Kulturë
Nuhi Veselaj: Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (12)
E merkure, 06.11.2024, 09:02 PM
Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (12)
Si lindi dhe u rrit territorialisht Komb-shteti
sllavo-serb në shek. XIX –XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët
4)
Ripushtimi i Kosovës nga KRALEVINA serbo-jugosllave 1918 -1941, (23 vjet)
albanofobi kontinuele patologjike
NGA
DR. NUHI VESELAJ
Hyrje
Lufta e Parë Botërore përfundoi më 11
nëntor 1918 me fitoren e Bllokut të Fuqive të Mëdha të Aleancës, ku ngadhnjyen:
Anglia, Franca, Italia, të ndihmuara edhe nga SHBA, ndërsa shtetet e
Bllokut të Qendrës: Gjermania, Austrohungaria, Bullgaria e Turqia humbën , por
pasi paguan dëmshpërblimin dhe me humbje territoresh mbeten shtete, si
Gjermania, ashntu edhe Bullgaria, Austria e Hungaria u ndanë në dy shtete më
vete, Turqia Osmane u shua si perandori, por ishte në konsolidim e sipër si
shtet turk, Rusia u bë komuniste, ndërsa Shqipëria u njoh si shtet në formim e
sipër, por, pa viset shqiptare nën Serbi. Mal të Zi e Greqi dhe e cunguar,
gjithnjë me Shkodrën ende neutrale të premtuar dhe me Vlorën me rrethinë të
okupuar nga Italia.
Ndër shtetet e vogla në Ballkan më së
shumti fitoi Serbia. Ajo pas debaklit që pësoi më 1915-1916, në luftë me
Austrohungarinë (Forcat e Qendrës). kur u detyrua të bëjë tërheqje-shpërngulje
të madhe, dhe pas përjetimit të pesë golgotëzimeve të dhimbshme (Serbi, Kosovë,
Mal të Zi, Shqipri e Korfuz (Greqi) e gjithandej), në vjeshtën e vitit
1918. e përkrahur nga Aleanca, sidomos nga Franc a u rikthye për pak ditë po si
Srpska Kralevina, sepse brenda muajit të rikthimit, tash
shtet-pavarësinë e konvertoi në emërtim tjtërr: Kraljevina Serba
Hrvata i Sllovenaca (Mbretnia Serbe Kroate Sllovene), ku
nën drejtim-sundimin e Kral Petrit –Karagjorgjeviq
të Serbisë, përveç rikthimit të Kosovës dhe Maqedonisë u vu
vullnetarisht Malin e Zi, por aq më tepër, territorialisht pa luftë iu
dhurua edhe Vojvodina, me krahinat Banati, Baçka e Baranja, ashtu edhe Bosnja e
Hercegovina, madje iu bashkangjiten edhe dy shtete kombëtarishst
sovrane Kroacia e Sllovenia, themi sovrane, sepse
edhe pse ishin në kudër t Perandorisë Habzburge gëzonin
elementete e shtetit sovran nacional, andaj edhe tashti në mbretni
të Kralit të Serbisë ruajtën sovranietit popullit-shteit përkatës Kroaci,
Sllovenij, prandaj shteti i ri i përbashkët u quajt: Kraljevina Serba
Hrvata i Sllovenaca (Mbretnia Serbo Kroato Sllovene). Këtu edhe
mua më duhet një sqarim rreth ndryshimi të tillë të emërtimit nga Mbretni e
Serbisë, Mbretni e serbo krato sllvene sundimi me Kroaci e Kraljevina
Jugosllavija (Mbretnia jugosllave).
Së andejmi, emërtimi Jugosllavi
(sallvët e jugut), ishte plotësisht ndtkim i levizjes pansllave, meritë e
politikanëve dinakë e me përvojë serbë: Pashiq, Kral Petar dhe e Aleksandar
Karagjorgjeviq, regjentit dinamik apo për këtë bashkëngjitje patën ndikim
shtetet perëndimore (Franca e Anlia, cilat mjeshtërisht e joshbën kështu
Serbisë me mentalitet ballkaniko turko ruso pravosllav me dy shtete katolike me
mentalitet thellësisht perëndimor (Krosaci e Slloveni). Dhe këtë e bënë
me qëllim që hegjemonizmin serbomadh ta mbanin nën test/Kjo që e thamë
mbetet të vlerësohet, ngase kësahtu diçka do të vërtetohet, siç do të
shohim edhe me rikjijimin dhe shkatërrimin e Serbo Jugosllavisë Federale
Komuniste, apo jo?!
Sido që të ketë qenë, këtë cikël
punimesh kushtuar kryesisht marrëdhënieve serbo-shqiptare (kosovare)
po e parapërfundojmë me trajtim- konstatimin shkurt të ktyre tri temave të
përgjithshme në kuadër te temës bosht Ripushtimi i Kosovës nga Kralevina serbe:
Së pari, dtsa konstatime të veçanta
rreth fillim ripushtimit të Kosovës (1918-1922)
Së dyti, analizë rikujtese në disa
këngë serbe të sajuara gjatë Përpjetës dhe Tatëpjetës së Serbisë por të
specifikuara vetëm për të bëma serbe (1912-1918).
Së treti, Srpsko-Kralevina Jjugosllave
1918-1941, konklomerat popujsh të pakënaqur sllav, ferr për shqiptarët josllav.
a) Disa konstatim të veçanta rreth e
pas ripushtimit të Kosovës 1918-1941,
kryesisht rreth Zonës së Sharrakut të
Rretbjeshkës
Ferizaj-Suharekë –Prizren
Konstatime tona po i paraqitim në disa
pika:
E para, sipas mbamendjes dëgjuar nga
prindët, familja jonë dhe tërë Zona e Sharrakut të Rrethbjeshkës
Ferizaj-Suharekë-Prizren që ishte nën pushtimin bullgar, ripushtimin nga
Shteti Serb shoqëruar nga Franca e kishte pritur më me lehtësi se
pushtimin e viteve 1912-13, madje pritej që pas tragjedisë që pësoi,
Serbia të jetë më e butë nga regjimi 3 vjeçarish serb dhe nga
sapo dëbuari bullgar, ngase tashti me kapitullimin e Bullgarisë,
konkretisht në familjen tonë, kthehet nga burg-internimi Mixha Mustafë (hoxha),
ashtu si shumë të tjerë të denuar me punë të detyrueshme për ndërtimin e
hekurudhës në Kërçovë, por u kthyen edhe familje kaçakësh të internuara në
Serbi -–Bullgari, si ajo e Kabashëve të Krushicës. e bajraktarit të
Budakovëse të tjera . Kishte dhe lehtësi të tjera si kjo që Baba im nuk
qëndronte më sikaçak. Kështu në njëfarë mënyre sin ë mbarë rretinën edhe në
familjen tone e gjithkëndej fillon të normalizohej jeta familjare.
