Kulturë
Tahir Bezhani: Blini, lumi e poeti
E shtune, 14.08.2021, 11:32 AM
 Tahir Bezhani
Tahir Bezhani
BLINI,
LUMI E POETI
(Poetit
të mirënjohur, Sejdi Berisha)
Aromë
blini shpërndajnë valët e Lumbardhit
Hije
e bukur, mejdan  frymëzimi
Shpërthen
zemër poeti,
Ushton
si grykë bjeshke pendë e bardhë
Zemër
e grisur dhimbjeve të varur në litarë
Përplasje  shpirti 
bukurisë magjepse
Rebelohet
pendë poeti
Për
hartën, tokën e kallur  plot etje
Ky
urtak  mjekërbardhë
Skalitë
fjalët radhë me radhë
Ojmet
e shpirtit i bën  lapidarë
Në
grykën e Pejës aortë zemre
Shndërrohet
në histori edhe në vaje
Fëshfërinë
Lumëbardhi vargje zemre
Poeti
ligjëron e ligjëron
E
pezmin e kohës e ruan në Kuti Pandorës
Vetëm
blini e lumi ia njohin  ofshamat e
shpirtit
Thellësive
të palcës dhimbjet i fshehë
Buzëqeshë
edhe kur unazat e kurrizit ndezin dhimbje
Heshtja
ia  tretë lapsin nëpër valë kohe
E
lotin kush mund t’ia ndalë
Kur  bashkë me malli
Gjurmon
labirinteve të dheut të plagosur
Këtij
Eruditi të kalitur në vuajte si madhështi
Këtij
rebeli të vargut vullkan
Me
shumë rrudha  e mjekrën  e bardhë
Vetëm
blini e Lumbardhi ia njohin shpirtin
E
gjithë ato plagë...

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










