Mendime
Sadik Bejko: Rama më bën për të vjellë!
E marte, 31.08.2021, 06:31 PM
Sadik Bejko:
Kryeministri
shqiptar, Rama një exibicionist, një cinik, gojështhurur, përçmues, satirist i
pashembullt në tërë historinë e shtetit shqiptar kur bën nënë Terezën, del në
aeroport e pret refugjatë Afganistani në mesnatë, mua më bën për të vjellë.
Imazhi
i Ramës shtetar është gangster i paskrupullt, mujshar... Por sidomos përçmues
me gjithë ata në hall në nevojë.
Emigrantët
shqiptarë nga Evropa shpesh i kanë kthyer me urë ajrore.
Kur
si numr e kemi tepëruar.
Edhe
kur ka qenë gazetar, edhe si ministër a si kryebashkiak nuk e kam parë kurrë,
se nuk është në natyrën e tij, të jetë në anën tragjike...të ndonjë
fenomeni...të tillë si emigracioni.
Nuk
bëhen krahasime të refugjatëve drejt Europës me anije vdekjeje nga Shqipëria.
Nuk
bëhen krahasime me refugjatët nga Kosova nën kosën e Milosheviqit, ( në Telaviv
i priti Netanjahu)
as
me refugjatë nga Siria (në Gjermani i priti Merkel).
Mos
vallë afganët që po vijnë janë ndryshe?
Këta
na qekan refugjatë luksi, ojfista, zyrtarë, gazetarë... I presin kryeministra,
ambasadorë, vijnë me çarter..
Ho
ho...
Këta
ia vleka t'i presësh në aeroport, t'i çosh në plazh.
Hu
hu..
Refugjatë
luksi...
Këta
na e bëkan engjëll për dy ditë dhe Kryeministrin puthador Rama...atë Ramë që në
363 ditët e tjera të vitit do t'i pëlqejë të jetë djall. Vetëm djall.
Mos
na hidhni hi syve.
Kryeministrin
ynë nuk shquhet për ndjenja aristokratike dhembshurie.
Ne
jemi një popull që ende djemtë na shkojnë refugjatë të paligjshëm në barkun e
zi të anijeve oqeanike. Nuk besoj se po arritën gjallë, andej i presin
ambasadorë, bashkiakë, kryeministra.
Mos
më merrni kundër azilimit të afganëve. Azilin i njerëzve që po nuk i mbartën, u
ikën koka...
Me
gjithë zemër, me gjithë mendjen time jam që këta afganë të mjerë, të marrin
azilin në vendin tonë.
Të
mos braktisen më thonjtë e atyre që i presin e i therin.
Por
kjo le të bëhet pa shumë zhurmë
politike...
t'i
presim si gjithë qeniet që janë të rrezikuara në vendin e tyre, si gjithë
gjindja në nevojë atje e kudo qoftë.
Në
këtë botë për nevojtarët ne shqiptarët le të jemi një strehë... modeste. Si
mundësitë tona.
https://www.facebook.com/sadik.bejko.3