E dyta, fillimisht dukej ashtu, sepse
edhe gjatë shtrirjes së administratës, disi nga shteti respektohej amnistia e
shpallur nga Kral Petri, mirëpo pas një kohe të shkurtë, pas marrjes së
hetimeve sidomos për Kabash-Korishasit që kishin marrë pjesë në hakmarrje,
kundër një njësie ushtarake serbe që kishte humbur lidhjen me bazën rreth
shpërnguljes, do të pësojnë keqas e disa prej tyre për t'i shpëtuar hakmarrjes
serbe emigrojnë në Shqipri. (Kukës).
E treta, që në fillim të konsolidimit
të shtetitit u hapën shkolla për fëmijë vetëm në serbishte. Nxënësit e fesë
islame që zyrtarisht quheshin turq, me qëllim asimilimi në serbë në shkollë
quheshin serbë me fe islame (srbi muslimanske vere).
E katërta, ortodoksët (shkijet vendës)
të cilët pothuaj vullneto-detyrimisht morën emëtimin serbjanë, por
në familje ende flitnin gjuhë të përzier shqipo-nashke (sllavo-torllake),
kishin obligim që edhe në familje dhe me fqinjë të komunikonin në serbishten e
shkollës.
E pesta, u prek edhe çështja e besimit
fetar. Për kristianët ishte e rekomandueshme vetëm serbopravosllavja, ndërsa
për turkqarnauë ishte e lejueshme feja islame. Më së keqi e
pësuan disa familje kriptokatolike apo edhe ortodokse shqipfolëse, ata që më
parë kishin ndërruar emrat, por si pagano-kristianë-(katolikë ose ortodoksë)
ishin të pa bamë synet dhe nuk i dinin shartet e Turqnisë (muslimanisë), andaj
i druheshin ndonjë farë ekspedite shtetërore serbe shoqëruar me xhandarë e
popa, sepse poqëse konstatohej që besimtarët së paku nuk i dinin disa nga
shartet e tilla popi do ta konvertunte familjen n o serboortodokse dhe shteti
do ta regjistronte me kombësi serbë pravosllavë ose jugosllavë si parashihte
ligji, familja e tillë do të kopnsiderrohej e shkiezuar.
E gjashta, ndërlidhur me pikën e
sipëcekur, siç më ka treguar Xheladin Reshtani, (Morina), nga Prizreni, burri i
tezës që jetoi 100 vjet, droja për një verifikim-regjitsrim të tillë ishte e
madhe dhe e mundshme, ngase edhe më përpara gjatë ekspeditës së Xhavit Pashës ,
nj ë si diçka e tillë kishte ndodhur disa malësorë nga fshatarat e Sharrakut
Ferizaj- Suharekë që u kapën në bjeshkë, edhe pse me emra ishin
muslimanë, dështuan për Shartet e Tuqnisë (Muslimanisë),
kështu secili merrte të rame për sa sharte nuk i dinte e
dikush merrte plot 33 të rame, për me i mbajtë mend sa sharte i kishte!
E shtata, ndërkaq në një katund të
Drenicës së Epërme një fshatar për me shpëtue nga serbët në kohë serpit të parë
(1912), u thotë se nuk asht turk, e konstatojnë me syneti, nuk e maltretojnë,
më tepër, por e detyrojnë me u obligue që familjarishst me u
deklarue si ortodoks-serb dhe githsesi familjen me regjistrue
shkie edhe pse se në të vërtetë më fort anonte se kishte qenë rrjedhojë e
një familjeje katolike. Së këndejmi, edhe tash në kohë rikthimi nën
ndikimin e ksaj propagande, për me shpëtue nga serbizimi, vetë paria e
familjeve të tilla të rrezikuara, paten kërkuan nga muftinia në Prizuren
me i konstatue ose kthye fetarisht në muslimanë. Xheladini tregonte që edhe atë
e kanë ftuar me qenë i pranishëm në atë mision. Gjatë atij procesi është
zhvilluar pothuaj fcare padiktueshëm, kuptohet se hoxhë e xharrah kishin me
vete. Në mos gabohem përmendte lagje rtë Nishorit, si Breshac, Kosterc,
Kravasari, pastaj Luzhnicë e tek tuk deri në Ujmir të Lipjanit. Këtu po
shtojmë ne se diçka e tillë ka ekzistuara edhe nga ana e Gjilanit, dëshmoj se
si mësus në vitin 1963 në fshatin Zllatare të Ferizajt, e kam ndëgjuar një
kangë të veçantë, satirike, ku syneti në disa fshatra nuk ishte përgatitur
vetëm për fëmijë, por edhe për disa të rritur, të cilëve u është prerë zhanga me
kosë.!, po ata paskan durue si burrat, pasi paskan qitë lot. Krej kjo
është bërë, mbase edhe me fryrje propagande, vetëm e vetëm që
shqipfolësit familjarisht mos me u shkrue shkije serbjanë, për mos me
ndërrue gjuhën, miqësi-krushqinë e shoqninë, që tashmë e kishin
shqipomuslimane.
