Mendime
Luan Asllan Dibrani: Sigurimi i vaksinës Covid-19 për Kosovën të sigurohet përmes popullit mik Izraelit
E hene, 17.05.2021, 06:55 PM
Sigurimi i vaksinës Covid-19 për Kosovën të sigurohet përmes popullit mik Izraelit
 Shkruan Luan Asllan
Dibrani
Shkruan Luan Asllan
Dibrani
Shumë shtete në të gjithë vendin po përshkallëzojnë
përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur,
për të zbutur valët e reja të infeksioneve. Administrata Amerikane e Ushqimit
dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për tri vaksina
Covid-19, për të cilat thotë se janë shumë të efektshme në parandalimin e
infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda nga coronavirusi i ri. Të tria vaksinat
ofrojnë pothuajse mbrojtje të plotë kundër vdekjes dhe shtrimeve në spital të
lidhura më Covid-19 theksojnë organet shëndetësore amerikane.
Sidoqoftë, në provat klinike në SHBA vaksinat “Pfizer”
dhe “Moderna” raportohen se kanë një  një
efikasitet 95% në parandalimin e koronavirusit,
Evropa, India dhe vendet e Amerikës së Jugut po përjetojnë një valë të
tretë dhe veçanërisht të fortë të sëmundshmërisë, jo vetëm nën ndikimin e
variantit brazilian dhe variantit britanik.
Një
indeks ndërkombëtar thotë se Izraeli është ndër vendet më të sigurta në botë
për sa i përket Coronës, e gjitha kjo falë fushatës efikase dhe të shpejtë të
vaksinimit në popullin mik izdraelit. Renditja e Covid Resilience e Bloomberg e
vendos Izraelin në vendin e pestë në listën e vendeve më të sigurta, së bashku
me Zelandën e Re dhe Tajvanin, ku virusi corona është zhdukur pothuajse
plotësisht. Nevoja globale për vaksina është e madhe.
Ka
shumë vende, disa prej të cilave nuk kanë filluar as të vaksinojnë banorët e
tyre dhe do të jenë të lumtur të marrin dhjetëra miliona vaksina që presin të
përdoren nëse arrijnë marrëveshjet me prodhuesit  e tyre.
Askush
nuk di gjithçka për vaksinat, por gradualisht shteti Izraelit para gjithë
botës, fillon të mblidhet informacion për të cilin ka marrëveshje në shumicën e
komunitetit shkencor lidhur me  ketë
luftë të pa dukshme qe la pasoja  globale dhe morri me miliona jetë në botë. Sipas
studiuesve  izraelit vaksinën Pfizer, e
cilësojnë një  vaksinën  kryesore qe u  përdorur në Izrael.
Populli
mik izraelit  pas vendosjes se
marrëdhënieve diplomatike   ka filluar
menjëherë në shumë segmente  ta ndihmoj
Kosovën .
Dihet
se Kosova  në këtë fenomen  qëndron 
pothuajse akoma ne fazën fillestare 
të marrëveshjes  me disa
kompani  qe do te furnizohet  me vaksinën Covid -19 .
Njohja
e Republikës se Kosovës nga Izraeli  është
një ndër vlerat ma të mëdha .Populli mik izraelit  pas vendosjes se marrëdhënieve
diplomatike   ka filluar menjëherë në
shumë segmente  ta ndihmoj Kosovën .Një
ndër to është edhe gatishmëria  e Izraelit
qe të na ndihmoj edhe me  furnizimin
me  vaksinën  qe i dha popullit te vet prandaj  qeveria 
e Kosovës  duhet të jetë  mirënjohëse për ketë    vendim të popullit  mik dhe të fillojnë marrëveshjen   dy paleshe kosovaro –izdraelite  të na ndihmon 
ta tejkalojmë pandeminë sa me më pak pasoja.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










