Mendime
Skënder Kapiti: Shqiptarë, Ju që e doni ndryshimin, shkoni të votoni!
E shtune, 24.04.2021, 04:11 PM
Shqiptarë, Ju që e doni ndryshimin, shkoni të votoni!
Nga
Skënder Sadri KAPITI
Shqiptarë,
Ju që e doni të mirën, punësimin, mirëqënien, sigurinë, drejtësinë, shtetin e
fortë dhe integrimin, Ju të cilët paguani taksa dhe që Ju vidhet paraja
publike, Ju të cilët fëmijët iu ikin nga Shqipëria për të gjetur punë dhe për
t’iu dërguar para; Ju, që nuk keni mundësi të blini ilace, as të paguani ujin e
dritat, Ju fermerë që nuk iu përkrah dhe as nuk iu mbështet shteti, dhe të
gjithë Ju që duhet të paguani ryshfet te korrupsioni e hajduti i administratës
shtetërore për të marrë shërbimin që u takon, dhe Juve që do t’u shëmben
shtëpitë e bizneset, Pra, të gjithë Ju që kërkoni ndryshimin, duhet të shkoni e të votoni!
Shumica
e shqiptarëve e duan ndryshimin, dhe ndryshimin e bën vota e datës 25 Prill
2021.
Edhe SHBA, aleati i madh
i shqiptarëve u thotë shqiptarëve se duhet ndryshimi.
Është
mirë që të gjithë shqiptarët me të drejtë vote që të shkojnë e të votojnë. Unë
po u drejtohem atyre të cilët e duan ndryshimin që të shkojnë e të votojnë për
ndryshimin dhe të mos rrinë indiferent, sepse një gjë është e sigurtë: se në
votim do të shkojnë të gjithë ata që nuk e duan ndryshimin, ata do të shkojnë
sepse duan të ruajnë privilegjin dhe faktin se ata dhe vetëm ata ia kanë parë
hajrin pushtetit të Edi Ramës, dhe jo vetëm kaq por këta janë edhe në pararojë
për manipulimin dhe për shitblerjen e votës së shqiptarëve.
Shkoni
dhe votoni se në rast të kundërt nuk ka vlerë dhe as nuk bën fajde nesër
pishmanimi dhe pendimi nëse ndodh që nga indiferenca e mosvotimi i juaj
pushtetin ta marrë përsëri korrupsioni, hajnija e tradhtia, pra mosndryshimi.
Shkoni
te kutitë e votimit dhe votoni për ndryshimin, sepse vota juaj dhe ndryshimi i madh që do bën
vota e Juaj i shërben dhe është në të
mirë jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar.