E diele, 01.06.2025, 05:31 PM (GMT+1)

Kerko: a

Gjon Keka: Unë vetëm një kauzë e mbroj, atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti

E diele, 10.11.2024, 07:56 PM


Unë vetëm një kauzë e mbrojë atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti

Nga Gjon Keka

Asnjë kauzë fetare nuk e mbrojë unë, arsyeja pse nuk e mbrojë asnjë është: Së përi asnjë kauzë fetare nuk ka nevojë për mbrojtjen time ,apo të ndonjë njeriu, nëse ajo është kauza e vërtetë e Zotit ai vetë e mbron atë.

Së dyti unë kam marrë mësim nga kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti i cili e mbrojti kauzën e Papëve në atë kohë,por në fund mbeti vetë përballë një perandorie barbare që pushtonte e pushtonte dhe forcohej ndërsa Gjergji ynë i Madh me arbërorët e tij derdhnin gjak për atdheun e tyre dhe me pikat e fundit të gjakut të tyre e mbrojtën civilizimin e përbashkët europian.

Edhe mua kur para disa viteve më patën kërcënuar disa mbetje të ideologjisë islamike në Kosovë, asnjë nga priftërinjët, pastorët e as shokët që i pata njohur më parë nuk më patën shkruar,e as me dal publikisht me denoncu apo me thënë a ke nevojë për ndonjë mbrojtje apo mbështetje ,ose ne do të jemi krah teje në këtë kohë për mbrojtjen e jetës dhe të familjes,por heshtën të gjithë ose nuk i interesonte fare sikur nuk ka ndodhë asgjë.Prandaj jo rastësisht ekziston edhe proverba" "miku i mirë shihet në ditë të vështirë."

U desh vetë me i dal ballë gjitha atyre kërcënimeve dhe me forcat e mia me mbrojtë jetën ,ekzistencën ,familjen time dhe këtë guxim sigurisht se e mora nga trimëria e Gjergj Kastriotit i cili është shembull i vetëmbrojtjes dhe i tmerrit kundër armiqëve.

Unë si gjithmonë vetëm një kauzë me dinjitet e mbrojë atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti, kauzën e Dardano-Arbërisë së lirë, të pavarur dhe të bashkuar si në kohën e Kuvendit të Lezhës dhe mbi të gjitha të bashkuar me familjen e natyrshme europiane. E mbrojë kauzën e lirisë,dritës,dijes dhe dua që ta shoh Dardaninë time në dritë, të zhvilluar,të qytetëruar,me kulturë të lartë dhe pjesë e familjes së natyrshme europiane.

Paramendoni disa individ madje edhe priftërinjë e pastor më paskan përgojuar dhe njollosur nëpërmjet disave njerëzve tjerë ,thuajse këta e kanë mikroskopin shpirtëror për me ma pa zemrën se çka ka në zemrën dhe mendjen time.

Po ia lë ndërgjegjes së tyre ,ata e din vetë se çfarë kanë llomotitur e përgojuar,aq më tepër kjo tregon se ata nuk kanë të bëjnë aspak me Jezus Krishtin i cili mëson një jetë të vërtetë ,të drejtë në dritë dhe pa përgojime e paragjykime.

Për ju po e vendos këtë pjesë nga Bibla (Mateu 7:1-6) e cila thotë qartë:

"Mos gjykoni, që të mos gjykoheni.Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët.

Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd?

Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri," kur ke një tra në syrin tënd?

O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.

Mos u jepni qenve ç'është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t'ju shqyejnë."



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Dëshmia bindëse dhe dinjitoze e Fadil Gecit në Hagë Luan-Asllan Dibrani: Donald Trump dhe ndikimi i tij në Ballkan pas zgjedhjes së tij si president i SHBA në 2024 Lekë Mrijaj: Një mesazh mirënjohjeje për Presidentin e posa zgjedhur Amerikan, z. Donald Trump! Nue Oroshi: Gjermania në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme Dr. Friedrich Merz do të jetë Kancelari i ri i Gjermanisë Luan-Asllan Dibrani: Nikolla Tesla dhe figurat tjera shqiptare qe po i përvetësojnë sllavët si të vetat!? Albert Zholi: Flet Prof Lush Susaj - Përsëri bujqësia mbetet e nënfinancuar dhe e abuzuar Fadil Sahiti: Derr i lumtur vs Sokrat i vuajtur Petrit Dibrani: Kosova meriton deputetë të arsimuar Fahri Dahri: Misioni historik mbi të vërtetat tona Gjon Keka: Taktika, strategjia dhe politika e Presidentit Trump, si do të veprojë me Kosovën?! Enver Bytyçi: Mesazhi i triumfuesit me emrin Donald Trump! Ndue Dedaj: 'Kroi i Bardhë' unik në Shqipëri Blerim Rrecaj: Për pengesat e përafrimit Idriz Zeqiraj: AAK i kërkon opozitës bojkot koalicionit me LVV! Kalosh Çeliku: Ditë apo natë Enver Bytyçi: Për Shqipërinë dhe Kosovën Trump nuk është gogoli! Përkundrazi, Sorosi është rrënuesi ynë! Luan-Asllan Dibrani: Pse shqiptarët duhet ta përkrahin shtetin izraelit dhe ta ruajnë miqësinë shekullore? Petrit Dibrani: Kombi shqiptar po vetëdijësohet Luan-Asllan Dibrani: Degradim i Big Bradherit nga Milaim Zeka Klajd Kapinova: Kamala Harris gënjeu paturpsisht

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx