E premte, 01.11.2024, 12:14 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Ja pse Vjosa Osmani nuk i duhet më LDK-së!

E shtune, 27.02.2021, 07:00 PM


Ja pse Vjosa Osmani nuk i duhet më LDK-së!

Shkruan: Florim Zeqa

E dalldisura pas pushtetit duke manipuluar përmes të ashtuquajtures "Lista Vjosa", nën slloganin mashtrues "Guxo" e manipuloi një pjesë të konsiderueshme të elektoratit të LDK-së për ta ngritur LVV-në, përmes së cilës synon ngritjen e saj në postin e presidentit.

Mashtrimi në emër të parimeve

Pas ndarjes së LDK-së në dysh, Vjosa Osmani përmes eksponentëve të LVV-së po e proklamon ritkthimin e saj në LDK si reformatore e partisë!

"Reformistëve" të LDK-së nga LVV-ja sikur nuk po u mjafton kjo ndarje, po duan t'i shkaktojnë edhe një goditje të re subjektit shtetformues për ta filluar një histori të re pa LDK-në në skenën parlamentare të Kosovës.

Largimi i LDK-së nga skena politike është misioni final i "reformatorëve" (dezertorëve) në krye me Vjosa Osmanin nga taborri i LVV-së.

Nuk ka sesi përkthehet ndryshe kalimi i Vjoses në LVV. Sikur ta donte vërtetë LDK-në të fortë dhe të pathyeshme nga kundërshtarët politik, sikur ta kishte idol politik Ibrahim Rugovën nuk do të pozicionohej pas Albin Kurtit menjëherë pas prishjes së koalicionit qeverisës, por do të vazhdonte betejen politike për reforminin e LDK-së e jo t'i bëjë argatin partisë rivale të filozofisë politike rugoviane.

Thirrja në emër të parimeve dhe loja me simbole rugoviane ishte mashtrimi më i madh që i bëri elektoratit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit!

Pavarësisht hidhërimit dhe dëshprimit pas shkarkimit nga funksionet partiake, Vjosa Osmani nuk është dashur të hyjë listën e LVV-së, por të vazhdojë betejen politike për reformimin e LDK-së nga brenda.

Ata që e ndanë, duan edhe ta poshtërojnë LDK-në

Drejtuesit e LVV-së që po e konsiderojnë tradhëtinë e Vjoses ndaj LDK si vyrtyt njerëzor dhe vlerë demokratike. Nuk e patën trajtuar si të tillë largimin e 12 aktivistëve të saj (PSD-istët e sotëm), por i konsideronin si dezertorë të LVV-së!

Largimi i dezertorëve nga LVV-ja është i barazvlefshëm me dezertorët që ikën nga LDK-ja, porqë dallimi është tek rrethanat politike dhe dëmi i shkaktuar!

Kthimi i Vjosa Osmanit në LDK do të paraqiste poshtrimin më të madh për elektoratin i cili i qendroi besnik të filozofisë politike rugoviane në kohët më të vështira e deri më 14 Shkurt 2021.

Atyre që po ia lëmojnë shpatullat Vjosa Osmanit për aktin e tradhtisë, të mashtrimit dhe manipulimit historik me elektoratin rugovian, kinse në LDK nuk ka më frymë rugoviane dhe se ajo nga LVV-ja do ta rikthejë atë.

Idealistët nuk i shkelin, por i mbrojnë idealet e tyre, kurse atdhetarët luftojnë për shtet e jo për kolltuqe të pushtetit!

Një fillim i ri me lider të ri

LDK-së i duhet një fillim i ri dhe një lider i kohës nëpër të cilën po kalojmë. Pra i duhet një njeri i ngritur por i thjeshtë, përafrues dhe unifikues, tolerant dhe bashkëpunues, i duhet një personalitet i cili nuk e ndjen asnjë lloj superioriteti ndaj të tjerëve, por që respekton kontributin e secilit, i duhet një lider që meritat personale ia atribuon bashkëpunëtorëve dhe anëtarësisë së gjërë.

I tillë ishte lideri historik Ibrahim Rugova, të cilin nuk e kemi dëgjuar asnjëherë duke i dhënë merita vetes, por gjithnjë punët e mira i ndante me të tjerët, pa i ikur asnjëherë përgjegjësisë politike.

Rugova asnjëherë nuk ka tentuar të dominojë me idetë e tij, por gjithnjë i ka mirëpritur idetë dhe propozimet e të tjerëve duke filluar nga bashkëpunëtorët e ngushtë në kryesi, këshill të përgjithshëm, degë e deri në nëdegë të partisë.

LDK-ja rugoviane ishte shkollë politike jo vetëm për skenën politike shqiptare, por për mbarë rajonin e Ballkanit. Ishte partia e parë antikomuniste në hapësirat ballkanike që lëkundi themelet e Jugosllavisë.

Përderisa Isa Mustafa e shkatërroi në mënyrë sistematike, Vjosa Osmani e ndau pa hamendje LDK-në sikur të mos kishte qenë asnjëherë pjesë e saj!

I pari (Isa) hyri dhe doli nga e njëjta "birë e oxhakut", e dyta (Vjosa) hyri për dritare dhe doli përmes një dere të madhe nga LDK-ja!

Njëjtë sikurse Isa Mustafa që nuk i duhet më LDK-së, nuk i duhet as Vjosa Osmani, për shkak se të dytë e shfrytëzuan LDK-në për interesa personale, morën gjithçka prej saj dhe ikën pa i dhuruar asnjë të mirë.

24.02.2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora