E enjte, 01.05.2025, 05:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Bajram Çeliku – Bali: Hoxha i ''Allahut'' dhe vejusha

E premte, 24.01.2025, 07:57 PM


HOXHA I “ALLAHUT” DHE VEJUSHA

NGA BAJRAM ÇELIKU – BALI

Dredhitë, shakatë dhe anekdotat e plakut mjekërbardhë Xha Deralla, para portës të Xha Mazllëmit, nuk kishin fund. Përditë, lindnin shaka dhe anekdota. Për të vërtetuar këtë na dëshmon edhe një rast kur një gruaje të kojshisë nga fshati Cërvicë i kishte pasë vdekur burri. E mjera grua kishte mbetur vetëm me djalin, dhe renë e sajë me një vajzë të mitur. Ishte koha e Luftës Dytë Botërore, E, djali i sajë i vetëm kishte rrëmbyer pushkën në dorë për t’i dalë zot “Vatanit” (Atdheut), i cili ishte sulmuar nga forca të mëdha partizane në përbërje nga serb, malazezë e shqiptarë: partizanë nga Shqipëria dhe rrethina e Kërçovës. Duke kaluar maleve afër fshatit Osllome, ishte plagosur nga banorët e këtij fshati, dhe ashtu i plagosur kishte vazhduar rrugën në drejtim të shokëve të luftës, që mbronin Trojet Etnike. Ndalet në fshatin Popojan, te dajallarët e tij për të mjekuar plagën e marrë, por aty kapet nga forcat partizane, dhe pushkatohet para xhamisë të fshatit.

Nëna e mjerë mbeti pa burrin, por tashti mbetet edhe pa djalin e vetëm të cilin e kishte si drita e vetme e syrit. Duke shfrytëzuar këtë gjëndje të mjerë të vejushës, Hoxha i “Allahut” katundit, çdo ditë pasi falte mesditën këthente te vejusha e mjerë për ta ngushëlluar atë, por qëllimi qëndronte diku më larg. Xha Deralla, plaku mjekërbardhë i cili çdo ditë qëndronte para portës të Xha Mazllëmit e kishte vërejtur Hoxhën e “Allahut” të katundit, dhe veprimet e tij fetare islame e morale.

Një ditë Xha Deralla, pasi Hoxha i “Allahut” delë nga porta e vejushës, troket te porta e sajë duke hyrë brenda në shtëpi. Pasi pi kafenë, plaku mjekërbardhë e pyetë vejushën se, pse Hoxha i “Allahut” për çdo ditë pas mesditës me thirrjen në  minare “Allahu Ekber”, këthente në shtëpinë e sajë për viztë. Vejusha i përgjigjet se, nuk kishte çare sesi të mos e pranonte në shtëpi. Nuk kishte ide, asesi t’ia mbyllë portën dhe derën. Shkaku, se: ai ishte edhe hoxhë katundi.

Xha Deralla i thotë vejushës, se: e ka një plan të tij se, si njëherë e përgjithmonë ta shpëtonte nga Hoxha i “Allahut”. E porositë vejushën, që kur nesër mesdite do të vinte Hoxha i “Allahut” në shtëpinë e sajë ta gostitëte me një kafe. E, kur Xha Deralla do të trokiste në portën e sajë, ajo të mos dilte shpejt te porta para se, ta bindëte Hoxhën e “Allahut”, që të fshihej te hastra*, dhe ta mbështillte atë me hastrën.

Hoxha, duke parë situatën e rrezikut pranon që të mbështillet me hastrën. Delë jashtë vejusha, dhe ia hap portën Xha Derallës, duke i thënë se porosinë e tij e çoi në vend. Pasi ngjiten në katin e dytë të shtëpisë i bën një kafe Xha Derallës, duke i propozuar që të ulet në një karrike tradicionale shkamin me tre këmbë, por Xha Deralla nuk pranon duke i thënë asajë se, është mësuar të ulet mbi ulësen e mbështjellur të hastrës tradicionale. Ulet Xha Deralla mbi hastër, ku në brendi të saj ishte fshehur Hoxha i “Allahut”. Dhe, plaku mjekërbardhë kërcente me bythët e tia mbi hastër, duke u përpjekur që sa më shumë të shtypte Hoxhën e “Allahut” nën hastër, të cilit shpeshëherë i shpërthenin edhe pordhët, por nuk guxonte të kërkonte ndihmë nga vejusha.

Pasi largohet Xha Deralla nga shtëpia e vejushës, largohet edhe Hoxha i “Allahut” katundit, duke kuptuar se këtë pusi ia kishte kurdisur Xha Deralla. Dhe,  nga ajo ditë, nuk shkoi kurrë më pas mesdite te vejusha. Sepse e dinte, te Porta e Xha Mazllëmit e priste  në pusi humoristi dhe satiristi Xha Deralla. Përsëri, mund t’i ndodhte ndonjë pusi tjetër e kurdisur nga plaku ,,Shejtan”, siç e pagëzoi Hoxha i “Allahut” Xha Derallën...

1.Hastër, shtrojë e moçme tradicionale e thurur nga kashta.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx