Kerko: a
Frank Shkreli: Dhimitër Berati - Bashkëpunëtor i ngushtë i Fishtës dhe Koliqit
E marte, 08.09.2020, 10:05 PM
DHIMITËR BERATI – BASHKËPUNËTOR I NGUSHTË I AT GJERGJ FISHTËS DHE ERNEST KOLIQIT
Me
rastin e 50-vjetorit të vdekjes
Nga
Frank Shkreli
Ishte
fillimi i shtatorit të vitit 1970. Po bëhesha gati që brenda një ose dy muajsh
të udhëtoja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me statusin e refugjatit
politik. Në përgatitje e sipër, fillova
tu them lamtumirën e fundit miqëve dhe të njohurve të komunitetit shqiptar në
Romë dhe në kampet e refugjatëve.
Fillova takimet me Ernest Koliqin, i cili më sugjeroi që para se të
nisesha për Amerikë të takohesha me Dhimtër Beratin. Unë nuk e njihja, por
Koliqi mori përsipër që të më takonte me të.
Fatkeqësisht, nuk kaluan as 2-3 ditë dhe u hap lajmi i zi në komunitetin
shqiptar të Romës se Dhimtër Berati kishte vdekur në një aksident kur një
makinë e kishte përplasur nga shpejtësia duke e lënë të vdekur në vend, ditën e
martë të 8 Shtatorit, 1970. Fatëkeqësisht,
ashtu mbeta pa u takuar me njëriun e fundit të nënshkruesve të Pavarësisë së
Shqipërisë dhe ndihmësin e vyer të delegacionit shqiptar në Konferencën Paqës në Paris me 1919 dhe njërin prej
personaliteteve më të njohura të diasporës shqiptare, të arratisur nga regjimi
komunist.
Megjithë
meritat e mëdha kombëtare, Dhimitër Berati mbetet ndër ata të harruarit ose
ndër ata të dëbuarit, siç janë At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e
tjerë. Miku i tij Ernest Koliqi fliste me admirimin më të madh për Beratin dhe
për veprimtarinë e tij patriotike, si në fushën politike ashtu edhe në
publistikë. Dhimitër Berati dallohej
qyshë në moshë të re për veprimtarinë e tij patriotike, që në fillim të
shekullit të kaluar. Ai ishte njëri prej
atyre fatbardhëve që nënshkruan Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin
1912 në Vlorë. Si përfaqësues i kolonisë
shqiptare në Rumani, ai veproi me çka kishte dhe me çka dinte për rilindjen e
Shqipërisë dhe si përfaqësues i komunitetit shqiptar me influencë në atë kohë
në Rumani, ai udhëtoi për në Vlorë nga Bukureshti së bashku me Ismail Qemalin
due me Luigj Gurakuqin. Nënshkrimi i
Dhimitër Beratit dallohet qartë ndër nënshkrimet e 40-patriotëve të asaj kohe
që e shpallën Shqipërinë të pavarur. Veprimtaria e tij ishte e shumëllojshme
dhe në fushë të ndryshme.
Në
faqën e tij të fesjbukut, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e kujtoi dje
Dhimitër Beratin me rastin e 50-vjetorit të vdekjes me disa të dhëna nga jeta e
tij që mu dukën tepër të seleksionuara.
Kryeqeveritari shqiptar Beratin e
cilëson si njërin prej bashkëpunëtorëve “të ngushtë” të Ismail Qemalit, ndonëse
sikur duket se ankohet për rolin politik
të tij në në vitet e fashizmit, duke thenë se “Berati u josh nga vegimet
e viteve ‘39-43, por pa rënë pre e dogmave totalitare”. Në të vërtetë, ai ishte më shumë se joshës,
se Berati ka shërbyer si Ministër Sekretar i shtetit i Kulturës Popullore,
1941-1943. Duhet të vlerësohet fakti se këto tre vjet që ka shërbyer në qeverinë
fashiste, të pakën duket se në sytë e Ramës, nuk ia mohon Dhimitër Beratit të gjithë kontributin patriotik e publicistik
ashtu siç po ndodhë me bashkpuntorët e tij të ngushtë, si Fisha e Koliqi. Megjith vleërismete positive të Kryeministrit
shqiptar për Dhimitë Beratin është gjithmonë e rrezikshme kur një politikan bën
vlerësime historike të ngjarjeve dhe personaliteteve sepse do e s’do, është
natyra e politikës që disa i trajton si të nenës e të tjerët si të
njerkës, në këtë rast, bazuar në trashëgiminë
e ish-regjimit komunist. Ndërsa Fishta, Ernest Koliqi dhe Martin Camaj, ende
cilësohen si poli-agjentë dhe bashkpuntorë të fashizmit, Dhimitër Berati,
megjithëse ka shërbyer në detyra të larta qeveritare në vitet 1941-1943, (lexo
ndryshe nga të tjerët) vetëm “u josh nga vegimet e viteve ‘39-43, por pa rënë
pre e dogmave totalitare”, shkruan Kryeministri Rama. S’ka dyshim se Dhimitër
Berati duhet të kujtohet në ketë 50-vjetor të vdekjes, qoftë edhe nga
Kryeministri, por politikanët duhet të jenë të balancuar dhe objektiv në
vlerësimet e tyre, ose më mirë mos të falsin fare. Nuk ka asnjë dyshim për merita të mëdha
kombëtare të Dhimitër Beratit, ashtu siç kanë edhe At Gjergj Fishta, Ernest
Koliqi, Martin Camaj e të tjerë -- por të cilët mbeten ende të përjashtuar dhe
zyrtarisht ende cilësohen si kollaboracionistë dhe të “Dëbuem” nga Atdheu, do
të thoshte Fishta – por me të cilët Dhimitër Berati ka bashkpunuar ngushtë, për
ideale të përbashkëta, gjithmonë në mbështetje të interesave të larta
kombëtare.
Në
vitin 1919, kur Shqipërisë i kërcënohej pavarësia dhe kufijtë e saj, ku tjetër
të gjëndej Dhimitër Berati përveçse si anëtar i delegacionit shqiptar për të
mbrojtur të drejtat e kombit në Konferencën e Paqës në Paris, së bashku me
patriotë të tjerë të dalluar të kombit, përfshir At Gjergj Fishtën dhe Imzot
Luigj Bumçin. Ishin këta lisa të mëdhej të kombit me rrënjë të thella dhe të
pamohueshme në historinë e Kombit shqiptar, që përveç trajtimit të tyre
çnjerëzor dhe anti-kombëtar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ai bëri ç’mos
që rrënjët dhe kontributet e çmuara të këtyre burrave të historisë kombëtare,
të shlyheshin përgjithmonë. Enver Hoxha nuka ia doli të zhdukte krejtësisht nga
historia, megjithëse kjo fushatë kundër tyre vazhdon edhe sot, ndonëse në
heshtje. Fatbardhësisht, Enver Hoxha dhe apologjetët e tij sot, nuk ia dolën
këtij qëllimi, pasi veprat dhe kontributet e këtyre burrave flasin vet.
Historia e vërtetë, që do të shkruhet një ditë pa pasione ideologjike dhe
interesa partiake, do t’i njohë të gjithë këta vigana të Kombit shqiptar,
përfshir Dhimitër Beratin dhe bashkpuntoërt e tij të ngushtë, At Gjergj Fishtën
dhe Ernest Koliqin, ndër të tjerë, për meritat e tyre të veçanta dhe për
kontributin e tyre të përbashkët në mbrojtje të interesave të Kombit të tyre.
Dhimtër
Berati ka dhenë një kontribut të shquar si pjesëmarrës në ngjarjet më me
rëndësi të historisë së shqiptarëve, përfshirë Shpalljen e Pavarsisë së
Shqipërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarëve në Konferencën e Paqës në
Paris, së bashku me At Gjergj Fishtën, aty ku kundërshtoheshin dhe sulmoheshin
të drejtat e shqiptarëve nga armiqët dhe aleatët e tyre historikë aty gjëndej
mbrojtësi i këtyre të drejtave, Dhimitër Berati.
Në
shtator të vitit 1970 para se të ndërronte jetë, Dhimtër Berati ishte i vetmi
dëshmitar ende i gjallë ndër ata që kishin shpallur dhe nënshkruar Pavarësinë e
Shqipërisë, por megjith rolin e tij historik, ishte detyruar të largohej nga
Atdheu nën kërcënimin e diktaturës komuniste, vetëm e vetëm, se para vendosjes
së regjimit komunist në Shqipëri, ai kishte pasur detyra të ndryshme në disa
dikastere të qeverive të mëparshme, përfshir atë fashiste.
Në
mërgim, ai ishte bashkpuntor i ngushtë i Profesor Ernest Koliqit dhe kontribues
me shkrimet e tija në revistën Shëjzat.
Në një shkrim të Dhimitër Beratit në revistën Shëjzat të vitit 1961, siç
shënon Karl Gurakuqi — edhe ky njëri prej të harruarve të Kombit — në librin,
“Nepër Vullajt e Shëjzave”, Dhimitër Berati botoi me rastin e 90-vjetorit të
lindjes së Gjergj Fishtës, artikullin, “Pater Gjergj Fishta – Kujtime e
shënime”. Gurakuqi ka shkruar se miqësia
midis Fishtës due Beratit, këtyre dy gjigantëve të Kombit, kishte filluar që në
vitin 1908 në Kongresin e Bashkimit të Alfabeteve në Manastir dhe ka zgjatë,
sipas Beratit, deri sa Fishtën e “Ndieu Perëndia në vjetin 1940”. Karl Gurakuqi nënvijon se Fishta dhe Berati
kishin një miqësi të fortë ndërsa shton në shkrimin e tij kushtuar mikut të tij
të madh Gjergj Fishtës, se Berati kujton ngjarje të bashkjetuara, fjalë e fraza
të paharrueshme, vizitat që kishin bërë bashkarisht, por edhe talljet që e
karakterizonin Poetin, ka shënuar Karl Gurakuqi. Prandaj nuk është për tu habitur që Berati
vlerëson mikun e tij të ngushtë me këto fjalë: “Për ne të gjithë”, shkruan
Dhimitër Berati, “Gjergj Fishta është poeti -- në kuptimin që kishte kjo fjalë
për Grekët -- kur kujtonin Omirin. Oliadha dhe Odisea ishte Bibla, ishte
Ungjilli i tyre; ata dy poema ishin për ta udhëheqsa si për doktrinë fetare, si
për njoftime historike ashtu edhe për çmuarjen vetiake e shoqënore të
njeriut…Po ashtu duhet të jenë për kombin shqiptar, veprat, “Historija e
Skëndërbeut” e Naimit dhe “Lahuta e Malëcisë” e Fishtës. T’i këndojmë, t’i
mësojmë e t’i nderojmë veprat e tyre më duket si një prirje e natyrshëme ndaj
“Atdheut, si një shënjë dashurie ndaj popullit t’onë”, ka shkruar Dhimitët
Berati për Fishtën dhe për Naimin.
Siç
dihet me ardhjen e pushtetit komunist në Shqipëri, Dhimtër Berati nuk këthehet
më në Shqipëri, por vendoset në Romë të Italisë ku siç thashë më lartë
bashkpunon ngushtë me Profesor Ernest Koliqin dhe rëvistën Shëjzat. Ndonëse, në
moshë të shkuar Berati merrte pjesë në çdo aktivitet të shqiptarëve, në raste
përkujtimesh kombëtare dhe kulturore. Madje, ai kishte ardhur edhe në Nju Jork
dhe Boston të Shteteve të Bashkuara në vitin 1969 për të marrë pjesë në
kremtimet e organizatës Vatra. kMe atë
rast pat mbajtur një fjalim për komunitetin anti-komunist shqiptaro-amerikan,
të pas luftës së dytë botërore – një manifestim ky, ndër më të shkëlqyeshmit që
ka njohur komuniteti shqiptaro-amerikan, sot e kësaj dite – ku ishin të
mbledhur arbëreshë dhe shqiptarë të Amerikës pa dallim besimesh, krahinash as
rrymash politike a ideologjike. Ah,
sikur të kishim takime të tilla edhe sot!
Miku
dhe bashkëpuntori i tij i ngusht, Ernest Koliqi ka shkruar për këtë burrë të
madh të historisë së Shqipërisë se Berati, “Ishte dekani i gjallë i Rilindasve…
dhe simboli i gjallë i idealeve që frymëzuen lëvizjen për Rilindjen Kombëtare
dhe kunorëzimin e saj me 1912, mbas sa mundit e gjakut të derdhun”.
Dhimitër
Berati nuk duhet të harrohet as të anashkalohen meritat e tija patriotike – siç
nuk duhet të harrohen as kontributet e bashkpuntorëve ti tij të ngushtë -- At
Gjergj Fishta dhe Ernest Koliqi -- por të kujtohen dhe të nderohen, pa paragjykime
ideologjike dhe brez pa brezi, për kontributin e tyre të gjatë dhe për meritat
e veçanta të tyre në shërbim dhe në interes të Kombit shqiptar, ashtu siç i ka
hije një populli që jeton në shekullin 21.
Fotot
nga Revista Shëjzat e Ernest Koliqit (XIV, 1970 – 7-9)
Dhimtër
Berati në Konferencën e paqës në Paris (1919) me Imzot Luigj Bumçin dhe At
Gjergj Fishtën
Dhimitër
Berati duke folur në darkën e Vatrës në Hotel Americana në Nju Jork, Nëntor,
1969, 50-vjet pas pjesëmarrjes së tij në Konferencën e paqës në Paris, 1919.