Kulturë
Brahim Avdyli: Një mik i jashtëzakonshëm
E diele, 28.02.2021, 11:17 AM
Brahim Ibish AVDYLI:
NJË MIK I
JASHTËZAKONSHËM
(tregim)
Me të arrirë në lokalitet, Hasan Zenuni muar rrugën
përpjetë kodrës dhe nëpër shkallët e betonit. Ecte me një hap të zvarritur dhe
të lëkundur.
Po ta vëreje me kujdes mund të kuptoje se natën nuk
kishte fjetur fare ose kishte përdorur sasi të konsideruar alkooli, sa të
nesërmen t`i mirreshin këmbët. Kur mbërriti në dhomën e tyre e hapi vrullshëm
derën. Albani nuk u zgjua. Dhoma iu duk pa ajr. Sado që e ndjente veten të
lodhur, e hapi derën e ballkonit. Ajri i freskët u fut në dhomë. Tërë natën
kishte ra shi dhe dielli tashmë po shkëlqente nëpër qiellin e kthjellët.
Albani po flinte i dërmuar nga nata e kaluar. Nuk po
ndihej të merrte frymë i gjallë dhe në fytyrë ishte pak më i zymtë. Hasani iu
përplas te këmbët, duke pëshpëritur me vete. Me ta shkundur pakëz më dorë,
Albani u zgjua, lau fytyrën, u vesh dhe u mbath pa fjalë.
-Nuk
erdhe mbrëmë! – i tha më në fund Hasanit, me kokën
ulur.
-Isha
në qytet… te… ajo rrospia! Kam pirë mjaft venë!
-Ngaqë
gogësin, e kuptoj! – tha përsëri Albani, pa qef për asnjë
bisedë.
Ai iu afrua ballkonit. Shikonte ambientin nga kodrina e
banesës. Për inatin e tij koha po buzëqeshte. Dukej se po i dhembte koka.
-A
fjete mirë? – pyeti dikur Hasani, sa për të hapur një bisedë.
Vendosi të shtrihej në krevat e të flinte. Tjetri e pat shiquar njëherë, si të kishte
dalur jashtë vetes. Por, i mbeti shikimi përjashta. Po i shikonte vrragat e
shiut mbi barë. E kujtoi natën e mbrëmshme. Kishte edhe mendime të liga.
Dikur, u përgjegj Albani me një vonesë të konsideruar, pa
e kthyer kokën në drejtimin e Hasanit:
-Unë…
kisha probleme me rradaken time! Vonë më zuri gjumi!
Ngase biseda kishte ngecur, u kthye të shikonte. Hasani
kishte filluar të gërhaste si t`i ishte zbiruar gabzerri. Ishte një zhurmë e
ligë për një mëngjes. Edhe muret e dhomës iu duk se po dridheshin.
Albanit i erdhi rëndë që Hasani po flinte.
-Zgjohu! – shkoi pranë tij dhe i tha në fytyrë.
–Pse tani po fle? Mos të ka dërguar babai të sillesh tërë natën nëpër kabaré?!
Ditën, do të jesh i zgjuar!
-Ik
more, më le të qetë! Dua të fle! – dhe u rrotollua në anën
tjetër.
-Për
zotën, nuk të le të qetë! Tani, kështu e ke me mua! – dhe
ia hoqi jorganin, pastaj shpejtë jastëkun. –Të
ka lënë vesi ty tërë natën të zgjuar! Natën jemi të ndarë, por ditën e kemi së
bashku! Mos flej ditën!
-Çka
do, ore vëlla?! Ne, njerëz jemi! – u përgjegj Hasani, duke
u ngritur plot me përtesë. –Tani, dua të
fle!
-Ehëë!
Edhe ata që vrapojnë tërë natën pas pasioneve të çthurura, njerëz qenkan?!
Familja jote pret nga ti! Ke ardhur që të punosh dhe të kursesh!
-E
po, të gjithë nuk janë intelektualë, si ti, zoti Çela! – tha,
pak me ironi Hasani, dhe zgjati dorën të marrë jorganin dhe jastakun. Albani
iku edhe më largë, që të mos t`ia jepte. Kishte vendosur kështu, edhe nëse
plasë shamata.
-Duket
se të pëlcet gabzherri! Paratë e një muaji do t`i kesh futur në te, pas
lavireve! Të ka helmuar katrani i kësaj jete! Të mbledhet në fyt paraja jote!
Djersa jote e mallkuar! A e di ti? Babai yt pret çdo ditë para postes, duke
menduar se i ke dërguar paratë! Plaku i shkretë! Shtatëdhjetë dimra të ashpër i
merr me vete, deri në postë, kalistrok, dhe njëmijë halle mbi kërrutë! – vërejti seriozisht Albani, me mjaft thekse.
Hasani e pau se është e pamundshme të grindej me te. U ul
në një qosh të krevatit dhe nuk bëri zë. Kishte vendosur kokën në të dy duart
mbi gjunjët e mbledhur lart. Albani nuk foli më. U ngrit ngadalë dhe i mbathi
këpucët. Doli. Shkallët i kapërceu nga dy-tri copë teposhtë, u fut korridorit
nën trena dhe hyri në postë, ku kërkoi një mandat poste për dërgesë parashë në
Kosovë. E mbushi në emrin e tij dhe i dërgoi dyqid franga në vendlindje.
Kësaj here, e dinte se plaku nuk do të priste kot. Shkoi
në kafenenë e qytezës të porositë një pije. Nuk ia vlente radha të grindej me
te. Do të rrinte të paktën deri sa t`i kalojë ndjenja për tu grindur. Një copë
të tërë kohe e kaloi aty. Sot e kishte ditë të lirë, nga puna.
Ç’ishte bërë ashtu me të gjithë ata të rinjë nga
vendlindja e tij?! Pak kishim mbetur ata që po merreshin si ai, me çështjen e
Atdheut të tyre. Një pjesë jo e vogël qenë të kthyer nga UDB-ja, të cilët po vepronin
në mesin e mërgimtarëve, madje edhe në Zvicër. Futeshin ndonjëherë në dikutime
për çështjen që kanë të bëjnë mërgimtarët, të mbushur me ndjenja jugosllaviste.
Nuk pritonin edhe ta akuzojnë rrebtë rininë përparimtare për “separatizëm e
irredentizëm”, që, sipas tyre, ajo e meritonte që të urrehej. Nuk e dinin ata
se po i bashkangjiteshin dhe po u shërbenin pushtuesve të mëdhenj të tokës së
tyre. Sapo takohej me ta, plaste biseda. Duhet të ruhej që të mos e kuptonin se
ishte me bindje të rinisë përparimtare shqiptare. Kishte shumë forma për t`u
ikur përplasjeve me ta. Të paktën, ushtrohej çdo herë me vete dhe kishte mjaft
metoda për këtë punë. Ai ishte kundërshtar i armikut dhe shërbyesve.
Të tjerët, ishin si Hasani. Çdo ditë e natë me pije në
dorë e me lojëra parash. Kishte mbetur pa banesë dhe ishin bërë së bashku. Nga
sjelljet e tij Albani ishte i gatshëm që të grindej, po ç‘të bënte me te. Po mendonte,
si t’ia gjëjë atij një banesë të veten. I mori gazetat dhe shikoi nëpër to, të
gjitha, por nuk pau asnjë banesë. E dinte fort mirë, se kur vendoste që t`i
thërrasë me telefon, jo vetëm telefoni bënte shpenzime, por edhe banesë ishte
vështirë që ta siguronte, sepse aty kishin telefonuar sa njerëz të tjerë para
tij...
Nuk vonoi, e në restorant u futën dy shqiptarë. Njëri
punonte në kulm. E njihte. Ishte nga Prishtina. U ulën në një tavolinë, pak më
largë. Porositën dy birra. Sakaq, i pari, e pau dhe iu drejtua:
-Nuk
të pamë. Nëse do, mund të vimë atje.
-Mirë,
pra! Ejani, nëse doni, po të mos u vie keq që ndërroni vend! – u tha Albani, derisa u bënte vend. Të dytë, i morën birrat dhe u ngritën
nga tavolina e tyre. U ulën së bashku dhe u pyetën.
-Ku
është Hasani? – pyeti ai që e njihte Hasanin. Ndërsa, atë tjetrin, as
vetë Albani nuk e njihte.
-Në
banesën time. Po fle. Sigurisht, ka mbetë pa fjetur mbrëmë! Tani për tani, nuk
ka banesë. Unë, po shikoja shpalljet e gazetave. Për besë, nuk pashë asnjë banesë!
Ishte pak i merzitur, edhe për shkak të karakterit të
Hasanit.
-Aha!...
Të them të drejtën, nuk të njoh aq mirë, ndërsa Hasanin e njoh! E kam shok!... – ia bëri ai. Albanit, kjo gjë nuk iu duk aq e mirë. Megjithse nuk deshi që
të polemizojë, u lëkund dy a tri herë nga vendi dhe shtoi:
-Ju
dytë, më mirë pini birra, se është më mirë për juve, ndërsa unë, jam i
shqetësuar! Hasanin the, e keni shok. Por, a e dini se ku ishte mbrëmë?! A e
dini pse babën e tij, në atdhé, e maltretoi disa herë, deri në postë e në
shtëpi, duke i thënë se do t`ia dërgojë të hollat për ushqim?! A e dini pse unë
jam tepër i shqetësuar?! – pyeti, prej nervoze.
-Për
besë, jo! – u përgjegjën të dytë.
-E
po, më mirë është që të mos e dini! Këtu kam ardhur që të evitoj të mos grindem
me te! Nejse! Babait të tij ia kam dërguar dyqind franga të Zvicrës! – dhe e nxori qekun e ua tregoi atyre.
-Nuk
është mirë të grindesh me te! Ai, e di më mirë këtë punë! Është më i vjetër, se
sa ti! – kundërshtoi shoku i Hasanit, Zeneli.
-E
ka të vetin, o Zenel! Mos u grind kot! – foli
me të shpejtë Artani, që e njihte Albanin, i cili po e takonte për herë të parë
Zenelin.
-Hasani
është më i ngritur, hedi, dhe më i vjetër! Unë, edhe këte e di! – i tha prapë atij, Zeneli.
-Jo,
jo, Zenel. Nuk e di këtë punë. Ti, nuk njeh Albanin! Është më i ngritur dhe
shkrimtar! – iu vesh atij, Artani.
-Çka
di unë çka është “shkrimtari”! Të ishte shkrimtar, ishte në Kosovë! Këtu, ne punojmë
fizikisht! As nuk marr vesh, pse jeni jashtë vendit e nëpër Zvicërr! – kundërshtoi ai, sikur t`i kishte mendët në kokë. Bëri me dorë, në shenjë
revolte. Ishin gjëra sikur nuk i interesonin. Pastaj, e ngriti birrën.
-Artan,
ky Hasanin e paska shok! Unë, e kuptoj! Le të thotë çka të dojë, se nuk kam
ardhur për të shitë mendje, me çdonjërin. Pini këto dy gota dhe po deshët shkoni!
Është edhe për ju më mirë! – ua shpehi pak shqetësimin
e tij Albani dhe shmoi. Por, nuk foli më tepër.
I ngehën me dy gëllënjka birrat e mbetura dhe u ngritën.
-Mirë!
Po duhet të shkojmë! Mirupafshim! – shqiptoi Artani dhe
e dërgoi dorën te xhepi. Zeneli u ngrit pa folë asnjë fjalë dhe u nisë
restorantit.
-Jo,
jo! Unë do të paguaj! Udha e mbarë u qoftë!! –
e zuri për dorë në xhep dhe i mbledhi etiketat nga tavolina. E thirri
kamarierën për të paguar këto tri pije dhe u ngrit edhe ai ngadalë. Koka po i
dhimbte, pa pushim.
Doli të sillet në breg të liqenit. Shetiti një copë të
mirë. Nuk e di se si ishte mbushur ashtu dhe nuk e dinte se si do të zbrazej.
