Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Zëri i Amerikës me kryeqendër të re në Washington
E shtune, 28.09.2024, 07:57 PM
ZËRI I AMERIKËS ME KRYEQENDËR TË RE NË WASHINGINTON
Nga
Frank Shkreli
E
lexova këtë lajm që më erdhi sot në adresën e postës elektronike, me shumë
emocion dhe kujtime jashtzakonisht të mira, pasi kam kaluar një pjesë të
konsiderueshme të jetës sime duke punuar në ndërtesën aktuale të Zërit të
Amerikës, për një kohë të gjatë. Në të vërtetë, këtë vit, janë mbushur,
plotësisht, 50-vjet nga koha kur kam filluar (Qershor, 1974) karrierën time në
Zërin e Amerikës, në atë ndërtesë të madhe, përball Kongresit të Shteteve të
Bashkuara.
Se
pse u emocionova dhe pse më mbuluan shumë kujtime të mira nga karriera ime në
Zërin e Amerikës, qe, pikërisht, lajmi i shpërndar të premtën në mengjes nga
Agjencia Amerikane për Media Globale -- U.S. Agency for Global media, (USAGM),
sipas të cilit, Zëri i Amerikës do të transferojë kryeqendrën nga ndërtesa
aktuale, në ndërtesën me adresën 1875 Pensylvania Avenue, Wasington DC – që do
të jetë, sipa këtij njoftimi për mediat, kryeqendra e re moderne për Zërin e
Amerikës, që është ndër më të vjetrat e pesë enteve mediatike që mbikqyrë
Agjencia Amerikane për Media Globale. Në
njoftimin e kësaj agjencie thuhet se transferimi i operacioneve mediatike,
teknike dhe administrative do të fillojë brenda disa muajve – për tu përfunduar
në disa faza gjatë viteve të në vijim.
Ky
vendim për të vendosur kryeqendrën e Agjencisë Amerikane për Median Globale në
adresën e re 1875 Pennsylvania Avenue, shënon një kapitull të ri, për të
ardhmen e njërit prej enteve më mëdha mediatike në botë, është shprehur Amanda
Bennett, shefja e USAGM.
“Si
një prej organizatave më të mëdha botërore mediatike, puna jonë gazetareske
vazhdon të jetë kritike – veçanërisht, përball censurës, influencave negative
dhe manipulimit të informacionit, në duart e regjimeve autoritare. Sigurimi i aftësisë dhe i mundësive tona të
vazhdueshme për të konkurruar në fushën mediatike është hapi i parë dhe ndoshta
më jetësor për të fituar luftën globale në fushën raportimit të sakt të lajmeve
dhe të informacionit. Kryeqendra e re e (USAGM) do të rrisë, në mënyrë
dramatike, kapacitetin tonë teknologjik dhe, për më shumë, do të përmirësojë
dukshëm aftësinë tonë për të kontaktuar dhe komunikuar më kollaj me audiencat
në rajone të ndryshme të botës që nuk gëzojnë një shtyp të lirë. Jam shumë e frymëzuar nga fillimi i kësaj
epoke të re të mrekullueshme dhe e kënaqur për gjithçka që do të bëhet e mundur
për shkak të saj", ka komentuar, sipas njoftimit, me këtë rast, të (USAGM)
për mediat -- pritshmëritë e saj, Amanda Bennett, për kryeqëndrën e re moderne
të Agjencisë Amerikane për Median Globale, përfshir Zërin e Amerikës.
Ndërtesa
aktuale ku Zëri i Amerikës ka zhvilluar veprimtarinë e tij mediatike ç’prej
vitit 1954, është përcaktuar dhe njihet ç’prej vitit 2022, nga Shoqata e
Gazetarëve Profesionistë, si një Ndërtesë Historike Kombëtare e Gazetarisë.
Ndonëse, fillimisht, ndërtesa aktuale, kryeqëndër e Zërit të Amerikës dhe
USAGM, nuk ishte ndërtuar me qëllim që të shërbente për aq gjatë, për
veprimtarinë e një organizate mediatike.
Por gjatë dekadave të kaluara, kjo ndërtesë, e quajtur (Cohen Building),
në të vërtetë, ka shërbyer shumë mirë si një kryqendër e madhe dhe e besueshme
– për disa breza anë e mbanë botës -- për transmetimin e lajmeve dhe të
informacionit, thuhet në njoftimin e USAGM të shpërndar për mediat, të premtën
në mengjes.
Ndërkaq,
në të njëjtin njoftim për media, në lidhje me këtë vendim, citohet edhe
Drejtori i Zërit të Amerikës, Michael Ambramowitz, se, “Ndërkohë që Kryeqendra
aktuale e Zërit të Amerikës na sjell gjithmonë kujtime shumë të bukura dhe të
mira nga e kaluara, Kryeqendra e re i ofron Zërit të Amerikës mundësitë për të
modernizuar operacionet dhe mjetet teknike, ashtuqë të jemi më në gjëndje të
përmbushim misionin tonë jetësor në një botë ku fuqitë autoritare po shpenzojnë
miliarda dollar në përpjekjet e tyre për të minuar shtypin e lirë dhe për të
ndërprer përhapjen e lirë të lajmeve dhe të vërtetës”, u shpreh Dejtori i Zërit
të Amerikës, Michael Abramowitz.
Siç
dihet, Agjencia Amerikane për Median Globale mnikqyr pesë entitete transmetuese
lajmesh, përfshir Zërin e Amerikës, Entin Transmetues për Lindjen e Mesme,
Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Radion Azia e Lirë dhe Entin e Transmetimeve
për Kubën, por edhe ente siç teknike siç është Fondi për një Teknologji të Hapur
dhe Fondi i Medias Frontale. Të gjitha këto kanë për qëllim, sipas, Agjencisë
USAGM, për t’u lidhur, për të informuar dhe për të angazhuar në dialog popujt
anë e mbanë botës, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Të gjitha së bashku, këto ente mediatike
amerikane furnizojnë çdo ditë me lajme të sakta dhe informacion të vërtetë, mbi
420-milion veta në mbarë botën, sipas njoftimit për media të entit USAGM, që
mbikqyr të gjitha këto entitete mediatike të Shteteve të Bashkuara.
E
solla këtë njoftim për të interesuarit lexues shqiptarë, pasi siç e dijmë të
gjithë, Zëri i Amerikës (VOA) në gjuhën shqipe, për pothuaj një shekull, ka
qenë pjesë dhe vazhdon të jetë pjesë e botës mediatike shqiptare -- në kohë të
mira e në periudha të vështira -- siç ishte koha e Luftës së ftohtë e
diktaturës sllavo-komuniste dhe deri në dekadat e fundit të luftës në Kosovë.
Gjatë
gjithë këtyre dekadave, VOA shqip, falë
punës së dyzina gazetarëve shqiptaro-amerikanë dhe përkushtimit të tyre ndaj të
vërtetës dhe dashurisë së tyre për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për
Shqipërinë dhe për Kombin shqiptar, kanë kontribuar në përhapjen e të vërtetës
në periudhat më të errëta të historisë dhe në forcimin e marrëdhënieve
shqiptaro-amerikane, sidomos në periudhën fatzezë gjysmë shekullore të
komunizmit shqiptar sllavo-aziatik, kur dy vendet tona nuk kishin marrëdhënie
dypalëshe diplomatike. Ishte kjo një
periudhë kur Shtetet e Bashkuara, komunikonin me kombin shqiptar, vetëm
nëpëmjet Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe. VOA gjatë dekadave të kaluara, u
solli shqiptarëve lajmet objektive, të vërtetën dhe faktet -- për zhvillimet e
brendshme dhe të jashtme -- si mjete dhe instrumente të nevojshme për të
vlerësuar dhe gjykuar drejtë, duke shërbyer, njëkohësisht edhe si një lidhje e
pandërprerë dhe pa ndërhyrje komunikimi ose influencimi, midis Kombit amerikan
dhe Kombit shqiptar, në ditët më mira dhe në periudhat më të vështira.
Urojmë
që kjo trashëgimi shembullore e së vërtetës gazetareske e Zërit të Amerikës
gjatë dekadave të kaluara -- si një ent i besueshëm lajmesh, informacioni,
analizash dhe programe të tjera në mbrojtje të së vërtetës -- të vazhdojë edhe
me dekada të tjera në të ardhmen, ndonëse nga një kryeqendër më e re e më
moderne në përputhje me me nevojat e botës akzuale dhe në përputhje me gjendje
gjeopolitike të sotme.
Kryeqendra
e re moderne e Zërit të Amerikës në rrugën kryesore Pensilvania Avenue të
kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara – rrugë që lidhë Shtëpinë e Bardhë me
Kongresin
Ndërtesa
aktuale nga ku Zëri i Amerikës ka transmetuar anë e mbanë botës në gjuhët
kryesore të botës -- përfshir gjuhën shqipe --që nga viti 1954, e deri në ditë
e sotëme