Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Ukraina duhet të marrë gjithë atë ndihmë që ata kërkojnë
E marte, 29.11.2022, 08:52 PM
Ukraina duhet të marrë gjithë atë ndihmë që ata kërkojnë
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk
është e plotë, sepse shteti kolonial terrorist ekziston ende! Ukraina ka qenë e qartë se ka nevojë për armë me rreze më të gjatë. Sistemi
i armëve GLSDB (nëse u jepet atyre) mund të bëhet shumë i rëndësishëm për
ukrainasit.
***
Në fillim të luftës,
Perëndimi hezitoi t'i dhuronte sistemet e armëve Ukrainës, por ndërsa lufta
përparonte, Ukraina mori armë gjithnjë e më të fuqishme.
Në qershor, ukrainasit u
furnizuan me armë HIMARS (një sistem artilerie raketore amerikane mbi rrota)
me një rreze veprimi prej afërsisht 80 kilometrash. Ky sistem armësh ka marrë
shumë nga meritat për suksesin e ukrainasve në fushën e betejës që atëherë.
Sidomos në rimarrjen e Khersonit, Himars u përdorën gjerësisht për të
rrëzuar linjat ruse të furnizimit.
Zhvillimi
është i lehtë për t'u përshkruar: Sa më shumë krime lufte që bëjnë rusët, aq më
pak kufizime do të ketë për ndihmën perëndimore për armë. Këtë e kemi parë që nga fillimi i luftës. Një
armë e tillë siç GLSDB, padyshim
që do të bëjë ndryshim në fushën e betejës.
Pasi Rusia u tërhoq nga
Khersoni dhe ia dorëzoi qytetin Ukrainës, rusët e bombarduan qytetin me
artileri. Një sistem i ri i armëve me rreze të gjatë mund t'i detyrojë
agresorët të tërhiqen nga zona e qitjes, dhe të mbrojë Kherson nga shkatërrimi
i mëtejshëm.
Kjo
gjithashtu do të lehtësojë aftësinë e ukrainasve për të përgatitur sulme
përgjatë vijës së frontit. Është si boksi, distanca më e gjatë do të thotë më
pak rrezik.
Jepini Ukrainës aftësinë për
të hequr qafe artilerinë ruse duke i dhënë armë me rreze më të gjatë. Me rreze
të gjatë, ata mund të detyrojnë artilerinë ruse jashtë rrezes. Rusia
kryen terror artilerie kundër civilëve, objektivave dhe infrastrukturës civile.
Ose Perëndimi duhet të bashkohet dhe t'i japë Ukrainës mundësinë, ose ne duhet
të kënaqemi me një dimër të gjatë terrori. E vetmja gjë që Putin dhe
rrethi tij prej terroristësh kuptojnë është fuqia e papërpunuar. Një
fuqi që Perëndimi ka potencialin t'i japë Ukrainës. I shkaktoni Rusisë humbje
kaq të shumta dhe të rënda sa opinioni publik në vend ngrihet kundër sundimit
të terrorit të Putin-it dhe e detyron t'i japë fund një lufte të pakuptimtë.
Rusia
tashmë është përcaktuar nga BE-ja si një shtet që mbështet terrorizmin. Pra,
mendoj se kjo duhet të hapë rrugën për t'i dhënë Ukrainës më shumë dhe sisteme
më të mira armësh për të luftuar terrorizmin që i prek ato.
Kur do ta shpallim
përfundimisht qëllimin; se Rusia do të humbasë dhe Ukraina do të fitojë? Ka
ardhur koha për të vendosur se cili është qëllimi dhe për ta thënë me zë të
lartë! Fitorja është plotësisht e mundur dhe realiste! Ne duhet të ndihmojmë
Rusinë që të godasë murin me shpejtësi të madhe, në mënyrë që kjo perandori e
keqe koloniale të mund të shpërbëhet përfundimisht. Shpërbërja e Bashkimit
Sovjetik nuk është e plotë, sepse shteti kolonial terrorist ekziston ende!
Jepuni ukrainasve gjithçka
që mund t'u ofrojmë. Tani duhet të ndalojmë së frikësuari nga shteti mafioz në
lindje të Evropës. Ne nuk duhet të ecim në thembra gome për shkak të këtyre
çmendurive të rusëve. Le të kërcënojnë me armë bërthamore. Ata e dinë ashtu si
ne që nëse përdoren këto, as rusët nuk do të mbijetojnë. Epo, ata janë të
çmendur, por ndoshta vetëvrasja nuk është në rendin e ditës.