Kerko: a
Refik Hasani: Krahina Shqiptare dhe viti i ri 2025
E shtune, 04.01.2025, 07:49 PM
Krahina Shqiptare dhe viti i ri 2025
Nga
Refik Hasani
Në
vendë të urimit për këtë ndërrim motmoti, kujtoj opinionin e gjërë shqiptarë
dhe jo vetëm, se Krahina shqiptare e mbetur padrejtësisht nën administrimin e
Serbisë, që përfshin Preshevën, Medvegjën, dhe Bujanocin, po vazhdon diskriminimi me intezitet të shtuar.
Viti
2025, së paku për 4 çështje, dallon nga vitet
e mëparme.
I.Në
SHBA, jep betimin solem një Administratë e re, ku Presidenti Donald TRUMP, do të jetë përsëri President në
Shtëpinë e Bardhë, kurse Republikanët do të kontrollojnë si Senatin ashtu edhe
Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres,
II.Zgjedhjet
parlamentare në Republikën e Kosovës, jan caktuar të mbahen më 9 shkurt 2025,
III.Zgjedhjet
parlamentare në Republikën e Shqipërisë, jan caktuar të mbahen më 11
maj 2025, dhe
IV.Në
Republikën e Serbisë, pas protestave të studentëve që jan në vazhdim, do të
ketë ndryshime.
Këto
zhvillime, veçmas ndryshimi në Shtëpinë
e Bardhë, dhe vetë Republikën e Serbisë, do të reflektojn edhe në Rajonin më
të pazhvilluar dhe më të
diskriminuar në gjithë Evropën.
Sa
i përketë zgjedhjeve parlamentare në
Shqipërisë, gjatë vitit 2025, pritet të kemi
një ndërrim të diskursit të mbajtur si një qëndrim zyrtar që është
dëmtuar shumë mbi qëndrimin aspak të drejtë që ka mbajtur Tirana zyrtare në
raport, ndaj kësaj Krahine shqiptare.
Kurse për zgjedhjet
parlamentare në Kosovë, gjatë vitit 2025,pritet që Lëvizja Vetëvendosje,
edhe më tej të rritë fuqin dhe shtohet në numër të deputetëve në Parlament, dhe këtu është dhe shofim një avancim edhe më të
madhë në krahasim me gjithë qeverit e
Kosovës, pas viti 1999, në mbështetje të
drejtave themelore të njeriut dhe drejtave kolektive.
Nga
Kosova, mendoj do të vazhdon të kemi
një përkrahje instutucionale, jo vetëm financiar që është filluar të ketë edhe kodë të veqantë të buxhetit
të Kosovës dedikuar Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, por edhe në shtrimin,
ngritjen e diskriminimit i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave në nivele
më të larta të BE-së.
Viti
i ri 2025, mbesim me urimin që ky vit të jetë, ku ky Rajon të jetë vendi i të
ardhmes për fëmijët që rriten, për një përballje me sfida më të lehta, një vitë
për mbështetje shumë më të madhe nga Tirana e Prishtina zyrtare, duke shqyrtuar
mbajtjen e një konference të donatorëve, por edhe pritjet për një mbështetje më
të lartë nga BE-ja.
Shpresoj
se për shqiptarët e këtij Rajoni, Prishtina e Tirana zyrtare të mbrojn përmesë një platforme të drejtat e
kësaj Krahine, por edhe dy parlamentet, do të kërkohet të miratojn një Rezolutë mbi diskriminimin e
shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Mbi
të gjitha marshi-protestues gjithëpopullor mbajtur në mënyrë paqësore i
organizuar nga shqiptarët e këtij Rajoni, më moton e protestës, për ''IDENTITET
dhe DINJITET", realizuar fillimisht në Bujanoc, datë 12 gusht 2024, pastaj në Preshevë, datë 23 shtator 2024, dhe
vazhduar edhe në Medvegjë, datë 3 nëntor 2024, jan aktivitete që do të fillojn
të reflektojn shumë pozitivisht tek në vitin 2025.
Për
vitin 2025, shqiptarët shumicë në këtë Krahinë, do të vazhdojn synimin se e vetmja
shpresë është në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe
në instanca e mekanizma të BE-së, duke u ngrit diskrminimi edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Para së
gjithash, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të
gjitha zhvillimeve.
Gëzuar
Vitin e Ri 2025