E teta, si pike në vijim po e cek
faktin se nga vitit 1922 - 1926, pas 8 vjet rikthimi të pushtimit,Shteti
i Serbisl nga prona e gjyshit tone Ukë Mehmeti e uzurpoi malin me lisa të
mëdhaj, ku ndodhej një varr bosh kenotaf. varri i Gjergjit të Shenjtë, i
cili si i tillë vlerësohej e vizitohej si i shenjtë nga
besimtarët shqipfolës të fshatrave të rrethinës, të cilin Shteti Serb e
më 1926 e adapëtoi në kishëz dhe e quajti monument të rëndësishëm pravosllav,
të cilin e pagëzuan: Crkvica Sveti Gjorgje. Në të vërtetë, pas
kësaj edhe vizitorët e nejzrat u rralluan.
b) Rikujtesë vargje këngësh nga e përpjeta
dhe e tatëpjeta serbe
gjatë periudhës 1912-1918
Sihyrje
Sa për ilustrim glorifikimi të suksesit
të luftave të Serbisë si shtet serb , po i trajtojmë disa këngë të
limdura pa u konvertuiar Serbia si Jugosllavi, ku në frymëzim-glorifikim të të
bemave ose vuajtjeve janë vetgëm serbët.
1) Nga Marsh garde Kralja Petra
Petar Karagjorgjeviq kishte
përvojë ushtarake nga legjionet franceze, kur pas shuarjes me vrasje të
dinastisë Obrenoviq, sillet prej andej si trashëgimtar i Karagjorgjit dhe u
zgjodh Mbret i Serbisë, i cili si i tillë ushëhoqi me sukses Serbinë gjatë
Përpjetës dhe Tatëpjesës së Serbis 1903 -1921. Nga kjo shkëputëm këto vargje:
Boj se bije, zastava se vije, za
slobodu Srbije!
/Lufta shungullon, flamuri valon,
për liri të Serbisë sonë/
dhe
Korak ide sa korakom a ja junak sa
bajrakom!
/Hapi ecën në marshim, unë si trim me
flamurin tim!/
Ky vdiq pay pasur mundësi me
komandue ushtrinë e përtrirë të mbrfretrisë serbojugosllave.
2) Nga
kënga tjetër Nek se bajrak vije,
Nga kjo këgë, si duket e sajuar fill
pas rikthimit nga tatëpjeta serbe kushtuar luftës së parë ballkanike 1912,
shkëputëm këto vargje:
Nek se srpski bajrak vije, /Od Prizrena
do Rumije! ...
/Le të valojë flaumuri i Serbisë/Prej
Prizreni në mal të Rumisë./
dhe
Odsjeknulo zvono sa starih Deçana /Ovo
je zemlja Llazara i Stefana. /
Jehoi lashtja kumonë e Deçani/ Kjo
është toka e Llazarit dhe e Stefanit./
Lexuesi i nderuar mund të vërejë jo
saktësi logjike e historike, kur dihet që Rumija është mal në Mal të Zi,
ajo u çlirua me flamurin e forcat e Malit të Zi. Si u uzturpua
e drejta e atij flamuri dhe atij popull-shteti që ishte i pavarur, madje edhe
para Serbisë. Madje sa ka logjikë të ceket Deçani tokë e knjaz Llazarit, i cili
fare nuk ka sunduar këndej nga Rrafshi i Dakagjinit. Shtrohet pyetja, dihet se
Stefan Dushani, si tribal, ishte vërtet sllavo-serb, apo vetëm sundues i tyre
dhe i të tjerëve. Madje ai si atvrasës, pse aq shumë shenjtërohe
nga historia e kishes serbe, apo jo?!.
Sidoqoftë në këtë
gëlorifikim mbretnia malazeze e Kral Nikollës del
vërtet e mohuar dhe e uzurpuar, nga dhëndërri i tij Kral
Petri dhe nip i tij kraljeviq Aleksandri.
3. Nga vallja e kënduar "Çika Pera" ...
Kujtoj nga fëminia vallen e
kënduar Çika Pera, jashi konja bela!, ndersa nga teksti që e
ndeshëm në burime, sipas përmbajtjes kuptohet se kënga Çika Pera i
kushtohet Kral Petrit, i cili Me Pashiqin dhe të birin, kur konstaton nuk mund
t'i bëjë ballë sulmit të Fuqisë ushtarake të Qendrës, ofensivës gjemano-austrohungateze
e bullgare në vend që të demobilizojë shumicën e ushtris, si e përben kënga:
Çika Pera, zhiv ti Gjorgje/Pusti vojsku
da kuci dogje
Axha Pjetër Gjorgji të të rroje/Lejo
ushtrinë në shpi të shkojë.
Ai jep urdhër për shpërnguljen e madhe
duke mashtruara armikun se do t'i bëjë pusi për ta zënë në befasi ?! Ja disa
vargje si lavdohet kjo mençuri e që kjo taktikë strategjike e mbretit:
Stigo Shvabo çak do Nisha a u Nioshu
çeka shisha!
Arrin Shvabo deri në Nish/ Askund fare
mish për bishë!
Përkatësisht
Stigo Shvabo cak do Raske /A od Raske
sve natrashke!
Arrin shvabo deri në Rashkë, ku nuk
gjen as dy gurë bashkë!
Si po shihet nga përmbajtja e vargjeve
areytohet gjoja meçuria e mbretit për tërheqje lavdohet ky mashtrim për armikun
i cili i etshëm për gjakun e ushatarëve serbë mbeti pa e plotësuar
atë dëshirë. Por kur dihet epilogu, kur me mija e mija ushtar në vnd që të
lëshoheshin në shpija, të luftonin si heroj, ata vdiqen dujke ikur, nga
uria, i ftohti, lodhja, sëmundja duke ikër nga fronti vdisnin nga shkaqet
e atij rrugëtimi nga lodhja, uria, i ftohti, Ka mendime sot që thonë se
pot ë dëgjohej kërkesa nga vargjet e para të këngës do të ishte zgjidhje më
mençurake se ajo e Kralit, sepse më mirë do të ruhej saubstanca dhe
dhimbja me pasoja tdo të ë ishin shum më të lehta, me atë që pëësoi
ushtria e Serbisë, apo jo?!
4) Nga kënga Tamo daleko,
Vuajtjet nga qëndrimi në Korfuz
kujtohen me këngë-vargjet me titull Tamo daleko (Atje
larg), Tekstin e kësaj kënge endeshëm në 6 versione, Së këndejmi edhe ne
po japim versionin tonë me fare pak ndryshime:
Tamo daleko, daleko od mora/Tamo je
Srbija, ljubavi moja ...
Ovd na Krfu gde zivim ja /s ponosom
vicem, Srbija zivela!
Përkthimi shqip:
Atje larg, larg nga deti/Është Serbia
atdhe-shenjti!
Këtu n' Korfuz kaloi ditët e mia, Klith
me zemër: rrnoftë Serbia!
Kur kemi parasysh numrin sa kishin
zbarkuar në Korfuz, fare pak munden me u rehabiltue,.
5) Nga kënga Krece se ladja francuske
Nga teksti i kësaj kënge
pikëlluese shkëputën këto vargje:
Polazim tuzhan, nolestan/Pomislim
Bozhe nisam sam
I moja braça putuju /da sa mnon zajedno
tuguju,
Svaki se boji ima trem /naidje
shvabo sumeren
...Mnogi od njih ce biti plen ]Kad
dodje shvaba sumeren
Sve samo se Boga molio/ da bi se kuci
vratio.
Përkthimi shqip:
/Udhtoj o Zot, trishtim kam/, por
krejt i vetëm nuk jam
Ca vëllezlër udhëtojnë mu mua/ të
gjithëve pikëllimi na ka kaplua
Secili ka drojlë, si i zënë në fyt/ se
po vjen shvabo me na mbytë
Dikush do'pësojë pre me smirë /kur vjen
shvabo i pamëshirë
T'gjithë i luten Zotit-Madhni/ me
pas fat:me ma kthve në shtëpi./
Ky ishte rasti apo evakuimi i f undit
nga Vlora. Shumë të sëmur prej tyre në rrugën për Bizertu (Tunis) vdiqen edhe
nga sëmundja e detit, andaj kapiteni i anljes i lëshoi kufomat me nderikm në
det.
Të vihen re këto fjalë zhgënjyese nga
goja e të vuajturve, të cilët në burimet rfelevante serbe quhej heronj,
apo jo?! Këtu vihet re silueta e ushtarëve gjerman që u shpifen si lubi të
tmerrsahëm.
6) Nga kënga Ko to kazhe, ko to lazhe,
Edhe nga këngë po i sjell vargjet:
Ko to kaze, ko to laze da je Srbija
mala
Nije mala, nije mala triput ratovala:
Dvanajtste, dvanajste, turke isterala,
Trinajste, trinajste pred Bugare stala,
Çetirnajtste çetirnajske shvaba nas
udario
Osasmnajste, osamnajste Srbin pobedio!
Përkthimi shqip:
/Kush thënka, cili rrenka: Serbia e
vogël qenka!?
S'ësht e vogël, s'ësht voglojë, se tri
lufta i përballoi:
të dymbëldhjetën, të dymbëdhjetën
turqit i dëboi,
të trembëdhjetën, të trembëdhjetën
bullgarët i ndaloi,
të katëmbëdhetën, të
katërmbëdhjetën na sulmoi gjermani
...të tetëmbëdhjetën, të
tetëmbëdhjeten duel fitues Serbiani! /
Edhe kjo këngë lindi pas ripushtimit,
pas vitit 1918.
Të gjitha këto lufta i fitoi ose i
përjetoi Serbia, falë ndihmës së aleatëve, por siç del nga kënga, veç vetes
serbët askënd nuk e falenderojnë. Dhe ne urojmë për fitoret dhe për përballimi-
përjetimet e arritura me politikë e forcë, 1878, 1912, dhe tash 1918, sepse në
të gjitha këto luftë-fitore bashkë me serbët ishin edhe kontributi i
shqiptarëve jo vetëm ata të fesë ortodokse, por edhe të feve të tjera, ndihmat
e të cilëve si shqiptarë, si punëtorë apo ashërbyes mjerisht, janë shfrytëzuar
e tradhëtuar nga serbët. Kujto rastet, para e gjatë pushtimit, në vitin 1912, e
sidomos gjatë shpërnguljes së 1915/16 në Shqipëri, ku më tepër se Mali i Zi i
kanë ndihmuar serbët.pa pagesë. Ndërkaq përmendtn shifra të mëdha, madje
edhe monedha ari që serbët zyrtarisht si shtet paguan Malin e Zi, gjatë
shpërnguljes së madhe në Sh kodër e Bregdetin shqiptar. Nuk ndeshim asnjë
rast konkret, edhe pse kishin mundësi, që flet për zullumin ose hakmarrje me
tepri nga shqiptarët bërë serbëve, gjatë shpërnguljes e pritjes për shpërngulje
më tej. Ndërkaq serbët përkatësisht qeveria e Kralevinës serbojugosllave pas
rikthimit si ngadhënjyese më 1918 nuk la levë pa lëvizuar, duke përdorur të
gjitha mizoritë e dredhitë për shpërnguljen apo shfarosjen e shqiptarëve në
Kosovë e gjithandej në Mal të Zi e Maqedoni.
Në të vëretë aktuliteti i këtyre
këngëve u zbeh me rastin e formimit të Jugosllavisë, ngase tash preferohej nga
Krali emërtimi jugosloven, ngase mendohej se se në të vërtetë
Jgosllavia
'është gjë tjetër vetlm Serbi e
Madhe.emendohej Jugosllavia si një Serbi e Madhe,
c) SerboKralevina Jugosllave 1918
-1941, konglomerat popujsh sllavë
të pakënaqur, ferr i shqiptarëve
josllavë
Në të vërtetë, periudha 1818-1941 për
kishën dhe shtetin ekspansionist serb, ishte zeniti i suksesit, sepse,
Serbia, përveç asaj që kishte fituar në rritë territori më 1912: Kosovë e
Maqedoni, tashti me të rikthyerë, fitoi pa luftë: Vojvodinën, Bosnje e
Hercegovinë, aq më tepër, me sivëllamimkapje, inkorporoi vullnetshëm në
gjirin e saj Malin e ZI dhe kështu nën konsumimpropagand.n pansllaviste
më dy popuj shtete katolike shtesë Kroaci e Sllove do të sajohet emërtimi
Mbretnia Jugosllave. Dhe së këndejmi Serbia faktikisht u bë shteti më i madh
prosllavo francez në Ballkan. Ndërkaq ndaj pakicës shqiptare mbajti politikë
shfarësëse, veprimtari kjo serboshqiptarofobe që këtu po e trajtojmë në disa
pika:
E para, kisha pravosllave serbe, krahas
konsolidimit të shtetit, risforcoi vetveten. Ajo zyrtarish, organizoi dhe konsolidoi
punktet e veta ortodokse në Maqedoni, Mal të ZI, Bosnje e Kroaci deri edhe në
Shqipri, konkretisht preku dhe përvetësoi në emër të shtetit serb shumë
monumente të diskutueshme nga Kosova e Maqedonia, deri edhe kenotafin e
familjes sonë në Reçan të Suharekës, dhe atë varr, pa prova dhe pa kurrfarë
evidentimi administrativ e adaptoi si kishëz pravosllave serbe.
E dyta, edhe pas vitit 1918, si me
thënë, disa krahinëza sineutrale të Kosovës, si Juniku, e disa kullosa
nga malësitë, tani u përshinë në Jugosllavi, e cila u nda në 33 krahina
(oblaste). Kosova ishte oblast (krahinë) më vete, por ndërkohë, më 1929,
mbretii Kralevinës, Aleksandar Kartagjorgjeviq, shfrytëzoi acarimin
në parlament mes kombesh serbo-kroato-sllovene, ku Serbia donte të kishte dominim
të plotë, siç tashmë i kishte ndaj maqedonëve, boshnjakëve e malazezezëve,
po sllovenët e kroatët në emër të demokracisë ligjërisht kundërshtonin,
atëherë në sallën e Kuvendit u vranë dy deputetë kroatë e shefi i grupit të
tyre u plagës rëndë. Krali i ri Aleksandër Karagjorgjeviq, pasi nuk mundi (apo
nuk dashti) me i qetësue, zgjidhi çështjen: shpërndau
parlamentin, hoq emërtimet e kombësive nga
titulli i shtetitm dhe vend-shtetin e quajti: Kraljevina Jugosllavija dhe
sipas devizes: Një shtet një Kral, një Popull (nacion),
të gjithë qytetarët i quajti jugosllavë: jugoslloveni. Administrativisht
hoqi 33 oblastet (krahinat) vendin e ndau në 9 banovina. Së
këndejmi, oblast Kosova u nda në tri banovina: Moravska (me
qendër Nish). Zetska, (Cetinje) dhe Vardarska (me
qendër Shkupi). Ishte ndarje-copëtim me sherr i kësaj krahine, apo jo, le
të vlerësohet.
E treta, ç'është e vërteta,,
sipas regjistrimit të vitit 1921, kjo që tash u emërtua Jugosllavi
fetaro-kombëtarisht, 47% përbëhej nga serbo pravosllavë, afro 40% nga
romanokatolikë, ndërsa serbo-muslimanë me fe të lejueshme islame kishte 12%/.
Ndëkaq, si pakica kombëtare gjermanët e arnautët ishin shumicë, nga
ofro 4%. Kishte edhe pakica të tjera po në numër më të vogël. Në të vërtetë,
politika e Kralevinës pakicat i ndante në dy gupe: pakica të kulturuara!,
siç ishin ata me fe kristiane: gjermanët, hungarezët e italianët dhe
në të paparapëlqyera, siç ishin muslimanët e
arnautët, të cilët nëse nuk e pranojnë asimilimin skllavërish, duhej
shpërngulur apo gjithsesi duhej asgjasuar. Feja, përkatësishst gjuha e tyre si
e tillë nuk tolerohej (!!1). Nga kjo ndarje kuptohej që shqiptarët, qoftë si
arnautë, qoftë si muslimanë skajshmërisht ishin të deskriminuar publikisht,
madje para botës.
E katërta, edhepse nuk ishte komcept i
një goje, arnautë quheshin shqipfolësit, të cilët fetarish
mund të ishin katolikë, ortodoksë apo muslimanë.Të gjithë këta, sidomos
kriptokristiano -muslimanët, nëse nuk regjitsroheshin serbo-pravosllavë preferohej
të regjsitroheshin turko-muslimanë!, gjithsesi jo shqiptaro-romananokatoilikë,
ngase ashtu ishte parashikuar të bëhej shpërngulja e tyre në Turqi ose
dikush edhe në Shqipri, po sidoqoftë ata si shqipfolës nuk mund të jetonin
sigurt në Jugosllavinë e Kralit E dinte këtë Europa e asaj kohe, apo
jo?!.
E pesta, sigurisht shnqiptarët me aq
fuqi që kishin do të resistonin, Lidhur me këtë tani do të cek ca raste të
veçanta. Është e vërtetë, se për shkak të sundimit qëndavjeçar turk për shkaak
të sistemeve politiko-shoqërore që pasuan, qoftë nacionaliste, qoftë komuniste,
te intelektualët tanë në institucionet shoqërore ka ekzistuar njëfarë
alergjie ndaj asaj të kaluar, andaj pak i është kushtuar trajtim
veprimtarisë positive polituko-shoqlrure së klerit tone muslimanë në kuadër të
qëndresëy për mosshpërngulje as në Turqi, as në Shqipni. Ka shembuj të
shumtë që dëshmojnë këtë. Po japim një shembull të thjeshtë në dukje, Në
Ferizaj, në oborrin e Xhamisë ekzistuese, ku ishte imam Mulla Hasan Jezerci,
njerë shumë i urtë, filloi me u ndërtua kisha. Hoxha me vullnetin e vet u bëri
ballë të gjitha nënçmimeve, provokimeve, deri edhe atyre fizike dhe pas
qëbresës së tij stoikie më emër të xhematit derisa më në fund u mbrojt me
sukses pa u shembl foltorja e shqiptarëve, ngase objekti ishte i shqiptarëve
dhe u shërbente shqiptarëve, apo jo?! Kështu klerikët e caktuar shqiptarë me
popullin qëndruan në trojet e tyre të pashpërngulur. Këtë kontribut
intelektualët tanë të sotëm duhet ta çmojnë, ngase në atë situate vetëm, në atë
mënyrë qëndestare mund të mbrohej pa u zhvendosur apo shuar populli shqifolës,
muslimano-shqiptar nga Ferizaj e më gjerë, apo jo?!
