Mendime
Xhemal Ahmeti: Terrorizmi e ka bazën tek religjionet
E enjte, 29.10.2020, 07:03 PM
TERRORIZMI KA BAZËN TEK RELIGJIONET
Nga
Xhemal Ahmeti
Me
eufemizma nuk zgjidhen problemet: pse nuk pret sot askush koka në emër të
Kantit, Volterit, madje as Nietzsches e Shopenhauerit, as Platonit e Arsitotelit,
as iluminizmit, as nihilizmit e ekzistencializmit - marksizmit po se ishte
religjion ouleanik i llojit të vetë? Leni infantilizmat ky paqësor ai hyjnor,
ai dje ekstremist ky sot ekstremist. Deri para depërtimit të iluminizmit
sundonin fetë. Atje ku edhe sot sundojnë shihni çka ndodhë. Së paku në
shekullin 21 mos na xhigavni me relativizma idiotësh. Nëse frikoheni mos flsini
hiç. Pa u thënë njerëzve të vërtetën ata as në shekulli 30 nuk e shohin dritën
dhe të kuptojnë se në ç'ferri gjenden. A
e dini se terrorizmi si formë veprimi dhe dukuri historike zanafillën e ka tek
celotët sikarinë (hebrenjtë), tugët ("hindu") dhe assasinët
(islamik)? Edhe oportunizmi e ka një kufi. Mos gënjeni njerëzit të jenë engjuj
kur janë në gjendje të çojnë edhe veten në ajër (martirizimi është poashtu
religjioz). Botë rrenavecësh. Atyre duhet sqaruar se pse mund ta kultivojnë
besimin por le të mos i fusin hundët në politikë se sa lejohen aty e vrasin kë
e gjejnë përpara. U bëni keq kështu. I paradënoni me mjerrim dhe vetëkriminalizim.Le
të falen xhamive e shtëpive deri sa tu plas kurrizi po deshën, por larg
politikës dhe sferave publike.