Ende po e mbante inati i mbledhur, gjatë natëve të kaluara. Gjithmonë shkonte
Hasani vonë në mbrëmje, edhe pas punës, prej orës 24:00 e këndej. Kohë të gjatë
kështu arratisej pa treguar se ku shkonte, madje edhe nëpër kabarétë dhe në
lokalet e tjera. E të gjitha rrogat i lënte nëpër ato lokale e makina të lojës.
Iu kujtua si e kishte marrë Hasani edhe rrogën e tij, te
shefi, dhe nuk ia kishte treguar atij të vërtetën. Kur i erdhi radha Albanit,
shkoi për ta marrë rrogën. Shefi i tregoi se Hasani e kishte marrë edhe rrogën
e tij, duke lënë një arsyetim, thjeshtë të veçantë, se Albani ia kishte borgj
tërë rrogën.
Shefi e kishte të qartë se nuk mund t’ia japë Hasanit
rrogën e dikujt tjetër, por pas arsyetimeve të tija të veçanta, se Albani i
paska borgj rrogën Hasanit (ndoshta i kishte thënë shefit se Albanin e kishte
propozuar ai për garancion dhe për këtë ia kishte borgj ato të holla, apo ku e di
se çka do t`i kishte thënë me këtë rast!), e më në fund, ia kishte dhënë rrogën
e Albanit.
Për çudi, aspak nuk i kishte ardhur mirë. Një muaj mbeti
pa rrogë. Sa kishte punuar ai! Mundej rrogën prap ta kërkoj te shefi përmes
organeve, dhe i njihte shumë mirë sjelljet e Hasanit, por, organet vendosnin
ngadalë për të huajtë. Hasani ishte kaherë aty; i njihte mirë edhe organet; iu
kishte shërbyer të gjithëve; ndonjë pije ua kishte lënë pa të holla, si
dhuratë, duke marrë fjalë të mira prej tyre, etj. I tregoi shefit se aspak nuk
i kishte borgje Hasanit, e tjetër herë, në qoftë se bënë të marrë Hasani në
emrin e tij ndonjë rrogë, do të zgjidhë gjyqi këto gjëra. E gjyqi ishte i
ngadalshëm, veçanërisht për punëtorët sezonal, e kishte prap të qartë. Sa për
t`i evituar shpenzimet e organeve, e shtynin punën më tutje, për vitin tjetër.
Shefat, pronarët, qenë zvicrranë dhe dinin si do të veprojnë. Në vitin tjetër
nuk kishte garancion për ta! Organet heshtnin, sikur nuk dinin asgjë.
Albani shpresonte se pronari i restorantit do t`ia bënte
edhe në sezonën tjetër garancionin. Prandaj, nuk u prish krejtësist me shefin e
tij.
Hasani ishte i gëzuar për këtë rrogë dhe e kishte në dorë
Albanin, edhe për ndonjë rrogë tjetër. I kishte shpenzuar të dy rrogat, në lojë
të automatit, duke menduar se do t`i nxjerrë. Shefi apo pronari i restorantit e
mbajti në mend këtë fakt, por Hasani ishte më i mirë si drejtues i punës në
restorat. Natyrisht, e kishte bërë si “Kryekamarier”; e paguante pak më shumë
se të tjerët dhe, kur kishte kohë, e kontrollonte punën...
Meqë ishte lodhur nga shëtitja, u fut në Restorant Trotten,
restoranti që më së paku do të futej. Kishte frigë se mos ndeshej me Hasanin,
sepse ai ndonjëherë ndodhej edhe në atë lokal, pas pushimit të drekës. Aty,
kishte edhe makina të lojës. Nuk kishte kohë për të shkuar në qytet, por ndalej
aty.
Sakaq, e vërejti njërin me kurriz të kthyer nga të ardhurit,
sepse ai po i ndreqte automatët e lojërave, mu përballë tij. U kthye për të
vendosur diçka në kutitë e mëdha dhe e vërëjti Albanin, si me dyshim. Albani menjëherë
e njohu. U çudit për këtë punë të tij, por e përshëndeti. Ai qe një ingjinjer i
mirëfilltë, që ushqehej çdo ditë, në drekë, te ata, në restorant. Nuk ia kishte
marrë mendja se do dilte në kohën e lirë si mjeshtër i automateve.