E gjashta, simuftiu Haxhi Pllana, babai
i pofesor Shefqet Pllanës nga Ferizaj, i cili dha një kontribut të madh
jo vetëm në ngritjen e ditunisë, por edhe në ndalimin e emigrimit
e dërgon Mulla Hasanin në Reçan të Suharekës me lutje, që të ndikojë të
Mulla Mustafa me pranue imaminë në mesxhide- xhaminë e Suharekës, ngase
Mulla Mustafa ishte i njohur për qëndrimin e forte të tij kundër shpërnguljes.
Edhe pse mulla Mustafa refuzon, ngase nuk e donte ajllëkun nga
shka-shteti dhe as hakun e hoxhës nga xhemati si lypës, ai megjithatë pranon me
shërbye falas xhumat për shuma dhe për ndonjë vakt, deri
sa të zgjidhet imami zyrtar.
E shtata, me fjalë të tjera roli
pozitiv i hoxhëve popullorë dhe i njerëzve të thjeshtë që edhe në ato ato
kushte në bashkëpunim me bajraktarë e burra të dheut dhe edhe me klerikë
katolikë si Shtjefën Gjeçovi, janë kryer veprimtari positive shumë të mëdha.
Në saje të asaj qëndresa Kosova mbeti shqiptare, apo jo?!
E teta, nuk dime sa është me vend të
ceket se shpërnguljen e shqiptarëve e ka penguar sadopak edhe sistemi
demokratik elektoral perëndimor që u detyrua me kthye Krali. Kështu mbaj mend
në Suharek propogandonin dy parti që u prinin serbët.
S që pari, për radikal :Vuça
me parullën Vuça -Boda –srpVojvoda (Vuça
e Boda kryprijës serb), edhe pse populli e
dinte që ai ishte me prejardhje bullgare, kishte krah Beqë Sejdinë
e berishëve, nëse s'gabohem.
Së dyti, për democrat: Kosta e Gjeka me
parullën Kosta-Gjeka cela Suvarekaku (Kosta =Gjeka
klrejt Suhareka,ë përkrahej nga fisi kuq dhe Ali Meta. Mesa
di Kosta kishte kafe pijetore, ndl Cjeka shitore (dugajë)
Së treti, mbaj mend që tnë Reçan
pati ardhë një hoxh ri, shumë pedant Hasan Efendi Xhenemi nga
Gjakova që kish krye shkolla të nalta në Misit (Egjypt) dhe prej andej ia pruni
selamin naa Mulla Merseli (Veselaj) simixhë i Bacit
Nazif që kishte emgruar atje më 1912, sepse ndiqej p5rej
serbëve, Has an Efedndia i Gjakovës, hoxhë paska kërkue vota me u posllqbuk i
Kuvendin e Serbi-Jugosllavbpë, përmende simençuri arsytimi i tij, fitoj a nuk
fitoj asht dika tjetr paska kërkuar vota për posllanik, se po do ër me u ba
guri i qoshes së ndërtesën që duhet ë duihet ta
ndërtojnë muslimanët shqiptaër në këtë vend. Nuk di sa e kanë votuar, por
familja jonë ka qenë e ndërklidhur me Ramë Bllacën.
E nënta, kur unë në vitin 1959 isha
mësues në Ferizaj dhe gruas i hoqa mblulesën, mantelin e shaminë, Mulla Hasani,
si tue qeshë më tha që Baba yt në familje, katund e në krejt anën e Sharrakut i
pari e pat vu havalen, tash ti i pari po e heq, ju gjithmonë të parët.
Meqë isha i befasuar, pasi unë babën e
njihja gjthsesi musliman, po jo fanatik, madje si të tillë para martesës me
nanën jo si nip ortodoksi, po kishte pasur epitetin muharrem kataliku.
Është e vërtetë, kur më dërgoi në shkollë të mesme me pati thënë me veshë e
punë mbas tashi sillu si njeri i shkollës, prandaj kjo e tha Mulla Hasani,
paksa më habiti. Pasi nuk e kisha më babën e pyeta nanën. Ajo e vërtetoi dhe ma
shpjegoi Bile kur burri ma propozoi mezi prita me veshë hixhabin hixhjabin,
havalen muslimane e pata pru me pajen e nusnisë që e pata pru me tesha të
nusnisë. Me këtë ai si zotshpie kreu këto tri punë të mëdha:
E para me u ikë telasheve me xhandari,
që endeshin edhe nëpër katunde dhe ka ndodhë me i ndalë grate muslimane pa
havale, kinse janë serbe!
E dyta, për punë të fushës ishte veshë
ma e lehtë, edhe si veshë më e lehtë e praktike për punët e verës
dhe ruheshin të pastra teshat e ndërrojes kur ktheheshin n ë shpi
dhe
E treta, isahte me rëndësi sekështu
mzndshe me u ikë syve të këqij dhe ngatërresave që vinin nga fjalë-ngucat që
e pati shtymë baba.
Kështu punës së tyre rreth
përdorimin e xharrë-hixhabit të një formë mnteli pune forme
më të thjeshtë u kishin marrë lakmi dhe si thuhet tue pa "kokrra korkrrën
e piqet kalveshi ", ashtu veproi mahalla, katundi, miq e shokë dhe kjo u
përhap por jo gjithkund. Për këtë punë hoxha as që ka pasë nevojë me u pvetë.
E dhjeta, pyeta edhe të tjerë për Fjalë-ngucjen
te livadhet. Ajo tregohej në disa variante. Ne po
po i përmbahemin rrëfimit të Nanës. Sipas saj kjo ka ndodhë aty paravitit
1924, ku vjehrrin e kam pasë gjallë dhe pasi na e vumë havalen. Kishim shumë
punë të verës Na rake me u endë shpi- fushë e fushë shpi. Grate
katundeve ishin pa havale.Ndodhke që patrulla e xhandarve të shpeshtohen,
prandaj jo gratë po burrat e katundeve të tjera të na marrnin shembull.
Dy ditë ma parë se të kositen livadhi jonë livadhi për karshi të shpatin
për tgejn prronit ish gati me uj stogue, pa hala kishin mbetë fijet pa u
mbledhë. Ndërsa kositësis në livadhin tonë kositnin, nusje karshi e veshur me
rrobet më të mira e çorapat e kuqe ende mblidhte fijet. Në hovin e punës
bajraktarit të kositëve i shëtojnë që i bërtet kosës: Hajt kosë,
kambëkuqe bre! Po i bje prese si bishë e malit.
Këtë fjalë Kambëkuqe, bre ndien
pala rreth stogut. Kjo f jalë, sipas dikuj vret keq, Për pak me krisë belaja.
Baba mbasi kish njohësi,me të zotin e shpisë e fton dhe me autoritetin e
tij, si pleqnar e qetlson qetëson gjendjen, duke i kritikue por tue i
zanë në gabim, asjnjërën pale, edhe pse me fjalë më në gabim e ze nusen që
ashtu e stolisun ka qendrue para kositëve. Sidoqoftë, për me shkymë
ngatërresa të tilla propozon si zgjidhje më të mirë si ka ka veprue edhe
vendosjen e havales (muslimane), një si mantel pune, që do të
shuaj mosmarrëveshjet e tilla dhe të tjera Marrëveshje-pajtimet e tilla ad hoc
ishin akte shumë të sukseshme kundër politikës hegjemosniste serbe. Mbaj mend
që nana e Isufit të Nezls, kunata e Mulla Shqit ka bajt xhrr të bardhl në atë
kohë!!!
E njëmbëldhjeta, lexues i nderuar, meqë
me punët e fushës si fshatar jam marrë aktivisht që nga fëminia apo mosha
asolehente dhe dhe ajo djaloshare dhe pasi kam pasur shëndet e vullnet në ato
punë kam ndjerë kënaqësi, sidomos kur punonim në argatshti, kur edhe garohej,
mihje-prashittje, shatit i kushtohej edhet ndonjë vargëzim në momente ashku si
Hajde shati të kam shoq si për vnesht për kallamoq, madje
djemt e fejuar garonin me fjalët: Hajde shati he dreague,
sivjet me ty e n'mot me grue, Ashtu , por pak më ndryshe thureshin
vargëzime edhe pë drapnin, po pak më ndyshe pasi garonin në argatshti me
gara e me çika, , kur korrnim argatishst me grta e çika, si: Hajde
drapën rrëshqet si gjarpln. Të kam si gjarpën, të kam si
bollë bollë, që kaq shpejt po rrshet me dorë , pasaj, hajt
drapën, qofshj bekue , siivjet me mue n'mot bashkë me grue .
Ndërkaq edhe kosën që ishte zanat
veç për burra, e kam kap në dorë qysh i vogël, e në në varg me kositës
kam hy si djalosh, por si dalzot kose, sl Baci Ali nuk kam mujtë me pri.
Kosa do fuqi e mjeshtri. Vërtet, te kosë-kositja duke të
jetë në koordinim krejt trupi, ngase tërë muskuratura tru-trtp merr
pjesë.
E dymbëdhjeta, meqë sot askush nuk po
ballafaqohet me punët e livadhit. Kanë dale makina, po tregoj tërë
procenin që ndodhte nga levizja e bare-sanës prej livadhë deri në
gzrazhdin e ahurit, punë që i kryenim na në shpinë tone.
Kishim relativisht shumë livadhe
Fillimi i kositjes konsiderohej rast solemn. Varësisht nga madhësia e livadhit
siguroheshin aq kositësqë livadhl mund të kositej gjatë një dite. Ata vinin
falas ose zinin argat. Domodo nën hije lisi për drekë i priste kryet e berrit
në tepsi. Pas kositjes zakonisht të nesërmen fillonte mbledhja e barit
Bartj-shtyrja e zekosave me tërfurqe në otor dhe njëherazi fillonte
mbledhja e fijeve me grabujë. Otorat përziheshin për me terë bari më shpejtë.
Pastaj otorat bëheshin kabëza, ato bartëshit me shkopore me
dhegrumbulloheshin në vendin e stogimit. Pasi kryhej tubimi i
sanës, tritkabza vendoseshion pranë njëra tjetrës. Kjo ishte baza e stogut.
Stogngritësi fillonte shkeljen edhe i jepte bazës rrumbullakësinë varësisht nga
sa kishte sanë për stog. Menjëherë nga të gjitha anët, fillonte qitja e barit
në stog, Ishte mjeshtri i cili me të shkelur ruante rrumbullaksinë e
stogut, Kur afrohej maja, nga poshtë bëhej krehja e trupit të stogur,
formëzohej maja, mbi maje vendoseshin katër lëmeza, degë lisi sa më të drejta e
të gjata, Majat lidheshin kryq njëna me tjetrën nga .mjeshtri lart, Kjo bëhej
që të mbrohej stogu nga frymë-ernat, kurse nën e mbi lidh-kryqin e majave të
lëmezave vihej barë me fleta më i trashë shkilej mirë në mëyrë që epika e
shiut most të depëtojë . Stogngritësi, zbriste duke u lëshuar barkazi ngadalë
nga majn e stogut duk embajtur pak për lëmeze më shumë për shoke brezi,a litari
që i mbanin nga ana e kundërt. Ky ishte stog i përkohshëm, i cili nga vjeshta
do të bartej në oborre të shpisë, qoftë në pleme, qoft në stog më të madh
(stivë)të ngritur me mesmullar.
Këtë e shënova me qëllim që krfejt kjo
punë bëhej për m,e qëndrure në këto troje e mos me u shpërngulë.
E trembëdhjeta, për fobinë kundër
shqiptare nga disa intelektualë serbë nuk kemi nevojë të flasim, ngase ka shumë
argumenta, mjaftojmë të sjellim vetëm prej shumë të tjerave vëtëm këtë
urdhër-porosi të Çubriloviqit:
Që ilirët dardanë ta braktisin vendin e
tyre në çdo kusht e në çdo mënyrë t'ua fshijmë
simbolet e lashta ilire e t'i
përvetësojmë ne... Antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe
deviza e shtetit tonë. Mos harroni
se mosqenia e shqiptarëve është ekzistenca e kombit serbë.
E katërmbëdhjeta, kur kemi paryssh
faktin se në Jugosllavinë e Kralit të gjithë kombet e kombësit sllave ishin të
pakënaqura me Serbinë, por nuk dime sa duhet pse edhe vetë serbët nuk ishin të
kënaqur me vetveten, mos vallë, vetëm pse si Serbo-Jgosllavi nuk mundën me i
spastrue Kosovë e Maqedoni nga shqiptarët, prandaj pasi nuk e kishin më në
ndihmë-lidhje Rusinë komuniste, atëherë e menduan t'i shtroheshin Gjermanisë
naziste hitleriane, e cila si aleate, Serbisë do t'i ndihmojë ose nuk do ta
qortojë t'i zhdulkte, siç bënte ajo me jahudi,, apo jo?!ës hqiptarët, apo jo?!
nUk dime a vetëm për këtë a për më shumë Knjaz Pavlje në emër të Mbretnisë
Jugosllave ia i shjkoi në pfrehen Hitlerit, të cilit idha teslimin, të
cilin do të nënshkruajë Qeveria Cvetkovbiq-Maçek, Gjenerali patriot
Dushan Simoviqit çoi popullin në demonstzrata demostratat më
27 Mars 1941 nën parullën bolje grob nego rob (Ma
mirë vorrr se rob-horr) ose bolje rat nego pakt (më
mirë luftë se pakt), bën të prishet pakti, andaj Gjermania
bombardoi Beogradin dhe e okupoi Jgosllavinë. Ushtria jugosllave as qe provoi
me bë ezistencë,ajo si edhe e lita politike e Serbisë nuk e kis hall tjetër,
veç atij që sugjeruam ne. Në të mirë të sugjerimit tonë dalin edhe
këto dy dëshmi-deklarata të dy ushtarëve shqiptarë që ishin të mobiliziuar në
atë ushtri. Këto dëshmi-deklarata nuk i kam dëgjuar vetëm unë.
Së pari, Haki Daut Veselaj ,
i cili kishte qenëdikun në vijën e parë të frontit i
sistemuar në njësinë për me pengue ardhjen e forcave gjermane hitleriane. Sipas
tij pritë-pozicionet i kishim të shkëlqyera, vetë gjenerali Simoviq i kishte
planifikuar. Ndërsa ishim në ishim në prita, pamë forcat gjermane afroheshin
disi pa drojë, vinin drejt nesh me motorra, kur u afruan në hapsinën ku mund
t'i asgjësonin, instiktivisht ngrita tytën dhe deshta me i marrë në
thumb. Oficeri që e kisha afër ma tërhoqi vërejtjen që edhe njëherë nëse ngre
tytën do të më vrasë. Prit komandën. Gjermamët na kaluan dhe
na rrethuan. Oficer-komandanti ynë dha shenjë, u ngrit dhe shkoi u
dorëzua i pari. Pas pak u kthye me një njësit gjeman, kishte veshur
uniformën e ushtrisë gjermane. Na dha urdhën me i dërzue armët. Gati
të gjithë serbët që ishin me ne i ndau veç, ne të tjerëve të
çarmatosur na dorëzoi roblufte dhe na mbyl[n vagona kafshësh. Si rob lufte na
dërguan me punue në Gjermani. Kam robue deri sa na ka lirue Gjafer Deva.
Së dyti, Bajrush Begaj Jezerci, i
cili si ushtar i dalluar kishte qenë i sistemuar në njësi speciale. Siç
tregonte, atë njësi e kishin shmangur nga fronti. Si njësi fare nuk na lane me
kontaktue me njësi gjermane. Një officer i lartë i Kralevinës ndërkohë na ftoi
në bisedë dhe na zbuloi enigmen pse na kishin ruajtur për diçka të madhe. Na do
të ishim përsëri ushtar të Kraljevionës së Sebisë në mision të veçantë, siç na
tha, do të veproni nën komanden e forcave patriotike serbe, do të
shfarosni armiqt tanë të mbredshëm turq e arnautë. Kur unë
reagova që jam shqiptar, ai më tha ju që i jeni lojalë Serbisë e nuk jeni armiq
do të falim krahinën e juaj ku do të sundoni. Pas kësaj më ndan nga
njësia dhe më dorëzuan te gjermanët si rob lufte. Atje në Gjermani kam robue
bashkë me disa rus, deri sa na kanë lirue amerikanët.
Nga këto dëshmi kuptojmë se serbët, si
edhe më përpara ushtritë e tyre , qoftë si ushtria e Kralevinës,
qoftë gjoja ajo progjermane e Nediqit, qoftë nacionliste e Drazha Mihailoviqit,
nuk i ishin formuar për me mbrojtë a me çlirue vendin, por vetëm me
mision pë të shfarosur e shqiptarët autiktonë nga Koova e Maqedonia, apo jo?!
Po si do të veprojnë njësitë e partizano-komuniste serbe ndërkohë ndaj
shqiptarëve gjatë e pas LDB, opinion ynë deri dikund është i njohur, por edhe
ne, do ta rikujtojmë me ndonjë detaj në pjesën vijuese përmbyllëse të këtij
cikli punimesh.