Mendime
Kimete Berisha: Morali, përtokë!
E enjte, 21.09.2023, 07:58 PM
Morali, përtokë!
Nga
Kimete Berisha
1. Nga
idealet e larta, Albin Kurti ka rënë në
atë derexhe, që një shtrigë serbofile, që ua kthen buzëqeshjen sekrete vrasësve
serbë (me të cilët kordinohet për 'vrasjen' morale të veteranëve të UÇK-së)....
të
luftojë me mish e me shpirt për ta penguar hetimin e vjedhjes së bukës dhe
sheqerit nga qeveria e tij. Qe cili është ideali i Albin Kurtit sot: fshehja e
bukës së vjedhur nga fukarenjtë.
2.
Jo pse është kaq e pamoralshme, disfatiste dhe dëshpëruese siç është, por është
budallallëk i madh ta pengosh Kuvendin që ta hetojë një vjedhje, që është duke
u hetuar nga prokuroria.
3.
Nga premtimet për drejtësi, për barazi e për luftë kundër korrupcionit, Albin
Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave
e hajneshave të qeverisë së tij që e kanë vjedhur bukën e popullit më të varfër
në Evropë.
4.
Pa qenë budalla i madh nuk e bën veten të sanksionohesh nga krijuesi dhe
garantuesi i lirisë së Kosovës;
-
pa qenë krejt budalla nuk lufton me duar
në xhepa me krejt botën në të njëjtën kohë.
-
Pa qenë budallai më i madh nuk i shpall emisarët evropianë e amerikanë 'të
pamoralshëm',
sepse
edhe sikur të ishin të pamoralshëm, më të pamoralshëm se sa Aleksandër Vuçiq,
as ata nuk janë.
5.
Me Vuçiqin ka pranuar të negocojë për ekzistencën e shtetit Kosovës (duke i
hëngër fjalët e veta se nuk pranon negociata, por Vetëvendosje; se nuk do të
fliste fme Vuçiqin pa kërkuar falje për
krime dhe pa e pranuar shtetin e Kosovës).
-.Asnjë
Asociacion nuk mund të jetë më 'tradhti' se sa falja e krimeve, rehabilitimi
dhe glorifikimi i kriminelëve serbê (dhe i udbashëve shqiptarë që i ka tubuar
në kabinetin e tij), si dhe negociatat me ministrin e propagandës së
Millosheviçit.
-
Albin Kurti nuk ankohet në Vuçiqin dhe nuk kërkon tjetër 'Vuçiq' por ankohet në
ndërmjetësuesit e emisarët evropianë e amerikanë, me të cilët nuk ka për të
bërë marrëveshje.
6.
Nuk është problemi që është 'i poshtër', problemi është se pushteti e zbuloi se
Albin Kurti është i paditur, që s'ka lidhje me politikë.
Duke
dashur të mbrohet nga 'armiku' serb, u armiqësua me Amerikën dhe BE-në.
Ky
miqtë i kthen në armiq, nuk merr vesh në diolomaci, nuk e njeh dialogun, as
rregullat e miqësisë, nuk e kupton as si arrihet një marrëveshje, sepse është
asocial.
7.
Escobar tha sot se 1.5 milionë shqiptarë nuk mund ta diktojnë vullnetin e 700
milionë evropianëve.
E
kurseu Albin Kurtin, sepse e vërteta është se vetëm 1 shqiptar i Kosovës, Albin
Kurti, kujton se mund ta mësojë Evropën (dhe nëse ka nevojë edhe Amerikën), se
si punohet.
Tjetër
gjë kur shqiptarët ishin viktima të gjenocidit serb,
Bota
perëndimore i shpëtoi shqiptarët nga shfarosja.
Ama,
perendimi nuk mund të merr urdhëra nga ish viktima e cila sot në emrin e
shtetit të Kosovës sillet si diktator që
e vjedh bukën e popullit të vet.
-
Veç një idiot ka ambicie të sëmura të bëhet kryesori i botës, duke mohuar, duke
tallur dhe duke nënçmuar të gjithë ata që nuk i nënshtrohen iluzioneve të tij.
Perëndimi
është superfuqi, perëndimi me ushtri e ruan Kosovën nga Serbia, kurse Albin
Kurti e shfrytëzon bandën e tij paramilitare të internetit për t'i 'vrarë'
moralisht kritikët e tij.
Paramendoje
se si e shohin perëndimi një 'zotëri pa brekë', që mendon se me kërcënime e
sharje e dikton rendin botëror.
(Duke
ecur rrugës, sot një paramilitar i tij më lehte ham-ham).
8.
Sa herë që Albin Kurti i hedh në pleh politikat e Amerikës dhe Evropës, Vjosa
Osmani e shfrytëzon rastin e i forcon raportet me Amerikën e Evropën.
Ajo
duket presidente normale, vetëm kur Albin Kurtit i përkeqësohet gjendja
emocionale.
Për
t'i 'ndrequr' shpejt e shpejt raportet e prishura me Amerikën, Vjosa Osmani
rrezikoi të dukej sanduiç me pozën e fotografisë në mes të heronjëve Clinton e Clark, duke e mbështetur edhe
krahërorin te ky i fundit.
Hyhet
në mes vetëm midis dy ekstremeve, midis kundërthënieve, midis kundërshtarëve , por
nejse....ku di shqiptari.
9.
Edi Rama u gëzua shumë që ia mbërriu ymri të thotë në OKB se Rusia po e sulmon
Ukrainën.
Për
të thënë atë që dihet, shkruhet, lexohet, shihet - me të vërtetë duhet të jesh
trim i madh.
Kanë
bërë lum e janë gëzuar e gjithë Shqipëria me rastin e këtij guximi shekullor të
kryeministrit Rama.
P.S.
Thoshte se do të ngritet nga varri për mua...
Jo
që të rrijë me mua,
as
të bisedojë e të çmallet me mua,
por
që t'i ndreq hallet e mia.
Nuk
u ngrit...