Mendime
Gjekë Gjonaj: 30-vjetori i pjesëmarrjes së shqiptarëve në Luftën e Kroacisë
E enjte, 25.11.2021, 09:20 PM
30- vjetori i pjesëmarrjes së shqiptarëve në Luftën e Kroacisë
 Nga
Gjekë Gjonaj
Nga
Gjekë Gjonaj
Shqiptarët
janë komuniteti më i madh jo kroat që ka marrë pjesë në Luftën e Kroacisë për
çlirimin dhe pavarësinë e saj nga 
“forcat terroriste serbe” (siç i ka quajtur  zyrtarisht 
Kroacia agresorët serbë).Ata kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në
luftën atdhetare kroate dhe në krijimin e shtetit kroat. Këtë e dëshmon
pjesëmarrja e tyre  në këtë luftë për
çlirimin e Kroacisë , e cila  filloi
në  mars të vitit 1991. Shqiptarët  kanë një meritë  të veçantë për themelimin e  shtetit të ri kroat dhe lirinë e tij.
Kontributi i tyre zë vend  në historinë
më të re të këtij shteti, i cili u shkëput në luftë nga ish- Jugosllavia. Ky
kontribut  i tyre për çlirimin e
mëvetësimin e Kroacisë është një rast që bën krenarë jo vetëm ne shqiptarët,
por çdo njeri që çmon dhe nderon lirinë.
Njësiti i  Parë Ushtarak 
i  shqiptarëve në Kroaci
Nga
të dhënat  dhe burimet që posedojmë  udhëheqësit 
më relevantë  të shqiptarëve
anembanë  Federatës së Jugosllavisë, në
fillim   të  viteve 1990-ta, kur Jugosllavia kontrollohej
nga regjimi i SlobodanMillosheviqit, i cili 
e kishte nisur luftën shkatërruese, u bashkuan në Kroaci  që të 
debatojnë  për të ardhmen e
tyre.  Siç shkruan  gazeta “ Koha” , më 8 nëntor 2016, gjithçka
kishte filluar në Kuvendin e fshehtë mbarëshqiptar të mbajtur në
“StubiçkeToplice”, ku për herë të fundit kishin arritur të bashkojnë krerët dhe
përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptare në Jugosllavi,
intelektualë dhe përfaqësues të shoqatave qytetare. Në këtë Kuvend kanë marrë
pjesë edhe tre përfaqësues të lëvizjeve ilegale shqiptare në diasporë (Lëvizjes
Popullore të Kosovës), të cilët nuk kanë diskutuar dhe, për shkaqe sigurie, nuk
kanë pranuar t’u përmendet emri në dokumentimin e ngjarjes. Kuvendi është
mbajtur më 19-20 janar të vitit 1991, ku mes tjerash merret vendimi për
formimin e Njësitit të Parë Ushtarak të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Aty
sillet vendimi që forcat e armatosura shqiptare fillimisht të marrin pjesë në
luftën kroate, e cila sapo kishte filluar, si një formë trajnimi për luftën që
projektohej të fillojë edhe në Kosovë. Si rezultat i këtij vendimi, shqiptarët
kyçen në luftë përkrah ushtrisë kroate.
Në
luftën e Kroacisë kanë marrë pjesë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e
Preshevës dhe nga Mali i Zi.Një pjesë e konsiderueshme e tyre më vonë i janë
bashkangjitur luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇPMB-së dhe Ushtrisë
Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni. Ata 
kanë  marrë  pjesë në aksionin “Olluja” (Furtuna), aksion
i cili i dha goditjen përfundimtare okupimit serb  në Kroaci.
Koloneli Tomë Berisha,
kryeson  forcat e armatosura shqiptare
 Në
Kuvendin në “StubiçkeToplice”, u vendos që të bëhet një ushtri për rezistencë,
e cila më vonë do shndërrohej në mbrojtëse të Kosovës. Në krye të njësitit prej
afro 320 vetash  ishte emëruar koloneli
Tomë Berisha, me origjinë nga Malësia, njëherë edhe kryetar i Lidhjes
Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci. Ky njësit 
për fillim kishte për qëllim rekrutimin e shqiptarëve që në atë kohë
largoheshin nga Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ). Ndërkohë është formuar
edhe shtabi i njësisë shqiptare, ku përveç Tomë Berishës, i cili ishte në krye
të Shtabit të Përgjithshëm, në shtab u emëruan edhe Frank Berisha, si zëvendës,
Femi dhe XhevëLladrovci, XhezairMiftari dhe NevxhetHaziri. Ky njësit u emërua
si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), me shqiponjën në krah
dhe me uniformën e vet. Në atë kohënë Kroaci, sipas rrëfimit të veteranit të
forcave shqiptare ushtarake 
XhezairMiftarit,  vepronin gjashtë
ushtri të ndryshme kroate dhe të gjitha kishin marrëdhënie të mira me
ushtarët  shqiptarë , sepse e dinin
qëllimin tyre, por e kanë ditur edhe qëllimin se pse shqiptarët i kanë
futur  në luftë. Ata kanë menduar se
shumë shpejt shqiptarët do t’i  do ta
fusin në  luftë në Kosovë dhe kështu ta
shpërndajë frontin me serbet dhe ta lehtësojë luftën e tyre.