-Zoti
Lyti! Ju, qenkeni edhe mjeshtër i automateve! – i
tha, ndër të tjera.
-Ndoshta
nuk e di këtë çështje, por ne i prodhjojmë dhe i mbajmë në disa lokale të
ndryshme, të cilat i keni në listë si “tonat”. Por, ti e di që jam vetë
inxhinier. Në fakt, vi këtu, si mjeshtër, e i punoj ndonjëherë edhe automatët e
lojës. – u shpreh gjatë përshëndetjes me zotëri Lytin, përderisa
nuk ndodhej askush pranë makinave të lojës. Ishin të vetëm e pranë tyre.
-Zoti
Lyti, më vjen mirë që u takova pikërisht juve, sepse e kam një hall të madh! Prej
këtij halli dola jashtë e bregut të liqenit, që ta hiqja hallin, i cili më
mundonte. Sa nuk qaja! Por, unë do t’ua tregoj juve, e ju do të mund të më
ndihmoni. Të lutem, eja në tavolinën time! Do ta marrësh një pije, nese keni
kohë, dhe do t`ua tregoj problemet e mija, lidhur pikërisht me këto makina! – mezi ia shprazi pak hidhërimin e tij. Kjo ishte një befasi për këtë rast!
-Mirë.
Shko njëherë dhe më prit! – u shpreh Lyti dhe iu
përvesh punës më tutje. Ai u ulë dhe e porositi një pije për vete, pa gazifikim
dhe alkool. Nuk besonte se zoti Lyti ishte zot i atyre makinave, të cilat i
kishte shtruar për tokë! A thua, a do të shkonte në tavolinën e tij dhe a do ta
kuptonte?! A ishte vërtetë në gjendje që ta kuptojë ate? Zoti Lyti ishte me
shkencë teknike, ndërsa ai me letërsi. Në punë, nuk kishin kohë, sepse punonte në
byfenë e restorantit. Ua lëshonte pijet të gjithë atyre që ishin në shërbim.
Pra, drynin e restorantit e kishte në dorë, sepse kamarierët përpiqeshin që të
merrnin pijet në banak pa etiketë dhe bënin përpjekjet e veta që ta hutonin me
fjalët e tyre, me pyetje e përgjegje, kur restoranti mbushej plot me njerëz. Por,
ai i kontrollonte të gjitha gjërat e byfesë, pa e dhënë asnjë gjë pa etiketë. Kishte
kokë për këtë çështje. Prandaj, shefi e donte dhe i besonte...
-Hasani
punon me mua. Është daja i im. Tërë rrogën e le në automat të lojës. Asnjëherë nuk
vi në Restorant Trotte, që të mos e shoh Hasanin, duke luajtur. Ju gjithmonë vini
tek ne. Ju kam borgj, sa nuk mund të thuhet! Ju njoh mirë, sadoqë nuk e dija se
ju i prodhoni këta automata të lojës dhe nuk u kam parë asnjëherë t`i
rregulloni ndonjërin nga automatët. Automatët tek janë të fabrikës suaj, e mora
vesh! Siç e dini, jam poet i njohur, në vendin tim! Ju më kuptoni! Jam shqiptar
i vërtetë, dhe kur e japin fjalën e nderit, nuk e nxjerrim prej gojës atë fjalë
para se të vdesim! Ju lutem, a mund të vini me mua, në banesë, me një automat,
dhe ta montoni të qelur, që t’ia tregoni atij të vërtetën. Ju i keni dy
automata rezervë. Mund të merrni një prej vetes e të ngriteni në banesën tonë.
Për besë, pa më dalur ky shpirt, nuk i tregoj askujt! Ta jap besën time! – dhe e shtriu dorën drejtë tij. Ai, e shikoi mirë, por nuk e kuptoi besën
e dhënë me dorë. E ngriti pijen dhe shikoi i shqetësuar, për atë dorë.
