Kulturë
Timo Mërkuri: Sadik Bejko, ky djalosh i përjetshëm
E marte, 05.11.2024, 08:00 PM
SADIK BEJKO, KY DJALOSH I PËRJETSHËM
Nga
Timo Mërkuri
Një
shpërthim i ri poetik i Sadik Bejkos, por duhet të theksojmë se kjo poezi është
një shpërthim djaloshar që të sjell para syve vetë atmosferën e pranvertë të
çastit magjik.
Në
poezi, dashuria përjetohet si shpërthim ndjenjash djaloshare, të freskëta, të
befta, që e largojnë ndjenjën e vetmisë dhe mërzisë që shfaqet në fillimin e
vargjeve. Vargu "Vetmi, jetimëri, lodhur.. pa të diela"me të cilën
nis poezia krijon një ndjesi boshllëku dhe mungese gëzimi. Ai përmbledh një
gjendje të trishtë shpirtërore, një vetmi të thellë, një ndjenjë braktisjeje që
përjetohet si “jetimëri”. Këto fjalë krijojnë një atmosferë të zymtë, të
mbështjellë në një lodhje të thellë, që nuk është vetëm fizike, por dhe shpirtërore.
Po ashtu hprehja “pa të diela” është mjaft domethënëse, sepse e diela
simbolizon jo vetëm një ditë pushimi, por edhe ditën që kryesisht të rinjtë ja
kushtojnë dashurisë. Mungesa e saj nënkupton një jetë të privuar nga çastet e
dashurisë, nga ndjesia e gëzimit, duke e thelluar ndjenjën e zymtësisë dhe
rutinës së rëndë të ekzistencën e tij para dashurisë.Kulmin e arrin me përmendjen
emetaforës "kufome gjumi" e
cila përcjell një ndjesi vdekjeje, të mungesës së gjallërisë, pasiviteti total
për moshën e artë të rinisë. Kjo metaforë tregomn për një ekzistencë monotone dhe të mbyllur në trishtim vetmie,
ku çdo mbrëmje sjell vetëm një gjumë të rrëndë, pa ngrophtësi shpirtërore. Kështu
“kufomë gjumi” shërben si një imazh I fuqishëm që kontraston me gjallërinë,
energjinë dhe dritën që sjell dashuria në jetë. Klima poetike është dimërore,por
papritur, mbërritja e dashurisë ndriçon e ngroh gjithçka. Hyrja e saj shfaqet
me një befasi magjike,një "hir" që zbulon bukurinë e fshehur në
shpirtin e dy të rinjve. Ky shpërthim ndjenjash është aq i fortë sa ndriçon një
botë të re, të ndjerë në metafora të ngrohta e të ndritura. Duket sikur
dashuria transformon ambientin rrethues, siç shprehet tek vargu "Trungjet
e lagur të një vreshte na bëheshin si portikë me yje." Këto trungje, si
"portikë me yje", krijojnë një hapësirë të shenjtë, të mbushur me
shkëlqimin e momenteve të tyre të përbashkëta, duke i bërë vendet e zakonshme
të duken madhështore dhe të gjalla.
Natyra
është e gjallë në këtë poezi, dhe krijon peizazhe ndjenjash të bukura shpirtërore
ku në të ftohtin "minus tre gradë", gjejmë "luzmë zjarri, frymë,
feksje", si një jetë e ndezur, që thyen akullin për të jetuar. Ky
kontrast, mes të ftohtit dhe zjarrit të brendshëm, i jep forcë poetike
ndjenjave të Bejkos, duke përcjellur ndjesinë e fuqisë dhe pasionit të ri që
dashuria sjell.
Në
vargjet e fundit, poeti sjell një reflektim për atë që përfaqëson kjo përvojë
dashurie: një jetë të dhuruar pa kushte, pa frikë për fundin e saj. Nuk ka
premtime të përjetshme, nuk ka "si e kur, pa hamendje," por një
përjetim i plotë i çdo momenti, me përkushtim dhe pa rezerva. Pyetja e fundit
"ku ma çoi koha këtë mbrëmje?" reflekton ndjenjën e habisë dhe të
humbjes në ndjesinë e thellë që kjo mbrëmje i ka lënë, si një kujtim që mbetet
përjetësisht i skalitur në kujtesë.
Duke
ndjerë se poezia është kujtim i një dashurie të moshës së rinisë, kujtimi i
bukur i të cilës dhemb në moshën e shkuar, s’di pse mu kujtua një këngë
popullore e viseve të mia ku heroi thotë: “Djalërinë kush ma shet/I jap njëmijë
e dyzet/ Vetëmë për një sebep /Për miken që shkon e s’flet”, por befasohesh kur
sheh se poeti quan të zymtë kohën e jetuar para dashurisë dhe jo kohën pas
dashurisë, madje ai sikur ska fare kohë pas dashurisë, ai sikur ka jetuar vetëm
kohën e dashurisë. Këtë përfundim e arrijmë pasi ai nuk qahet për më pas, ai
nuk flet për një dashuri të humbur, ai pyet trishtue-shëm vetëm:”Ku ma çoi koha
këtë mbrëmje”?
II-
Thamë se poezia reflekton një përjetim djaloshar të dashurisë, por është e
ndërtuar me vetëdije të distancës që jep mosha e sotme e poetit, sepse poezia realisht mban 'datën" e krijimit
kohën e sotme. Vargu "ku ma çoi koha këtë mbrëmje" përmban një notë
reflektimi dhe mallëngjimi të qetë, një kthim prapa për të ripërjetuar
intensitetin e ndjenjave të rinisë, por me një sy të pjekur. Pikërisht kjo
pjekuri, përballë "marrëzive" të moshës së dashurisë fikson datën e
poezisë. Vargu i fundit flet për një ndërgjegjësim se koha e ka kaluar atë
moment të veçantë, duke i dhënë kujtimit një ndjesi të përjetshme, por
njëkohësisht të largët. Vargu i fundit, është një përmbyllje e thellë dhe
medituese që pasqyron ndërgjegjësimin e poetit për momentet e çmuara të
dashurisë së rinisë, që tani shfaqen vetëm si kujtime të largëta. Përdorimi i
fjalës "koha" krijon idenë e një force të padukshme që ka lëvizur
përpara pa kthim, duke marrë me vete një moment të bukur, një çast të përjetuar
me gjithë thellësinë dhe pasionin e tij.
Ky
varg gjithashtu mbart një kuptim të hapur, gati filozofik: pyetja e nënkuptuar
këtu nuk kërkon një përgjigje të thjeshtë, por një reflektim mbi kohën dhe
mënyrën se si ajo formëson jetën dhe ndjenjat tona. Kështu, ky përfundim e bën
poezinë të ndihet si një përsiatje mbi kohën dhe dashurinë, dhe mbi fuqinë e
kujtimeve që, edhe pse të largëta, mbeten të pashlyeshme në shpirt
III-
Në poezi ndjehet përzierja e së kaluarës me të tashmen: ndjenja nostalgjie për
një dashuri pa komplekse, pa frikë nga fundi, "pa premtime, pa
brengë." Ndonëse nuk kemi “kohë të tashme”në poezi, ajo ndjehet te ndërthurja
e përjetimeve rinore me vështri-min e pjekur dhe kontrasti delikat që ato sjellin, ku emocionet
e zjarrta të së kaluarës janë "skalitur" në kujtesë, por me një pranim
të butë të largimit të tyre. Kështu, poezia kthehet jo thjesht te një kujtim,
por te një dialog me kohën, duke ndier nostalgjinë për fuqinë dhe çiltërsinë e
përjetimeve të rinisë, ndërsa e njeh largimin e tyre të pashma-ngshëm nga
eksplorimet e moshës së sotme.
Duhet
të theksojmë se Bejko te poezia nuk sjfaq ndonjë brenge për kohën e shkuar, ai
nuk kërkon “ta blejë djalërinë me njëmijë e dyzetë”, për “sebep të mikes që
shkon e s’flet” sepse mikja është me atë shpirtërisht dhe tani në moshë të
tretë. Sadik Bejko në rini ka dashuruar me pasionin e rinisë, forcën e shpirtit
dhe çiltërsinë e zemrës, dhe këtë zjarr dashurie ai e ka mbartur brenda vetes nëpër
kohë, ashtu siç mbartet zjarri në prush nga një vend në tjetrin, ngulitur
thellë në vetëdijen e tij, që tani, nga largësia e moshës, e kujton me një
intensitet të papërshkrueshëm. E përjetuar me pasion djaloshar, kjo dashuri
është një forcë e brendshme që e pasuron shpirtin, një kujtim i rrallë që
vazhdon të ndriçojë edhe në distancën kohore. Ndaj, poezia është reflektim mbi
guximin për të dashuruar, për të përjetuar plotësisht, edhe në kohë të
vështira, duke sfiduar përkohshmërinë e ndjenjave dhe mospërfilljen e kohës.
Ndoshta vetëm tani, duke e parë nga distanca e kohës,Bejko e shfaq dashurinë si
një akt guximi, dhe të mos harrojmë se flitet për një kohë monizmi që jo
gjithmonë e lejonte shprehjen e ndjenjave të lira. Ky fakt i shton dimensionin
heroik përjetimit të dashurisë, që ndodh
në sfondin e vështirësive dhe kufizimeve të një periudhe të ashpër, pse ajo
shfaqet si një sfidë ndaj normave dhe një përpjekje për të kapur çastet e
ngrohta, të ndaluara e të rralla, që i kundërviheshin brengës e rutinës, që
shpesh herë janë paguar shtrenjtë nga të rinjtë.
