E merkure, 07.05.2025, 05:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Pilo Zyba: Ah... çfarë më bërë, o Ardita Lajçi!

E marte, 12.11.2024, 07:54 PM


AH. . . ÇFARË MË BËRE, O ARDITA LAJÇI!

NGA PILO ZYBA, LONDËR

Kaloshina me katër kuaj qëndrojë përpara hotel "Solynor Naama Bay, në qytetin Sharm El Sheikh në rrjedhën e Nilit në Egjipt. Personeli veshur me jelekë të kuq dhe me një kapele të rrumbullakët, mbanin këmisha dhe pantallona të bardha të lehta. Moren valixhet, çantat tona dhe, sakaq u gjëndëm brënda në hollin e madh, të një arkitekture të skalitur si në kohët më të lashta. Na përshëndetën në recepsion dhe na pyetën në anglisht, çfar gjuhe flisni? Kjo ndodh në Egjipt sepse në atë shtet në programin mësimor të shkollave kanë pesë gjuhë të huaja. Është i vetmi shtet në botë që në këtë mënyrë i pyet turistët dhe komunikon me ta, në gjuhën që ata mund të komunikojnë më mirë.

-Shqip, i thashë recepsionistes, nje vajzë nën të 30, e zeshkët po shumë e hijshme.

Ajo vuri buzën në gaz, hodhi vështrimin mbi ne dhe mbi personelin që qëndronte në këmbë për të na shëbyer.

-Kush është zonjusha, më tha, ndërsa të gjithë kthyen kokën nga Ardita që më shoqëronte dhe e kisha në krah?

-Kjo është mbesa e Mehmet Ali pashës, krijuesit të kulturës dhe shtetit të ri të Egjiptit. Në moment sikur kishte rënë ndonjë bombë atomike, i gjithë personeli u përkul përpara me dorën në zemër. U përkula dhe unë pak, dhe pasi u ngrita ju drejotova vajzës. Jemi në dhomën 444 në katin e 4 me pamje nga Nili i madh.

Vajza mori çelsin, unë zgjata dorën. Ajo për të mos u ndier e fyer, mori dy çokollata dhe mi la në dorë, ndërsa çelsin ja dha një djaloshi të gjatë me ca flokë të rënë mbi ballë dhe me një mjekër të butë si lesh rudë nga mosha. Në fakt, ndonse komunikonin me mua, veshtrimet e tyre qëndronin mbi Arditën që e kisha në krah. Ajo qëndronte e heshtur, ashtu e embël si është gjithnjë në qëndrim dhe në fjalë.

-Mos dëshëroni të uleni për një kafe?

-Jemi të lodhur disi nga rruga, thashë, dhe mirë do ishte të pushonim pak, më pas kur të zbresim, qëndrojmë për kafe dhe bisedojmë më gjatë. Ndërsa po i drejtoheshim ashensorit, pashe së të gjithë po na ndiqnin me një vështrim të ëmbël, dhe në buzët e tyre farfuriste në buzëqeshje si fllad që vjen nga një kopësht me trëndafila.

Ishte një mrekulli e vertetë kjo mbrëmje dhe ky perendim dielli. Nga dhoma ku qëndronim, nje penel i kuqërremte si mbi nje telajo të madhe hapesire qëndronte dielli gjysëm në ujë dhe gjysëm jashtë tij, si një fëmijë i pafajshëm që lahet në një govatë të madhe natyrore. Nuk është qëllimi i shkrimit për qëndrimin tonë në Egjipt prandaj po e tejkaloj faqen time të shkrimit.

****

Nga ora 11 e ditës në vijim, përpara nesh shikoj të kalojë një meso burrë rreth të 45.

Pasi na përshëndeti me një zë melodioz dhe të qetë më flet shqip:

-Mund ta marr pak Arditën për ndonjë orë dhe ua kthej përsëri?

Mbeta e befasuar, por njëkohësisht dhe e gëzuar.

-Nga Shqipëria jeni dhe ju?

-Jo zonjushë!

-Po ju flisni shqip!

-Kam qënë ambasador në Tiranë për tetë vjet, dhe gjuha shqipe më pëlqen. Po ashtu dhe historia e saj.

