Mendime
Florim Zeqa: Ja pse Vjosa Osmani nuk i duhet më LDK-së!
E shtune, 27.02.2021, 07:00 PM
Ja pse Vjosa Osmani nuk i duhet më LDK-së!
Shkruan:
Florim Zeqa
E
dalldisura pas pushtetit duke manipuluar përmes të ashtuquajtures "Lista
Vjosa", nën slloganin mashtrues "Guxo" e manipuloi një pjesë të
konsiderueshme të elektoratit të LDK-së për ta ngritur LVV-në, përmes së cilës
synon ngritjen e saj në postin e presidentit.
Mashtrimi në emër të
parimeve
Pas
ndarjes së LDK-së në dysh, Vjosa Osmani përmes eksponentëve të LVV-së po e
proklamon ritkthimin e saj në LDK si reformatore e partisë!
"Reformistëve"
të LDK-së nga LVV-ja sikur nuk po u mjafton kjo ndarje, po duan t'i shkaktojnë
edhe një goditje të re subjektit shtetformues për ta filluar një histori të re
pa LDK-në në skenën parlamentare të Kosovës.
Largimi
i LDK-së nga skena politike është misioni final i "reformatorëve"
(dezertorëve) në krye me Vjosa Osmanin nga taborri i LVV-së.
Nuk
ka sesi përkthehet ndryshe kalimi i Vjoses në LVV. Sikur ta donte vërtetë
LDK-në të fortë dhe të pathyeshme nga kundërshtarët politik, sikur ta kishte
idol politik Ibrahim Rugovën nuk do të pozicionohej pas Albin Kurtit menjëherë
pas prishjes së koalicionit qeverisës, por do të vazhdonte betejen politike për
reforminin e LDK-së e jo t'i bëjë argatin partisë rivale të filozofisë politike
rugoviane.
Thirrja
në emër të parimeve dhe loja me simbole rugoviane ishte mashtrimi më i madh që
i bëri elektoratit të LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit!
Pavarësisht
hidhërimit dhe dëshprimit pas shkarkimit nga funksionet partiake, Vjosa Osmani
nuk është dashur të hyjë listën e LVV-së, por të vazhdojë betejen politike për
reformimin e LDK-së nga brenda.
Ata që e ndanë, duan
edhe ta poshtërojnë LDK-në
Drejtuesit
e LVV-së që po e konsiderojnë tradhëtinë e Vjoses ndaj LDK si vyrtyt njerëzor
dhe vlerë demokratike. Nuk e patën trajtuar si të tillë largimin e 12
aktivistëve të saj (PSD-istët e sotëm), por i konsideronin si dezertorë të
LVV-së!
Largimi
i dezertorëve nga LVV-ja është i barazvlefshëm me dezertorët që ikën nga
LDK-ja, porqë dallimi është tek rrethanat politike dhe dëmi i shkaktuar!
Kthimi
i Vjosa Osmanit në LDK do të paraqiste poshtrimin më të madh për elektoratin i
cili i qendroi besnik të filozofisë politike rugoviane në kohët më të vështira
e deri më 14 Shkurt 2021.
Atyre
që po ia lëmojnë shpatullat Vjosa Osmanit për aktin e tradhtisë, të mashtrimit
dhe manipulimit historik me elektoratin rugovian, kinse në LDK nuk ka më frymë
rugoviane dhe se ajo nga LVV-ja do ta rikthejë atë.
Idealistët
nuk i shkelin, por i mbrojnë idealet e tyre, kurse atdhetarët luftojnë për
shtet e jo për kolltuqe të pushtetit!
Një fillim i ri me lider
të ri
LDK-së
i duhet një fillim i ri dhe një lider i kohës nëpër të cilën po kalojmë. Pra i
duhet një njeri i ngritur por i thjeshtë, përafrues dhe unifikues, tolerant dhe
bashkëpunues, i duhet një personalitet i cili nuk e ndjen asnjë lloj
superioriteti ndaj të tjerëve, por që respekton kontributin e secilit, i duhet
një lider që meritat personale ia atribuon bashkëpunëtorëve dhe anëtarësisë së
gjërë.
I
tillë ishte lideri historik Ibrahim Rugova, të cilin nuk e kemi dëgjuar
asnjëherë duke i dhënë merita vetes, por gjithnjë punët e mira i ndante me të
tjerët, pa i ikur asnjëherë përgjegjësisë politike.
Rugova
asnjëherë nuk ka tentuar të dominojë me idetë e tij, por gjithnjë i ka
mirëpritur idetë dhe propozimet e të tjerëve duke filluar nga bashkëpunëtorët e
ngushtë në kryesi, këshill të përgjithshëm, degë e deri në nëdegë të partisë.
LDK-ja
rugoviane ishte shkollë politike jo vetëm për skenën politike shqiptare, por
për mbarë rajonin e Ballkanit. Ishte partia e parë antikomuniste në hapësirat
ballkanike që lëkundi themelet e Jugosllavisë.
Përderisa
Isa Mustafa e shkatërroi në mënyrë sistematike, Vjosa Osmani e ndau pa hamendje
LDK-në sikur të mos kishte qenë asnjëherë pjesë e saj!
I
pari (Isa) hyri dhe doli nga e njëjta "birë e oxhakut", e dyta
(Vjosa) hyri për dritare dhe doli përmes një dere të madhe nga LDK-ja!
Njëjtë
sikurse Isa Mustafa që nuk i duhet më LDK-së, nuk i duhet as Vjosa Osmani, për
shkak se të dytë e shfrytëzuan LDK-në për interesa personale, morën gjithçka
prej saj dhe ikën pa i dhuruar asnjë të mirë.
24.02.2021