Mendime
Liri Pone Bele: Përballë njëra-tjetrës, logjika me ndjenjën prindërorë
E enjte, 06.08.2020, 08:00 PM
PËRBALLË NJËRA-TJETRËS, LOGJIKA ME NDJENJËN PRINDËRORE
Nga
Liri Pone Bele*
Në
një nga netët e shërbimit si mjeke roje dhe gjithë të shtruarit ne pavionin e
patologjisë ishin disa duke fjetur ,të tjerë zgjuar por pa shqetësime atëhere
,e gjykova të arësyeshme të lexoja një artikull mjeksor i porsa botuar në
revistën përkatëse .Rreth orës 22.00, teksa
isha duke lexuar qetësisht dëgjova të trokiste dera e dhomës së mjekut.
Mendova të ishte infermierja e repartit të reanimacionit për ndonjë të sëmurë
me ankesa të porsa prezantuara, por derën e hapi njëri nga të sëmurët e shtruar
dy javë më parë dhe i përmirëruar
plotësisht ditëve të fundit të cilit i kisha spjeguar se ditën e nesërme do
të linte spitalin dhe do ta vazhdonte mjekimin ne kushte shtëpije . Bedriu rreth të 67 -ve , porsa hapi derën, më
përshëndeti ,ndërsa unë nuk i bëra asnjë
pyetje por qëndroja në pritje duke respektuar etikën mjeksore dhe njerzore po
qëndroja në pritje të mësoja arësyen e takimit tonë . Tashmë mësuesi i letërsis
ishte në moshë pensioni prej disa vitesh, por kur e vizitonte dikush sigurisht i njohur me
të , dhe i drejtohej “ o mësuesi ynë i
letërsisë” kuptohej qartë sa i gëzohej atij emërtimi .
Ai
ishte i hospitalizuar me diagnozën e një infarkti të miokardit gjë që detyrimisht shoqërohej me
zgjatjen e ditë qëndrimit dhe përmirësimi, ndonëse i ngadalshëm, po na lehtësonte të gjthëve . Nuk mund të më largohej nga kujtesa çasti kur njëri nga shokët e tij, i njohur si ish mësues, dy ditë më
parë po i vendoste mbi komodinën pranë shtratit një libër të sapo blerë,
sigurisht të porositur prej tij , pikërisht në kohën e vizitës dhe ju afrua paksa duke ju drejtuar me zë të
ultë :
– Ja ku e ke, mund ta fillosh leximin e autorit të përzgjedhur sa më parë ...por kur dëgjuan mendimin
tim të prerë ,asnjeri nuk më
këtheu përgjigje :
-Bedri ! Duhet të
respektosh protokollin e mjekimit, nuk është e këshillueshme të lexosh romane
përgjatë kohës së domozdoshme për përmirësim të gjëndjes shëndetsore njëherazi
kjo dëshira jote ndaj të lexuarit është
njëri nga treguesit se nuk ke shqetësime ,je i qetë pra po mirëkuptohemi
... Ai aprovoi mendimin tim me një
lëvizje të lehtë të kokës shoqëruar me buzëqeshje tepër të çiltër që dëshmonte
për një botë shpirtërore të pasur .
Rastësija,
kur dy ditë më parë njoha prirjen e Bedriut ndaj leximit më bëri të mendoj se
arësyeja e bisedës ishte: do të mësonte
prej meje me saktësi kur mund të rikëthehej në lexuesin pasionant, tanimë drejt
përmirësimit të gjëndjes tij shëndetsore e cila
faktohej nga përcaktimi i parametrave mjeksore pothuajse, brënda normës
.
I
afrova një karrige të ulej dhe po qëndroja në pritje të më tregonte në se
kishte ndonjë shqetësim atyre çasteve.
- Mirmbrëma doktoreshë ! Të kërkoj falje për harxhimin e kësaj kohe të pakët pushimi përgjatë shërbimit 24 orësh
sikurse, ju mjekët organizoni shërbimin e Mjekut të Rojes, gjë që e njoha këtu . Vijoi : -Fatmirësisht, ndihem i qetë,
por erdha tek ti, sepse dua të të bëj një pyetje të veçantë për të cilën pres
një përgjigje të sinqertë. Nuk ka lidhje me
sëmundjen time, as me pasionin si *një lexues adoleshent.. *çuditërisht ,
buzëqeshja tipike në fytyrë sikurse e shihja shpesh nuk po shihej , përkundrazi
më nguliti një shikim të thellë ,të përqëndruar brënda të cilit prezantohej
pritmënija për të qartësuar diçka ,realisht shqetësuese për të e cila , do të
sqarohej dhe zgjidhej nga përgjigja ime .
-
Ç~farë mund të ishte vallë ? Brëndia e
problemit të Bedriut lindur ditëve qëndrimit në një shtrat spitali !? Përse nuk
ndihej i qetë !? U bëra
kurioze dhe vazhdova ta dëgjoja por, në llogjikën time nuk po përcaktoja as më
të thjeshtën përgjigje .