-Në cilën Ambasadë?

-Në ambasadën Spanjole. Quhem Alehandro dhe jam këtu me pushime ashtu si dhe ju. . .

Hodha sytë nga Ardita si për të marrë mendimin apo deshirën e saj, nese kishte dëshire të shkonte. Ajo si gjithnjë, e heshtur, e qetë, e embël.

-Mund ta mërrni, dhe ta ktheni kur mendoni se duhet të vini, i thashë, ne jemi te dhoma 444.

Ai mori Arditën dhe iku, duke më lënë vetëm në mendimet e mia. Në fakt, Arditën, e kisha marrë me vete për të hequr mërzitjen time në ore të caktuara. . . por ja që Arditën e dashkan dhe të tjerët, thashë me vete.

Pasi kalojë një kohë e gjatë, mbeta me sytë nga rruga, prej andej nga ata kishin ikur. Ishte vapë. Kaloje dhe koha e drekës. Hija e çadrës kishte bëre rrotullimin e diellit, ndër kohë e shikoj nga larg zotin Alehandro bashkë me Arditën. Ai erdhi pranë dhe fjala e parë që më tha ishte:

-Më falni zonja Denada, për vonesën. Biseda jonë ishte e këndshme, hëngrëm drekë bashkë dhe nuk kuptuam si iku koha!

-Ju hëngrët, por unë mbeta pa drekë duke u pritur të ktheheni. Në tonalitetin e zërit kuptohej toni qortues. Isha e tëra e mbuluar në djersë.

-Eshtë vapë, shtoi ai!

Në fakt unë isha mbuluar në djersë nga sikleti.

Na dha dorën duke më falënderuar dhe më pas shtojë:

-Besoj do gjejmë mundësinë për të pirë një kokteil së bashku në mbrëmje.

Ne pohuam me kokë dhe ai u largua duke më lënë në dorë disa fletë të shkruara .

U hodha një sy dhe pashë se ishin mendime për artin e shkruar poetik të Arditës. Sa mirë, mendova, kjo i bën mirë dhe i jep krijimtarisë së saj një vlerësim më shumë.

Alehandro Munioz

NJË OAZ I BUKUR POETIK

Gjatë kohës që qëndruam së bashku, qoftë për kafe por qoftë dhe për të ngrënë drekë, kuptova dhe lexova nga biseda jonë se kemi të bëjmë me një vajzë të talentuar, dhe shumë modeste. Arti i saj më ngjan më shumë me një oaz të bukur në mes të shkretëtirës, ku dhjetra pulbardha çukisin me sqep metaforat dhe i ngrejnë ato lart. Vënde, vënde më duket se poezia e saj është e gjitha një metaforë e bukur, që nga fillimi dhe deri në fund. E veshur me shije, por dhe e qëndisur me një varg filigrami. Poezitë e saj më ngjajnë me ata jelekët e qëndisur që mbajnë vajzat dhe gratë e malsisë në Kosovë.

Këtu mund të përmënd disa nga poezitë e saj, por më shumë dua të flas për ato që më folën më fort dhe më bindshëm.

SIKUR T'ISHE LIBËR

Në pllam' të dorës t'kisha majtë.

Me mollza t'gishtave,

butshëm tuj t'rrotullu mbi kopertinë.

Sa kisha dashtë,

Mes rreshtave prajshem me hy n'ty.

Virgjninë e shpirtit me ta marrë

n'secilën germë n'secilën fjalë.

Mas çdo presje me pushu.

Pikçuditëset me t'i çu në tjetër botë,

derisa t'rënkojnë mes zanit t'shterrun,

dhe fryma të më ndalet në at' pikë.

Në vënd të nënshkrimit,

Nji puthje në ballin tand!

Kjo poezi, vargu i saj, metafora e bukur dhe ndërtimi, e bëjnë çdo lexues që poezinë ta pijë si një gotë me ujë në mesin e korrikut. Në imagjinatën e saj, që shumë herë Ardita e ka të përkryer, dashurinë e ka si një libër. Duke e mbajtur atë në duar, lexon me penën e saj ndjenjën, brishtësinë dhe pafundësinë që kërkon brënda saj. Çdo fjalë një metaforë, dhe e gjithë poezia një dashuri e pa fundme, që kushdo e pi me sy, ose më mirë të them e përpin të tërën pa pritur të marri frymë mes presjeve dhe shënjave të pikësimit. Poezia ka një nisje të lehtë, dhe që gjatë leximit rrit tempin, ritmin poetik bashkë me figurat letrare, njëlloj si një maratonist që njeh mirë forcat e tij dhe qëllimin për të arritur fitimtar në fund të garës. Dhe autorja ka zgjedhur këtë mënyrë në maratonën e saj artistike, duke e mbyllur poezinë me një finale të bukur dhe të suksesshme.

Mbas çdo presje, thotë ajo, me finesë dhe me kujdes, me të çu në një tjetër botë. . . pra, në atë botë ndjenjash që të gjithë e endërrojmë e duam, e prekim, por me një ndryshim, Ardita e kthen atë edhe në një art poetik mbresëlënës.

Në artin e saj poetja ka veçorinë e artit poetik. Ajo e gatuan artin e saj në një mënyrë të veçantë. Është e drejt përdrejtë dhe e kursyer në fjalë. Ajo i përzgjedh qoftë tematikat, qoftë mënyrën si i ndërton dhe si e shpreh mendimin e saj. Kjo, tregon për një individualitet, të cilin edhe shumë poetë me përvojë nuk e kanë.

Ja si shprehet ajo në poezinë më poshtë.

KTHEHU VETËM EDHE NJËHERË

Në mangallin e shpirtit t'djegur nga malli,

hija jote sipër prushit, më shfaqet shajni!

Unë pi një gotë verë dhe lutem për ty!

E di, s'më dëgjon,

Ke shtegëtuar në të tjera shtigje!

U bie furishëm telave të shpirtit,

përtej ritmëve të zemrës hakërrehet zëri im,

këndon një serenatë për ty.

Nga shtjella e dhimbjes,

Nxjerr dëshirën të ma përmbushë dielli,

Dhe si rreze të përplaset mbi sytë e tu.

Kthehu vetëm edhe njëherë,

Ende më përkund hija e dorës sate

në djepin e ëndërrave të mia.

Figurat letrare të saj janë të pa dëgjuara dhe të pa përsëritshme në artin poetik. Ajo e pikturon apo e qëndis artin e saj me ngjyrat që ajo mendon më mirë. E vesh metaforikisht me kostumin e saj të veçantë për tja dhënë më pas lexuesit sa me të bukur dhe nga ana poetike dhe nga ana estetike, por dhe nga ajo tematike. Në lulishten e madhe tashmë të artistëve, lulja e saj e mendimit zë një vënd të veçantë. Ka ngjyrim, aromë dhe bukuri fizike të larmishme, ka tingull të ëmbël në pentagramin poetik të artit. Ndonse është një poete me pak përvojë, ajo zotëron me siguri fjalën, di ta gdhëndi atë dhe ti japi formën e një monomenti të qëndrushëm në orkestrën e poetëve.

Ardita me fantazinë e saj është nga ato poete që me vështrimin e saj, e gjen tematikën nga një objekt, tingul, ngjyrë, dhe duke e punuar e përpunuar në fabrikë e saj artistike, i jep jetë, gjallëri, mendim të thellë, dhe nëpërmjet tyre një mesazh që të mbetet në mëndje edhe mbasi ke mbyllur faqet e librit.

Lexojmë më poshtë dhe kuptojmë se Ardita me mikroskopin e saj artistik shikon aq thellë sa fantazia e një lexuesi të thjeshtë nuk mund ta kuptoje, shikojë apo preceptojë.

MISRI

Imagjinoj. .

Sikur drapri i hënës, ta këputë shtatin,

era e Vjeshtës loz me flokun tënd,

kokrrat puthitur gjoksit, t'i ledhaton me pasion.

Me butësinë e gishtërinjëve,

ta zhveshë fustanin palë-palë, ngjitur pas trupit.

Në mullirin e mëndjes, të bluaj në grimca shprese.

Në sofrën e zbrazët e vetmja mrekulli,

Sa herë djersin në duart e mia,

I falem Perëndisë, që më bekojë!

Imagjino i dashur lexues se si era e vjeshtës luan me (flokun e misrit) metaforë e mrekullushme kjo, ndërsa kokrrat e kraharorit ti ledhaton me pasjon. Më poshtë gjithkush që e lexon mbetet pa fjalë nga brishtësia, nga fustani i bukur që xhvishet, dhe nga ku del kalliri i trupit të një vajze të virgjër. Kam lexuar dhe komentuar shumë në jetën time artistike, por këto figura më kanë befasuar dhe më bëjnë të kuptoj se, kemi të bëjmë me një talent që koha ka prurë në tryezën tonë artistiko-poetike.

Te poezia Vera, dua vetëm të marr katër rrjeshtat e fundit të saj, pa mohuar poezinë më lart, por dua ti citoj ato për metaforën e bukur dhe të rrallë që kanë. Thjesht duke lexuar këto vargje, gjithkush në fantazinë e tij krijon lehte imazhin poetik, që të bën të adhurosh artin dhe penën e saj.

VERA

Përmes duarve të mia,

shumë veshul të njomë,

kaluan në fermentim.

Të gjithë i priste i njëjti fat „Mbyllja hermetike"

në kantinën e avanturave të mia,

ku dashuritë e vjetra i ruaj me pasion.

U nxehën gjakrat në damixhanë,

ëmbëlsia e la të vdekur tharmin në fund.

Mushtin e shkumëzuar buzëve,

ia shtrydha nëpër napë.

Bulëzat pikë- pikë,

në gotën e vogël që mbaja në dorë.

Dhe me padurim,

prisja të shijoja ëmbelsinë e saj.

Me artin e saj të bukur, autorja futet dhe në skutat e errta të shoqëris. Për atë botë shpirtërore dhe ndjesore të fëmrës që mbetet ende tabu, por që autorja gjen me penën e saj bisturi, për ta goditur këtë plagë që vjen nga e kaluara dhe me art i jep një kahje dhe një zgjidhje të re, sa të bukur po kaq orgjinale dhe të mënçur. .

KURRË

Kurrë nuk mujta më e kallxu veten,

që kam dasht më kanë.

E kam nrydhë mrëna vetes,

e kam tjetërsue,

krejt pamje tjetër i kam dhanë.

N'këtë botë t'mallkueme,

që për dy gisht ftyrë

duhet shumë më përbi.

Më i mshelë sytë para t'keqës,

me u qeshë edhe kur t'vjen me qa,

para atyne që andrrat dojnë më ti vra.

Në përgjithësi i gjithë arti i saj është i përshkruar nga një formë stil dhe mendim konciz dhe gjërësi tematike, falë talentit që Ardita ka. Mund të përmënd këtu shumë poezi të saj, të cilat edhe duke ngrënë drekë, edhe duke pirë kafe, por edhe pasi qëndrova i vetëm në dhomën time të hotelit për të bërë analizën.

Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se poezitë e saj ti shikoj në dritën e botimin edhe në gjuhën Spanjolle, nëse do të me jepet leja dhe mundësia. Suksese!

Kur lexova analizën e kujdesshme për Arditën tonë poete, ja bëra hallall pritjen në diell për më shumë se 5 orë. Pena e tij kishte hyrë thellë, kishte lexuar dhe analiziar deri në detaje artin e bukur të saj.

***

Ditët ikën shpejt dhe na duhej të fluturonim përsëri, por këtë radhe në një drejtim tjetër drejt kontinentit nga ishim nisur për të ardhur në Egjipt.

Një javë më pas shkarkuam valixhet tona në mes të Athinës në hotelin angles "Grande Bretagne". Po në të njëjtin kat, po në të njëjtin numër. . . dhoma 444 kati i katërt.

Nuk di pse binte në sy ngado që shkoja veshja dhe bukuria e Arditës. Njëri nga drejtuesit e hotelit më pyeti:

-Nga vjen kjo bukuri?

-Nga Kosova, i thashë prerë!Nga ajo Kosovë që ju nuk e keni njohur ende si shtet.

-Jo unë, tha ai si i zënë në faj. Unë jam gati ta njoh që këtë çast, këtë bukuri të Afërditës.

-Kjo është motra e Afërditës, i thashë jo pa ironi.

-Afërdita është greke, mu drejtua gjithë indinjatë!

Kështu të kanë thënë, por pa shiko, ngjajnë greket me këtë? Po ti mbledhësh të gjitha bashkë nuk bëjnë as gjysmën.

Ai e pa që ishte i kotë diskutimin, futi bishtin në shalë dhe iku.

Më pas dolëm në ballkon dhe porositëm një kafe për tu shlodhur sadopak. Përpara nesh shtrihej Parlamenti grek nga njëra anë, dhe Akademia e greqisë nga ana tjetër.

-Po këta, më tha Ardita, mbajnë veshur fustanellën tonë.

-Po, këtë e kemi dhuratë nga Mbreti i Bavarisë, gjermani Oto. Ai e ktheu kostumin tonë në emërtim grek. Ndërsa kjo që shikon përballë është Akademia greke të cilën e ndërtojë shqiptari Simon Sina.

Ditët ishin të ngarkuara, për të parë dhe shpjeguar Arditës athinën, prejardhjen dhe emërtimin e saj.

Ditën më pas dola të pija kafe me një mik të vjetër, që nxjerr një gazetë në gjuhën shqipe në athinë. Kur u ktheva, Arditën nuk e gjeta në dhomë. E kërkova në katin tim, në holl, në mence ku hanim mëngjesin, dhe darkën, por ajo nuk dukej askund. U tensionova, por dhe u trenba. Ajo gjuhën nuk e di, ambjentin e jashtëm nuk e njeh. Mendova se mund të ketë dale dhe ka humbur rrugën.

Zbrita në recepsion dhe pyeta:

-Më falni, por mikja ime që rrimë bashkë, nuk ndodhet lart!

-Nuk e di, zonjë, por shikoj se çelsi i dhomës është këtu. Mos ka dalë diku këtu rrotull.

Por Ardita nuk u duk as mbasdite dhe as në mbrëmje. Thirra një nga drejtuesit e hotelit dhe i thashë:

-Më duhet të raportoj në polici, sepse kjo më ngjet me një ngjarje të jashtëzakonshme.

-Mos u shqetësoni zonjë, ma preu shkurt, ne jemi biznes serioz, kontrollohemi nga kamerat.

-Atëherë më gjeni Arditën, i thashë me ton të ngritur.

Ardita nuk u duk as në ditën tjetër, dhe unë shikoja lajmet dhe gazetat që në mëngjes, për ndonjë skandal të mundshëm.

Ditën e tretë isha shtrirë dhe po mendoja se çfar duhej të bëja, kur ndërkohë ra zilja e recepsionit.

-Urdhëroni, erdhi!?

-Kush, foli zëri nga telefoni?

-Ardita, kush tjetër, të tjerët nuk më hyjnë në punë!

-Jo, dikush tjetër u kërkon këtu poshtë, një zotëri mbi të 60-tat.

U ngrita rrëmbimthi. Diçka ka ngjarë mendova. tani po vjen mandata, hapu dhe të futem, si do tu pergjigjem njerzve të Arditës që u dhashë kaq siguri kur e mora me vete.

Kur zbrita poshtë, shikoj përballë mikun tim Durim Haberin!

-Po ti këtu?

-Më thanë që je këtu dhe thashë të të bëj një vizitë, kemi kohë pa u parë, që kur ike nga greqia për Londër.

-Haber, i thashë, jam e shqetësuar, më ka Humbur Ardita Lajçi!

-Për kë, më tha, për atë vajzën nga kosova? Po, po ti nga e di, ke ndonjë haber, se ju gazetarët futeni kudo!

-Një natë fjeti me time bijë!

-Çfar!

-Një natë tjetër me time shoqe!

-Ku e gjeti vajzën tuaj, dhe gruan tuaj?

Vajza ime punon këtu si menaxhere dhe si pjese e reklamimit të hotelit në greqi dhe jashtë saj.

Biseduam gjatë me të, vajzë e talentuar dhe e pa fjalë. Unë kam shkruar për gazetën e radhës së ditës së premte një reçencë për krijimtarinë e saj.

-Lëri recencat, Durim, se më humbi durimi, ku është Ardita!

-Unë e lashë në shtëpinë time, me gruan dhe vajzën, si duket mund të vinë bashkë deri këtu.

-Merre shpejt të lutem në telefon të vinë tani. . tani! Toni i zërit ishte aq i lartë, sa i gjithë personeli që ishte në sallë dhe holl kthyen kokën, pasi nuk janë mësuar me të tilla veprime.

-Haberi i ra telefonit. Përgjigja nga ana tjetër ishte; do vonohemi pak se jemi në flokëtore, duam që mysafirja jonë të bëhet më e bukur se sa është.

Asgjë nuk po kuptoja.

Durimi më la një tufë me letra në duar dhe më tha. Këtu ke një analizë për krijimtarinë e saj që botohet të premten, mirë u pafshim. Ashtu si erdhi si vetëtimë, iku duke më bërë një dush të ftohtë me shi.

DURIM HABERI

Nuk di me çfar emri ta pagëzoj miken time, që rastësisht bujti në shtëpi. Emri i saj është Ardita, por me ato që unë pashë dhe lexova mund ta quaj Art-dita. Sepse me leximin e artit të saj, mu bë e bukur dita, dhe jo vetëm. Kam rreth 30 vjet që jetoj në greqi, dhe shumë pak poetë kosovarë kam parë në këtë vënd, dhe në momentin e ardhjes së tyre, është bërë shumë zhurmë dhe bujë për krijimtarinë e tyre. Ndërsa Ardita erdhi në heshtje duke na dhënë kënaqësinë e mikpritjes, por dhe të artit të saj të pa bujë, por të bukur dhe mbresë lënës.

Kush hyn në botën e saj artistike të poezisë kupton se kemi të bëjmë me një doktoreshë, qe me bisturinë e lapsit, i bën analizë një bote të tërë shpirtërore mbi ndjenjën dhe në mënyrë të veçantë mbi dashurinë.

Botimet e saj janë të pakta, lulishtja e krijimtarisë së saj sot është e vogël, por ngjyrat artistike dhe mbi të gjitha thellësia e mendimit është deri në qelizën e fundit.

Pa u zgjatur shumë në fjalë, po mundohemi të flasim dhe të analizojmë ato që ajo përcjell te lexuesi.

SA HERË

Sa herë kam dasht

më ik larg t'vërtetës

Me u plotsu andrrave .

Në një botë të mbushun me mëkate,

atje ku shpirtat dridhen

nën valsin e dashnisë,

e trupi i nënshtrohet çmendurive të mendjes.

Ardita është fjalë pakë e punë shumë. Ajo e shtrydh mendimin e saj deri në pikën e fundit për ta kthyer në musht. Në mënyrë që lexuesi të marri vlera dhe cilësi, më shumë se volum. Mendimi dhe puna e saj është që nga liqeni i madh krijues, nga turbinat e hidroçentralit të mendimit dhe krijimit, të bëjë dritë një ide, në mesazh, në cilësinë më të lartë të mundshme. . .

A JE TU E PA

Sa e ame?l

m'vjen dashnia,

Edhe pse shpesh fryme?n ma nal.

M'thuj, pash nji Zot;

A je tu e ni zemre?n

A je tu'i pa

Qysh asht tuj rreh kanshe?m pe?r ty?

Qe edhe nuri jem nrrue ka,

Krejt rrmujen qe kam mrena po e difton!

Shpesh du me dal prej veti,

Vec? me? t'dasht

ashtu qysh di me dasht.

Në pamje të parë poezia e mësipërme ngjet e thjeshtë, por në thellësinë e mendimit shikojmë diçka të veçantë dhe një kontraditë shpirtërore të autores. Ajo kërkon në artin e saj, jo të dukurën sipërfaqësore, por atë të botës së brëndshme. Ajo lufton që në ndjenjë njeriu të jetë i hapur i lirë dhe vetvetja, sepse vetëm kështu vetë bota do shikojë dhe kuptojë, por dhe vlerësojë ndjenjat e njeriut. Dhe prandaj mbyllja e saj është goditëse dhe tronditëse për shoqërinë, që në të shumtën e herës, ndryshe ëndërron dhe dëshëron, dhe ndryshe shfaqet. Të gjitha këto nisur nga mendimet, paragjykimet.

Përveç kësaj Ardita ka aftësinë të luaj bukur me brumin e fjalës krijuese, dhe nëpërmjet një gjetje të vogël artistike të përcjelli dhe një mesazh sa sarkastik, po kaq dhe serioz.

NUK MUJ PA T'DASHT

Sa kanshëm qesh,

Pamjes i jep hijeshi.

Sa amël flet,

ma amëlson edhe ditën.

Nuk muj pa t'dasht,

Edhe pse prej tan asaj amëlsie

Rrezikoj diabetin!

Ajo i lëvron të gjitha vijat e pentagramit edhe pse ndryshojnë tingull, por qofshin dhe minore, dhe bas, tingëllojnë gjithmonë bukur në orkestren e saj të krijimtarisë.

Këndvështrimi i saj, apo dritarja nga vjel tematikën krijuese është futja thellë në shpirtin e njeriut, në atë botë për të cilën sot bëhet pak, dhe lufta për femren, anën sociale, familjare etj, është e varfër dhe vlen për të dëshëruar.

"E vrava dashurinë me duart e mia!"

T'u e dashtë më shumë se ç'duhet,

Ia ngulfata frymëmarrjen e lirë,

e vrava pa paramendim.

Megjithatë e vuajta dënimin,

në qelinë e dhimbjes.

Kam frikë të dashuroj sërish.

Mbase jam i sëmurë dhe,

shndërrohem në një vrasës serik.

Na ndodh shpesh që dashurisë ti dhurojmë gjithçka, sepse kështu ndihemi më mirë dhe më të plotësuar. Por jo tlë gjithë e kuptojnë këtë mirësi, dhe zhpesh zhgënjehemi dhe plagosemi në ndjenja. Edhe kjo tematikë nuk i ka shpëtuar penës së Arditës. Ajo është një gjuetare me përvojë dhe e kujdesshme në gjithçka qe e rrethon. Ajo i jep plumbin zhgënjimit, por dhe lutet për gjetjen e një ndjenje të re, për të mos u zhgënjyer.

Së fundmi edhe një poezi që mendoj se duhet të mbajë fjalën e mbylljes së analizës time modeste, por, që per krijimtarinë e Arditës mendoj se nuk do jetë e fundit.

ZJARRI I FUNDIT

I fryj prushit t'funit,

Qe gati asht me u shu,

Veç edhe një herë kjo dashni t'marrë flakë.

Le t'mi ndezë tan telat e shpirtit

E hi t'bahem në kujtesën e saj.

Zemër gjerësia e saj artistike dhe krijuese, edhe në momentet më të vështira, i jep dashurisë edhe njëherë dorën për të mos e fikur atë vatër të ngrohtë, nga ku lindin ndjenjat e pastra, dhe bëhet jeta më e bukur.

Duke mos dashur ta mbyll këtu analizën time, po ja lë lexuesit të më koregjojë apo të më japi të drejtën për krijimtarinë e saj artistike. Suksese në burimin e saj të kristaltë poetik, që del nga malet e mendimit të saj dhe shkon te lexuesi si ushqim shpirtëror dhe intelektual.

***

Porsa mbarova këtë analizë, dëgjova të trokitura në derë. U ngrita rrëmbimthi dhe e hapa. Në hapësirën e saj pashë një vajzë të rritur, që me buzën në gaz më tha:

-Erdha të prura Arditën, dhe më zgjati librin e daktilografuar që e prisja prej tre ditësh dhe u largua duke u përkundur si një lastar trëndafili nga flladi i mbrëmjes.

E kalova nëpër duar, e përkëdhela si një fëmijë të vogël dhe po mendoja;

Ardita ma dha për ta redaktuar dhe korrektuar, por dhe për një parathënie të vogël para botimit. Por tashmë mua nuk më kishte mbetur asgjë për të bërë në këtë drejtim. Miqtë dhe shokët e kishin bërë analizën dhe mendimet e tyre e kishin plotësuar më së miri qëllimin e punës time.

Nuk më mbeti gjë tjetër vetëm se, ti uroja rrugë të mbarë për te botuesi dhe lexuesi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx