| E marte, 12.11.2024, 07:54 PM |
AH. . . ÇFARË MË BËRE, O ARDITA LAJÇI!
NGA
PILO ZYBA, LONDËR
Kaloshina
me katër kuaj qëndrojë përpara hotel "Solynor Naama Bay, në qytetin Sharm
El Sheikh në rrjedhën e Nilit në Egjipt. Personeli veshur me jelekë të kuq dhe
me një kapele të rrumbullakët, mbanin këmisha dhe pantallona të bardha të lehta.
Moren valixhet, çantat tona dhe, sakaq u gjëndëm brënda në hollin e madh, të
një arkitekture të skalitur si në kohët më të lashta. Na përshëndetën në recepsion dhe na pyetën në
anglisht, çfar gjuhe flisni? Kjo ndodh në Egjipt sepse në atë shtet në
programin mësimor të shkollave kanë pesë gjuhë të huaja. Është i vetmi shtet në
botë që në këtë mënyrë i pyet turistët dhe komunikon me ta, në gjuhën që ata
mund të komunikojnë më mirë.
-Shqip,
i thashë recepsionistes, nje vajzë nën të 30, e zeshkët po shumë e hijshme.
Ajo
vuri buzën në gaz, hodhi vështrimin mbi ne dhe mbi personelin që qëndronte në
këmbë për të na shëbyer.
-Kush
është zonjusha, më tha, ndërsa të gjithë kthyen kokën nga Ardita që më
shoqëronte dhe e kisha në krah?
-Kjo
është mbesa e Mehmet Ali pashës, krijuesit të kulturës dhe shtetit të ri të
Egjiptit. Në moment sikur kishte rënë ndonjë bombë atomike, i gjithë personeli
u përkul përpara me dorën në zemër. U përkula dhe unë pak, dhe pasi u ngrita ju
drejotova vajzës. Jemi në dhomën 444 në katin e 4 me pamje nga Nili i madh.
Vajza
mori çelsin, unë zgjata dorën. Ajo për të mos u ndier e fyer, mori dy çokollata
dhe mi la në dorë, ndërsa çelsin ja dha një djaloshi të gjatë me ca flokë të
rënë mbi ballë dhe me një mjekër të butë si lesh rudë nga mosha. Në fakt,
ndonse komunikonin me mua, veshtrimet e tyre qëndronin mbi Arditën që e kisha
në krah. Ajo qëndronte e heshtur, ashtu e embël si është gjithnjë në qëndrim
dhe në fjalë.
-Mos
dëshëroni të uleni për një kafe?
-Jemi
të lodhur disi nga rruga, thashë, dhe mirë do ishte të pushonim pak, më pas kur
të zbresim, qëndrojmë për kafe dhe bisedojmë më gjatë. Ndërsa po i drejtoheshim
ashensorit, pashe së të gjithë po na ndiqnin me një vështrim të ëmbël, dhe në
buzët e tyre farfuriste në buzëqeshje si fllad që vjen nga një kopësht me
trëndafila.
Ishte
një mrekulli e vertetë kjo mbrëmje dhe ky perendim dielli. Nga dhoma ku
qëndronim, nje penel i kuqërremte si mbi nje telajo të madhe hapesire qëndronte
dielli gjysëm në ujë dhe gjysëm jashtë tij, si një fëmijë i pafajshëm që lahet
në një govatë të madhe natyrore. Nuk është qëllimi i shkrimit për qëndrimin
tonë në Egjipt prandaj po e tejkaloj faqen time të shkrimit.
****
Nga
ora 11 e ditës në vijim, përpara nesh shikoj të kalojë një meso burrë rreth të
45.
Pasi
na përshëndeti me një zë melodioz dhe të qetë më flet shqip:
-Mund
ta marr pak Arditën për ndonjë orë dhe ua kthej përsëri?
Mbeta
e befasuar, por njëkohësisht dhe e gëzuar.
-Nga
Shqipëria jeni dhe ju?
-Jo
zonjushë!
-Po
ju flisni shqip!
-Kam
qënë ambasador në Tiranë për tetë vjet, dhe gjuha shqipe më pëlqen. Po ashtu
dhe historia e saj.
-Në
cilën Ambasadë?
-Në
ambasadën Spanjole. Quhem Alehandro dhe jam këtu me pushime ashtu si dhe ju. .
