Kerko: Resmi Osmani
Resmi Osmani: Dita e fundit e mbretëreshës Teuta
E merkure, 05.01.2022, 08:22 PM
Dita e fundit e mbretëreshës Teuta
(Fragment
nga romani”Teuta e Ilirisë”)
Nga
Resmi Osmani
Pallati
i gjeneral Dhimitër Farit në ujdhesën e Farit.
Një
mëngjes rojet kapën një burrë tëpanjohur, që ishte fshehur pas një kthine të
mureve që qarkonin pallatin.Kur e pyetën kush ishte,nga ishte dhe pse kishte
ardhur, ai vetëtimthi nxori poshtë këmishës së gjatë një thikë dhe i sulmoj
rojet, plagosi njerin prej tyre dhe u turr drejt portës,por nuk arriti.Rojet e
kapën djhe e lidhën.Nuk vonuan dhe vunë në dijeni general Dhimitër Farin. Ai
dha porosi ta vinin nën torturë derisa të rrëfente qëllimin e tij. Ashtu bënë.
Ai rrëfeu s ishte aty të vriste gjeneralin tradhëtar që shiti trojet e Ilirisë dhe të hakmerrej.Tjetër fjalë nuk
tha.E torturuan deri sa u vdiq në duar.
Dhimitri
e dinte se pas këtij vrasësi ishte dora e Teutës, së verbuar nga urrejtja, që
s’dinte të falte. Sa të ishte gjallë ajo grua, nuk do të hiqte dorë që t’i
merrte jetën. Ishte pengesa e vetme në rrugën e tij drejt fronit të mbretërisë
nën vasalitetin e Romës. Mendja e tij dinake prej greku, shestoi mënyrën sesi
duhet ta shmangte nga rruga e tij. Ishte koha, bile ishte vonuar.
Në
javën e parë të majit, ndaj të gdhirë u sulmua befsisht garnizoni romak i
qytetit të Narbonës, që gjëndej pak më në veri të gjirit të Rizonit. Ushtarët
të zënë në gjumë e në befasi, u vranë të gjithë. Askush nuk shpëtoi. Sulmuesit
i përpiu nata dhe kurkush nuk e dinte kush ishin, nga erdhën dhe ku shkuan.
Dhimitrin
e thirrën në Dyrrah për të dhënë spjegime.Ai e kishte të gatshme përgjigjen.
-
Konsulli im. Prapa këtij sulmi të beftë e të përgjakshëm, të kryer me
burracakëri, fshihet dora e Teutës hakmarrëse.Me natyrën e saj krenare, ajo nuk
mund të pajtohet me humbjen e luftës dhe të fronit. Sa të jetë gjallë ajo, nuk
do të ketë qetësi as Iliria as Roma!
Pasi
iku Dhimitri, konsulli thirri komandantine një manipule dhe dha urdhër:
-
Teuta të kapet, të vihet në hekura dhe të dërgohet në romë. Aty le të vendosin
etërit senatorë se ç’do të bëjnë me atë grua-mbretëreshë.
* * *
Pallati
mbretëror i Rizonit.
Brikena
ishte në ditët e fundit të shtatzanisë. Befas ajo ndjeu të prera dhe dhimbje të
forta dhe i plasën ujërat. I erdhën në ndihmë dhe e shtrinë në shtratin e dhomës së gjumit. Ujë në djersë
ajo jepte e merrte, aq sa nga dhimbja që të mos bërtiste, kafshonte duart. Lajmëruan
Nertilin. Ai vrapoi dhe i tronditur qëndroi në sallon.I këpusnin shpirtin
rënkimet dhe ofshamat e Brikenës. E tillë ishte ardhja e njeriut në jketë: me
dhimbje, gjak e lot.
Në
këtë kohë, një nga rojet erdhi duke dihatur:
-Romakët,
– i tha ai- po na mësyjnë nga deti dhe nga toka.
Nertili
e harroi Brikenën, vrapoi në oborr dhe dha urdhër që garda të rreshtohej. Ishin
dy gale romake triremëshe që po vinin drejt molit. Njëhershe me to, nga udha
rrrëzë malit, buzë detit po vinte një manipul me këmbësorë të rëndë, të veshur
me hekur e të armatosur gjer në dhëmbë. Duket që synonin portën veriore të
murit rrethues të pallatit. Ç’kërkonin romakët në Rizon? Pas nënshkrimit të
paqes, Rizoni ishte pjesë e mbretërisë së mbetur Ardiane. Kuptohej se ata
s’vinin për mirë. Dërgoi një ushtar që të lajmëronte edhe mbretëreshën.
Ushtarët i ndau më dysh, njeri për të pritur romakët në mol dhe tjetri në
rrugën para portës së pallatit.
Galetë
u afruan duke manovruar me kujdes, hodhën mbi murin e bregut urat, zbritën në
tokë dhe u rreshtuan sakaq.
Nertili
u doli para.
-Kemi
urdhër nga konsulli Albino, ta arrestojmë dhe ta marrim me vete Teutën,- i tha
prijësi i manipulës dhe nxori një rrotull pergameni me urdhërin e konsullit.
-Te
Mbretëresha mund të kaloni vetëm mbi trupat tanë të pajetë,- qe përgjigja e
Nertilit dhe ai vring nxori nga milli shpatën.
Nuk
vonoi dhe nisi një përleshje e egër.Legjionarët u turrën përpara me ushtat gati
për goditje. Gardistët u mbrojtën me mburoja dhe flakën vrullshëm ushtat e
tyre.Disa romakë u goditën dhe u dëgjuan klithmat e dhimbjes.Nertili, trim e i
vendosur, tendosi çdo muskul e nerv në dyluftimin me romakun. Ai jepte dhe
priste goditjet dhe do ta kishte vrarë, por atij i erdhën në ndihmë shokët. Legjionarët,
më të shumtë në numër, bënin përpara me hap të ngadaltë, duke dhënë goditje
teksa gardistët tërhiqeshin duke u mbrojtur. Pranë murit të kështjellës u
gjendën të rrethuar.Formuan një rreth duke mbështetur e mbrojtur njeri-tjetrin,
por romakët shmangën ndeshjet trup me trup dhe nisën të gjuanin me ushta dhe
shigjeta. Gardistët nisën të bien një e nga një, por edhe nga romakët të shumtë
ishin të rënët. Krenaria dhe ashpërsia fodulle romake, ndeshej me trimërinë dhe
besnikërinë ilire. Nertili u gjend i rrethuar.
Nga
Brenda pallatit u dëgjuan piskamat e një fëmije. Nertili u drodh dhe u
mallëngjye. Brikena kishte lindur. Ndoshta ishte djalë dhe djali i tij kishte
ardhur në jetë. Jo, kjo nuk ishte kohë për të vdekur, duhet të jetonte që të
rriste djalin e tij, por për të shpëtuar jetën e foshnjës, ai duhet të jepte të
vetën. Prapa shpine ishte muri, përpara tre romakë, që donin ta zinin të
gjallë. Ishin të veshur me hekur. Nertili ia nguli sytë të parit të tyre.
Zbuluar kishte vetëm grykën. Me shpejtësi rrufeje nxori nga brezi thikën dhe ja
nguli romakut në fyt deri në dorezë. Gjaku i tij i spërkati fytyrën, por edhe
atë e goditën. Fuqitë iu prenë, tejzat e gjunjëve iu shkrehën, sytë iu
terratisën dhe trupi iu hepua dhe nisi të binte ngadalë. Në sy i mbeti
kaltërsia e qiellit, drita, blerimi i faqes së malit për karshi dhe në dëgjim
jehona e zërit të fëmijës së sapo ardhur në jetë. Ai e ndjeu veten çuditërisht
të lehtë dhe u fundos ngadalë në një hon
të thellë të përshkënditur nga drita verbuese.
Teuta
kur dëgjoi piskamat e foshnjës që erdhi në jetë, shkoi te lehona. Brikena e
kapitur, në shtratin e lehonisë, pa e ditur se çfarë po ndodhte përjashta, buzëqeshi. Teuta e puthi në ballë. Foshnja
ishte vajzë. Teuta hoqi nga gishti unazën e artë, me diamante e rubinë dhe
figurën e saj në reliev, i mori dorën Brikenës dhe i vuri unazën.
-Kije
kujtim prej meje. Kam një dëshirë të fundit: vajzës verja emrin tim, quaje
Teuta. Lamtumirë zonjat e mia! Lamtumirë Iliria ime- tha me ngashërim dhe u
largua nxitimthi.
Në
portën e pallatit dëgjoheshin goditje të forta. Romakët po e shkallmonin që të
hynin brenda. Më në fund porta ra dhe sulmuesit hynë brenda po ndonjë pengesë.
Kërkuan nga të gjitha anët, dhomë më dhomë, skutë më skutë, por Teutën nuk e
hasën askund. Pyetën shërbenjësit dhe zonjat e shoqërimit. Ato thanë se nuk e
panë nga shkoi. Në pjesën e prasme të pallatit, në fund të një korridori të
gjatë, ishte një derë e vogël. Ushtari romak e shtyu dhe doli jashtë.Pa një
grua që po i ngjitej me shkathtësi shkëmbit të thiktë, që ishte prapa pallatit.
Ja behën edhe të tjerët. Ai ngriti harkun që ta godiste, por oficeri e ndali.
-Jo.
Mos e shkreh harkun! E duam të gjallë!Nuk ka ku të shkojë.
Ata
nisën të kacavireshin me zor nëpër shkëmb, rrëshkisnin nga myshku i lagët, por
Teuta u humbi nga sytë. Në gjysmën e lartësisë shkëmbi kishte një rrafsh, që
nuk dukej nga poshtë.Kur arritën aty, panë që ajo kishte sosur në pjesën e
sipërme.Veshur me xhubletën e bardhë, dukej sikur mbi shkëmb kishte mbirë një lule
madheshtore zambaku. Flokët e shpleksura ja valëviste era. Me krahët e hapur,
dukej si një gjeraqinë që do të merrte fluturimin drejt hapësirave qiellore. Me
zor dhe duke u kacavjerrur, më në fund legjionarët arritën aty, por Teuta nuk
ishte. Të habitur panë njeri-tjetrin. Nën shkëmb ishte një hon dhe më poshtë në
një grykë të thellë rridhte një përrua i zhurmshëm ujëplotë e i rrëmbyer.
Zbritën me litarë, por trupi i saj s’ishte askund. Pastaj shkuan në
grykëderdhjen në det, por edhe atje nuk e gjetën trupin
Ishte
si ta kishte përpirë dheu. Ata hoqën dorë nga kërkimi.
Kur
u kthyen në oborr dhe po mblidhnin të vrarët dhe të plagosurit, pyetën
kopshtarin plak të pallatit:
-Ku
shkoi mbretëresha?
Ai
nuk foli, por ngriti gishtin tregues drejt qiellit.
Fund.
Mars-shtator 2013.