Kulturë
Gani Pllana: Kujtimet për ty
E marte, 05.11.2024, 07:51 PM
Gani Pllana
KUJTIMET
PËR TY
(Sadetes,
bashkëshortes sime)
Eh,
kam shumë kujtime
Që
kurrë nuk harrohen
Se
si të shoqëroja shpesh
Deri
te hyrja e Fakultet
Ku
më humbje sakaq
Mes
studentëve rrethuar kulpër
Pse
të kishin pedagoge
Ishin
edhe të lumtur
Na
le të trishtuar
Fisnike
kur ike
Vërtet
po na mungon shumë
Ke
lënë shteg të hapur
Të
kujtojmë prore
Për
veprat e mira-pa fund
Për
familje e farefis
Mbi
të gjitha të kujtojmë
Duke
ligjëruar në tri universitete
Krenari
për ne
Ishe
dhe mbete!
U
preka edhe unë si-poeti
Nga
rrëfimet e studentëve
I
falënderova nga zemra
Me
dridhjet e trupit tim
Nga
koka deri te thembrat
Vazhdova
në rrugëtim
Diku
për të gjetur ngushëllim
Unë
i mbeturi
Përsëri
jetim!
Por
ç’i bëra unë
Zotit
tim?!