.
Hodha
sytë nga Ardita si për të marrë mendimin apo deshirën e saj, nese kishte
dëshire të shkonte. Ajo si gjithnjë, e heshtur, e qetë, e embël.
-Mund
ta mërrni, dhe ta ktheni kur mendoni se duhet të vini, i thashë, ne jemi te
dhoma 444.
Ai
mori Arditën dhe iku, duke më lënë vetëm në mendimet e mia. Në fakt, Arditën, e
kisha marrë me vete për të hequr mërzitjen time në ore të caktuara. . . por ja
që Arditën e dashkan dhe të tjerët, thashë me vete.
Pasi
kalojë një kohë e gjatë, mbeta me sytë nga rruga, prej andej nga ata kishin
ikur. Ishte vapë. Kaloje dhe koha e drekës. Hija e çadrës kishte bëre
rrotullimin e diellit, ndër kohë e shikoj nga larg zotin Alehandro bashkë me
Arditën. Ai erdhi pranë dhe fjala e parë që më tha ishte:
-Më
falni zonja Denada, për vonesën. Biseda jonë ishte e këndshme, hëngrëm drekë
bashkë dhe nuk kuptuam si iku koha!
-Ju
hëngrët, por unë mbeta pa drekë duke u pritur të ktheheni. Në tonalitetin e
zërit kuptohej toni qortues. Isha e tëra e mbuluar në djersë.
-Eshtë
vapë, shtoi ai!
Në
fakt unë isha mbuluar në djersë nga sikleti.
Na
dha dorën duke më falënderuar dhe më pas shtojë:
-Besoj
do gjejmë mundësinë për të pirë një kokteil së bashku në mbrëmje.
Ne
pohuam me kokë dhe ai u largua duke më lënë në dorë disa fletë të shkruara .
U
hodha një sy dhe pashë se ishin mendime për artin e shkruar poetik të Arditës. Sa
mirë, mendova, kjo i bën mirë dhe i jep krijimtarisë së saj një vlerësim më
shumë.
Alehandro Munioz
NJË OAZ I BUKUR POETIK
Gjatë
kohës që qëndruam së bashku, qoftë për kafe por qoftë dhe për të ngrënë drekë,
kuptova dhe lexova nga biseda jonë se kemi të bëjmë me një vajzë të talentuar,
dhe shumë modeste. Arti i saj më ngjan më shumë me një oaz të bukur në mes të
shkretëtirës, ku dhjetra pulbardha çukisin me sqep metaforat dhe i ngrejnë ato
lart. Vënde, vënde më duket se poezia e saj është e gjitha një metaforë e
bukur, që nga fillimi dhe deri në fund. E veshur me shije, por dhe e qëndisur
me një varg filigrami. Poezitë e saj më
ngjajnë me ata jelekët e qëndisur që mbajnë vajzat dhe gratë e malsisë në
Kosovë.
Këtu
mund të përmënd disa nga poezitë e saj, por më shumë dua të flas për ato që më
folën më fort dhe më bindshëm.
SIKUR T'ISHE LIBËR
Në
pllam' të dorës t'kisha majtë.
Me
mollza t'gishtave,
butshëm
tuj t'rrotullu mbi kopertinë.
Sa
kisha dashtë,
Mes
rreshtave prajshem me hy n'ty.
Virgjninë
e shpirtit me ta marrë
n'secilën
germë n'secilën fjalë.
Mas
çdo presje me pushu.
Pikçuditëset
me t'i çu në tjetër botë,
derisa
t'rënkojnë mes zanit t'shterrun,
dhe
fryma të më ndalet në at' pikë.
Në
vënd të nënshkrimit,
Nji
puthje në ballin tand!
Kjo
poezi, vargu i saj, metafora e bukur dhe ndërtimi, e bëjnë çdo lexues që
poezinë ta pijë si një gotë me ujë në mesin e korrikut. Në imagjinatën e saj,
që shumë herë Ardita e ka të përkryer, dashurinë e ka si një libër. Duke e
mbajtur atë në duar, lexon me penën e saj ndjenjën, brishtësinë dhe pafundësinë
që kërkon brënda saj. Çdo fjalë një metaforë, dhe e gjithë poezia një dashuri e
pa fundme, që kushdo e pi me sy, ose më mirë të them e përpin të tërën pa
pritur të marri frymë mes presjeve dhe shënjave të pikësimit. Poezia ka një
nisje të lehtë, dhe që gjatë leximit rrit tempin, ritmin poetik bashkë me
figurat letrare, njëlloj si një maratonist që njeh mirë forcat e tij dhe
qëllimin për të arritur fitimtar në fund të garës. Dhe autorja ka zgjedhur këtë
mënyrë në maratonën e saj artistike, duke e mbyllur poezinë me një finale të
bukur dhe të suksesshme.
Mbas
çdo presje, thotë ajo, me finesë dhe me kujdes, me të çu në një tjetër botë. .
. pra, në atë botë ndjenjash që të gjithë e endërrojmë e duam, e prekim, por me
një ndryshim, Ardita e kthen atë edhe në një art poetik mbresëlënës.
Në
artin e saj poetja ka veçorinë e artit poetik. Ajo e gatuan artin e saj në një
mënyrë të veçantë. Është e drejt përdrejtë dhe e kursyer në fjalë. Ajo i
përzgjedh qoftë tematikat, qoftë mënyrën si i ndërton dhe si e shpreh mendimin
e saj. Kjo, tregon për një individualitet, të cilin edhe shumë poetë me përvojë
nuk e kanë.
Ja
si shprehet ajo në poezinë më poshtë.
KTHEHU VETËM EDHE
NJËHERË
Në
mangallin e shpirtit t'djegur nga malli,
hija
jote sipër prushit, më shfaqet shajni!
Unë
pi një gotë verë dhe lutem për ty!
E
di, s'më dëgjon,
Ke
shtegëtuar në të tjera shtigje!
U
bie furishëm telave të shpirtit,
përtej
ritmëve të zemrës hakërrehet zëri im,
këndon
një serenatë për ty.
Nga
shtjella e dhimbjes,
Nxjerr
dëshirën të ma përmbushë dielli,
Dhe
si rreze të përplaset mbi sytë e tu.
Kthehu
vetëm edhe njëherë,
Ende
më përkund hija e dorës sate
në
djepin e ëndërrave të mia.
Figurat
letrare të saj janë të pa dëgjuara dhe të pa përsëritshme në artin poetik. Ajo
e pikturon apo e qëndis artin e saj me ngjyrat që ajo mendon më mirë. E vesh
metaforikisht me kostumin e saj të veçantë për tja dhënë më pas lexuesit sa me
të bukur dhe nga ana poetike dhe nga ana estetike, por dhe nga ajo tematike. Në
lulishten e madhe tashmë të artistëve, lulja e saj e mendimit zë një vënd të
veçantë. Ka ngjyrim, aromë dhe bukuri fizike të larmishme, ka tingull të ëmbël
në pentagramin poetik të artit. Ndonse është një poete me pak përvojë, ajo
zotëron me siguri fjalën, di ta gdhëndi atë dhe ti japi formën e një monomenti
të qëndrushëm në orkestrën e poetëve.
Ardita
me fantazinë e saj është nga ato poete që me vështrimin e saj, e gjen tematikën
nga një objekt, tingul, ngjyrë, dhe duke e punuar e përpunuar në fabrikë e saj
artistike, i jep jetë, gjallëri, mendim të thellë, dhe nëpërmjet tyre një
mesazh që të mbetet në mëndje edhe mbasi ke mbyllur faqet e librit.
Lexojmë
më poshtë dhe kuptojmë se Ardita me mikroskopin e saj artistik shikon aq thellë
sa fantazia e një lexuesi të thjeshtë nuk mund ta kuptoje, shikojë apo
preceptojë.
MISRI
Imagjinoj.
.
Sikur
drapri i hënës, ta këputë shtatin,
era
e Vjeshtës loz me flokun tënd,
kokrrat
puthitur gjoksit, t'i ledhaton me pasion.
Me
butësinë e gishtërinjëve,
ta
zhveshë fustanin palë-palë, ngjitur pas trupit.
Në
mullirin e mëndjes, të bluaj në grimca shprese.
Në
sofrën e zbrazët e vetmja mrekulli,
Sa
herë djersin në duart e mia,
I
falem Perëndisë, që më bekojë!
Imagjino
i dashur lexues se si era e vjeshtës luan me (flokun e misrit) metaforë e
mrekullushme kjo, ndërsa kokrrat e kraharorit ti ledhaton me pasjon. Më poshtë
gjithkush që e lexon mbetet pa fjalë nga brishtësia, nga fustani i bukur që
xhvishet, dhe nga ku del kalliri i trupit të një vajze të virgjër. Kam lexuar
dhe komentuar shumë në jetën time artistike, por këto figura më kanë befasuar
dhe më bëjnë të kuptoj se, kemi të bëjmë me një talent që koha ka prurë në
tryezën tonë artistiko-poetike.
Te
poezia Vera, dua vetëm të marr katër rrjeshtat e fundit të saj, pa mohuar
poezinë më lart, por dua ti citoj ato për metaforën e bukur dhe të rrallë që
kanë. Thjesht duke lexuar këto vargje, gjithkush në fantazinë e tij krijon
lehte imazhin poetik, që të bën të adhurosh artin dhe penën e saj.
VERA
Përmes
duarve të mia,
shumë
veshul të njomë,
kaluan
në fermentim.
Të
gjithë i priste i njëjti fat „Mbyllja hermetike"
në
kantinën e avanturave të mia,
ku
dashuritë e vjetra i ruaj me pasion.
U
nxehën gjakrat në damixhanë,
ëmbëlsia
e la të vdekur tharmin në fund.
Mushtin
e shkumëzuar buzëve,
ia
shtrydha nëpër napë.
Bulëzat
pikë- pikë,
në
gotën e vogël që mbaja në dorë.
Dhe
me padurim,
prisja
të shijoja ëmbelsinë e saj.
Me
artin e saj të bukur, autorja futet dhe në skutat e errta të shoqëris. Për atë
botë shpirtërore dhe ndjesore të fëmrës që mbetet ende tabu, por që autorja
gjen me penën e saj bisturi, për ta goditur këtë plagë që vjen nga e kaluara
dhe me art i jep një kahje dhe një zgjidhje të re, sa të bukur po kaq orgjinale
dhe të mënçur. .
KURRË
Kurrë
nuk mujta më e kallxu veten,
që
kam dasht më kanë.
E
kam nrydhë mrëna vetes,
e
kam tjetërsue,
krejt
pamje tjetër i kam dhanë.
N'këtë
botë t'mallkueme,
që
për dy gisht ftyrë
duhet
shumë më përbi.
Më
i mshelë sytë para t'keqës,
me
u qeshë edhe kur t'vjen me qa,
para
atyne që andrrat dojnë më ti vra.
Në
përgjithësi i gjithë arti i saj është i përshkruar nga një formë stil dhe
mendim konciz dhe gjërësi tematike, falë talentit që Ardita ka. Mund të përmënd
këtu shumë poezi të saj, të cilat edhe duke ngrënë drekë, edhe duke pirë kafe,
por edhe pasi qëndrova i vetëm në dhomën time të hotelit për të bërë analizën.
Nuk
më mbetet gjë tjetër vetëm se poezitë e saj ti shikoj në dritën e botimin edhe
në gjuhën Spanjolle, nëse do të me jepet leja dhe mundësia. Suksese!
Kur
lexova analizën e kujdesshme për Arditën tonë poete, ja bëra hallall pritjen në
diell për më shumë se 5 orë. Pena e tij kishte hyrë thellë, kishte lexuar dhe
analiziar deri në detaje artin e bukur të saj.
***
Ditët
ikën shpejt dhe na duhej të fluturonim përsëri, por këtë radhe në një drejtim
tjetër drejt kontinentit nga ishim nisur për të ardhur në Egjipt.
Një
javë më pas shkarkuam valixhet tona në mes të Athinës në hotelin angles
"Grande Bretagne". Po në të njëjtin kat, po në të njëjtin numër. . . dhoma
444 kati i katërt.
Nuk
di pse binte në sy ngado që shkoja veshja dhe bukuria e Arditës. Njëri nga
drejtuesit e hotelit më pyeti:
-Nga
vjen kjo bukuri?
-Nga
Kosova, i thashë prerë!Nga ajo Kosovë që ju nuk e keni njohur ende si shtet.
-Jo
unë, tha ai si i zënë në faj. Unë jam gati ta njoh që këtë çast, këtë bukuri të
Afërditës.
-Kjo
është motra e Afërditës, i thashë jo pa ironi.
-Afërdita
është greke, mu drejtua gjithë indinjatë!
Kështu
të kanë thënë, por pa shiko, ngjajnë greket me këtë? Po ti mbledhësh të gjitha bashkë nuk bëjnë as
gjysmën.
Ai
e pa që ishte i kotë diskutimin, futi bishtin në shalë dhe iku.
Më
pas dolëm në ballkon dhe porositëm një kafe për tu shlodhur sadopak. Përpara
nesh shtrihej Parlamenti grek nga njëra anë, dhe Akademia e greqisë nga ana
tjetër.
-Po
këta, më tha Ardita, mbajnë veshur fustanellën tonë.
-Po,
këtë e kemi dhuratë nga Mbreti i Bavarisë, gjermani Oto. Ai e ktheu kostumin
tonë në emërtim grek. Ndërsa kjo që shikon përballë është Akademia greke të
cilën e ndërtojë shqiptari Simon Sina.
Ditët
ishin të ngarkuara, për të parë dhe shpjeguar Arditës athinën, prejardhjen dhe
emërtimin e saj.
Ditën
më pas dola të pija kafe me një mik të vjetër, që nxjerr një gazetë në gjuhën
shqipe në athinë. Kur u ktheva, Arditën nuk e gjeta në dhomë. E kërkova në
katin tim, në holl, në mence ku hanim mëngjesin, dhe darkën, por ajo nuk dukej
askund. U tensionova, por dhe u trenba. Ajo gjuhën nuk e di, ambjentin e
jashtëm nuk e njeh. Mendova se mund të ketë dale dhe ka humbur rrugën.
Zbrita
në recepsion dhe pyeta:
-Më
falni, por mikja ime që rrimë bashkë, nuk ndodhet lart!
-Nuk
e di, zonjë, por shikoj se çelsi i dhomës është këtu. Mos ka dalë diku këtu
rrotull.
Por
Ardita nuk u duk as mbasdite dhe as në mbrëmje. Thirra një nga drejtuesit e
hotelit dhe i thashë:
-Më
duhet të raportoj në polici, sepse kjo më ngjet me një ngjarje të
jashtëzakonshme.
-Mos
u shqetësoni zonjë, ma preu shkurt, ne jemi biznes serioz, kontrollohemi nga
kamerat.
-Atëherë
më gjeni Arditën, i thashë me ton të ngritur.
Ardita
nuk u duk as në ditën tjetër, dhe unë shikoja lajmet dhe gazetat që në mëngjes,
për ndonjë skandal të mundshëm.
Ditën
e tretë isha shtrirë dhe po mendoja se çfar duhej të bëja, kur ndërkohë ra
zilja e recepsionit.
-Urdhëroni,
erdhi!?
-Kush,
foli zëri nga telefoni?
-Ardita,
kush tjetër, të tjerët nuk më hyjnë në punë!
-Jo,
dikush tjetër u kërkon këtu poshtë, një zotëri mbi të 60-tat.
U
ngrita rrëmbimthi. Diçka ka ngjarë mendova. tani po vjen mandata, hapu dhe të
futem, si do tu pergjigjem njerzve të Arditës që u dhashë kaq siguri kur e mora
me vete.
Kur
zbrita poshtë, shikoj përballë mikun tim Durim Haberin!
-Po
ti këtu?
-Më
thanë që je këtu dhe thashë të të bëj një vizitë, kemi kohë pa u parë, që kur
ike nga greqia për Londër.
-Haber,
i thashë, jam e shqetësuar, më ka Humbur Ardita Lajçi!
-Për
kë, më tha, për atë vajzën nga kosova? Po, po ti nga e di, ke ndonjë haber, se
ju gazetarët futeni kudo!
-Një
natë fjeti me time bijë!
-Çfar!
-Një
natë tjetër me time shoqe!
-Ku
e gjeti vajzën tuaj, dhe gruan tuaj?
Vajza
ime punon këtu si menaxhere dhe si pjese e reklamimit të hotelit në greqi dhe
jashtë saj.
Biseduam
gjatë me të, vajzë e talentuar dhe e pa fjalë. Unë kam shkruar për gazetën e
radhës së ditës së premte një reçencë për krijimtarinë e saj.
-Lëri
recencat, Durim, se më humbi durimi, ku është Ardita!
