Mendime
Dedë Preqi: Asociaconi një etnik do të rrezikojë Kosovën
E shtune, 23.10.2021, 06:33 PM
ASOCIACIONI NJË ETNIK SHTETIN E KOSOVËS DO E FUT NË RREZIK
Nga
Dedë Preqi
Formimi
i asociacionit të komunave serbe në veri të Mitrovicës, të cilën variantë po e
përkrahin edhe përfaqësues të Evropës dhe vendeve tjera, duke e ditur
domethënjën e kësaj ideje, e cila e ka një çëllim të caktuar, dhe ajo është
vetëm « ndarja »e Kosovës.
Si
do që të lakohet ky term i asociacionit, duke paraqitë një rrezik për shtetin
dhe sovranitetin e Kosovës, një rrezik që rritet në përpjestim me masën e
çëllimit të organizuar, në përpjekje për të vendosur në themelet e shtetit të
ri të Kosovës, edhe një autonomi të veçantë etnike, e cila mund ti ketë gjitha
kopetencat e veta ekzekutive dhe administrative.
Këtë
projekt të Serbisë, e ka të njohur edhe Evropa, e cila po përpiqet që ta
trajtojë Kosovën, pa të drejtë që të arrijë një kompromisë me Serbinë, duke
ruajtur përherë një lloj privilegji ndaj saj, edhe pse fati i popullit të
Kosovës, gjatë gjithë historisë së vet përshkohet dhe merr nuanca tragjike dhe
tani përmes Asosacionit të Komunave etnikisht serbe, Evropa po e tregon misterin
e vet që kishte edhe më herët ndaj shqiptarëve, sikur edhe tani po i shërbenë
faktorit serb, që shkon edhe në favor të Rusisë, për ta destabilizuar
Ballkanin.
Nuk
qarkullon thjeshtë bindja se populli shqiptarë gjatë historisë së vet do e
gjenë vetën në këtë epokë historike tërësisht të rehatuar dhe të stabilizuar,
përkundrazi sikur edhe më herët ka pretendime nga fuqitë e sllavizmit në krye
me Rusinë dhe Serbinë, që këtë popull ta coptojnë sikur herave tjera, por për
fat ky popull sikur edhe gjatë gjithë historisë së tij, e ka mbështetjen e
fuqive të mëdha të botës, në veqanti SHBA-të, dhe Gjermaninë, që nuk do ti
ndodhë një e keqe e tillë.
Dhe
sa i përketë Asosacionit të komunave një etnike serbe që përfshinë teritorin e
veriut të Mitrovicës, në thelb të natyrës së saj, përveq politikës shofeniste
të Serbisë, qëndron mbrapa saj edhe një politikë tjetër që vjen nga fryma
Evropiane, e cila po i bënë presion Kosovës dhe qeverisë Kurti, që të bëjë një
kompromisë të tillë, ku do të fitojë Serbia dhe do të rrezikohet shteti i
Kosovës.
Kryeministrit
të Kosovës, z.Albin Kurti, për Asosacionin në fjalë, sikur thotë populli,
këmbët e arushës ia kanë lënë në dorë, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, njëri e
lozte rrolin e « gjarpërit » dhe tjetri rrolin e
« dhelpërakut », të cilët e kanë bërë një lloj marrëvshje dhe sikur e
kanë nënshkruar një gjë të tillë, ku
brenda kësaj absoluteje, do të ndjehet nevoja e reagimit të popullit të
Kosovës, dhe e përkufizimit të një arientimi të tillë, që nuk e lejon edhe
Kushtetuta e Kosovës, duke e ditur se,
formimi i Asosacioneve të komunave një etnike serbe, Kosovën do e fut në rrezik
të ndarjes së teritorit të saj.
Ky
lloj lojaliteti dhe papjekurie politike e atyre liderëve që e bënë apo e
nënshkruajnë një marrëveshje të tillë, erdhi nga etja dhe egoja e tyre për
pushtet, erdhi falë asaj pa aftësie të tyre për ti kuptuar politikat dhe
rrethanat më mirë, apo vetëm për t’u pozicionuar dhe dominuar në pushtet.
A
duhet ta pyesim vetën, se kujna duhet ti ankohemi për gabimet dhe pa
përgjegjësitë tona që ia shkakëtojmë
vetëvetës, dhe për atë, kurrë nuk po rrafshohen problemet tona, të cilat në një
përballje ndaj të gjitha padrejtësive anonime dhe të hapura po rriten aq shumë
dhe me një intenzitet të madh, që duhet ti japim një domethënje apo rrugë, që
na është ngarkuar në mënyrë të pa shmangshme.
Do
të duhet vetëm një bashkim fuqish politike dhe një përqëndrim përpjekjesh të
bazuara në njeriun e përkushtuar të këtij vendi me mish dhe me shpirt, duke
hequr dorë nga lamitë e pushteteve kriminale dhe korruptive, për të vendosur
një rend të ri dhe demokratik dhe funksional, i cili do ti plotësonte nevojat
dhe jetën e qytetarëve të këtij vendi, dhe ky proces mund të përmbushet në
marrëdhëniet dhe qëndrimet e harmonishme në mes subjekteve politike të vendit
dhe me madhështinë e një pune dhe fryti të përbashkët, që përkon edhe me
madhështinë e qëndrimit njerëzor të përkushtuar ndaj këtij vendi dhe këtij
shteti.
Asosacioni
i komunave një etnike serbe, që ka qëllimin e një anshëm të një formimi të një
« pshurrshteti » një etnik serb në Kosovë, sëcili do ta përceptonte
ndryshe, por zanafilla e kësaj krize qëndron në faktin e krijimit të një
« autonomie serbe » brenda Kosovës, që do të qeveriste dhe
funksiononte pa kopetencat dhe Kushtetutën e Kosovës, përmes ligjeve dhe
Kushtetutës së Serbisë, si një ndarje formale e kësaj pjese të Kosovës.
Prandaj,
kryeministër z. Albin Kurti, kjo ngjarje e ka marrë nuancën dhe përpjekjen e
saj në ndarjen e veriut të Kosovës, që banohet me shumicën e popullatës serbe,
të cilën po e mbështet edhe BE-ja, që në këto rrethana po atakohet qeveria e
Kosovës, poashtu edhe ju përsonalisht jeni të rrethuar me presione të ndryshme,
dhe gjendeni një kurthë të tillë, të
cilën e kanë kurdisur të tjerët dhe tani jeni të ngarkuar që të gjeni një
kompromis me Serbinë, i cili kompromis nuk do të ishte ndryshe » MË MIRË
TË JEPNI DORËHEQJE SE TË PRANONI NJË GJË TË TILLË ».