IV-Në
këtë poezi Sadik Bejko shfaqet si "një djalosh i përjetshëm" sepse:
pavarësisht se është shkruar nga perspektiva e një njeriu në moshën e rritur,
ndjenjat dhe kujtimet e rinisë i ka ruajtur me një freski dhe pasion të
pakompromentuar. Ai arrin t’i rikthejë ato me gjithë intensitetin, ndjeshmërinë
dhe energjinë e viteve të rinisë, duke dëshmuar se dashuria dhe kujtimet e
fuqishme mbeten të gjalla në shpirtin e tij, pavarësisht kalimit të viteve. Kjo
aftësi për ta ndjerë dhe përjetuar dashurinë me një dritë
të freskët tregon se poeti ka ruajtur në zemër një pjesë të rinisë së tij
shpirtërore, që i jep një cilësi të përjetshme dhe të pakonsumuar nga koha.
Bejko, përmes vargjeve, tejkalon kufijtë e moshës dhe të përkohshmërisë, duke u
shfaqur si një njeri që dashuron me të njëjtën intensitet sikur të ishte ende i
ri.Për më tepër, mënyra se si e risjell kujtimin dhe rikrijon emocionet e
dashurisë rinore tregon një shpirt të gjallë dhe lidhje të thellë me të
kaluarën e tij emocionale. Ky përjetim e bën poetin të ndihet jo vetëm
nostalgjik, por ti duket sikur përjeton një ndjenjë jashtëkohore dhe të
paprekshme nga rrjedha e jetës. Pra, Bejko shfaqet si një djalosh i përjetshëm,
sepse dashuria e tij për të shkuarën dhe për ato përvoja mbetet po aq e fortë
dhe e paprekshme sa ka qenë dikur, duke përçuar idenë se ndjenjat e vërteta
janë të pavdekshme. Nuk është një trill çasti krijimi I kësaj poezie nga Sadik
Bejko. Unë do tju sugjeroja që ti lexoni imtësisht dhe sidomos midis rreshtave
krijimet e Bejkos, aty ai fsheh thesaret e tij.
Po
ashtu shpalosja e ndjenjave, peizazhit, natyrës së gjallë e plot pasion, e
bëjnë Bejkon të duket si një djalosh që ende ëndërron dhe përjeton me forcë të
njëjtën ndjesi. Ai arrin të kapë esencën e asaj ndjenje rinore të pastër dhe të
guximshme, si dikur, duke mbetur në një farë mënyre, i pa plakshëm në
përjetësinë e dashurisë dhe në fuqinë e kujtimeve që mbart. Vajzat një dashuri të tillë ëndërrojnë.
Kështu,
Sadik Bejko nuk është thjesht një vëzhgues i largët i së kaluarës, por një
përjetues aktiv i asaj kohe rinore që
nuk harrohet kurrë, i një zemre që ende rreh me pasion, një "djalosh i
përjetshëm" që gjen përjetësinë në fuqinë e kujtimeve të tij të ndritshme
dhe të ngrohta.
Sarandë, nëntor 2024
Ku ma çoi koha atë
mbrëmje
Vetmi,
jetimëri, lodhur..
pa
të diela. Javë pa të kremte,
Një
kufomë gjumi ofronte çdo mbrëmje.
Në
bef erdhe ti…dhe ç’hir zbuluam te vetja, te njëri-tjeri gjetëm kaq dritë e
ëndje.
Jetimëri,
pa dritë në të nesërme
Por
ti, ti guxoje: pa pritur ia behje.
Trungjet
e lagur të një vreshte na bëheshin si portikë me yje, qemere;
..në
truall, natën, nën rrepe, në minus tre gradë…
lumi,
pemët ndiznin mbi ne luzmë zjarri, frymë, feksje,
Përjetë
ndanë atij lumi me degë akulli, e zhveshur, ti përjetë m'u skalite si në ar
gdhendje;
..mbi
shkëmb, mbi shtrojën- gjethe
mund
të të kem thënë fjalët më të ëmbla, më të ngrohtat të kësaj jete.
Ç'të
kërkoja? Ty: arrati, ylber mbi ashpërsi lakuriqe, ty trupngrohtën plot frymë e
dhele
Pa
një peng, ma dhuroje në duar krejt jetën
tënde:
çdo
puthje me ty mund ish dhe e fundit,
pa
premtime, pa brengë, pa si e kur, pa hamendje.
Kur
ndaheshim, ktheja kokën si në pus:
ku ma çoi koha këtë mbrëmje?