Kerko: aurel dasareti
Aurel Dasareti: Nënshtrimi dhe bindja e verbër ndaj gjelave të feminizuar
E diele, 19.06.2022, 07:26 PM
Nënshtrimi dhe bindja e verbër ndaj gjelave të feminizuar
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Shqiptarët
mendojnë se po ndjekin yjet, dhe më pas përfundojnë si peshku i artë në një
tas. Shqipëria po bëhet më e fragmentuar, e veçuar dhe e plasaritur çdo ditë që
kalon. Një shoqëri pa një grup të përbashkët vlerash është e dënuar të shembet.
***
Sa më tepër që kalon koha dhe gjendja në vendlindje (në të gjitha trojet
shqiptare) po përkeqësohet, më shumë shqiptarë po luftojnë me mendime që u
harxhojnë energji, dhe temat në kokën dhe zemrën e tyre mund të jenë shumë të
ndryshme. Pavarësisht nga tema, shqiptari është i rraskapitur nga forcat e
vlefshme për të cilat ai ka nevojë nëse kërkon ditë të mira ku është i
pranishëm në jetën e tij dhe ndjen që është gjallë. Dhe kush nuk e kërkon atë?
Këshilla ime është të merrni seriozisht humbjen e energjisë duke mbështetur
sundimtarët e këqij, dhe të përdorni terapinë e bisedave "sepse e
meritoni", ashtu siç i meritoni politikë-bërësit e juaj dashakeq që i
keni votuar nga budallallëku ose sepse ju kanë paguar. Shpirt i shitur.
Shqiptarët votojnë bazuar në prioritetet e tyre egoiste dhe personale. Ju jeni
shfrytëzuar dhe do të vazhdoni të shfrytëzoheni! Kthejeni, a i meritojnë
politikanët votuesit e tyre?
Dialogu me njohuri, i mençur dhe emocionues për gjërat thelbësore të jetës
duke ndarë shapin nga sheqeri, është një mundësi për të jetuar jetën e
përditshme me më pak humbje energjie! Dhe me shpresë të vërtetë.
Është e lehtë të shpenzosh para për gjërat që duken gjithmonë të nevojshme;
orendi shtëpie & makina, pushime verore, veshje për tu dukur mirë etj. Të
gjitha gjërat thelbësore për të ruajtur vlerat, por ndaloni me kaq apo
fokusoheni vetëm në atë që mund të shihet nga jashtë? Është e lehtë të
anashkalosh “brenda këmishës”. Të “harrosh” se regjimi i
korruptuar kriminal antikombëtar që shkatërron gjithçka edhe për brezin e
ardhshëm duhet përmbysur sa më shpejtë të jetë e mundur?! Ndoshta këtu është me
të vërtetë më e rëndësishmja, që ju të keni mundësinë të shkëlqeni dhe t'ju
jepet një jetë e gjallë.
Indiferenca është më e rënda nga sëmundjet e shpirtit. Çdo indiferencë e
vetme është fajtore për atë që po ndodh. Ju mund të projektoni dhe krijoni, dhe
të ndërtoni vendin më të mahnitshëm në botë. Por nevojiten njerëzit për të
realizuar ëndrrën. Ku janë njerëzit? Kanë ikur jashtë vendit.
Fatkeqësisht, kjo "demokraci" shqiptare po të kujton gjithnjë e
më shumë një diktaturë të xhaxhit. Në sipërfaqe një demokraci. Pra, çfarë është
ajo në të vërtetë?
Në këtë “demokraci” të shtetit amë që sundohet nga mercenari i serbëve dhe
grekëve, zgjedhjet universale dhe të lira gjoja se mbizotërojnë, liria e
opinionit mbizotëron formalisht, por politika dhe mediat masive mbizotërohen
nga një elitë pushteti antidemokratik-postkomunist, thënë më mirë, regjim i
korruptuar i lidhur me krimin e organizuar, që është i gatshëm të lejojë vetëm
shfaqjen e disa shprehjeve të opinionit. Pasoja është se qytetarët jetojnë në
një iluzion se atyre u përcillet një përfaqësim i gjithanshëm dhe objektiv i
realitetit. Mbyllja e opinioneve fshihet mirë dhe debati i lirë (fjala e lirë)
është mbytur. Duhet shtuar gjithashtu se është pjesë e përkufizimit të një “demokracie”
që shumica e njerëzve në një shoqëri të tillë nuk e perceptojnë vetë se jetojnë
në një demokraci.
Është delja që i përshtatet qeses me tërshërë.
Media (e korruptuar) mbështet regjimin për të marrë sa më shumë subvencione
(përfitime-lek). Është kaq çmendurisht banale. Nuk është domosdoshmërish rasti
që shtypi prodhon lajme të rreme, por përzgjedhja e temave dhe këndvështrimi i
problematikave është i tillë që me kalimin e kohës përfiton regjimi, pra edhe
vetë shtypi i regjimit. Mund të duket se shumë njerëz të “opozitës” nuk
janë në gjendje apo nuk duan ta kuptojnë këtë, për fat të keq. Prandaj nuk
bashkohen. Janë duke e mbytur njëri-tjetrin.
Në çdo popullsi inteligjenca është e shpërndarë me 80% kundrejt 20%. Kjo
shpjegon pse demokracia nuk mund të funksionojë kurrë në mënyrë optimale. Unë
do të argumentoja se "propaganda" e përmendur mund të quhet
edhe shpëlarje truri! Mediat tona “kombëtare” thonë se po e rrethojnë
demokracinë, por fatkeqësisht po bëjnë krejt të kundërtën! Me dallaveret e tyre,
ata refuzojnë opinione të tjera (nuk i botojnë letrat e mirëfillta që ua
prishin pazarin) përveç "të vërtetave" të tyre! Kjo është
shumë e dëmshme për lirinë e shprehjes dhe demokracinë! Tradhti ndaj Vendit dhe Kombit.
E vërteta është se ne nuk kemi një parti të vetme konservatore kombëtare me
përfaqësim në Parlament.
Politikani: “Një person me veshin në tokë dhe me dorën në xhepin e
taksapaguesve”, është një citat me origjinë të panjohur. Rrallëherë është e
përshtatshme si këto ditë.
Një nga përfaqësuesit tanë më kryesorë dhe shumë të
paguar, të zgjedhur, më ka treguar se lakmia për përfitimin e tij është më e
madhe se besnikëria ndaj atyre që ai është caktuar t'u shërbejë.
Askujt nuk i shërbehet me politikanë pa të meta, dhe të gjithë mund të
bëjnë gabime. Por ka një ndryshim midis një gabimi dhe mashtrimit të
qëllimshëm. Paradoksi është sigurisht që ndërsa njerëzit e thjeshtë përfundojnë
në burg për ndonjë vogëlsirë të vjedhur, kryeministri maniak, (sivëllai i
serbëve dhe grekëve) mban dorën mbi arkën shtetërore dhe gjithë pasuritë e
vendit. “Karakteri im i keq më ka bekuar me shumë përfitime”, - krenohet
ai.
Armiqtë më të rrezikshëm të së vërtetës dhe lirisë mes nesh janë
mbështetësit e mercenarëve.
Një thënie e njohur është “ne marrim politikanët që meritojmë”.
Një nga parimet më të rëndësishme të një demokracie është zëri i popullit,
i cili manifestohet përmes zgjedhjeve të lira. Në teorinë politike, Revolucioni
Francez i 1789 shënoi ndryshimin me fuqinë e mbretit duke u fragmentuar dhe
deleguar tek njerëzit. Në demokracinë e pastër ose të drejtpërdrejtë, populli
duhet të qeverisë vetë shoqërinë përmes referendumeve.
Demokracia e mirë është një demokraci “konfliktesh”, një
shoqëri me aftësinë dhe vullnetin për të lënë dallimet dhe zërat e rinj të dëgjohen
dhe thyhen kundër njëri-tjetrit.
Ka një arsye pse njerëzit që shërbejnë në qeverinë tonë (amerikane) i
betohen Kushtetutës. Siç e pranuan Etërit tanë Themelues, demokracia është e
brishtë. Njerëzit në pozita të besimit publik janë të detyruar ta mbrojnë atë,
të ecin përpara kur kërkohet veprim. Në vendin tonë, ne nuk i bëjmë betim një
individi apo një partie politike.
“Demokracia është një sistem që garanton se nuk jemi të
qeverisur më mirë sesa meritojmë.” - George Bernard
Shaw