-
E gjykova të arësyeshme të të takoj tani vonë, pa praninë e të tjerëve dhe, të
lutem, kjo bisedë të mbetet midis nesh. Kam një gjëndje shpirtërore të rënduar.
Po vuaj shpirtërisht...
-
Të jap fjalën se, për gjithçka që do të bisedojmë bashkë, asnjë fjalë prej saj nuk do ta kalojë derën pas teje ju
përgjegja dhe njëherazi i tregova derën
me dorën time të djathtë ngritur lart. Pas një çasti :
-Gjatë
kësaj kohe ,sot është dita e dytë më
tepër se dy javë , a të ka takuar djali im ty ? Është interesuar për ecurin e
sëmundjes sime ? Të ka pyetur për
gjëndjen time shëndetësore gjatë këtyre ditëve ? Ju jeni parë me tim bir në çastin e shtrimit në spital,
kur unë ndodhesha midis jetës dhe vdekjes
dhe ai qante me zë por ju krahas detyrës mjekut u përpoqët ta qetësonit
duke i premtuar se për babain e tij do të bënit të pamundurën si ekip duke i
plotësuar gjithëçka që duhej, ( edhe pse gjëndja ime ishte e rënduar ,dhëmbjet
e forta nuk më pengonin t~ ju dëgjoja, por e kisha të pamundur të merja pjesë
në bisedë...
-Të më falni, ka rëndësi të jashtëzakonshme për mua të mësoj rreth
sjelljes së tim biri ...e kam të pamundur ta
spjegoj...
Bedriu heshti pa pritur por nuk mund të mos prezantohej një gjëndje
emocjonale e trishtë në tiparet e
fytyrës tij njëherazi dëgjohej paksa i shpeshtuar ritmi i frymarjes dhe kur
shikimin e përqëndrova munda të shihja
mbi ball ravijëzime rrudhash të lehta,
të porsa prezantuara .
Pas
një pushimi të shkurtër më pa drejt në sy me një shikim të ngulët, ku qartë
lexova dhëmbjen e thellë të prindit, ndershmëri dhe një ndjenjë pritjeje për
atë që mund të dëgjonte atyre çasteve... realisht dukej qartazi se do
dëshironte të mësonte vetëm të vërtetën e pastër sikurse, ai e ndjente brënda
zëmrës tij të dlirë...
-Po
e përsëris pyetjen :a donte im bir të
mësonte në se gjëndja ime shëndetsore mbas daljes nga spitali mundësonte ,apo thjesht do të më lejonte të
vazhdoj angazhimin me një tjetër punë , sepse tani jam një pensjonist... Më
trego të vërtetën ,të lutem ! Po pres përgjigje...
Çuditërisht,
në moment, u ndjeva në një pozitë tepër të vështirë, të pa provuar më parë për
arsye se, nuk po më kërkohej aktualisht një aktivitet fizik i skajshëm
shoqëruar me gjëndje emocjonale të rënduar, sikurse mjeku kardiolog përjeton përditë gjatë ushtrimit të detyrës:
-Së
pari, djalin e të sëmurit e kisha takuar vetëm një herë, në çastin kur Bedriun
e vendosën në barelë sapo e morën nga ambulanca ; i biri teksa mbante pjesën
fundore të barelës ja la atë duarve të infermjerit ndërsa po ecte pas tyre me
kokën të ulur ku mbi pjesën e sipërme të saj tërhiqte vëmëndje mbledhja në një
tufë të madhe e flokëve të dëndur, kaçurela me ngjyrë të errët ,të gjatë dhe
kapur me një lidhëse e cila menjëherë lejonte shpërndarjen e tyre mbi të dy
shpatullat. Realisht , ditët në vijim nuk e kisha parë
,nuk ma kishte zënë syri as në pavijonin e patologjisë e as në ambjentet e
jashtme të spitalit apo përgjatë rrugës
drejt spitalit ,me siguri pamja e veçantë e tij do të kujtonte të birin e
Bedriut, edhe po të mos drejtonte ndonjë pyetje..
Së
dyti, më e rëndësishmja për mua dhe pothuajse jashtë imagjinatës, ishte pyetja
e përsëritur :
- “Si mundet një prind me profesion mësues, që tërë jetën ja kishte
kushtuar edukimit të brezave, të vinte në dyshim besueshmërinë e tij për
djalin, tashmë në moshë burrërore e të
shkolluar ,duke i kërkuar ndihmë një
personi njohur para dy javësh pamvarësisht se, ishte pikërisht vetë mjeku që e
këtheu në jetë njëherazi po ai vazhdonte të kujdesej që Bedriu ta jetonte
periudhën mbas infarktit sa me i qetë dhe, me sa më shumë vite ?! ”.
Sinqerisht
u turbullova në atë moment dhe mendimet m’u dyzuan, në kundërshtim të fortë me
njëra-tjetrën, gjë që rrallë më ka ndodhur. Para meje shihja të
jashtëzakonshmen, tepër të vështirë: më duhej të përcaktoja sa më shpejt atë që
do të ishte primare dhe të përfaqësonte
më të mirën. Çast tepër i vështirë , ishte një përballje midis logjikës dhe ndjenjës
prindërore, kurrë e shkuar nëpër mend prej meje
e jo më ,të pozicjonohesha midis tyre ...
Saktësisht, njihet dhe respektohet pozicioni i seicilës, por kur një
mjek kardiolog është para një të sëmuri duke ndjekur me profesjonalizëm dhe
ndërgjegje mjekimin për një infarkt të miokardit shoqëruar me të tjera ndërlikime serioze dhe,
kur ecurija e sëmundjes po dukej premtuese ,në çastin që pikërisht pacienti të
bën pyetje delikate, personale dhe familjare në
të njëjtën kohë, atëherë
përparësinë e merr ndjenja gjë që, e detyron
arësyen të spostohet në vënd të dytë. Duket se, në këtë pozicjonim të pazakontë timin ndikoi edhe një
forcë nënkuptuese , shprehur brënda fjalëve të Bedriut : -Sikur, im bir të mos
jetë i sinqertë për sa më tregon,dhe kjo të jetë njëra nga vargu i gjatë i
gënjeshtrave të tij ,atëhere jam i sigurt se infarkti do të përseritej dhe jeta ime....komentet nuk kanë
vlerë. Pra,
unë qetësisht, dashamirësisht, e ndërgjegjësuar, i ktheva atë përgjigje që ai
donte dhe priste të dëgjonte prej meje. Vlera e
kësaj përgjigjeje të çmueshme në ato rrethana, nuk mund të njihej e të kuptohej
lehtë, nëse ndokush mund të ishte i pranishëm në atë bashkëbisedim të
papërsëritshëm midis një mjeku dhe një të sëmuri-prind i cili, vërtetësinë
e fjalës së të birit, pret ta dëgjojë të konfirmuar nga dikush tjetër.
Ju
afrova, e vështrova me një shikim njerëzor, respektues dhe mbështetës por u
befasova në moment sepse Bedriu, si të kishte depërtuar brënda meje aq sa të
ndiqte me përpikmeri përballjen midis
llogjikës ftohtë me forcën e ndjenjave shpirtërore mundi të parandjente
përparësin e këtyre të fundit ,pra ky ishte trasmetimi drejt meje i
parandjenjës tij prezantuar si një rreze drite e ëmbël që po shkrepëtinte brënda fraksjonit të sekondës
,në pritje të mirëkuptimit..Ishte radha ime të jepja përgjigjen për të cilën
isha e ndërgjegjsuar :
-
Bedri , jam takuar disa herë me djalin tuaj. Kemi biseduar rreth sëmundjes për
të cilën ai ka qënë i shqetësuar dhe
tepër i interesuar, e kam informuar për ecurin , për mënyrën se si do të
vazhdohet mjekimi i rregullt mbas daljes
nga spitali, dhe ai ka treguar respekt ndaj meje .. Jemi ulur disa herë për
të biseduar dhe midis nesh është krijuar një respekt i ndërsjelltë . Djali juaj
është treguar gjithëmonë korrekt me mua,
i sjellshëm dhe ka shprehur mirënjohje .
Reagimi
i beftë i prindit të përkushtuar, në kuptimin e vërtet të fjalës:
-
Oh, sa më lehtësove! Sa mirë e ndiej veten pas kësaj që po dëgjoj prej teje, se
unë e di mirë ,djali im Berti është * Gënjeshtar Mjeshtër * (e kam provuar në
shumë raste), por kësaj radhe nuk më paska gënjyer kur më tregonte për takimet
me ju dhe interesimin e tij...
Të paktën... një herë të vetme nuk po përjetoj peshën plumb të rëndë të
gënjeshtrës së tim biri ... Sa
shumë po gëzohem! Të falënderoj nga zëmra, uroj për ju gjithë të mirat e botës
!
U
ngrit me vrull, iu afrua derës dhe, para se të largohej, në sytë e tij
dalloheshin qartë disa pika lotësh....Mes përmes derës hapur qëndroi një moment
duke ju shmangur edhe goditjes së
mundshme tek kanati saj prej këthimit të shpejtë të trupit ,ngriti dorën e
djathtë si shprehje e një përshëndetje por pa mundur të shqiptonte asnjë fjalë
dhe në koridorin e heshtur të pavjonit të repartit të patologjis u dëgjuan
hapa të shpejtuara .
Mbresat e atij takimi të veçantë , përmbajtja e një bisede midis një
pacienti pensjonist ,mësim dhënës
përgjatë 45 viteve i shtruar në spital për sëmundje zëmre me mjekun kardiolog i
cili kujdeset për shëndetin e tij... janë pjesëza të jetës normale ,ato ruhen
ende në zëmrën dhe mëndjen time.
(*Autorja , mjeke kardiologe)