-Zgjateni
dorën po u them, se ua kam shtrirë për besën që ua jap! Po e pranuat besën
time, e zgjatni edhe ju dorën tuaj! Kjo fjalë nuk luan pa u përmbytur toka e
qielli, së bashku! – i tha Albani, me dorë e shtrirë prej
tij, që e vështronte plot me pyetje. -Nëse
guxoni, ejani, ju lutem! Është i vetmi prej familjes së tij që punon. Të gjitha
të hollat i shpenzon në lojë! Familja varet prej tij! I merr edhe të hollat e
mia, e nuk i dalin! Ju lutem, keni mirësinë dhe i tregoni të vërtetat e kësaj
loje, sepse besoj se do ta kuptojë! Është daja im, e jemi të dytë së bashku, te
ai restoranti që vjen. Nuk kam aq shumë të holla për familjen time, por i kam
në shpirt familjen e fëmijët e tij! Sot, me të hollat e fundit, ia dërgova
babai të tij këto të holla! – i shpjegoi Albani dhe nga dora e majtë, që e
kishte nën tavolinë, e lëshoi mbi tavolinë qekun e parave.
Ai, vetëm po e shikonte, madje ngultazi. E mori disa herë
pijen e tij dhe po mendohej. A e kishte me të vërtetë ai djalosh? E njihte si
djalë të mirë e të sinqertë. Por qenka edhe poet. Ai e kishte një prift të
mirë, që ishte poet. Zoti Lyti, lexonte edhe prej tij dhe e kishte mik. I
kishte parë disa fotografi të tij, madje kur kishte qenë i ri. Ky djalosh, i
ngjante atij.
-Shiko!
Nuk e kam për detyrë, atë që kërkon prej meje. Po të më dëgjojë ndonjëri, e pat
puna ime! – foli aq ngadalë dhe qetas. –Sot, është e diele. Nuk e kam orar pune. Nëse vërtetë ma jep fjalën e
nderit se nuk i tregon askujt, po vi e bëj siç dëshiron, se je i sinqertë e
poet! Unë, jam njëri i të paktëve mjaft serioz! E kam një prift, që është poet
dhe librat ia lexoi. Prandaj e kam mik e shkuar mikut dhe i besoj! Nga ti, nuk
kam lexuar, por e konsideroj se të kam të veçantë!... Pritëm pak, më atje,
nëpër trotuar! – dhe e zgjati dorën e vet fuqishëm, sa asnjë nuk e kishte
aq seriozisht. E lëkundi dy a tri herë, si besë të marrur prej tij, pa
buzëqeshje. Dukej sikur kishte lindur në maje malesh, edhe të Shkelzenit të
Gashit, prej nga vinte ai djalosh. U ngrit të shkojë te automatët, të cilët
duhet t`i bartë në makinën e tij.
Albani ishte i gëzuar pa masë. Pagoi menjëherë pijet dhe
doli. Në rrugë, i ra te presë. Nga pritja, lëvizi andej e këndej. E shikonte
parkimin më tutje dhe Lytin që po i ngarkonte ngadale automatët. Dikur, u fut
në makinë dhe i dha gaz përpjetë. Te Albani u ndal dhe e muar me vete.
-Në
Mönchenstrasse, numri 24. A e dini këtë adresë? – ia
bëri Lytit, si shpjegim.
-Sigurisht!
E njoh më mirë se ti! – iu përgjegj Albanit,
menjëherë.
-Ah!
Këte nuk e dija unë! Thash, për ta ndihmuar ecjen tuaj!
-Do
të kaloj andej pari, rrugës së drejtë. Po ti, shkoje në këtë drejtim! – dhe bëri me dorë për shkallët, andej, përmbi stacion të trenit.
Albani ishte mjaft i goditur. Nuk e dinte se si do të kalojë
me Hasanin. Vazhduan rrugës dredharake e shkuan te banesa e tyre. Zbritën nga
makina dhe zbarkuan një nga autamatët. E kapi qantën e veglave dhe ia hapi
derën zotit Lyti, duke e lutur që të mos bëjë zhurmë. Në katin e tretë, në
korridor, kishte vend sa të duash. Për fat të mirë nuk ishte spanjolli dhe këte
e dinte. I vendosi dy burmet e mëdha apo burgjitë në mur, në të cilat do të jetë
i varur automati i lojës. Ishte i hapur tërësisht dhe i lidhur me korrent, nga
shteku i energjisë elektrike. Sa deshi të futej në dhomë për të zgjuar Hasanin,
ia behu ai në trap të derës. Ishte zgjuar nga rropullima e makinës shpuese, të
bërë në murin e koridorit, nga zoti Lyti.
-Çka
dreqin është kjo zhurmë! – e bëri me dorë nga
automati. Nuk pati kohë të pyeste më shumë.
-Është
automat i lojës, që ti e luan kudo. Unë jam inxhinier i tyre dhe kam ardhur me
porosinë e Albanit t’ua tregoj metodat e lojës. Ndëgjo këtu, se nuk kam aq
kohë. Ky është principi i lojës dhe është i qelur se t`i duhet ta shohësh.
Principi i lojës është dy me një: dy për firmën tonë dhe një për lojtarin. Ja,
shiko! E hedhi frankun e parë e shkon në kasën e madhe, këtë këtu. A e pave? E
hedhi të dytin dhe shkon në këtë kasën e dytë. Kjo është kasë e lojës, në fund.
Nëse e di lojën, këto mund t`i luash. Të tretën, e hedhë në automat të lojës e shkon
prap në kasën e parë. A e pave? Kjo, këtu. Është kasë e jona! A e kupton, Maks? - i tha atij, sikur i thoshin në firmë, sepse ishte i gjatë, si gegët tanë.
-Këto të holla nuk dalin në lojë! Nuk ke
se si me i nxjerrë! Është kasa e jonë. E kuptove, Maks? Të kemi shërbyes dhe
duhet që ta japësh fjalën e nderit, se nuk i tregon njeriut të gjallë, sepse më
hodhën nga firma! Ti e di, je daja i poetit, ky djalosh! – dhe ma vuri
dorën mbi krah. –Për fjalë të nderit,
vetëm me nxitimin e tij erdha këtu e të tregova! – dhe u ndal, një kohë.
Asnjëri nuk e dinim se si do të rridhte puna. Ishim me ndenja të ngrira, që të
dy! Po tregoi Hasani dhe po e ndjeu udhëheqja e fabrikës së tyre, kishte
përfunduar Lyti. Unë isha nxjerrë prej firmës sonë e nuk do të isha kurrë më në
Zvicër.
-Dy
kasa, i paskeni! Pse t`i kenë nga dy kasa!… - ia
filloi Hasani të flasë, i befasuar dhe i skuqur.
-Unë
ta lash vetë të çelur që ti ta shohësh si punon dhe si vepron! Është hera e
parë që e çel dhe njeriu i parë nga auslanderat[1]
që e sheh apo e di se si punon! Të thash se nuk guxoj t`ia tregoj askujt këtë
princip të lojës, por e kam mik të mirë një prift poet zvicëran dhe e kuptoj
mirë nipin tënd! Është edhe ky poet dhe më tregoi se ia ka dërguar babës suaj
200.- CHF. Prandaj, e bëra për ty, sepse ky m`i tregoi shqetësimet tuaja. Principi
i tyre është pesëdhjetë franka për ne, e njëzetepesë për lojë! Ato na i falë neve
dhe të tjerat në lojë. Nëse di të luajsh, i fiton prap një të tretën, e nëse
nuk e di, i humbë edhe ato! Pra, po të pyes Maks, a je kështu në fitim?! – ia shpjegoi qartë Lyti.
-Dreqi
e marrtë!... Deqi e marrtë!... Lojëra të mallkuara!... – dridhej
i tëri Hasani e përpëlitej sa andej e këndej.
-Qetësohu
Maks, qetësohu! Kjo është thënë vetëm për ty! Mos i trego askujt, për Zotin, se
më ke parë mua me këto makina të lojës dikund dhe të kam treguar se si
fuksionojnë këto makina! Unë dhe Albani ia kemi dhënë fjalën e nderit, njëri
tjetrit! Punoj pas orarit tim në fabrikë, për fëmijët e mi! A e di çka janë
fëmijët?! A ke fëmijë dikund, apo jo?! –
shtoi, duke e përcjellur Hasanin, në të gjitha përpëlitjet e tija
-Jo
more!... Uuu! Dreqi i marrtë! A janë të gjitha njësoj?!... – vetëm sa nuk plasi në vaj. Ishte burrë, por asgjë nuk kishte ditur.
-Të gjitha një
princip e kanë, o Maks! Ma jep fjalën se nuk e tregon të vërtetën! As policisë!
As organeve! Asnjë njeriu! – shtoi pastaj.
-Aiii-ih!
Ta jap fjalën, qebesa! Oh, i kam luajtur këto të poshtrat, gjithë kohën, sa më
kanë bërë si … budallë! Të bëjkan të flasësh vet me veti! Ku e dija unë … se i
kanë dy kasa!!... Oooh, medet për mua! –
i ra me dorë ballit, sikur t`i mëshonte murit. –Medet, o medet! – plaste, me lëvizje të çmendura.
-Jepja
besën zotit Lyti, me dorë, dhe mbaje fjalën! – i
bërtiti edhe Albani pas pak, seriozisht, edhe pse ishte më i vogël. E dinte se
do ta rrahë. Befas u kthye drejtë atij dhe ia nguliti sytë e hapur, përtej
masës, sikur kurrë të mos e kishte parë. Në gjendje të tjera, ia kishte dhënë
pikërisht një shuplakë. Por, rasti se e vërejti se i kishte një palë mend dhe
nuk lëvizte nga fjala e nderit, ndërroj mendje! Prandaj, ia zgjati dorën zotit
Lyti dhe ia shtrëngoj si burrë.
-E
pra, ruaju mos e luaj tjetër herë. Kaq kisha! Mirupafshin! – shtoj Lyti, duke u besatuar me te. Priftërinjt ishin burra dhe ai më
burrë se sa të tjerët.
-Të
ndihmoj unë, zoti Lyti! – ia bëri Albani, duke
dashur t`i ndihmojë. E hoqën së bashku automatin e lojës dhe shkuan deri në
makinën e tij. Sapo e mori në krah, e ndjeu se ishte më i rëndë se sa mendontë.
Ai, kishte bartur thasë e trarë më të rëndë se kjo peshë. Kjo, do me thënë se ishte
normal.
Edhe pse e shikonte vazhdimisht shkallëve teposhtë zoti
Lyti, ai po ecte pa ndruajtje. Nuk e kishte lënë as që t`i hjekë dy burmet e
mëdha, të vëna në murin e koridorit. Do t`i përdorin vetë për ndonjë gjë, për
të varur në mur.
E përshëndeti dhe i tregoi se shumë kishte bërë për ta.
Nuk dinte se si ta faleminderojë. Një ditë, në restorant, e ka të paguar çka të
dojë, të hante e të pijë, madje mund të merrte edhe ndonjërin, gruan apo
fëmijët.
I tha se miku nuk mund të paguhet! Ai ishte mik e shkuar
mikut!! Pra, ishte një mik i jashtëzakonshëm! Vendin e tij e kishte të siguruar
në zemrën djaloshare, sa të ishin gjallë!
Kur u kthye, e pa të veshur Hasanin që kishte ndezë një
cigare dhe po pinte me ngut. U ngrit. Nga fytyra e skuqur shihej se kishte
qarë. Doli pa folë kundrejtë tij. I lëshoi sytë teposhtë, sepse shiheshin sytë
me lot.
Më mirë vendosi që ta lë rehat. Nuk e pa as të arësyeshme
t’ia tregojë qekun e paguar për babanë e tij dhe babalokun e vet, të cilin e
donte shumë.
Ai do të shetiste, por aspak i qetë nuk do të ishte.
Mendoj se kjo ditë i kishte sjellur më të mirën, por më dramatikën, për te.
Ky ishte takim me një mik të Zvicrrës, e më të rrallin që
kishte pasur ndonjëherë. Prej sot, Hasan Zenuni, nuk do të luante kurrë më në
automatet e lojës. Kurrë, nuk do të luaj!… Kurrë!...
I filluar në Shtator të
vitit 1984;
i përfunduar në vitin 2003,
e i korigjuar në janar të vitit 2021.
[1] Gjermanisht, i
huaji, të huajtë, ata që vinin nga jashtë me garancion sezonal apo e vizë
vjetore.