E diele, 27.07.2025, 01:20 PM (GMT+1)

Kerko: aurel dasareti

Aurel Dasareti: Detyra e politikanëve, përfshirë Albin Kurtin, është që të nxjerrin nga moda gënjeshtrat e të tjerëve me të tyren

E diele, 05.11.2023, 08:15 PM


Detyra e politikanëve, përfshirë Albin Kurtin, është që të nxjerrin nga moda gënjeshtrat e të tjerëve me të tyren

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Albini ruan një sekret që të gjithë e dinë se çfarë është në të vërtet. Kushdo që nuk merr informacion nuk mund të marrë përgjegjësi. Kushdo që merr informacion nuk mund të shmangë marrjen e përgjegjësisë. Në rastin konkret, për herë të parë jam shumë dakord me fjalët (reagimin) e sotëm të  opozitës. Me z Walker, si gjithmonë po.

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2076980/walker-e-keshillon-kurtin-te-veproje-keshtu-per-asociacionin/#disqus_thread

***

Syri i së vërtetës është i turbullt dhe shformues. Vetëm nëse mungon lakmia, vetëm nëse nuk kemi konflikt interesi, vetëm nëse pikësynimi ynë shndërrohet thjesht në vëzhgim çelet shpirti realist e bukuria.

Të gjitha llojet e asociacioneve (zajednica serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la...

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.

“Dialogu”!!!

Ishte një bisedë e gjatë, zgjati gati tridhjetë vjet.

Të përballesh, veçanërisht me dy ndërmjetësit e këqij të BE-së, vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet dhe që simpatizojnë sulmuesin nazist, është e vështirë. Ju duhet të zgjidhni njerëzit e duhur nëse doni të bëni një bisedë, sepse “ndërmjetësit” fals e të korruptuar, kërcënojnë viktimën në favor të fashistëve-terroristëve duke kërkuar me këmbëngulësi një Republikë Serbe në mes të Kosovës, të kamufluar në “asociacion”. Është e pamundur dhe e pakuptimtë të vazhdohet “dialogu” (shpërbërja e Kosovës si shtet). Prit pak. Harrova të them se Serbia de facto do ta njoh Kosovën. Kështu “garantojnë” vdekatarët e rëndomtë të botës demokritike. Dhe sa më shumë të zgjasë kjo bisedë e ndyrë, aq më shumë tokë dhe kompromise kërkojnë nga ne.

I gjithë rreziku vjen nga brenda. Ka pak gjëra në botë aq të rrezikshme sa një somnambul. Dashuria vëllazërore, bashkimi i fortë dhe i pandashëm që mbështetet në qëllime dhe interesa të përbashkëta kur vendi kërcënohet nga pushtuesit terroristë, është e vetmja urë lidhëse mes jetës dhe vdekjes, e brishtë si një fije kokrrizë, e fortë si një litar shpëtimi.

Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e tyre.

***

Asociacioni është 100% copëtimi, shpërbërja e Kosovës...

Kosova nuk është pronë private e asnjë individi, partie apo qeverie. As e Kryeministrit. Prandaj, askush përveç qytetarëve të saj nuk mund të vendosë në këtë çështje, ku bëhet fjalë për jetë a vdekje.

Ndërkaq, shakaxhinjtë e huaj, të ashtuquajtur “ndërmjetës”, sidomos ata sllovakë dhe spanjollë (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, prandaj, meqë janë të zhytur në konflikt interesash, duhet të shpallen të paaftë për ndërmjetësim), le të krijojnë shoqata (asociacione) paraprakisht në vendet e tyre...

Qeveria e Kosovës është e obliguar të organizojë një Referendum, në të cilin qytetarët e Kosovës (dhe diaspora) do të votojnë për krijimin ose refuzimin e tij.

• A e pranoni asociacionin?

• A jeni kundër asociacionit?

***

Kushdo që është i gatshëm të sakrifikojë lirinë e tij për një çast në siguri, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë.

Çdo njeri që mban një magji të fshehtë dhe të rrezikshme në fytyrën e tij; do të ngjall gjithmonë dashurinë e dikujt, por edhe urrejtjen e dikujt!

Kombi shqiptar është në buzë të greminës, përballë shkatërrimit. Ne jemi të varur nga një fije e hollë, dhe ajo fije është tjerrë nga hija e rastësisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Njerëzit nuk kanë nevojë të domosdoshme për fenë Aurel Dasareti: Feja është një bindje dhe rreshtohet shumë kilometra prapa Kombësisë Aurel Dasareti: Ata që nuk dinë aq sa duhet për të tjerët nuk mund të gjykojnë me drejtësi Aurel Dasareti: Aktet shtazarake të terrorit kundër civilëve izraelitë kanë tronditur të gjithë botën Aurel Dasareti: Të gjithë vdesin vetëm, edhe shqipfolësit gjakprishur që i urrejnë hebrenjtë dhe i duan armiqtë e tyre terroristë Aurel Dasareti: Sulmi ushtarak terrorist i Serbisë kundër Republikës së Kosovës Aurel Dasareti: Çdo ditë krijon kujtime Aurel Dasareti: Gjer kur do t`i lemë psikopatët të na zhveshin, ne të qajmë, ata të qeshin? Aurel Dasareti: Ajo çfarë është kaq fantastike me ty, gjyshe, është që ti më sheh! Aurel Dasareti: Këshilla të veçanta në rast rreziku të luftës dhe të ngjashme Aurel Dasareti: Lufta kundër hajdutëve, mashtruesve, trafikantëve dhe tradhtarëve të rrezikshëm Aurel Dasareti: Është për t'u habitur se sa me guxim shqiptari mbron frikën e tij Aurel Dasareti: Është e pamundur të fitosh mbi një injorant në një diskutim Aurel Dasareti: Cila është ndërgjegjja e shqipfolësve që bashkëpunojnë me armikun? Aurel Dasareti: Vjedhja, krimi, tradhtia dhe mungesa e lirisë në trojet shqiptare Aurel Dasareti: Shqipëria dhe Kosova kanë nevojë për një ushtri të pathyeshme Aurel Dasareti: Lufta e Kosovës për sovranitet të vërtetë Aurel Dasareti: Shqiptarët duhet të mbajnë qëndrim pozitiv kur gjërat janë të vështira Aurel Dasareti: Korrupsioni, gjendet aty ku fshihet djalli Edvin Kristaq Rama Aurel Dasareti: Terrori rus në Ukrainë i neveritshëm, të vjen të vjellësh nga ligësia e terroristëve

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx