Vërtetësi
Agron Tufa: Sërish për kriminelin sadist Lek Imeraj (Ymeri)
E diele, 08.11.2020, 08:11 PM
SËRISH PËR KRIMINELIN SADIST LEK IMERAJ (YMERI)
Nga
Agron Tufa
Kam
shkruar dhe më parë për të. Reagim qenë ca kercënime nervozake të nipit të tij.
Tani, për përfshirjen e tij në projektimin e masakrës dhe vdekjeve në Revoltën e Kamp-Burgut politik të Qafë-Barit
flet një dëshmitar okular, ish-pjesëtar i Forcave Speciale të ish MPB, Izet
Dardha. Lek Imerajt (Ymeri) nuk i pi më ujë asnjë alibi, as në Gjermani.
Dëshmia është përfshirë në librin memuaristik të Skënder Tufës, në proces
botimi.
DËSHMIA
E IZET DARDHËS
(ish-pjesëtar
i forcave speciale)
Lek
Imeraj(Ymeraj), si të gjithë komunistët, ka sindromën e Strucit. Ai sërish flet
me gjuhën e diktaturës kur Revoltën e quan rebelim dhe pjesëmarrësit e saj,
rebelë. Ne jemi gjallë e dëshmojmë, por bashkë me në bashkohet edhe dëshmia e
ish-pjesëtarit të forcave speciale, Izet Dardha. Ja dëshmia e tij:
Quhem
Izet Dardha. Kam lindur në Dibër me 1962. Aktualisht jetoj në USA .
Jam
arratisur nga Shqipëria qe në vitin1986.
Unë
dëshmoj:
Në
vitin 1984 kam qenë pjesë e forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë.
Kryesisht na dërgonin prane burgjeve si përforcim.
Në
fillim të muajit maj të vitit 1984, kemi qenë pranë burgut të Zejmenit (Lezhë).
Në
atë kohë, atje na është komunikuar, se duhet të qëndrojmë të gatshëm dhe të mos
largohemi, sepse është njoftuar, se në burgjet politike Spaç ose Qafë-Bari mund
të ketë trazira.
Në
mëngjesin e datës 22 maj 1984 na thërrasin me shpejtësi për veprim:
në
burgun politik të Qafë-barit ka filluar trazira.
I
habitur pyesja veten:
-
Nga e dinin këta, dy javë më parë, se do të ketë trazira?
Me
shpejtësi nisemi për të mbërritur mbas disa orësh në burgun politik të Qafë-Barit.
Përsa
kohë që unë kam qenë atje, nuk kam parë asnjë reagim nga të burgosurit
politikë.
Revolta
kishte mbaruar.
I
gjithë vendi ishte i rrethuar me disa rrathë e me forca të ndryshme, si
ushtarë, policë, forca të tjera speciale të ardhura para nesh, forca vullnetare
me civilë.
Zv/ministri
i PB, Zylyftar Ramizi dhe ata që e shoqëronin zbritën me helikopter pak mbi
vendin ku ndodhej burgu.
Në
atë Burg, kundër atyre njerëzve të pambrojtur, janë përdorur torturat më
çnjerzore.
Udhëzuesi
i drejtpërdrejtë i të gjitha veprimeve ishte Lek Imeraj (Ymeraj).
Ishte
ngritur një shtab fuqiplotë veprimi pranë komandës së burgut me zv/Ministrin,
Zylyftar Ramizin, kryetarin e deges PB Pukë, me Leke Imeraj(Ymeri) oficer
drejtimi i Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale, me drejtorin e Drejtorisë se
Zbatim-Vendimeve Penale, Kasem Kaçi, me komandntin e burgut, Riza Musollari, me
shefin e policisë, Edmond Caja e disa të tjerë. Pasi futeshin në zyrë dhe bënin
planet e veprimit, Lek Imeraj (Ymeraj) dilte nga zyra me letër në dorë dhe
drejtonte drejtpërdrejt në terren të gjitha veprimet kundër të burgosurve. Ai i mblidhte të gjithë dhe me një zë të egër
e duke shkumëzuar nga goja, ai jëpte urdhëra për të vepruar pa mëshire mbi të
burgosurit politikë. Shefi i policisë Edmond Caja, e ndiqte si servil i përulur
dhe të dy bashkë kordinonin veprimet ne terren.
Të
gjitha arrestimet, torturimet, trasferimet dhe vdekja e të burgosurit politik
Sandër Sokoli, janë rezultant i urdhërave të tij.