-Unë
e lashë në shtëpinë time, me gruan dhe vajzën, si duket mund të vinë bashkë
deri këtu.
-Merre
shpejt të lutem në telefon të vinë tani. . tani! Toni i zërit ishte aq i lartë,
sa i gjithë personeli që ishte në sallë dhe holl kthyen kokën, pasi nuk janë
mësuar me të tilla veprime.
-Haberi
i ra telefonit. Përgjigja nga ana tjetër ishte; do vonohemi pak se jemi në
flokëtore, duam që mysafirja jonë të bëhet më e bukur se sa është.
Asgjë
nuk po kuptoja.
Durimi
më la një tufë me letra në duar dhe më tha. Këtu ke një analizë për
krijimtarinë e saj që botohet të premten, mirë u pafshim. Ashtu si erdhi si
vetëtimë, iku duke më bërë një dush të ftohtë me shi.
DURIM HABERI
Nuk
di me çfar emri ta pagëzoj miken time, që rastësisht bujti në shtëpi. Emri i saj është Ardita, por me ato që unë
pashë dhe lexova mund ta quaj Art-dita. Sepse me leximin e artit të saj, mu bë
e bukur dita, dhe jo vetëm. Kam rreth 30 vjet që jetoj në greqi, dhe shumë pak
poetë kosovarë kam parë në këtë vënd, dhe në momentin e ardhjes së tyre, është
bërë shumë zhurmë dhe bujë për krijimtarinë e tyre. Ndërsa Ardita erdhi në
heshtje duke na dhënë kënaqësinë e mikpritjes, por dhe të artit të saj të pa
bujë, por të bukur dhe mbresë lënës.
Kush
hyn në botën e saj artistike të poezisë kupton se kemi të bëjmë me një
doktoreshë, qe me bisturinë e lapsit, i bën analizë një bote të tërë
shpirtërore mbi ndjenjën dhe në mënyrë të veçantë mbi dashurinë.
Botimet
e saj janë të pakta, lulishtja e krijimtarisë së saj sot është e vogël, por
ngjyrat artistike dhe mbi të gjitha thellësia e mendimit është deri në qelizën
e fundit.
Pa
u zgjatur shumë në fjalë, po mundohemi të flasim dhe të analizojmë ato që ajo
përcjell te lexuesi.
SA HERË
Sa
herë kam dasht
më
ik larg t'vërtetës
Me
u plotsu andrrave .
Në
një botë të mbushun me mëkate,
atje
ku shpirtat dridhen
nën
valsin e dashnisë,
e
trupi i nënshtrohet çmendurive të mendjes.
Ardita
është fjalë pakë e punë shumë. Ajo e
shtrydh mendimin e saj deri në pikën e fundit për ta kthyer në musht. Në mënyrë
që lexuesi të marri vlera dhe cilësi, më shumë se volum. Mendimi dhe puna e saj
është që nga liqeni i madh krijues, nga turbinat e hidroçentralit të mendimit
dhe krijimit, të bëjë dritë një ide, në mesazh, në cilësinë më të lartë të
mundshme. . .
A JE TU E PA
Sa
e ame?l
m'vjen
dashnia,
Edhe
pse shpesh fryme?n ma nal.
M'thuj,
pash nji Zot;
A
je tu e ni zemre?n
A
je tu'i pa
Qysh
asht tuj rreh kanshe?m pe?r ty?
Qe
edhe nuri jem nrrue ka,
Krejt
rrmujen qe kam mrena po e difton!
Shpesh
du me dal prej veti,
Vec? me? t'dasht
ashtu
qysh di me dasht.
Në
pamje të parë poezia e mësipërme ngjet e thjeshtë, por në thellësinë e mendimit
shikojmë diçka të veçantë dhe një kontraditë shpirtërore të autores. Ajo kërkon
në artin e saj, jo të dukurën sipërfaqësore, por atë të botës së brëndshme. Ajo
lufton që në ndjenjë njeriu të jetë i hapur i lirë dhe vetvetja, sepse vetëm
kështu vetë bota do shikojë dhe kuptojë, por dhe vlerësojë ndjenjat e njeriut. Dhe
prandaj mbyllja e saj është goditëse dhe tronditëse për shoqërinë, që në të
shumtën e herës, ndryshe ëndërron dhe dëshëron, dhe ndryshe shfaqet. Të gjitha
këto nisur nga mendimet, paragjykimet.
Përveç
kësaj Ardita ka aftësinë të luaj bukur me brumin e fjalës krijuese, dhe
nëpërmjet një gjetje të vogël artistike të përcjelli dhe një mesazh sa
sarkastik, po kaq dhe serioz.
NUK MUJ PA T'DASHT
Sa
kanshëm qesh,
Pamjes
i jep hijeshi.
Sa
amël flet,
ma
amëlson edhe ditën.
Nuk
muj pa t'dasht,
Edhe
pse prej tan asaj amëlsie
Rrezikoj
diabetin!
Ajo
i lëvron të gjitha vijat e pentagramit edhe pse ndryshojnë tingull, por qofshin
dhe minore, dhe bas, tingëllojnë gjithmonë bukur në orkestren e saj të
krijimtarisë.
Këndvështrimi
i saj, apo dritarja nga vjel tematikën krijuese është futja thellë në shpirtin
e njeriut, në atë botë për të cilën sot bëhet pak, dhe lufta për femren, anën
sociale, familjare etj, është e varfër dhe vlen për të dëshëruar.
"E
vrava dashurinë me duart e mia!"
T'u
e dashtë më shumë se ç'duhet,
Ia
ngulfata frymëmarrjen e lirë,
e
vrava pa paramendim.
Megjithatë
e vuajta dënimin,
në
qelinë e dhimbjes.
Kam
frikë të dashuroj sërish.
Mbase
jam i sëmurë dhe,
shndërrohem
në një vrasës serik.
Na
ndodh shpesh që dashurisë ti dhurojmë gjithçka, sepse kështu ndihemi më mirë
dhe më të plotësuar. Por jo tlë gjithë e kuptojnë këtë mirësi, dhe zhpesh
zhgënjehemi dhe plagosemi në ndjenja. Edhe kjo tematikë nuk i ka shpëtuar penës
së Arditës. Ajo është një gjuetare me përvojë dhe e kujdesshme në gjithçka qe e
rrethon. Ajo i jep plumbin zhgënjimit, por dhe lutet për gjetjen e një ndjenje
të re, për të mos u zhgënjyer.
Së
fundmi edhe një poezi që mendoj se duhet të mbajë fjalën e mbylljes së analizës
time modeste, por, që per krijimtarinë e Arditës mendoj se nuk do jetë e fundit.
ZJARRI I FUNDIT
I
fryj prushit t'funit,
Qe
gati asht me u shu,
Veç
edhe një herë kjo dashni t'marrë flakë.
Le
t'mi ndezë tan telat e shpirtit
E
hi t'bahem në kujtesën e saj.
Zemër
gjerësia e saj artistike dhe krijuese, edhe në momentet më të vështira, i jep
dashurisë edhe njëherë dorën për të mos e fikur atë vatër të ngrohtë, nga ku
lindin ndjenjat e pastra, dhe bëhet jeta më e bukur.
Duke
mos dashur ta mbyll këtu analizën time, po ja lë lexuesit të më koregjojë apo
të më japi të drejtën për krijimtarinë e saj artistike. Suksese në burimin e
saj të kristaltë poetik, që del nga malet e mendimit të saj dhe shkon te
lexuesi si ushqim shpirtëror dhe intelektual.
***
Porsa
mbarova këtë analizë, dëgjova të trokitura në derë. U ngrita rrëmbimthi dhe e
hapa. Në hapësirën e saj pashë një vajzë të rritur, që me buzën në gaz më tha:
-Erdha
të prura Arditën, dhe më zgjati librin e daktilografuar që e prisja prej tre
ditësh dhe u largua duke u përkundur si një lastar trëndafili nga flladi i
mbrëmjes.
E
kalova nëpër duar, e përkëdhela si një fëmijë të vogël dhe po mendoja;
Ardita
ma dha për ta redaktuar dhe korrektuar, por dhe për një parathënie të vogël
para botimit. Por tashmë mua nuk më kishte mbetur asgjë për të bërë në këtë
drejtim. Miqtë dhe shokët e kishin bërë analizën dhe mendimet e tyre e kishin
plotësuar më së miri qëllimin e punës time.
Nuk
më mbeti gjë tjetër vetëm se, ti uroja rrugë të mbarë për te botuesi dhe
lexuesi.