Në
Kuvendin në “StubiçkeToplice”, u vendos që të bëhet një ushtri për rezistencë,
e cila më vonë do shndërrohej në mbrojtëse të Kosovës. Në krye të njësitit prej
afro 320 vetash  ishte emëruar koloneli
Tomë Berisha, me origjinë nga Malësia, njëherë edhe kryetar i Lidhjes
Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci. Ky njësit 
për fillim kishte për qëllim rekrutimin e shqiptarëve që në atë kohë
largoheshin nga Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ). Ndërkohë është formuar
edhe shtabi i njësisë shqiptare, ku përveç Tomë Berishës, i cili ishte në krye
të Shtabit të Përgjithshëm, në shtab u emëruan edhe Frank Berisha, si zëvendës,
Femi dhe XhevëLladrovci, XhezairMiftari dhe NevxhetHaziri. Ky njësit u emërua
si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), me shqiponjën në krah
dhe me uniformën e vet. Në atë kohënë Kroaci, sipas rrëfimit të veteranit të
forcave shqiptare ushtarake 
XhezairMiftarit,  vepronin gjashtë
ushtri të ndryshme kroate dhe të gjitha kishin marrëdhënie të mira me
ushtarët  shqiptarë , sepse e dinin
qëllimin tyre, por e kanë ditur edhe qëllimin se pse shqiptarët i kanë
futur  në luftë. Ata kanë menduar se
shumë shpejt shqiptarët do t’i  do ta
fusin në  luftë në Kosovë dhe kështu ta
shpërndajë frontin me serbet dhe ta lehtësojë luftën e tyre.
Afro 2.800 shqiptarë
luftuan për  mëvetësinë  e Kroacisë
Në
luftën përballë  Serbisë mijëra  shqiptarë nga 
ish- Jugosllavia  u larguan nga
Armata Popullore e Jugosllavisë dhe 
veshën  uniformën kroate.  Sipas të dhënave të Shoqatës së Vullnetarëve
dhe Veteranëve të Kroacisë  dhe të
Shoqatës së Veteranëve Shqiptarë të Luftës Kroate  afro 278 shqiptarë vullnetarë të Luftës
Atdhetare Kroate luftuan  me pushkë  në dorë 
përkrahë  forcave kroate, për
lirinë   dhe pavarësinë e Republikës së
Kroacisë , nga të cilët   87 prej
tyre  humbën jetën (u vranë), 37
konsiderohen të zhdukur dhe mbi 500 të plagosur.  Sot rreth 300 invalidë shqiptarë të luftës
gëzojnë të drejtat e tyre, si veteran të Luftës 
në Kroaci.Në mesin e tyre  ka
emra  gjeneralësh dhe oficerësh
shqiptarë: gjeneral Rrahim Ademi, gjeneral Bekim Berisha, gjeneral Agim Çeku
dhe të tjerë.
Dëshmorët
e parë  ushtarë  midis kroatëve dhe serbëve kanë qenë  shqiptarët Samet Bogujevci  dhe Fadil Saliu.  Ndaj këtyre dy heronjve  shqiptarë Kroacia edhe sot e kësaj dite
vazhdon të ketë një respekt të madh dhe i nderon me nderimet më të larta
shtetërore.
Në
luftën e Kroacisë kanë marrë pjesë edhe 4 vajza shqiptare, 2 nga Maqedonia e
Veriut, 1 nga Kosova dhe 1 nga Presheva, e cila vritet në luftë si infermiere.
Në një deklaratë për mediat kroate të dhënë pas luftës,  njëra prej katër shqiptareve, Remzija nga
fshati Sellarcë i Tetovës, e cila më herët kishte mërguar me familjen në Kroaci
ka thënë se bashkëluftëtarët kroatë ajo i kishte ndjerë si vëllezër, ndërsa
luftën nuk e kishte ndjerë si diçka të bukur.
Luftëtarët
shqiptarë  në Luftën e  Kroacisë në pritje të njohjes  së statusit të tyre
Pjesëmarrja
vullnetare e luftëtarëve shqiptarë në Luftën e Kroacisë  një kohë 
shumë të gjatë është mbajtur e fshehur për shkak  të hakmarrjes së forcave serbe  dhe çetnike në Kosovë e treva tjera
shqiptare  ndaj familjarëve të
ushtarëve   shqiptarë të cilët i kishin
lënë ato  në  vendin e vet. Kjo fshehje  më vonë u ka kushtuar shumë   luftëtarëve 
shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e Kroacisë,  të cilët as pas tri dekadash    ky shtet nuk u ka njohur statusin e tyre.
Tash 15 vite  drejtuesit e shoqatave të
Vullnetarëve të Veteranëve të Kroacisë 
dhe të Veteranëve Shqiptarë të Luftës Kroate përpiqen të  dokumentojnë pjesëmarrjen e  ushtarëve shqiptarë  në forcat kroate për çlirimin e Kroacisë, por  pa sukses. 
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve Vullnetarë  dhe veteran i kësaj luftë , TomëKaçinari  deklaroi 
për televizionin kroat se është  i
bindur se   më në fund  do të arrijnë 
që  Qeveria e  Kroacisë 
të njohë  përfundimisht statusin e
tyre.
Ulqin, 20 nëntor 2021

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










