Mendime
Skender Jashari: Dronët kamikaz në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus
E premte, 06.05.2022, 07:24 PM
Dronët kamikaz në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus
Nga
Skender Jashari
Pasiqë
Rusia kishte bërë përpjekje në fazën e parë, që nga 24 shkurt deri 7 prill
2022, që në frontin verior të shënjestronte Kievin, paralelisht edhe me
shigjetën e sulmit në Ukrainën Lindore në Luhansk dhe Donbas. Duke qenë se
dështoi, duket që u bë shkak, që të fillonte fazën e dytë, në Ukrainën
juglindore, më 8 prill 2022, Rusia njoftoi për dislokimin e trupave të saj nga
veriu i Ukrainës, që kjo ofenziv filloi nga 17 prill, e që edhe në këtë drejtim
avansimi i forcave ruse, ishte shumë i vogël.
Duke
qenë se terreni gjeografik i Ukrainës Veriore, për dallim nga ai lindor, është
më malor, me drunjë etj, është më i përshtatshëm për luftë guerile,
rrjedhimisht për këtë qëllim janë më efikase armët si Javelinët, NLAW-ët. Kurse
me fillimin e ofenzivës ruse, kundër Ukrainës lindore, gjatë muajit prill 2002,
kuptohej që ishte e nevojshme edhe për armë të tjera që do jenë të përshtatshme
për luftë guerile dhe të kombinuar për terrenin e rrafshët. Kjo u theksi
sidomos më 26 prill 2022, në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani, që u mblodhën
më shumë se 40 vende, për të shqyrtuar se çfarë tipe armësh nevoiten për ta
furnizu Ukrainën, shkaku i fillimit të ofenzivës në Ukrainën lindore, që
shprehej nevoja për armë me rreze të gjatë veprimi.
Me
qëllim të parandalimit të agresionit rus kundër Ukrainës, që në janar
2022, SHBA aprovoi dhënijen e ndihmave
edhe nga aleatët e NATO-s, që t’i dhurojnë Ukrainës raketa antitank dhe armë të
tjera prodhim amerikan, sidomos nga vendet Baltike që t’ia transferojnë
Ukrainës, e që ndihma e parë ishte 90 ton të armëve vdekjeprurëse të SHBA-së më
22 janar 2022, ku pos tjerash përfshiheshin edhe raketat Javelin. SHBA si
kontributori më i madh dhe më shumë se 14 vende të tjera i autorizoi që të
ndihmonin Ukrainën, derisa së paku 30 vende e ndihmuan Ukrainën me asistencë
ushtarake. Më 16 mars 2022, Shtëpia e Bardhë, njoftoi për ndihmën e radhës për
Ukrainën, në vlerë 800 milion dollarë, ku përfshihen pos 800 sisteme raketore
antiajrore Stinger, 2000 Javelin, 1000 armë të lehta antitank dhe 6000 sisteme
antiblind AT-4, 100 sisteme ajrore taktike papilot, edhe 5 helikoptera Mi-17
etj. Më 14 prill 2022, SHBA sërish
dërgon asistencë ushtarake, mes tyre edhe: mbi 1400 sisteme raketore antiajrore
Stinger, mbi 5.500 sisteme anti-tank Javelin, mbi 14.000 armë të tjera
antitank, mbi 700 Sisteme ajrore taktike papilot Switchblade, 18 Howitzer me
40.000 predha, 16 helikopter Mi-17 etj. Kurse më 21 prill 2022, sërish SHBA
ofron edhe 800 milion dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën, mes tyre: 72
Hovitzer 155mm me 144.000 predha së bashku me 72 makina për tërheqje të
Hovitzervë 155mm, më shumë se 121 Sisteme Ajrore taktike papilot Phoenix Ghost
etj. SHBA kishte kërkuar nga vendet aleate të NATO-s, që makineritë ushtarake
të modeleve sovjetike, përfshirë tanket, makineritë e tjera të blinduara, të
dërgoheshin për në Ukrainë, e që këtë e bënë: Polonia( tanket T-72), Bullgaria,
Rumania, Sllovenia, Republika Çeke dërgoi tanke T-72 dhe BVP-1, Belgjika,
Norvegjia, Kanadaja, Australia etj. Derisa Gjermania dërgoi edhe tanke
kundërajrore Gepard etj.
Dronët kamikaz
Dronët
kamikaz, ndryshe të njohur edhe si dronë vetëvrasës, apo edhe me emërtime të
tjera, janë armë të kategorisë që “sjellen” rreth objektivit për një kohë dhe
pastaj sulmojnë shënjestrën e
lokalizuar. Këto janë gërshetim i karakteristikave të raketave lundëruese dhe
fluturakeve papilot, por që dallojnë nga raketat lundëruese sepse këta
“lundërojnë” për kohë shumë më të gjatë rreth hapësirës së sipërfaqës së
shënjestrës dhe se dallojnë nga fluturaket papilot se këto janë njëpërdorimshe,
që janë të mbushura me kokën luftarake, për ta shkatërruar objektivin, derisa
fluturaket papilot shkrepin raketa, lëshojnë bomba.
Shkurtimisht,
këta dronë, janë arma më e përkryer ekzistuese për luftë kundër blindave dhe
jovetëm, për distanca më të mëdha, ku terreni është më i rrafshët dhe përdorimi
i armëve antitank nga distancat e afërta është më i rrezikshëm. Derisa
artileria dhe armët e rënda pa predha që dirigjohen, nuk kanë saktësi për
goditje të caqeve të tilla, në krahasim me saktësinë tepër të lartë të dronëve
kamikaz.
Pa
aspak ngurrim mund të thuhet, që dronët kamikaz, janë shumëherë më efikas sesa
raketat Javelin, NLAW dhe çdo armë tjetër antitank, edhe për arsyet: pesha e
kokës luftarake, gjatësia e kohës së fluturimit dhe distanca si dhe saktësia,
por edhe platforma e lëshimit dhe përdorimit të tyre. Pra koka luftarake e
dronit kamikaz, është shumë më e madhe sesa e raktave Javelin, NLAW etj, që do
thotë ka forcë shkatërruese më të madhe. Gjatësia e kohës së fluturimit të
dronit llogaritet prej 15 deri 40 minuta, me qëllim për të arritur distanca më
të mëdha, për të përzgjedh objektivin gjatë kësaj kohe derisa ka saktësi më të
madhe të goditjes. Derisa rëndësi ka se
këta dronë lëshohen nga platforma të vogla, madje edhe nga këmbësoria.
Deri
tash, janë zhvilluar në disa vende, dronë të ndryshëm kamikaz, si: në Armëni(
HRESH, BEEB 1800), Republika e Nagorni-Karabakh-ut, Azerbejxhani( IAI Harpy,
IAI Harop, Orbiter 1K, STM Kargu), Kina( IAI Harpy, CH-901, ËS-43, ASN-301),
India( IAI Harpy, IAI Harop), Irani( HESA Ababil, Qasef-1, Raad 85 etj),
Kazakistani, Polonia( WB Electronics Warmate), Rusia( Kyb, Lancet), Korea e
Jugut( Devil Killer, IAI HArpy), Tajvani( NCSIST Chien Hsiang, NXSIST Fire
Cardinal), Turqia( STM Kargu, STM Alpagu, IAI Harpy), SHBA-të( AeroVironment Switchblade,
Raytheon Coyoyte), Uzbekistani, Jemeni( Qasef-1). Kurse Izraeli ka zhvilluar
numrin më të madh të tyre : IAI Harpy, IAI Harop, IAI Green Dragon, IAI
Rotem L, Aeronautics Defense Orbiter, Delilah, Sky Striker.
Në
Ukrainë nga SHBA, janë dërguar disa tipe dronësh, përfshirë edhe: Phoenix
Ghost, që janë të ngjajshëm Switchblade por të zhvilluar enkas për Ukrainë, e
që së paku 121 copë të tilla janë dorëzuar për forcat e Ukrainës. Derisa SHBA,
kishte furnizuar edhe me dronë Switchblade, por nuk specifikohet se me çfarë
tipesh, edhe pse janë të njofura vetëm dy tipe Switchblade 300 dhe 600. Mirëpo është bërë e ditur më pas, që në këtë
ndihmë përfshihen edhe Switchblade 600. Deri më tash SHBA i ka dhuruar Ukrainës
rreth 400 dronë kamikaz “Switchblade”, gjegjësisht një herë 100 të tillë dhe
herën tjetër 300 të tjerë.
SHBA
i kishte premtuar Ukrainës, Switchblade 600, sidomos kur nevojat e Ukrainës për
to ishte disa qindëra, për t’iu kundërvënë raketalëshuesëve rus, në Kharkiv,
Odesa, Mariopol, e që përmes tyre do shkatërrohej ofenziva ruse. Por edhe për
goditjen e rrjeteve të furnizimit, shtabeve ushtarake, sistemeve të mbrojtjes
ajrore, anijeve në Detin e Zi dhe Azov, por edhe për goditjen e caqeve në
territorin rus, si ajroporteve, infrastrukturës kritike, industrisë së armëve,
shënjestrave tjera me vlerë të lartë ushtarake, deri në largësi 1.000 km. Madje
theksohej nevoja që Ukraina të aftësohej në prodhimin e dronëve vetëvrasës, me
qëllim të kostos më të ultë dhe për nevoja të saj më afatgjate. Dronët vetëvrasës
të dhuruar për Huthi nga Irani, që janë përdorë kundër Arabisë Saudite, në mars
2021, kanë qenë shumë efikas.
Switchblade
300, mund të fluturojnë për 15 minuta, deri 10 kilometra, me peshë 2.7kg, mund
të përdoret nga një ushtar, fluturon me shpejtësi deri 157km/h, koka luftarake
është me mbushje ekuivalente me një granatë 40mm.
Switchblade
600, mund të fluturojë mbi 40 minuta, të shkatërroj objektiva më të fortë dhe
në distanca më të mëdha. Municioni peshon 23 kg, mund të fluturoj deri në maksimumi 80 km, me
shpejtësi deri 185km/h, e që mund të lëshohen nga këmbësoria, nga makinat dhe
nga ajri. Në krahasim me raketat Javelin, ky dron mund të godas në distanca
shumë më të mëdha.
Më: 06.05.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX,
për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë
së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.