Mendime
Idriz Zeqiraj: Loja e ndyrë e Serbisë dhe të argatëve të saj në Kosovë
E marte, 31.08.2021, 07:06 PM
LOJA E NDYRË E SERBISË DHE TË ARGATËVE TË SAJ NË KOSOVË
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
1.
Hamendësimet se pas tërheqjes të SHBA nga Afganistani, mund të tërhiqet, madje,
papritmas, edhe nga Kosova, nuk qendrojnë. Sepse, asnjë paralele nuk mund të
tërhiqet, asnjë ngjashmëri nuk ka në mes të Afganistanit dhe Kosovës.
Gjeopolitika dhe gjeostrategjia e Kosovës, si pjesë e Evropës, dallon,
katërcipërisht, nga Afganistani aziatik. Interesat e SHBA dhe të Evropës, për
Kosovën, janë shumëfish më strategjike, rrjedhimisht, më të rëndësishme, në
raport me Afganistanin.
2.
Droja se me largimin e supozuar të SHBA nga Kosova, mundësohet kthimi i Serbisë
në Kosovë, është jashtë çdo logjike. SHBA, Evropa, me aleatët e tyre botërorë,
nuk kanë bërë shaka, me hedhjen e bombave nga "Apaçët" e tyre, mbi
objektet strategjike ushtarake, policore dhe ekonomike të Serbisë, Kosovës dhe
të Malit të Zi.
Goditja
ushtarake Euro-Atlantike, kundër soldateskës serbo-sllave, ka qenë e
mirë-llogaritur dhe nuk është aspak e rastësishme. Shkëputja e Kosovës nga
Serbia, është e përjetshme. Shantazhet, kërcënimet fashizoide, janë dokërra e
broçkulla të Serbisë. Edhe nëse një ditë largohen kontigjentët ushtarake
aktuale të SHBA dhe të Evropës,
boshllëkun do ta zë një organizëm tjetër, sigurues të Kosovës. E mundshme është
bërja e Kosovës pjesë e NATO-paktit, aleanca që siguron paprekshmërinë
territoriale të shtetit të Kosovës.
3.
Afganistani nuk ka asnjë ngjashmëri me Kosovën. Janë dy botëra, tërësisht, të
kundërta. Afganistani është një shtet anakronik, pothuajse, me mendësi
mesjetare, me urrejtjen patologjike, për të krishterët amerikanë dhe evropianë.
Ëndrra për shtetin islamik, vazhdon të jetë gjithnjë mbizotëruese. Kërkesa për
instalimin e "Sheiratit" kriminal dhe anakronik për kohën, është
projekti i talebanëve kontravers. Trajtimi kafshëror i femrave, të cilat
përbëjnë gjysmën e popullsisë të vendit, është një tregues tjetër, i mungesës
të emancipimit, jo vetëm si shtet, por, edhe të shumicës absolute të popullit
të Afganistanit.
Feja
mbizotëron ideologjitë vendore. Lufta civile, thjeshtë, për pushtet, nga njëra
anë, dhe luftërat fetare, nga ana tjetër, edhe brenda llojit islam, siç janë
tarikatët sunitë dhe shitë, bllokojnë çfarëdo demokracie. Islami përjashton
paqen me krishterimin. Është demagogji e lexueshme, kur tellallët islamikë,
proklamojnë islamin si ideologji paqësore. Klerikët politikë-bërës islamikë,
mohojnë besimet tjera fetare dhe thonë se "Feja islame është e vetmja fe e
pranuar nga Perëndia?!"
Ishte,
pikërisht, Afganistani që provokoi botën, konkretisht, me sulmin banditesk e
kriminal, në "Kullat Binjake", në Nju Jork. Dhe, detyruan SHBA të
ndërhyjë ushtarakisht në Afganistan. Sepse, aty u strehuan terroristët e
"Alkaidës", të drejtuar nga supërkrimineli botëror, Bin Laden. SHBA,
për dy dekada radhazi, të angazhimit ushtarak në Afganistan, shpenzuan shumë
miliarda dollarë! Nga një përllogaritje, matematikore, rezulton se kostoja kap
shifrën marramendëse të njëmijë miliardë dollarë! Një popull që nuk pranon
fqinjësinë me popujt e konfesioneve tjera fetare, nuk ka të ardhme demokratike.
4.
Përhapja e panikut të rikthimit, të mundshëm, të Serbisë në Kosovë, është lojë
e ndyrë plitike e Serbisë dhe të argatëve të saj të bollshëm në Kosovë. Duke
marrë shkas nga kundërshtia parimore e Albin Kurtit, për ndërhyrjen hiç
diplomatike dhe krejt arbitrare të ambasadorit Grenell, gjithnjë me intrigimet
e Hashim ish-presidentit, lidhur me planin për ndarjen e Kosovës, kundërshtarët
politikë të tij, qëllimshëm, panikuan shqiptarët, se "Albini po na prishë
me Amerikën!" Dhe, tani, disa nga akuzuesit e djeshëm, i bashkohen
propagandës serbe të tanishme, sërishmi me të njëjtën akuzë, për ta dëmtuar LVV
në zgjedhjet e lokale të pritshme të 17 tetorit.
Është
dëshmuar, madje, cep me cep, së pari, nga ish-presidenti Trump dhe, së dyti,
nga presidenti Biden, se "thikat mbi hartën e Kosovës", ishin
faktike. Hashim Thaçi "u zu me pelë për dore", duke abuzuar me paratë
e shtetit të Kosovës, për lobimin e ndarjes të Kosovës. Ish-presidenti Trump,
shkarkoi kuadrin e lartë të tij, Bolton, me akuzën se "po vepronte
fshehurazi Presidentit, për ndarjen e Kosovës".
Presidenti
aktual, Biden, akuzoi Hashimin se "po vepronte për dhurimin e Veriut të
Mitrovicës shtetit serb, sepse Serbia dhe Rusia i kishin premtuar atij, lirimin
nga akuzat e Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, për krimet e luftës,
njëherësh, edhe dhënien e çmimit "Nobel" për paqe. Këto janë fakte
dhe tradhtia e planifikuar është faktike.
Argatët
e Serbisë, duke shpifur kundër Kurtit, për prishjen me Amerikën, po thellojnë
krizën në partitë e tyre. Sepse, Albini vazhdon të bashkëpunojë me
administratën e presidentit Joe Biden. Edhe pranimi i mijëra refugjatëve
afganë, për strehim të përkohshëm në Kosovë, në koordinim me presidentën e
vendit, Vjosë Osmani, dëshmon se Albin Kurti e kupton, mirëfilli,
domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA.
Rrjedhimisht,
tendenca për të shkaktuar panik dhe tension, tek shqiptarët e Kosovës dhe ata
të përbotshëm, bëhet për motive politike, thjeshtë, fushatë parazgjedhore të
partive-banda, të koalicionuara në PAN-in e tyre deshtak.
Megjithatë,
kjo fushatë shkon në favor të Serbisë dhe joshë e trimëron nacionalistët
fashizoidë serbë, për të intensifikuar sulmet e sinkronizuara, me agjentët e
saj shqip-folës në Kosovë. Janë përditësuar zërat e eksponentëve më të lartë
shtetërorë serbë, për rinisjen e aksionit propagandistik, për çnjohjet e
Kosovës, kudo që Serbia gjen hapësirë, ke aleatët e saj dhe të Rusisë
anti-Kosovë. Dhe, kjo përkon edhe me kohën e skadimit të afatit, që Serbia
është zotuar për ndërprerjen e lobimit, për çnjohje të Kosovës.