E merkure, 07.05.2025, 05:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan-Asllan Dibrani: Ti nënë mbete krenaria ime e pa shuar

E hene, 04.11.2024, 07:53 PM


Ti nënë mbete krenaria ime e pa shuar

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Edhe pse ti vdiqe, je gjithmonë pranë,

Me çdo hap që hedh, ndjej zërin tuaj,

Zemra ime ruan çdo fjalë e çdo gjest qe bere për ne ,

Krenaria ime, një dritë që nuk shuhet kurrë.

Në errësirën e natës, ta shoh ballin lartë ,

Me kujtime të ngrohta që më mbushin me gëzim,

Fjalët e tua, si melodi në ajër, akoma japin kushtrim

Më japin forcë, më udhëheqin në jetën time.

Sakrificat e tua, si shkëlqim në diell,

Më kanë mësuar se dashuria është e vërteta e kësaj bote .

Edhe kur ti nuk je më, je në çdo frymëmarrje qe marr,

Një trashëgimi krenarie, një ndihmë që nuk mungon.

Ndonëse ke ikur, kujtimi yt jeton i pa shuar,

Në çdo buzëqeshje, në çdo loti i gëzimit ti je pran ,

Ti je pjesë e gjithçka që bëj, te gjej kudo

Krenaria ime, përjetësisht në zemrën time është kujtesa për ty .

Në çdo hap, në çdo sfidë qemë ndjek   e përballoj me ty ,

E ndjej forcën tënde, si një mbështetje e gjallë.

Për ty, nënë, do të luftoj, do të qëndroj deri ne vdekje ,

Krenarinë që më ke dhënë, do te rroj me te .

Shtuttgart, Gjermani,  Nëntor 2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx