantuan të 140 kandidatët e Koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" të cilët do garojnë vetëm në lista të hapura. Në fletën e  votimit Koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" mban numrin 6. Ndër emrat e dhjetë kandidatëve  të këtij koalicioni për qarkun e Korçës është edhe emri i Enina Leços. Enina Face Leço është lindur dhe rritur në një familje arumune të qytetit të Korçës. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Bukureshtit në Rumani në Fakultetin e Drejtësisë të këtij Universiteti. Që pas përfundimit të studimeve znj. Leço është kthyer në vendlindje ku jeton dhe kontribuon për një shoqëri të së drejtës dhe demokratike. Ndiqni në vijim bashkëbisedimin tonë.

Cila është Enina Leço dhe si do të dëshironit t´ju njihnin bashkëqytetarët tuaj?

E. Leço: Unë jam Enina (Face) Leço lindur në Korçë në një familje qytetare prindrish te shkolluar qe kane sherbyer disa dhjetra vjeçare ne arsim. Arsimimi i lartë juridik, njohja e disa gjuheve të huaja dhe tiparet e karakterit kane ndikuar ne tentimin e perhershem per shtetin e te drejtes. Ne formimin tim gjithashtu kane ndikuar edhe përvojat jetësore, bashkëpunimi me njerëzit dhe veçanërisht me shtresat vunerabile duke punuar në projekte te ndryshme dhe organizata te ndryshme të huaja per të drejtat e minoreneve dhe grave te dhunuara.

Si erdhi përfshirja juaj në listën e kandidatëve për në parlamentin e Shqipërisë?

E. Leço: Perfshirja erdhi si vazhdim i veprimtarise time qytetare ne kuadrin e ndihmes ligjore qe kam dhene nder vite ne mbrojtje te te drejtave te tyre.

Pse pikërisht kjo parti dhe a keni pasur më parë aktivitet politik?

E. Leço: Unë i jam bashkuar pikërisht kesaj levizjeje pasi programi i saj është më i prekshëm për të realizuar shtetin e të drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe realizimin e interesave të shtresës së mesme dhe shtresave vulnerabile kryesisht. Formimit tim i kanë shërbyer edhe trajnimet që kam realizuar ndër vite prane Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si zbatuese e ligjshmerisë së Kodit Zgjedhor.

Cilat janë sipas jush qëndrimet e qytetarëve ndaj politikës në përgjithësi dhe ndaj forcave të reja politike në veçanti?

E. Leço: Qytetarët janë shprehur për ndryshimin e situatës qeverisëse në vend dhe mendoj se partitë e reja për shume arsye e kane mundësinë të sjellin një frymë të re optimizmi, për një realitet të ri.

Cilat janë pikat e programit që ju i paraqiteni qytetarëve për t´ju votëbesuar?

E. Leço: Shërbimet kanë rëndësinë e tyre dhe arritje ka pasur per të bërë Korçën të rëndësishme në pikepamjen e turizmit .Por kjo nuk është e mjaftueshme kur mungojnë veprimtaritë prodhuese, jo vetëm në bujqësi por edhe në industri, veçanërisht në industrinë e lehtë dhe ushqimore. Për të arritur këtë gjë do behen përpjekje krahas investimeve të huaja duke përfshire edhe diasporën tonë që për Korçën nuk është e vogel duke ju krijuar atyre edhe lehtësi fiskale.

Si ju presin qytetarët kur ju drejtoheni dhe cfarë presin prej jush si kandidatë?

E. Leço: Optimizmi im është i bazuar edhe në vitet e shumta të përvojës time për zgjidhjen e problemeve të tyre sociale.

Cili është mesazhi juaj për qytetarët e Korçës?

E. Leço: Merrni pjesë në votime! Votoni partitë e reja që do të freskojnë veprimtarite politike në të mirë të progresit shoqëror dhe rritjes së nivelit te jetesës!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx